31.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 4652

Ndryshimi i kufijve e fut Ballkanin në flakë

0

Shkruan: Qazim THAÇI

Pas shëtitjeve të shumta që bëri Soros në shtete të Ballkanit,tashmë po i vije përsëri era barot këtij gadishulli që s’po qetësohet, Edhepse e vetmja rrugë e qetësimit është integrimi në BE,Edi Rama kryeministri shqiptar që është i njohur për dekaratat e tij, tashmë e ka kyqur gojën dhe nuk ka folur këto ditë nëse është pro,apo kundër versiont të ndarjes së Kosovës.

Mirëpo,tani bota e teknikës elektronike ka thyer barrierat e deritashme se nëse ke thënë apo nuk ke thënë, dhe ka mbetur në siratë të sekreteve. Tash ajo ishe “na ishte dikur: Lidhur më këtë “heshtje” kështu guxojmë ta quajnë e përshpalli botërisht Karl Bild, ish kryeministër i Suedisë,aktualisht analistë në “The VVashington Post” spese tashmë dekonspirimi është bërë një llojë “mode” e ku thotë se “qëndrimi i Ramës është pro idesë së Vuçiçit për të marrë territore të shtetit të Kosovës në shkëmbim të njohjes në OKB.

Ku më pastaj ai pohon “Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë,ku shqiptarët janë pjesë e konsiderueshme e popullsisë. Do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni.Kjo do të ishte seriozisht të luajë me zjarrin” përfundoin ai. Kjo ide e korigjimi të kufijëve pastaj është direkt një llojë lufte dhe zjarri që mund të rindizet në Ballkan. Mirëpo, po ndodhi kjo më e keqja athua kujt pastaj më do të i duhen kufijtë? Dhe kush do të i gëzojë ata kufij?.Kjo më detyron që t’ja rikujtojë një gjë kryeministri Rama.

Idea juaj për fasadimin e godinave të Tiranës pati efekt shumë pozitiv, Mirëpo, ne urojmë dhe dëshirojmë që këtë “mani”për ngjyra të shumta të mos e ketë në ftyrën politike kryeministrit Rama dhe të besojmë se ngjyra kuq e zi nuk do i përzihet më ngjyrat e flamurit të Vuçiçit. E këtu tashmë është shumë interesante pse po hesht LVV, kur ata botëirisht ishin për bashkim të trojeve dhe tash këtë ide nuk po përfillin shumë,duke e konsideruar të frikshme.
Gjithë lojën për të nxitur një zjarr në Ballkan e ka presidenti serb Vuçiç,sepse llogaria e tij e një miti të vjetër okupues po e detyron të mos lë asnjë gur bashkë që Kosova të jetë me territor të paprekur, ëndrrat e e tija dhe “miqësia ” që ai po mundohet të krijojnë është në dëm të Kosovës edhe pse tashmë sipas deklaratave të disa liderëve Evropian po shihet se e kanë futur siklet të madh edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi,Kjo po më bënë të harrojë edhe dekaratat e Vjosa Osmanit dhe në anën tjetër edhe ate mikut tim Lutfi Hazirit, lidhur me çështjen e pjesës së Luginës së Preshevës.

Korigjimi i kufijëve sjellë edhe frikën e luftës që pastaj kur ende kanë të pamyllura plagët e rënda të luftës 1999 do të rihapen plagë tjera të cilat edhe do ta bëjnë jo shumë komode cilëndo vijë kufiatare, Kjo duhet të shihet se tashmë Kosovoës i duhet të ketë një synim që të inkuadrohet brenda BE dhe kjo e liron nga mundësia e plagëve të rënda që do të rikkrijonte një luftë re.

Luftën përsëri bijtë e bijat e Kosovës do ta përqafonin ashtu siq edhe e patën përqafuar në luftën e fundit e ku lanë gjymtyrë istikameve të lirisë dhe derdhën gjak të shumtë. Ata por,edhe të tjerë janë të gatshëm përsëri të vdesin. Mirëpo,perspektiva e së ardhmes dhe largimit të rinisë kosovare drejt Evropës pa asnjë siguri jete,është ajo dhembje që i duhet të tejkalohet me forcimin e zhvillimit ekonomik.Kosova ka më shumë nevojë të fokusohet në këtë dëshmi. Nga qindra qytetarë prizrenas që kemi marrë dhe pyetur ata nuk pajtohen që të bëhet lojë e re me kufijtë. Prandaj, kjo na detyron që kryeministrit shqiptar Rama,ti themi larg takimeve me presidentin Vuçiç për këtë temë në fakt për për këtë fakt jetësor që Kosova po e kalon.

Sulm në Manchester, dhjetëra të lënduar

0

Dhjetë vetë janë lënduar nga disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Manchesterit, në Angli.

Mediat britanike njoftuan se shkëmbimi me armë zjarri ndodhi rreth orës 02 të mëngjesit.

Disa prej të lënduarve janë më rëndë, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Zona për momentin është nën vëzhgim dhe Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në një festival që njihet si “Festivali i Karaibeve”, i cili kishte përfunduar pak orë para ngjarjes.

Këto janë disa pamje nga veni i ngjarjes.

Librat e rinj që nuk duhet t’i mungojnë verës tuaj

0

Libra të rinj

Romane triller dhe pasionante si dhe një libër me kujtime. Ja cilat janë botimet e reja të kësaj vere, që mund t’i zgjidhni dhe merrni me vete për pushime.

MAXHUN PEKA – NJË JETË NË DIPLOMACI

Botimet Onufri

Çmimi 2000 lekë

Kujtime

Faqe 376

“Një libër i mirë s’ka nevojë për komente. Ai është si kroi në mal: mjafton të bësh me shenjë ku ndodhet, i eturi shkon te gurra vetë.

“Një jetë në diplomaci”, – vetëm një jetë? Diplomati bën jetë paralele. Punët e dukshme, përditshmëria, si për çdo zyrtar, janë njëra. Por diplomati duhet të lexojë gjëra që syri i të tjerëve nuk i sheh. Jo rrallë profesioni e do që tjetër të kesh në mendje e tjetër të thuash, tjetër të dëgjosh me veshë e tjetër të dëgjosh me mendje. E do të buzëqeshësh kur të dhemb shpirti ose e kundërta. Në këtë kuptim, ambasadori Peka mund të flasë për dy jetë.” shkruan Mehmet Elezi për li ri  e ri të diplomatit Maxhun Peka.

Vazhdimësia në detyrë në dy epoka aq larg njëra-tjetrës, nga diktatura në demokraci, është një përvojë e pazakontë. Po aq sa dhe misionet diplomatike “flakë e borë”: nga Vietnami në zjarr, ku skenat e luftës dridhnin planetin, në Parisin vezullues, ëndërr për çdo diplomat; nga bota arabe me veçoritë e kulturës dhe ekzotikën, në një metropol aziatik si Pekini, që tronditi botën me ritmet marramendëse të zhvillimit.

Një kaleidoskop diplomatik i papërsëritshëm, me të cilin autori josh, intrigon, jo nën trysninë e emocioneve. Me të vërteta arritjesh dhe mos- arritjesh.

Mund të thuhet se Maxhun Peka ka pasur fat? Me gjasë, fati në këtë botë vështirë përjashtohet si faktor. Por fati ka diçka të përbashkët me talentin. Të dyve duhet t’u shërbesh fort me punë. Thonë fati duhet mbërthyer për flokësh. Si mund të mbërthehet “për flokësh” në diplomaci?

Ka një formulë të thjeshtë sa dhe të ndërlikuar, u thotë Peka pasar- dhësve me këto kujtime. Profesionalizmi mbi politikat e brendshme të ditës, mbi ideologjitë. Dashuria për vendin tënd, përkushtimi për të, jo për partitë e individët.

Lëndë jetësore tepër e vëllimshme. Në jetën profesionale të Pekës ka edhe plot ngjarje e imtësi, që bërtasin e shtyjnë me bërryla. Hapuni, edhe ne duam hapësirë në libër, kemi sharm, kemi domethënie. Duke hyrë në lëkurën e autorit, e ndiejmë që s’e ka pasur lehtë, çka me përzgjedhë më përpara?

Zgjidhja më e mirë për këto “hatërmbetje”, një libër i dytë.

Nuk dimë ç’ka në mendje ambasadori Peka, mendjet e diplomatëve janë të palexueshme.

HARLAN COBEN – MALL PËR TY

Botimet Toena

Çmimi 1500 lekë

Faqe 568

roman/thriller

Përkthyer nga anglishtja nga Maniela Sota

Harlan Coben — autori  i klasifikuar i pari në listën e shkrimtarëve më të lexuar sipas New York Times-it, botohet për herë të parë në shqip. Fitues i disa trofeve, si Çmimit Letrar më të famshëm dhe më të paguar në të gjithë botën për romane të kategorisë mister/thriller: RBA Prize for Crime Writing (Premio RBA de Novela Policiaca).

— Fitues i Edgar Award (Edgar Allan Poe)

— Fitues i Anthony Award (Anthony Bucher)

Mall për ty (Missing you) është një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit.

Kejt Donovan, detektivja e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se iu përmbys bota.

I fejuari i saj i dikurshëm, të cilin nuk e kishte parë prej tetëmbëdhjetë vjetësh, burri që i kishte copëtuar zemrën, po e vështronte ngultas nga ekrani i kompjuterit.

Por, kur Kejt nis të hyjë në komunikim online me burrin që fshihej pas atij profili, një komplot i paperceptueshëm del në dritë. Ndërkohë që fillon të hetojë, ndjenjat e saj për çdo njeri që kishte dashur, u vunë në dyshim – madje, edhe ato për babanë e saj, vrasja mizore e të cilit mbeti për Kejtin një enigmë e pazbuluar.

Duke guxuar dhe thelluar hetimin, ajo vë në rrezik jo vetëm jetën e saj, por edhe atë të njerëzve që e rrethojnë…

“Romanet e Harlan Coben-it janë si labirinte… Nëse do të jeni të mençur, do ta ‘përpini’ këtë libër dhe puzzle do të plotësohet.” shkruan The Huffington Post

Nsërsa sipas The Providence Journal  “Autori eksploron kostot e bashkëjetesës sonë të çmendur me teknologjinë… duke e bërë ‘Mall për ty’, një libër që nuk duhet humbur.”

JOHN GRISHAM – ORTAKU

Botimet DUDAJ

Çmimi 900 lekë

Faqe

roman/thriller

Përktheu nga anglishtja Aurel Manushi

Romani Ortaku, i shkruar në vitin 1997, tregon historinë e Patrikut, dikur një ortak në një studio ligjore, i pasur dhe shumë i aftë profesionalisht, por që pasi vodhi 90 milionë dollarë nga studioja e tij mori arratinë, deri sa u kap në xhunglat braziliane. Dhe ndërsa kthehet në atdhe për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj tij, ai përgatit mbrojtjen duke pasur një informacion që askush nga akuzuesit nuk e di.

Derbi i madh anglez: Xhaka e Mustafi startues

0

Arsenali pret sot kampionin e Premierligës, Manchester Cityn, në super-sfidën e parë të edicionit të ri.

Ndeshja fillon prej orës 17:00.

“Goal” ka publikuar formacionet e mundshme të dy ekipeve.

Londinezët pritet të luajnë me skemën 4-2-3-1, ndërsa City me atë 4-3-3.

Dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, pritet të luajnë nga minuta e parë për “Gunners”.

Arsenal XIManchester City XI

Liverpool – Fenerbahçe, pritet të bëhet ky transferim

0

Turqit e Fenerbahçes vazhdojnë bisedimet me Liverpoolin për të arritur një marrëveshje për huazimin e sulmuesit belg Divock Origi, në Stamboll.23-vjeçari pëlqehet shumë nga gjiganti turk, të cilët duan ta marrin atë në formë huazimi, por nga ana tjetër “The reds” kërkojnë shitjet e sulmuesit i cili ka gjetur pak hapësira në “Anfield”.

Drejtuesit e Fenerbahçes janë të gatshëm edhe për blerjen përfundimtare të sulmuesit, por me kusht që anglezët të ulin pretendimet për kartonin e tij, të cilin e vlerësojnë rreth 29 milionë euro, transmeton ss.Kujtojmë që afati kalimtar në Premier League është mbyllur për operacionet në hyrje, por nuk i pengon klubet angleze të shesin lojtarët e tepërt, në kampionate ku afati kalimtar vijon të jetë e hapur.

Liverpool sot e nis edicionin e ri, Shaqiri në bankën rezervë

0

Liverpool e fillon sot edicionin e tij në Premierligë.

“The Reds” takohen me ekipin e West Ham në “Anfield”, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndeshja fillon prej orës 14:30.

Jurgen Klopp do të luajë me formacionin 4-3-3.

Debutojnë tri përforcimet Fabinho, Keita dhe Alisson, derisa Xherdah Shaqiri do të mbetet në bankë.

Likely Liverpool team v West Ham

Përmbyllet turneu ‘International Champions Cup’

0

Me ndeshjen Atletico Madrid – Inter, është përmbyllur turneu ‘International Champions Cup’.

‘Zikaltërit’ arritën të shënojnë fitore në udhëtim te Atletico Madrid me rezultat 0-1, me golin e shënuar nga sulmuesi Martinez.

Kjo fitore nuk i ndihmoi Interit në renditjen përfundimtare, me Tottenhamin që e fiton këtë turne falë golaverazhit më të mirë.

Skuadra angleze mban vendin e parë me shtatë pikë, aq sa ka Borussia Dortmund dhe Inter.

Arsenal, Liverpool dhe Real Madrid renditen në vendet katër, pestë dhe gjashtë, me nga gjashtë pikë të fituara.

Vendi i fundit në ‘International Champions Cup’ i ka takuar Barcelonës, me vetëm dy pikë.

Hetohen katër ish-drejtorë të Komunës së Prizrenit

0

Katër ish-drejtorë të qeverisë së kaluar të Komunës së Prizrenit, janë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në këtë qytet.

Ata, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ish-drejtorët e Drejtorisë së Urbanizmit të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, Sadik Paçarizi, Visar Islamaj dhe ish-drejtori i Inspektoratit, Bujar Nerjovaj, dyshohen se kanë keqpërdorë detyrat e tyre zyrtare, duke lejuar ndërtime në pronën e Hekurudhës.

Bashkë me ish-drejtorët po hetohen edhe disa zyrtarë të tjerë të Komunës së Prizrenit.

I dyshuari Nijazi Kryeziu, aktualisht është këshilltar politik i kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ndërsa, Bujar Nerjovaj, zëvendësministër i Administratës Publike në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

I dyshuari i tretë, Sadik Paçarizi, vazhdon të përballet me drejtësinë në rastin “Muja”.

Komuna e Prizrenit, ishte paditur nga kompania e hekurudhave NP IHK ‘Infrakos’ SH.A., për lejimin e ndërtimeve në pronën e tyre.

Për disa muaj, Gjykata e Prishtinës, tërësisht e kishte bllokuar Planin Zhvillimor të Komunës së Prizrenit.

Kryetari i ri  i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pati vlerësuar sfidë serioze bllokimin e lejeve të ndërtimeve. Ai, këtë shqetësim ia kishte treguar edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Prizren.

Pas arritjes së një marrëveshjeje, “Infrakosi” tërhoqi padinë, duke ia mundësuar Prizrenit, zhbllokimin e lejeve ndërtimore.

“Kjo marrëveshje është arritur pas përpjekjeve intensive të Komunës dhe bashkëpunimit me kompaninë e hekurudhave NP IHK ‘Infrakos’ SH.A., e cila është pajtuar që të arrihet pajtimi gjyqësor në gjykatë, me ç‘rast është tërhequr padia dhe Komuna e Prizrenit, do të bëjë realizimin e obligimeve të dala nga takimet e mbajtura dhe të përcaktuara me këtë marrëveshje. Kësisoj edhe është zhbllokuar puna e Komunës së Prizrenit, përkatësisht DUPH-së për dhënien e lejeve ndërtimore”, pati thënë Haskuka.

Pavarësisht zhbllokimit, Haskuka ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbardhin të vërtetën e ndërtimeve të dyshuar në pronën e Hekurudhës së Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, premtoi ndërkaq, zhvillimin e hetimeve ndaj të gjithë atyre të cilët kanë shkelur ligjin.

Prokurori Petrit Kryeziu, konfirmon për “PrizrenPress”, fillimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të cilët dyshohen se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, në rastin e ndërtimeve në pronën e “Infrakos”-it.

Ai, nuk ka pranuar të flasë në detaje për këtë rast.

“Muajin e kaluar kemi filluar hetimet ndaj disa personave, dhe jemi duke i mbledhur provat”, tha shkurt Kryeziu për “PrizrenPress”.

Për shkak zhvillimeve të hetimeve, Kryeziu nuk ka pranuar t’i publikojë emrat e personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkaq, sipas burimeve të “PrizrenPress”-it, në mesin e 12-të personave të dyshuar, 4 janë ish-drejtorë të Ekzekutivit të Ramadan Mujës.

Nijazi Kryeziu, Sadik Paçarizi, Visar Islami dhe Bujar Nerjovaj, janë “pista” kryesore e hetimeve të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, në konferencën e fundit për media, ka konfirmuar ngritjen e 18-të aktakuzave ndaj të dyshuarve për uzurpim të pronës së “Infrakos”-it. Sipas tij, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, do të japin përgjegjësi. /PrizrenPress.com/

Kur futbollisti kosovar transferohej në këmbim të një lope me viç

0

Neymar u transferua vitin e kaluar nga Barcelona në PSG për 220 milionë euro derisa Cristiano Ronaldo në këtë verë kaloi nga Real Madridi në Juventus për 112 milionë euro.Gjithsesi, transferet më “spektakolare” kanë ndodhur në futbollin e Kosovës, vite më parë.

Trajneri kosovar Emin Bajrami e kujton kohën kur në Kosovë realizoheshin transfere interesante.‘Timonieri’ aktual i Bashkimit të Koretinit, Emin Bajrami, gjatë kohës sa ishte futbollist, ishte një lojtarët më të spikatur të ligës së Kosovës. Ku ishte Emini, nuk mungonin golat.Në vitit 2000, Bajrami ishte pjesë e Llapit derisa në të njëjtën kohë është aktivizuar edhe për skuadrën e futbollit të vogël, Shqiponja e Halabakut nga Podujeva.

Bajrami në vitin e parë fitoi 1 mijë euro kurse për vitin e dytë, pronarët e Shqiponjës në pamundësi për t’i dhënë para, ia ofruar një lopë me viç.

“Për shkak të respektit që kisha për pronorët, e pranova ofertën dhe luajti edhe një vit tjetër me ekipin në këmbim të një lope me viç”, ka deklaruar Emin Bajrami për Insporti.

Ai gjatë karrierës si futbollist është dalluar për golat e tij të bukur. Bajrami e mban rekordin me shtatë gola të shënuara në një ndeshje në futbollin kosovar.

Fluks i madh i kosovarëve në drejtim të bregdetit shqiptar

0

Sikurse çdo ditë të verës, edhe sot nuk po mungojnë kolonat dhe pritjet e gjata nëpër kufij.

Indeksonline raporton për radhë të gjatë të veturave në kufirin mes dy shteteve shqiptare, Kosovë-Shqipëri. Siç shihet edhe në foto, shumë nga veturat janë me targa të huaja.

Disa nga ta janë nisur për pushime në bregdetin shqiptar, derisa ka edhe nga ata që kthehen në vendet ku jetojnë përmes Shqipërisë.

Kujtojmë, se gjatë ditëve të verës pritjet nëpër kufij janë të gjata. Ka raste kur qytetarët detyrohen të presin në pika kufitare deri në 10 apo më shumë orë.