31.4 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 4656

Suharekë: Mërgimtari sulmon policët në trafik

0

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa zvicerane dhe me kërkim të dokumenteve, i dyshuari shqiptar, shtetas i Serbisë ka ofenduar dhe ka tentuar të sulmojë fizikisht, shkruan PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Shtetasja angleze dyshohet se u dhunua në Prizren

0

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit më inicialet M.B. mbi dyshimin se ky i fundit ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një shtetase angleze në Prizren.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit, i dyshuari M.B. nga Fshati Hoqë, në mbrëmjen e 7 gushtit e detyron shtetasen angleze të kryej marrëdhënie seksuale, deri sa e njëjta ishte duke ecur rrugës për në “Kala”.

“Me datën 07.08.2018 rrethe orës 21:30 minuta, në Prizren i pandehuri duke shfrytëzuar momentin kur viktima shtetase e Anglisë duke ecur rrugës për në ”Kala” të njëjtën e detyron për të kryer aktin seksual”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

SHQIPTAR APO KOSOVAR?

0

Shkruan: Jakup Krasniqi

Shqiptarët në Kosovë nuk kanë ndonjëteoricien që merret meteorinë e kombit në aspektin teorik e shkencor. Janë disa individë që kur flasim për kombin kosovar, nisen nga teoria titiste për kombin, duke marrë si shembull kombin maqedon,i cili në fakt ishtedhe ështëkomb bullgar. Partia Konuniste e Jugosllavisë (PKJ), për t’i shkëputur maqedonët nga trungu bullgar e për ta bërë Maqedoninë pjesë të Federatës Jugosllave, bullgarët e Maqedonisë i emërtuan mbi bazën e emrit të vendit – komb maqedon!Maqedonët, për ironi, viteve të fundit kanë bërë investime të mëdha në ndërtimin e përmendoreve të figurave të lavdishme të maqedonasve të vjetër, të cilët në fakt ishin ilirë, siç ishte Leka i Madh (Aleksandri i Maqedonisë). Ndërsa, në fakt, maqedonet janë bullgarë që në Maqedoni e Bullgari kanë ardhur në shekullin IX të erës sonë. Ndonjëri nga opinionistet si shembull e merr gjermanët dhe austriakët, të cilët janë dy kombe me një gjuhë të përbashkët. Në rastin e Kosovës, as kjo teori e ky krahasim nuk shkon.

Pse nuk shkon?

Austriakët dhe gjermanet janë dy kombe që flasin një gjuhë, fakt i pamohueshëm ky, por gjermanët dhe austriakët kur janë formuar si kombe, kanë qenë tëndarë në perandori të ndryshme. Në shekullin XIX, kur është bashkuar Gjermania e sotme (federale), Austria ka qenë si Perandori Austro-Hungareze(1867-1918). Ky fakt nuk mund të krahasohet me kombin shqiptar, i cili si komb është formuar krejt ndryshe. Lëvizja politike gjithëshqiptare – Rilindja Kombëtare Shqiptare, kulmin e saj politik e kishte në pjesën e dytë të shekullit XIX. Dhe jo vetëm kaq, por, qendra e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në kulmin e saj siç ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit,si qendër kishte Kosovën dhe shumë udhëheqës të asaj lëvizjeje e kryengritjeje shtetformuese ishin pikërisht nga Kosova, si Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Sef Kosharja, Mic Sokoli, Ramadan Zaskoci, Ali Pashë Gusia, Jakup Ferri, Haxhi Zeka etj. Pastaj, jo vetëm kaq, por edhe të gjitha kryengritjet shqiptare të fillimit të shekullit XX, sidomos ato të viteve 1910-1912 epiqendër kishin Kosovën dhe udhëheqëstë Kryengritjes së Përgjithshme ishin Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi etj. Pra shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë nuk mund të ndajnë asgjë. Nuk mund të ndajnë as gjuhën, as kulturën, as traditat e trashëguara ndër shekuj, as këngët e lindjes e të vdekjes, as të drejtën zakonore, as mitet e legjendat, as heronjtë e alfabetin. Shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë i ndajnë vetëm 87 vitet e robërisë së shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Kosovës Lindore.

Të gjithë shqiptarët e dinë, siç e dinë edhe gjithë Europa dhe europianet, se ishin Fuqitë e Mëdha të Evropës që në korrik të vitit 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e copëtuan kombin shqiptar dhe trojet e tij që banoheshin nga shqiptarët. Gjithashtu, të gjithë e dimë se të gjitha organizimet politike nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, e formuar në vitin 1918, kanë luftuar për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve që Konferenca e përmendur i kishte lënë jashtë shtetit shqiptar – Shqipërisë Londineze. Edhe Marti Ahtisari, në njëintervistë për Televizionin publik RTK, pati deklaruar se kishte për qëllim edhe të bënte korrigjimin e një padrejtësie historike që u ishte bërë shqiptarëve. Pse sot kemi dy shtete shqiptare, ky nuk ishte vullneti i shqiptarëve, ishin konjukturat e të fuqishmëve ato që vendosën që të mos kishte kthim para vitit 1999 dhe të mos kishte bashkim as me Serbinë e as me Shqipërinë. Prandaj tendencat e ndonjë poeti e matematikani për të formuar kombin shqiptar janë tendenca primitive që nuk kanë mundur t’i jetësojë as sundimi gati njëshekullor serbo-jugosllav. Gjithashtu, tendenca për ta lidhur “kombin” e ri “kosovar” me një futbollist është një budallallëk më vete. Budallallëk që të çon te mjerimi i këshilltarëve të Qeverisë, e cila udhëhiqet, le ta themi hapur, nga komandantët që kanë luftuar për çlirimin e bashkimin e kombit shqiptar! Ky fenomen është vështirë i kuptueshëm se çfarë metamorfoze po zhvillohet te disa ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Është më shumë se e habitshme sesi atë që nuk kanë mundur t’ia imponojnë armiqtë e egër popullit shqiptar, tentojnë t’ia imponojnë disa “intelektualë”mjeranë! Nuk kam asnjë dyshim, ky mjerim vjen nga gjendja e mjerueshme në arsimin shqip tash e tridhjetë vjet! Dhe vërtet është interesant, kombi shqiptar kurrë nuk ka pasur më shumë universitete publike e kolegje private dhe kurrë nuk ka pasur më shumë njerëz të padijshëm sesa ka sot.

Ky debat është më shumë se sa i shpifur. Pse është i tillë me bindin argumentet foshnjore që sollën opinionistët e gjithëdijshëm, siç ishte argumenti për kombin e ri, me ekzistencën e një futbollisti tani të ndjerë nga Kosova qe një kohë ka luajtur futboll ne ekipet Jugosllave! Mbase, në demokraci secili e ka të drejtën të deklarohet se si ndjehet?! Unë jam shqiptar, kosovar dhe drenicas!

Është interesant sesi rrjedh ndryshimi sipas ndonjërit, deri në mëngjesin e 17 shkurtit 2008 ishim shqiptar, atë ditë, pas dite, pa e ditur as vet u bëmë kosovar?! Interesant! Metamorfoza e disave, vërtetë është për studim serioz!

Me 21 inspektorë, MASHT-i do ta vlerësojë performancën e rreth 23 mijë mësimdhënësve

0

Me vetëm 21 inspektorë të arsimit do ta nisë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) vlerësimin e performancës së mësimdhënësve në muajin shtator. Për këtë vlerësim MASHT-i thotë të jenë në fazën finale të përgatitjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltari në MASHT, Valmir Gashi, e ka pranuar se numri i inspektorëve me të cilët është planifikuar të bëhet vlerësimi është i vogël por, sipas tij, me miratimin e projektligjit për Inspektoratin e Arsimit do të shtohen inspektorët.

Vlerësimi i mësimdhënësve do të bëhet përmes pyetësorëve dhe do të përmbajë 4 komponentë.

“Numri i inspektorëve është i vogël kur e dimë që është një proces që kërkon më shumë, por procesi do të fillojë me inspektorët aktualë që kemi. Përgatitjet për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve janë në fazën finale, dhe planifikohet të fillojë me fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Gashi..

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

0

Një 53-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen Guerile të Shkodrës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 minuta, ku viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet F.L., 53 vjeç.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, raporton Tch.

Më pas, policia ka gjetur në fshatin Dobraç një mjet tip Benz, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Masa të ashpra për mjekët që mungojnë në punë

0

Ankesat e pacientëve për mungesë të mjekëve në vendin e punës, nuk janë të rralla. Prej 500 sosh sa janë adresuar në Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, 38 për qind kanë qenë pikërisht për mungesë të mjekëve. Kështu ka thënë Besim Kodra, kryetar i kësaj shoqate.

“Përgjegjësia dhe llogaridhënia e stafit mjekësor është kyçe për rregullimin e sistemit shëndetësor. Ka pasur ankesa për shembull në Klinikën Gjinekologjike ku pacientja ka pësuar dëmtim shëndetësor, si pasojë e mungesës së mjekut kujdestar, e që asnjë mjek tjetër nuk ka qenë në klinikë, por që fatmirësisht lëndimi ka qenë jo vdekjeprurës. Me ankesë të pacientes dhe vërtetimit të rastit mjeku është suspenduar për një kohë nga puna”, ka thënë Kodra.

Së fundmi, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka identifikuar rreth 200 raste të keqpërdorimit të kartelave hyrje-dalje në punë në këtë institucion.

Gjatë një inspektimi, të cilin e ka bërë drejtori i këtij institucioni, Basri Sejdiu, gjatë ndërrimit të natës, në disa klinika nuk i ka gjetur fare në vendin e punës disa mjekë dhe infermierë. Si rrjedhojë, 3 mjekë janë suspenduar nga puna, 3 të tjerë janë dërguar në komision disiplinor, përfshirë edhe 2 infermierë.

Albatrit Matoshi, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ministri Uran Ismaili prej marrjes së mandatit ka pasur për qëllim përmirësimin e kushteve, jo vetëm për pacientët dhe përmirësimin e klinikave, por edhe për stafin mjekësor, siç ka ndodhur edhe rritja e pagës për kujdestaritë e mjekëve, derisa, siç ka thënë ai, është duke punuar intensivisht që me Ligjin për paga t’u sigurojë mjekëve edhe paga më të larta, çfarë i meritojnë.

“Por, janë zhgënjyese lajmet që vijnë nga disa klinika për mosrespektim të orarit të punës, ndonëse bëhet fjalë për një numër të vogël të profesionistëve shëndetësorë. Është marrë aksion për monitorimin e personelit mjekësor, për respektimin e vendit të punës nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar. Ata që nuk respektojnë orarin, do të sanksionohen sipas procedurave ligjore në fuqi,” ka thënë Matoshi.

Ai ka shtuar se monitorimi për respektim të orarit të punës, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Ky lloj monitorimi ka nisur me QKUK-në, por do të vazhdojë në gjithë Kosovën. Po synojmë që së bashku me profesionistët shëndetësorë, jo duke i përjashtuar ata, por duke i thirrur që t’i bashkohen këtij misioni që është i domosdoshëm dhe ka pasur nevojë të ndodhë kohë më parë. Ne jemi të bindur që shumica e mjekëve e bëjnë punën e tyre me nder dhe nuk do të lejojmë një pakicë t’i njollosë ata”, ka theksuar Matoshi.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përmes linjës falas për qytetarë, që kanë të drejtë ankese, kanë pranuar rreth 60 ankesa të natyrave të ndryshme dhe 90 për qind e tyre tashmë janë proceduar.

Ish – kandidati i AKR-së për kryetar të Prizrenit, i bashkohet Vetëvendosjes

0

I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka bërë të ditur se ish kandidati i AKR-së për kryetar komune të Prizrenit, Osman Krasniqi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti e cilësoi Krasnqin si punëtorë, të ditur e të devotshëm

Postimi i plotë

Osman Krasniqi nga Prizreni ka qenë gjithnjë në lëvizje por mbrëmë ai na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Me kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskukën, në një takim të përzemërt mirëpritëm z.Krasniqin në subjektin tonë. Si inxhinier i diplomuar i Elektroteknikës, qytetar aktiv i Prizrenit, punëtor i ditur e i devotshëm kudo e kurdo, z.Krasniqi është përforcim për organizatën tonë dhe rritje për Lëvizjen tonë drejt sfidave të së ardhmes. Në zgjedhjet e fundit lokale Osman Krasniqi ishte kandidat i AKR-së për kryetar të komunës së Prizrenit. Përkrahja dhe ndihma e tij në balotazh ishin tejet të vlefshme për fitoren e shkëlqyeshme që i hapi rrugë ndryshimit të madh në Prizren.

Cana takohet me Haskukën për disa projekte në qytetin e Prizrenit

0

Lorik Cana padyshim është edhe krenaria e të gjithë kombit shqiptar.

Me angazhimin dhe përkushtimin që ka pasur në kombëtaren shqiptare, Cana ka për vete shumë sportdashës dhe personalitete të ndryshme.

Një prej tyre që ka folur gjithmonë me admirim për ish-futbollistin është edhe i pari i qytetit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Dyshja gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim kokë më kokë dhe kanë biseduar rreth projekteve që mund t’i realizon fondacioni i krijuar prej gjakovarit.

Kështu së paku ka shkruar 35-vjeçari në llogarinë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe disa imazhe në krah të kryetarit të prizrenasve.

“Fillimi i mbarë gjysma e punës… Sot në Komunën e Prizrenit për të filluar së shpejti me projektet e Fondacionit LC5 në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Cana duke mos dhënë shumë detaje.

Por, ishte Haskuka që përmes rrjeteve sociale tregoi se me Lorikun ka biseduar rreth zhvillimit të sportit në qytetin që e udhëheq dhe e ka falënderuar për përkrahjen që gjithmonë i jep atij.

Më pas Loriku ka qenë pjesë si shumë qytetar i Dokufestit dhe Dokunight’s, ku nuk ka refuzuar të fotografohet edhe me fansat. /Telegrafi/

Pse ka dalë ajo qikë aq vonë në lagje?

0

Mire Prenaj

Ishte mbrëmja e së dielës dhe porsa isha kthyer me familje nga kampingu. Pas një udhëtimi të kujdesshëm dhe koxha të gjatë, fëmijët ishin të uritur, dhe sa hymë brenda, unë fillova të përgatis shpejt diç për darkën. Duhej edhe buka, dhe njërin prej fëmijëve e dërgova në furrën e lagjes të blejë një bukë.
Pas vetëm dy minutave fëmija im u kthye, por çfarë të shihja në fytyrën e tij. Ishte zbehur, dukej i trishtuar dhe madje e kishin përfshirë të dridhura. Shpejt pastrova duart dhe vrapova drejt tij, drejt derës. Nuk dija çfarë kish ndodhur. Cka ndodhi, bir, e pyeta.
Mami, më tha më frymën të zënë, bukën nuk mora se rrugës për në furrë, në atë banesën që po ndërtohet, një vajzë kërkontë ndihmë, qantë bërtiste. Mami të lutem, ta ndihmojmë!
Po zemër, menjëherë, ia ktheva dhe në ato fjalë kapa telefonin dhe thirra policinë. Mund edhe nga trishtimi, por polici mezi më kuptoi.
Andej receptorit, ai më tha: Qetesohu zojë!
Si të qetësohem, të lutem dërgone sa më shpejt një patrullë! Ju lutem!
Polici më kërkoi adresën. Më tha: Mbërrijmë për 5 minuta,.
Ju lutem, i thash, sa më shpejt ndihmone vajzën.
Mbylla telefonin dhe po flisja për ta qetësuar djalin. Nuk përmbahem, thërras sërish pas dy minutave policinë. Djali më bënte presion; Duhet ta ndihmojmë. Të shkojmë vetë ta ndihmojmë.
E pyes policin; Dërguat dikend?
Zojë më tha, çka e ke marr për ngutë.
Humba: Është në pyetje jeta e njeriut, si po thoni ashtu. Ndërsa unë po filsja, ai ndërpreu lidhjen.
Për mua e fëmijët e mi trishtimin e shtoi edhe më shumë sjellja e policit. Provova sërish të marr lidhjen, por nuk kishte përgjigje.
Më në fund, ndërsa po shikoja nga dritarja për të kapur pamjen me vajzën e sulmuar apo policët, mora edhe një herë lidhjen.
Asgjë nuk shoh, nuk ka policë këtu, thash.
Zojë, më tha, sa kërkesat për ndihmë i kemi, nuk kemi mundësi me i mbulu. Po ti çka e ke marrë kaq afër zemrës? Pse ka dalë ajo qikë aq vonë në lagje e vetme?
Ai po flise ndërsa unë shikoja vajzat e mia, shoqet e tyre, gratë që edhe ato në mbrëmje duhej të lëviznin, se kishin punët e tyre.
A kështu qenka puna, i thash, dhe mbylla lidhjen e trishtuar.
Ulem dhe shikoja se si duhej mbrojtur një vajzë një gura, nëse këtë nuk e bënë policia, e cila është e obliguar me ligjet. Nga duhej pritur mbrojtjen. Arma?! Kjo fatkeqësi që merrë jetë njerëzish nuk është zgjidhja. Shteti ka armët dhe forcën gjithë çfarë duhet për të mbrojtjur qytetarin e tij, por shteti është edhe polici që thotë aq papërfillshëm: Pse ka dalë ajo qikë aq vonë në lagje?

Ngjarje e vërtetë.

Jetës t’i hapni udhën…!

0

Shkruan: Sahit Osmani

Agime të ndtitura, muzgje të errta,
Cila është e fshehta juaj.
Me ç’gjuhë kuptoheni,
me ç’ndërmjetës,
Jetës t’i hapni udhën…!

Gjithçka shpërndani,
Gjithçka mblidhni,
Udhën e vdekjes askush nuk e di.
Vetëm ndjesia e të qenit saj,
Na bën ftofshëm të dridhemi!