25.6 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 4661

Prizren: Shtëpia ku gërshetohet stili evropian me atë vendor

0

Në njërën anë dyqan këpucësh e në tjetrën me veshje për të rritur. Kjo vetëm në përdhese, ku gjenden edhe dy porta të mëdha, që ndaras çojnë për në dy katet e sipërme. Megjithatë, kësisoj nuk ka shërbyer kur Destan Kabashi e ndërtoi në fillim të shekullit XX.

Njohësit e trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit thonë së objekti fillimisht u ndërtua nga ky udhëheqës i kohës, si ndërtesë administrative. E më vonë, aty nga gjysma e shekullit XX, shtëpia iu la në shfrytëzim banimi disa familjeve në nevojë. Ashtu si ç’është sot në dy katet e sipërme.

Ata, në halle të veta, s’preferojnë të flasin për monumentin. Por për të kanë folur e shkruar ata që merren me promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në atë që tashmë është shpallur me ligj si kryeqytet historik i Kosovës.

Funksionet e monumentit në një shekull

Shtëpia monumentale, që shteti e mbron në listë si aset i trashëgimisë kulturore me emrin e Destan Kabashit, gjendet brenda Zonës së shpallur Historike të Prizrenit.

Më saktësisht, në bregun verior të Lumëbardhit, me të cilin tashmë e ndan rruga e asfaltuar, ndërsa përballë ka Urën e Naletit, që kalon mbi lumin e famshëm që Prizrenin e ndan në dysh..

Ç’kanë thënë për dashurinë

0

«Të duash nuk është të shikosh njëri-tjetrin; të duash është të shikoni së bashku në të njëjtin drejtim.»
Antoine de Saint Exupery

«Duaj deri sa të të dhëmbë. Në qoftë se të dhëmb, është shenjë e mirë.»
Nëna Shën Terezë

«Dikush nuk ka dashur kurrë: ai ishte ferri i tij. Tjetri ka dashur shumë: ai ishte dënimi i tij.»
Robert Burton

«Burri dhe gruaja kanë lindur për t´u dashuruar, por jo për të jetuar bashkë. Dashnorët e famshëm të historisë, nuk kanë jetuar kurrë bashkë.»
Noel Clarasó

«Magjia e dashurisë së parë qëndron tek ajo se ne nuk dimë se do të ketë fund.»
Disraeli

«Miqësia mund të kthehet në dashuri, por dashuria nuk kthehet kurrë në miqësi.»
Camus

«Më e vështira nuk është puthja e parë, por e fundit.»
Paul Géraldy

«Dashuria e parë nuk është personi që të pëlqeu, nuk është e para as ajo me të cilën u bë çifti yt. Dashuria e parë është personi i parë për të cilin ndjeve gjëra të paimagjinueshme, personi i parë për të cilin bëre gjëra që kurrë nuk kishe menduar se do t’i bëje, është personi që deshe me çmenduri, ai që të bëri të ndieje gjërat më të pastra, është personi që të bëri të lumtur vetëm duke qenë aty, vetëm me një buzëqeshje apo thjesht me praninë e tij, pavarësisht largësisë…

Pikërisht ky person ka qenë dashuria jote e parë, të cilën kurrë nuk ke për ta harruar.

Dikush më ka thënë një herë se po nise të mendosh nëse e do vërtet dikë, atëherë ke pushuar së dashuri një herë e mirë atë.» Filosósapiens

THËNIE NGA POETI I NDALUAR

1. Gratë që buzëqeshin bukur kanë forcën të na bëjnë të ndiejmë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se të bëhesh kruspull në buzët e tyre.

2. Gratë kanë mëkatin në lëkurë, ferrin midis shalave dhe një demonë në shpirt e megjithatë për mua janë engjëjt e vërtetë.

3. Një pjesë e imja do të jetë e gjitha me ty, por pjesa tjetër më thotë që nëse do të shpëtosh mbathja sa më larg teje. Puthmë, tani ti e di se kujt i kushtoj kujdes.

Përktheu Bajram Karabolli

Para portretit të kësaj gruaje shqiptare përulet e gjithë bota

0

Pak e njohur nga shqiptarët, por shumë e njohur kudo në botë, sidomos në Akademitë e mëdha, është dhe Elena Lucrezia Peshkopia.

Elena ishte me origjinë shqiptare. Ajo është gruaja e parë në botë që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në filozofi. Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Europë.

Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një prej universiteteve më të vjetër dhe ndër më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e arritjeve të jetës së saj. Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson” në kolegjin Vassar të Nju Jorkut në SHBA ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.

Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646, ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia (Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi)./ KultPlus.com

(Publikuar nga Marin Mema)

Erdogan ndryshon lojën ndaj sanksioneve

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha para mijëra mbështetësve se Turqia do të qëndrojë e fortë kundër “tentimit për dështim ekonomik” pas tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

Erdogan deklaroi para mijëra përkrahësve në Ankara se vendi u kërcënua nga ekonomia, sanksonet, valuta e huaj dhe inflacioni

“Ju themi se po e shohim lojën e tyre dhe po i sfidojmë”, tha ai.

Turqia po përballet me një rënie të madhe të valutës prej 38% përkundër dollarit që ka shënuar rritje. Vendi po përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kusht të lirimit nga burgu shtëpiak të pastorit Andreë Craig Brunson, që mund të vuaj 35 vjet burg nëse dënohet për spiunazh dhe akuza të ndërlidhura me terrorizëm

Vdes i aksidentuari para një jave në Prizren

0

Një person i cili ishte duke u trajtuar në spital pas lëndimeve të marra në një aksident në Prizren më Prizren 10 gusht, ka vdekur dje.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si aksident trafiku me fatalitet.

Dy të arrestuar në Prizren për gjuajtje me armë në dasma

0

Policia e Prizrenit ka arrestuar dje pasdite një person, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur në rr. “Ulqini”.

Njësitet policore gjatë kontrollit të të dyshuarit për gjuajtje me armënë një aheng familjar, kanë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie, Cifsan CSP 555 , cal-12 , 28 fishekë dhe dy gëzhojë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i të shënave në aheng familjar në Prizren ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20, në rr. “Xhevat Berisha”.

Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri, njofton Policia.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën-pistoletë Gap me një karikator me pesë fishekë.

Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Të dy rastet po trajtohen si shkaktim i rrezikut të përgjitshëm.

Aksident në Prizren, një person bëhet për spital

0

Të shtunën në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete.

Përveç dëmeve materiale, sipas Policisë, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull i cili është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. /PrizrenPress.com/

Derbi rajonal sot në Prizren

0

KF Liria e Prizrenit, sot e nis edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Liria e 18 përforcimeve, e pret skuadren e Ballkanit të sapo inkuadruar në Superligë pas tetë viteve.

Ky takim pritet të përcjellët nga një numer i madh i shikuesëve ngase konsiderohet një derbi rajonal që i ka munguar Superligës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaqi”, në Prizren, me fillim nga ora 16:45. /PrizrenPress.com/

Dita Botërore e Fotografisë

0

Fotografia i ka fillet tek shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë dot njihet si Dita Botërore e Fotografisë.

Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ‘ngrijnë’ momentet.

Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi” përfshinë fotografi të vjetra më shumë se 150 viteve që ruhen në Shkodër.

Barcelona shtyn blerjen e Pogba deri më 2019

0

Barcelona ka vendosur që të pres për nënshkrimin e yllit të Manchester United, Paul Pogba.

Gjiganti nga Camp Nou siç raporton Express.co.uk, do të përpiqet që ta blejë francezin në verën e vitit 2019, përcjell Klan Kosova.

Katalanasit kanë ofruar 50 milionë dhe dy lojtarë të tyre, por që këtë nuk e kanë pranuar drejtuesit e United.

Ngurrimi i Djajve të Kuq dhe mbyllja e afatit kalimtar në Premier League, kanë detyruar Barçën që të prej edhe 12 muaj që ta bëjë ofertën e radhës për Pogba.