21.1 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 4663

Letrat e Lasgush Poradecit për Kadarenë

0

Letra e parë

Merr: Ismail Kadare Pogradec, 8 korrik 1978

I dashur Kadare Nuk di ç’u bë me emërimin e çupës sime (Kostandina Gusho) si Mësonjëse në Pogradec pasi u fjalosmë në Tiranë më 25 maj.

Në mbrojtjen e Diplomës në letërsi ajo mori notën 9. Pas dëshirës sime, e cila është një nevojë imja e madhe (fort shumë e madhe siç të fola në Tiranë), më gëzove dhe mora një kurajë që në dëshpërimin tim më the përnjëherësh do t’i thuash Ministrit.

Mora kurajë meqë unë këtu në Pogradec ku ri për shëndet në shtëpi të babajt ku kam lindur jam i vetëm pa asnjeri familjeje dhe pa asnjë shërbim prej asnjeriu. Merre me ment sa keq, në ç’nevojë të madhe jam, fort shumë të madhe jam. Këtu në Pogradec Mësonjësja e letërsisë Ana Jovan duke i vdekur bashkëshorti u transferua me kërkesën e saj për në Shkodër ku ka prindërit shkodranë. Posti i Ana-s si Mësonjëse letërsie mbeti në Pogradec vakant.

Lutem folë ku duhet, që të destinohet për Kostandinën ky post vakant, duke u emëruar ajo provizorisht Mësonjëse për në Pogradec pa ia hequr pasaportizimin prej Tirane- ashtu siç është praktika e administratës, sikundër praktikisht

Letra e dytë

I dashur Kadare, Sot në mëngjes më 1 Shtator vajta në Komitetin ekz., pyeta Shefin e Kuadrit të Arësimit, Nella Çobanin: pse nuk m’a emëruat çupën në Mbledhjen e caktimit të Kuadrit, kur se më kini pritur gjer më sot kaq mirë, më kini thënë se do t’a emëroni edhe në një vend sa më të mirë?.

Shefi i Kuadrit më tha: Në mbledhjen e djeshme muarmë në shqyrtim më parë emërimin e çupës suaj, por me qenë se s’kishin ndonjë Shkresë ose ndonjë Telegram nga ana e Ministrisë së Arësimit, ndonjë Dokument nga ana e Ministrisë mbi të cilin të bazohemi për emërimin – nuk mundim të vendosim për emërimin. Po të na bëjë Ministria qoftë edhe një telegram që: emëroj aty në Pogradec si Mësonjëse vajzën e Lasgush Poradecit, neve e emërojmë menjëherë duke patur ku bazohemi në një Shkresë zyrtare, në një dokument zyrtar, sepse edhe telegrami është për neve një bazë zyrtare, një Shkresë zyrtare, një dokument zyrtar. Ne s’kemi këtu në Komitet kompetencë që të bëjmë asnjë emërim pa urdhërin e Ministrisë së Arësimit.

Kështu më tha, Kadare, sot në mëngjes më 1 Shtator Shefi i Kuadrit të arësimit. Lutem, le të bëjë Ministria një telegram – telegram sa më urgjent për emërimin e çupës sime, Konstandina Gusho, si Mësonjëse në Pogradec, le t’a bëjë Telegramin sa më urgjentisht, meqë shkollat sot më 1 Shtator filluan, dhe mua këtu në Kuadër, sot më thanë që i kanë ruajtur cupës sime një vend vakant, vend të krijuar duke nxjerrë në prituni, me të drejtë rroge, një Mësues shumë të merituar po që vuan prej vitesh nga nervat e tronditura gjatë shërbimit të tij ushtarak nënëdetësor.

Unë po përsëris, që, më parë se nga çdo gjë tjetër, Ministria të dërgojë këtu një telegram, në mbështetjen e të cilit Kuadri i Pogradecit të mund të bëjë pa vonesë emërimin. Pastaj, pas dërgimit të telegramit, Ministria le të kërkojë Dosjen e studentes së diplomuar Kostandina Gusho në Seksionin e arësimit të komitetit ekz. të Tiranës, për t’a dërguar Ministria Dosjen këtu në Pogradec; ose, në qoftë se Dosja dërgohet prej vetë Seksionit të Arësimit të Komitetit ekz. të Tiranës, le t’a dërgojë këtu Dosjen Komiteti ekz. i Tiranës.

Unë, i dashur Ismail, po e dërgoj çupën në Tiranë në datën 2 Shtator, ditë e Djelë, ka këtë letër, për t’jua dhënë juve çupa letrën në dorë që sot të Djelën me këto shpjegime të hollësishme nga ana ime, shpjegime të cilat edhe nuk janë të nevojshme pas fjalimeve tona këtu në Pogradec, veç se ato janë shprehje e shqetësimit tim, e shqetësimit tim të madh si edhe e shpresës sime të madhe (shpresës absolute) për emërimin e çupës pas ndërhyrjes sate kaq mirëdashëse për mua.

Me dashuri dhe mirënjohje të përqafon Lasgushi

Qysh po guxon me thanë ‘jam veteran’?!

0
Blerim Gashani

 

Edhe pse nga natyra e filozofia e të jetuarit, jam njeri paqësor, gjatê luftës i kam bërë nja 6 muaj si kryengritês, si rebel i armatosur kundër një shteti qê donte tê na zhdukte.

Që nga data 5 mars, kur u sulmuarn Jasharët, e deri në fundgusht 1998, kam qenê i armatosur (shumicën e kohës me armë t’dobêta). Kam ruajtur nê lagjen time dhe pastaj kur ‘u shkruam’ në UÇK, edhe në katund, në istikame e në pika ku rrinin tamam ushtarët e UÇK-së.

Kam ruajtur natën e ditën, kam dalur natën bashkë me kushërinj t’mi në pritë të forcave serbe, jam lajméruar të shkoj dhe kam pritur pêr njê pushkê pêr front dhe beteja të ndryshme qê po zhvilloheshin atëherë (p.sh. në Bellaqevc).

Si mê i vjetri, (23 vjeçar) kam qenê pêrgjegjês i grupit të tê rinjve tê lagjes sime që bashkë me 420 tê tjerë kemi shkuar në Gllogjan – për ushtrime ushtarake – dhe pastaj nëpër Junik jemi nisur përtej kufirit për të marrê armë (6-7 orë nga Juniku kemi rënë nê mina dhe jemi kthyer). Rruga e kthimit sikur ajo e shkuarjes atje, ka qenë e vështirë (predha, rafale, prita, raketa ndriçuese, granata…) dhe e pabesueshme, sidomos për rrethanat e sotme.

Pastaj, prapë kam qenê në istikame, disa herë i radhitur me ushtarët dhe komandantêt e UÇK-së duke pritur serbët.

Mirëpo, nuk kam qenë ushtar, nuk jam veteran, sepse nuk kam qenë në UNIFORM?, nuk kam pasur armë të gjatë PERSONALE dhe nuk kam dhënë një BETIM si ushtar.

Prandaj, disa vite më herët, kur kêtê popull e rrokën ethet e ‘veteranëve’ unë as NUK KAM APLIKUAR PËR STATUS VETERANI. Shumë shqiptarë janë befasuar me këtë, sepse edhe me 1/10 e kontributit tim kanë aplikuar, por UNË jo. Unë jo, sepse NUK JAM VETERAN.

UNË NUK JAM VETERAN.

Dhe, tmerrohem nga fakti se dikush – gazetat po shkruajnë se janë 19 mijë të tillë – mund tê thotë se ka qenë veteran i luftës pa qenê nê luftë dhe pa pasur atributet qê i pêrmenda.

Kjo ështê e tmerrshme!

E turpshme!

Madje, e tmerrshme dhe e turpshme është edhe tê krekosemi dhe ta përmendim luftën në kêtê konotacion.

Sepse:

Kur t’përmendet lufta, me qëllim që ta dimë sa idioteske, groteske dhe sidomos qesharake është kjo lehtësi e përmendjes së luftës, duhet t’i themi ca fjalë.

Vrazhdëdia e së vërtetës ndoshta shkakton dhembje te disa pjesëtarë heroikë të kombit tonë, por ky nuk është faji im.

Pra, kush jemi ne që po e përmendim luftën?

– edhe unë që po shkruaj, edhe ti që po lexon këto radhë, kemi pasur dëshirë që të bëhemi bubrreca, miza,mushkonja…që askush të mos na shoh në vitin 1998, e sidomos 1999;

– ne jemi ata që si individualisht, ashtu edhe si komb, më së paku në historinë njerëzore, e kemi përkrahur luftën tonë (të fundit);

– ne jemi ata që nuk e kemi çliruar asnjë qytezë e asnjë qytet të Kosovës, asnjë, hiç;

– ne jemi ata që kemi ikur sa kemi mundur, dikush maleve, dikush n’qytete e dikush me mijëra km, larg, sa më larg Kosovës;

– ne jemi ata që ‘agilëve”, që kanë lënë të parët Kosovën, u kemi thënë se janë më të mençurit;

– ne jemi ata “burra” që kemi shikuar nga larg duke na i vrarë fëmijët, gratë e pleqtë dhe jemi strukur të kënaqur pse shpëtuam vetë;

– ne jemi ata që kemi lejuar që serbët t’i maltretojnë e përdhunojnë dhjetëra mijëra femra shqiptare;

– ne jemi ata që jemi gëzuar si kafshë kur në kolonat e deportimit, serbët kanë ndalur tjetrin/-ën e jo ne;

– ne jemi ata që u patëm dehumanizuar në atë masë, sa jemi rrahur mes vete kur xhelatët na hidhnin ca kore bukë, sa për një argëtim makabër;

– ne jemi ata që nuk kemi organizuar asnjë sulm hakmarrës, sado të dëshpëruar, pas masakrave të padëgjuara pas LDB;

– ne jemi ata që duke menduar se n’Maqedoni ende jemi n’rrezik, kemi filluar të shpërndahemi nëpër dynja;

– UNË, unë personalisht, jam ai, të cilit serbët ia kanë vrarë motrën (28 vjeçe) me djalin e saj (2 vjeç) dhe burrin e saj (31), axhën tim (44), gjyshin (85), gjyshen (83), vajzën e dajës (20), 11 kushëri, shokun e ngushtë dhe 14 nxënës të mi (në mes moshës 11 dhe 13, fytyrat e ëmbla të të cilëve i mbaj mend sikur dje) dhe unë (n’atë kohë 24 vjeç, n’moshën ma t’mirë…) kam ikur dhe jam gëzuar pse ika … 2000 km larg Kosovës.

Larg Kosovës, t’cilën po vazhdojmë ta gënjejmë edhe sot.

Edhe guxojmë ta përmendim luftën! Mosni, vllazni e motra se është marre!

Mosni, se krejt bota – sidomos fqinjët që na njohin mirë – qeshin me ne!
U bëmë gazi i botës, medet!

Mbetëm duke folur palidhje derisa fqinjët tanë mbetën t’u lodru n’tokën tonë!

E neve s’na vjen marre e dalim n’qarshi dhe ecim me mendjemadhësi false, me fodullëk primitiv, mjeran, me arrogancë frikacaku, që me të vetin është ujk, ndërsa me të huajin është kingj!

E turpshme!

Muharremaj: Shumë dëme nga reshjet e shiut, presim ndihma (Video)

0

I pari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është shprehur i shqetësuar lidhur me dëmet që të reshurat e shiut shkaktuan ditë më parë në këtë komunë.

“Të shtunën dhe të dielen do të punojnë katër drejtori. Janë duke u bërë vlerësimet tona. Seancë e kuvendit komunal do të mbahet në ora 10. U kam bërë thirrje kryeministrit, ministrave- atij të Financave e të Pushtetit Lokal, të na dalin në ndihmë për dëmet që janë shkaktu në infrastrukturë”, ka thënë ai në një paraqitje live në Facebook.

Muharremaj poashtu ka bërë me dije se ka marrë vendim për ndihmat që dhurohen kundrejt banorëve të kësaj ane.

“Kam marr vendim që të gjitha ndihmat të shkojnë përmes Kryqit të Kuq. Presim ndihma, dhe apelojmë tek të gjithë që kanë nevojë për ndihma të lajmërohen.”, ka shtuar tutje ai.

Ai poashtu ka falenderuar KEK-un për masat e ndërmarra.

Muharremaj poashtu ka bërë me dije se deri më tani kanë pranuar të holla- si ndihmë edhe nga disa bashkëatdhetarë./Indeksonline/

Vdes Kofi Annan

0

Ish sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, që kishte fituar çmimin Nobel për Paqe për shkak të punës së tij humanitare, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjecare.

Ai “ndërroi jetë paqësisht të shtunën pas një sëmundjeje të shkurtër”, deklaruan nga Fondacioni i emëruar pas emrit të tij.

Ananan ishte afrikani i parë që kishte marrë rolin e diplomatit kryesor në botë, duke shërbyer nga viti 1997 deri më 2006.

Ai më vonë kishe shërbyer si i dërguar i posaçëm në Siri, për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin.

Në një njoftim të vdekjes së tij, Fondacioni Kofi Annan, e ka përshkruar atë si “udhëheqës i botës” dhe një njëri të përkushtuar ndërkombëtarisht, që luftoi tërë jetën për një botë më paqësore.

‘Çdo Shqiptar krijon nji Shqipní mbas qejfit të vet’

0

Disa mendime nga Ernest Koliqi për shqiptarët që merren përditë me politikë! Mendime aktuale…

Fjalë e foli…

Shqiptarve, përgjithësisht, u pelqen politika. Jo aqë ajo qi me ânë të nji përpjekjeje vepruese ka qellim ndertues, por ajo qi shfren në bisedime tue ndejë në kafehâne ase rreth nji tryeze shtrue me pije e meze. Mbush e derdh… Vizató e shlyej situata… Naltësó e zbrit persona, grupe, shtete, kontinente… Fundi? Sejcili shkon në shtëpí të vet pa ndërrue mendim, i bindun se ai vetëm ká në xhep të vertetën. Deri sa këto bisedime, rëndom të thata e të shtërpëta, janë nji mjet me kalue kohën dhe me hjekë mërzí, hajdedeh!; porsé mjerisht ndodhë shpesh qi aty me pohime të kota e shum lehtësisht cenohen vlera të çmueshme dhe mbillet fara e dyshimit qi pengon nisma të dobishme. Fjalë e foli… Dikush hjedh në pije a n’inad e sipër nji mendim të përcipët, nji gjikim të shtrêmbët, nji trillim pá themel: fjala ecë, shtohet e lacarohet dhe hyn në grumbullin e legjendave, qi ndër né zêvendesojnë historín, d.m.th. vargun e ngjarjeve të dokumentueme. Kur nji legjendë krijohet, s’ká dokument qi e përgënjeshtron. Fjalë e foli…

Dhe kështu ecim, politikisht, në nji tymnajë thânethashash pa krye dhe pa bisht, ku çdo Shqiptar krijon nji Shqipní mbas qejfit të vet, qi s’ka kurrnji lidhje me botën reale. E kënaqet sepse në kët Shqipní, sendërgjue prej fantazís s’ethun, ai e njehë veten të parë, âsht vetë Alí e vetë Kadí, mposhtë me mend ata qi i bâjnë hije dhe zgjâhet tue andrrue (në kllapí madhështore) nderime e shpërblime qi nuk barasohen kurrsesí me vleftën e tij morale e intelektuale.

(Ernest Koliqi, Shêjzat, 1972, nr. 5-8, f. 147).

 

Rrahje në Suharekë, arrestohet një person

0

Policia në Suharekë ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull.

Rasti ka ndodhur në fshatin Leshan të Suharekës, dje rreth orës 18:40, shkruan PrizrenPress.

Siç bën të ditur Policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com/

Dhunë familjare në Prizren: Burri rrah gruan

0

Një femër nga Prizreni ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Rasti ka ndoshur në fshatin Shkozë, të premten rreth orës 09:00, shkruan PrizrenPress.

Siç bën të ditur Policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndersa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Kryqi i Kuq i Kosovës me një kërkesë urgjente për banorët e Suharekës

0

Derisa në Suharekë po vazhdon gjendja emergjente pas vërshimeve, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të shpërndajë ndihma për banorët, por si kërkesë urgjente ka lëshimin e ndonjë lokali për deponim të ndihmave.

Kryqi i Kuq në Kosovë, dega në Suharekë iu ka drejtuar qytetarëve që kanë lokale të zbrazura dhe me qasje të lehtë nga maunet, që t’ia japin në shfrytëzim Kryqit të Kuq, për deponim të ndihmave deri të kalohet gjendja emergjente pas vërshimeve, përafërsisht për 15 ditë.

NOUVEABEATS në HardhFest 2018

0

Hardh Fest po vjen unik dhe promovues si gjithëmon. Një nga emrat e shumtë ndërkombëtarë dhe vendor që këtë vit do të performojn “Me pamje kah vneshta” në Hardh Fest është syper ylli i muzikës Progressive House nga Amsterdami, NOUVEABEATS.

I njohur ndërkombëtarisht, NOUVEABEATS, ka performuar në skena të mëdha të muzikës si në Belgjikë, Francë , Spanjë, Angli, Greqi, Suedi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me yje të njohur si Afrojack, Arty, Bassjackers, Bingo Players, Carnage, Chuckie, Don Diablo, Dubvision, DVBBS, Firebeatz, Hardwell, Helena, Laidback Luke, Nicky Romero,James & Ryan Marciano etj.

Në skenën e madhe n’Konak të “Hardh Fest 2018” do të jetë një nga emrat kryesor të edicionit të XVII të këtij brendi që tashmë është një nga festat më të mëdha dhe më origjinale në vend.

Në ditët në vazhdim “Hardh Fest” do të publikojë edhe emrat e artistëve të tjerë ndërkombëtar dhe vendor dhe lista është e gjatë e me emra të cilët kanë lënë gjurmë në industrinë e muzikës dhe krejt këtë magji do të mund ta perjetoni të gjithë, pasi qe të gjitha Koncertet janë Gratis, pa pagesë për hyrje.

Këtë vitë, datat 7, 8 dhe 9 shtatorë janë të rezervuara për Hardh Fest 2018. Hardh Fest 2018, organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës Smajl Latifi si dhe partner I festivalit Stone Castle.

Një gotë verë, shijon më shumë …Me Pamje Kah Vneshta! /PrizrenPress.com/

 

Pushimet malore në Kosovë, Meta: U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar në faqen e tij në facebook një mesazh urimi për fundjavën duke shprëndarë disa foto nga pushimet e tij familjare në Kosovë

Ja shënimi i tij plotë:

Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjave të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë. 12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit.