26.7 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 4664

Reali palos 300 milionë euro për Neymar

0

Real Madridi është duke u bërë gati që t’ia paguajë Paris Saint-Germain 300 milionë euro për Neymar-in, raporton spanjollja Sport.

Të Bardhët mbeten në treg duke kërkuar zëvendësimin e Cristiano Ronaldo-s i cili këtë verë u largua për te Juventusi.

Ata, megjithatë presin që kampioni francez të kushtëzohet me këtë shitje nga ‘ndëshkimi’ prej UEFA-së për thyerje të rregullave të Financial Fair Play.

Scholes: Pogba s’është lojtar i stilit të Barcelonës

0

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka thënë se Paul Pogba nuk i përket stilit që e aplikon Barcelona.

Këto komente të ish-mesfushorit anglez vijnë pas spekulimeve që e lidhin fituesin e Kupës së Botës me një kalim te katalunasit.

“Nuk e shoh Pogbëm si lojtar të tipit të Barcelonës. Shpresojmë që ai të qëndrojë, secili ekip do që t’i mbajë lojtarët më të mirë dhe duam që ai të mbetet”, ka thënë Scholes për Radio 5 Live.

“Ai ka cilësi të mrekullueshme, por nuk i ka shfaqur mjaftueshëm. Shpresoj që ai mund ta shpie United-in drejt një sfidimi për titull”.

Real Madrid ende e do Eriksenin

0

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk e ka nijet që të presë për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, sipas Don Balon.

Ai dëshiron që ta sjellë përfaqësuesin danez në “Santiago Bernabeu” gjatë këtij afati kalimtar.

Perez nuk po dëshiron që të presë deri në dimër për ta bërë ndonjë transfer të madh, andaj do finalizimin e një marrëveshjeje para fundit të gushtit.

Hetohen zyrtarët që ‘e fshehën’ pasurinë

0

Zyrtarët shtetërorë të cilët kanë tentuar ta fshehin pasurinë e tyre, duke mos e bërë publike për qytetarët, janë futur nën llupën e hetimeve. Nëse Prokuroria e Shtetit gjen elemente të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave ndaj tyre mund të ushtrohen edhe kallëzime penale, shkruan sot “Zëri”.

Lista e gjatë e zyrtarëve publikë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit të caktuar kohor i ka kaluar Departamentit të Hetimeve pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK). Kështu ka konfirmuar drejtori i këtij institucioni, Shaip Havolli.

Havolli në një prononcim për gazetën “Zëri” ka sqaruar edhe procedurat e mëtejme të ecurisë së hetimeve.

“Shumica e zyrtarëve që nuk kanë dhënë arsyetime nuk kanë pasur dëshmi të mjaftueshme për arsyen pse e kanë vonuar deklarimin, kanë kaluar të gjitha rastet në Departament të Hetimeve. Prej listës së hetimeve ne i filtrojmë ata të cilët kanë dëshmi”, ka deklaruar udhëheqësi i Antikorrupsionit.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në Zëri.

Suhareka kërkon ndihmë, pak veta përgjigjen (Video)

0

Me hallin e tyre po kërkojnë të merren edhe banorët e Suharekës.

Ata u dëmtuan shumë nga reshjet e shiut, ndaj po presin ndihmë nga Qeveria qendrore.

Mulliri i Tabakhanës në Prizren, vendi ku disa njerëz besojnë se mund të shërohen fëmijët memecë! (Video)

0

Rrjedha e Lumbardhit përgjatë qytetit të Prizrenit është përdorur shumë për funksionimin e mullinjve, e të tillë dikur kishte shumë.

Sot në Prizren mund ta gjejmë vetëm një mulli,  atë të “Tabakhanës”, i cili përveç veçantisë dhe vjetërsisë së tij, ka hyrë edhe në legjenda të popullit, ngase thuhet se shëron fëmijët memecë.

Historiani Enver Batiu thotë për RTV Dukagjinin se ky mulli ka vlera të larta arkitektonike dhe etnologjike, por ka disa njerëz që besojnë se ai shëron fëmijët memec.

“Prizreni kishte një numër të madh të mullinjve, por sot ka mbetur vetëm me një të tillë, ai është mulliri i Tabakhanës. Është i veçantë dhe pronarët e tij janë ndërruar gjatë kohërave të ndryshme. Ky mulli ka hyrë në legjendat e popullit, dhe shpeshherë nënat të cilat nuk iu dëgjojnë fëmijët, i dërgojnë te ky mulli të dëgjojnë zhurmat e tij, dhe thuhet se po ta dëgjojë femja këtë zë, i hapet goja dhe fillon të flasë”, tregon historiani Batiu.

Mulliri është në pronësi të Maliq Gërmizajt, dhe ai tregon se ende vijnë njerëz për të kërkuar shërim te ky mulli.

“Ka efekte sepse të vjetrit jo rastësisht e kanë lënë legjendën se ky mulli shëron, bien fëmijë këtu, ka suksese, po normal se ajo është puna e Zotit, e jona është me i bërë rendin”, thotë pronari i mullirit.

Sipas historianit Batiu, mullinjtë e shumtë në Prizren që ekzistonin, kishin përgatitur këtë qytet të bëhej kryeqendër e shqiptarëve. /Telegrafi/

Bllokohet rruga Prizren-Prevallë, tek “Mulliri” (Video)

0

Për shkak të semaforëve të cilët japin sinjalizim të gabuar shenjën e gjelbërt dhe të kuq të dyja palëve është bllokuar komunikacioni në të dy anët e aksit rrugor Prizren-Prevall tek Mulliri, transmeton TV Besa.

Këto semafora janë vendosur nga kompania e cila ka vendosur gjatë punimeve që bëhen në këtë rrugë.

Pamjet të cilat ka dërguar një qytetar i Prizrenit shihet për një tollovi të madhe nga vendi i ngjarjes.

Bllokohet tërsisht rruga Prizren – Prevallë tek "Mulliri"Për shkak të semaforëve të cilët japin sinjalizim të gabuar shenjën e gjelbërt dhe të kuq të dyja palëve është bllokuar komunikacioni në të dy anët e aksit rrugor Prizren-Prevall tek Mulliri..Këto semafora janë vendosur nga kompania e cila ka vendosur gjatë punimeve që bëhen në këtë rrugë…Pamjet të cilat ka dërguar një qytetar i Prizrenit shihet për një tollovi të madhe nga vendi i ngjarjes…

Gepostet von RTV BESA am Freitag, 17. August 2018

Konfirmon Wilder: Meçi ndaj Tyson Furyt do të ndodhë këtë vit

0
Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks, Deontay Wilder, ka thënë se nuk ka dyshim se do të ndeshet me Tyson Furyn gjatë këtij viti.
Boksieri britanik të shtunën ndeshet me italian Francesco Pianeta në Belfast dhe në rast të triumfit, ka paralajmëruar se do të dëshironte një duel me kampionin amerikan.
Dhe 32-vjeçari e ka konfirmuar se është i gatshëm të ndeshet me ish-kampionin e unifikuar botëror.

“Posa ta heqë nga rruga kundërshtarin e tij (Francesco Pianeta), do të ndodhë. Është kaq e thjeshtë”, ka thënë Wilder për BBC Sport.

Kur është pyetur një lidhje me një mesazh të Furyt, ‘Bomberi i Bronztë’ është shprehur: “Pritëm. Po vi të të nokautoj, plotësisht”.

Menaxheri i amerikanit, Shelly Finkel, ka thënë se meçi do të ndodhë në nëntor ose në dhjetor, në New York apo në Las Vegas.

Pianeta do të jetë kundërshtari i dytë i Furyt që nga rikthimi i tij në ring. Boksieri shqiptar, Sefer Seferi, ishte boksieri i parë me të cilin u ndesh britaniku.

MASHT tregon se si do të bëhet vlerësimi i mësimdhënësve dhe ka sa pikë do t’i marrin

0

Vite më parë kur në krye të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka qenë ministri Arsim Bajrami, u pat dhënë njoftimi se do të testohen mësimdhënësit, gjegjësisht do të bëhet vlerësimi i njohurive të tyre të përgjithshme, kryesisht atyre teknologjike.

Lidhur me këtë çështje, u pat bërë debat i madh sidomos pas rezultateve të dobëta të testit PISA.

Kjo gjë pati shkaktuar shumë frikë dhe debate tek mësimdhënësit, të cilët patën mbledhur diku 15 mijë nënshkrime që kjo gjë të mos ndodhë. Por, që nga atëherë ka qenë vetëm diskutim dhe asgjë në letër, se çfarë konkretisht do të ndodhë.

Mësimdhënësit sikurse dikur në krye me SBASHK-un, sindikatë kjo e cila i përfaqëson ata për Gazetën Observer kanë deklaruar njëzëri se asesi nuk e pranojnë testimin e tyre. Kjo madje sipas tyre është veprim i ulët dhe mjaft poshtërues.

Ndërsa nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), kanë deklaruar se nuk do të ketë testim të mësimdhënësve, por nga muaji shtator do të ketë vetëm inspektim të punës së tyre.

“Në shtator të këtij viti, MASHT-i përmes Inspektoratit të Arsimit do të fillojë me procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve. Do të jenë të angazhuar inspektorët e arsimit të cilët janë të trajnuar për këtë proces. Nga viti i ardhshëm do të rritet numri i inspektorëve të arsimit të kyçur në këtë proces si dhe do të angazhohen ekspertë dhe vlerësues të jashtëm”, ka njoftuar Valmir Gashi, këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë mësimdhënësit e institucioneve publike të arsimit parauniversitar në Kosovë. Nga rezultati i dalë nga vlerësimi i performancës mësimdhënësi do të avancohet në karrierë, do t’i përtrihet licenca ose do t’i ipet një vit shtesë për zhvillim profesional.

Gashi më tej ka njoftuar për mënyrën e vlerësimit të performancës e cila do të bëhet nga Inspektimi.

“Vlerësimi i brendshëm i cili i referohet komponentëve të VPM-së që kryhen nga mësimdhënësi dhe nga drejtori i shkollës: Vetëvlerësimi dhe Vlerësimi nga drejtori i shkollës.

Vlerësimi i jashtëm i cili i referohet komponentëve të VPM-së që kryhen nga Inspektorët e arsimit: Vëzhgimi i orës mësimore dhe Planifikimi dhe përgatitja me shkrim.

Niveli i zotërimit të standardeve të ndryshme analizohet përmes formularëve të veçantë të cilët janë të dizajnuara për secilin komponent të procesit të vlerësimit. Niveli i përgjithshëm i performancës, i cili përfshinë të katër komponentët e VPM-së, bazohet në total prej 140 pikësh që ndahen si më poshtë”, njofton këshilltari Gashi.

Këto janë pikët që fitohen nga vlerësimet:

Vetëvlerësimi i mësimdhënësit 10% 14 pikë

Vlerësimi nga drejtori i shkollës 30% 42 pikë

Vëzhgimi i orës mësimore 30% 42 pikë

Planifikimi dhe përgatitja me shkrim 30% 42 pikë

Në krejt këto pikë sipas MAShT-it arrihen 140 pikë që është 100 përqindëshi.

Këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë mësimdhënësit e institucioneve publike të arsimit parauniversitar në Kosovë.

Nga rezultati i dalë nga vlerësimi i performancës mësimdhënësi do të avancohet në karrierë, do t’i përtrihet licenca ose do t’i ipet një vit shtesë për zhvillim profesional.

“Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është proces i vazhdueshëm. Nga rezultati i dalë nga vlerësimi i performancës mësimdhënësi do të avancohet në karrierë, do t’i përtrihet licenca ose do t’i ipet një vit shtesë për zhvillim profesional.

Mërgimtari dhuron enciklopedi me 24 vëllime bibliotekës ‘Sulejman Krasniqi’ në Rahovec

0

Mërgimtari nga Austria, Dr. Sabedin Mustafa, i ka dhuruar bibliotekës komunale ne Rahovec “Sulejman Krasniqi” një enciklopedi në gjuhën gjermane me 24 vëllime, me mbi 200 mijë fjalë.

Dr. Mustafa jeton dhe punon në Austrinë e Epërme, duke arritur të hapë edhe ordinancën e vet private.

Gjatë vizitës që i bëri vendlindjes, dr. Mustafa u ndal edhe në bibliotekën komunale, me ç’rast ofroi ndihmën e tij konkrete për pasurimin e fondit librar në këtë bibliotekë. Enciklopedia është vlerë e shtuar për bibliotekën komunale dhe mund t’ju shërbejë studentëve në fusha të ndryshme të shkencës.

Për këtë dhuratë atë e falënderoi shefi i sektorit për Rini dhe Sport, pranë DKRS-së Qemajl Krasniqi, duke i dhënë edhe një fletë-falënderim për këtë dhuratë të çmuar. Dr. Sabedin Mustafa ka lindur dhe është rritur në fshatin Potoçan i Ulët, duke arritur nivele të larta të profesionalizmit në mjekësi dhe tani e ushtron këtë profesion me shumë sukses në Austri.