17.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

MASHT tregon se si do të bëhet vlerësimi i mësimdhënësve dhe ka sa pikë do t’i marrin

Vite më parë kur në krye të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka qenë ministri Arsim Bajrami, u pat dhënë njoftimi se do të testohen mësimdhënësit, gjegjësisht do të bëhet vlerësimi i njohurive të tyre të përgjithshme, kryesisht atyre teknologjike.

Lidhur me këtë çështje, u pat bërë debat i madh sidomos pas rezultateve të dobëta të testit PISA.

Kjo gjë pati shkaktuar shumë frikë dhe debate tek mësimdhënësit, të cilët patën mbledhur diku 15 mijë nënshkrime që kjo gjë të mos ndodhë. Por, që nga atëherë ka qenë vetëm diskutim dhe asgjë në letër, se çfarë konkretisht do të ndodhë.

Mësimdhënësit sikurse dikur në krye me SBASHK-un, sindikatë kjo e cila i përfaqëson ata për Gazetën Observer kanë deklaruar njëzëri se asesi nuk e pranojnë testimin e tyre. Kjo madje sipas tyre është veprim i ulët dhe mjaft poshtërues.

Ndërsa nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), kanë deklaruar se nuk do të ketë testim të mësimdhënësve, por nga muaji shtator do të ketë vetëm inspektim të punës së tyre.

“Në shtator të këtij viti, MASHT-i përmes Inspektoratit të Arsimit do të fillojë me procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve. Do të jenë të angazhuar inspektorët e arsimit të cilët janë të trajnuar për këtë proces. Nga viti i ardhshëm do të rritet numri i inspektorëve të arsimit të kyçur në këtë proces si dhe do të angazhohen ekspertë dhe vlerësues të jashtëm”, ka njoftuar Valmir Gashi, këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë mësimdhënësit e institucioneve publike të arsimit parauniversitar në Kosovë. Nga rezultati i dalë nga vlerësimi i performancës mësimdhënësi do të avancohet në karrierë, do t’i përtrihet licenca ose do t’i ipet një vit shtesë për zhvillim profesional.

Gashi më tej ka njoftuar për mënyrën e vlerësimit të performancës e cila do të bëhet nga Inspektimi.

“Vlerësimi i brendshëm i cili i referohet komponentëve të VPM-së që kryhen nga mësimdhënësi dhe nga drejtori i shkollës: Vetëvlerësimi dhe Vlerësimi nga drejtori i shkollës.

Vlerësimi i jashtëm i cili i referohet komponentëve të VPM-së që kryhen nga Inspektorët e arsimit: Vëzhgimi i orës mësimore dhe Planifikimi dhe përgatitja me shkrim.

Niveli i zotërimit të standardeve të ndryshme analizohet përmes formularëve të veçantë të cilët janë të dizajnuara për secilin komponent të procesit të vlerësimit. Niveli i përgjithshëm i performancës, i cili përfshinë të katër komponentët e VPM-së, bazohet në total prej 140 pikësh që ndahen si më poshtë”, njofton këshilltari Gashi.

Këto janë pikët që fitohen nga vlerësimet:

Vetëvlerësimi i mësimdhënësit 10% 14 pikë

Vlerësimi nga drejtori i shkollës 30% 42 pikë

Vëzhgimi i orës mësimore 30% 42 pikë

Planifikimi dhe përgatitja me shkrim 30% 42 pikë

Në krejt këto pikë sipas MAShT-it arrihen 140 pikë që është 100 përqindëshi.

Këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë mësimdhënësit e institucioneve publike të arsimit parauniversitar në Kosovë.

Nga rezultati i dalë nga vlerësimi i performancës mësimdhënësi do të avancohet në karrierë, do t’i përtrihet licenca ose do t’i ipet një vit shtesë për zhvillim profesional.

“Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është proces i vazhdueshëm. Nga rezultati i dalë nga vlerësimi i performancës mësimdhënësi do të avancohet në karrierë, do t’i përtrihet licenca ose do t’i ipet një vit shtesë për zhvillim profesional.

Më Shumë

Pagat për grevistët do të dalin të hënën

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka bërë të ditur se pagat për shërbyesit civilë që janë në grevë do të ekzekutohen të hënën. Ai, në...

Beatrix Ramosaj shfaqet atraktive dhe e veshur me shumë stil në paraqitjen e fundit

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj ka qenë ndër emrat më të komentuar në media rozë muajve të fundit. Pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP e...

Lajmet e Fundit