26.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 4666

“Elita 5, rikthehen si TORNADO”

0

E kush nuk i njeh ata? Zërin melodioz , e ledhatues të Arifit dhe tingujt muzikor rrëmbyes e ngacmues të bandës së tij?

Pëgjatë gjithë kësaj kohe njerëzit i kanë dashuruar shumë herë marrëzisht duke i quajtur këngët e tyre si “diçka të magjishme”.

Mjafton të kujtojmë ” Al Kapone” ( 1992) këtë personazh të kriminalitetit të viteve ’20-’30 për të kuptuar ende se edhe sot ” dashuria është në hall” apo ” Ç’ka m’ka syri që m’loton” pjesë të albumit sërish më 1992- ” Nuk jam Al Kapone” për të parashtruar lojën paralele të dykuptimësisë e cila gjithaq lojcake shfaqet edhe më 2018 si Kreu i mardhënieve dashurore.

E , më tej me ” Fol vetëm fol” (1995) , ” Udhëtari i natës” ( 1995) apo ” Sajzeza” bashkëpunimi suksesshëm me Adelina Ismajlin ( 1997) e cila shtangu mbarë mendimin e opinionit shqipëtar mbi muzikën, videoklipin, tekstin dhe mënyrën e performancës duke zbritur në mendjet dhe veshët tanë si një lloj metamorfoze.

Elita 5

Që në fakt na pëlqeu. Na interesoi dhe e përqafuam.

Kështu Elita 5, do i donim ç’do vit e më shumë, duke mezipritur hitet e tyre të cilat u ngritën mes nesh furishëm dhe që koha i shtyn ende një nga një thuajse njësoj drejt simpatisë sonë.

Ky grup rock i krijuar në fillim të viteve ’90 me prejardhje nga Tetova, i përbëre prej 5 artistëve
Mevaip Mustafi (solo kitarë), Besim Ibrahimi (bateri), Arif Ziberi (vokal) ,Agron Idrizi (bass kitarë), Nexhat Mujovi – Wirusi (Sintisizer – Producent) dhe Valon Gashi (solo kitarë) do të zbresin në Amfiteatrin e Tiranës më 7 shtator në ora 20:00.

Kështu të gjithë do të mund të festojmë së bashku 30-vjetorin e krijimit të grupit dhe prezantimin e albumit më të ri në një super koncert të legjendave të cilat tashmë rikthehen si TORNADO – për të prezantuar edhe hitet e Tornado-s.

Andaj kureshtja e Konica.al u zgjua dhe lideri i grupit ; Z. Arif Ziberi e miratoi dëshirën për t’u përgjigjur:

” Me datën 7 shtator, do të festoni 30 vjetorin e krijimit të grupit në Tiranë dhe do të prezantoni albumin thuaj më të ri përmes një koncerti në Amfiteatrin e Liqenit. Si ndjeheni?”

Sigurisht është një ndjenjë e veçante. Kur i kujtoj “fillet” e grupit, më shtyn të them se djenja e koncertit sigurisht që do të jetë e perzier.

“A mendonit se do të rezistonit kaq gjatë në skenën muzikore?”

E vërteta është s’e kur e nisem grupin nuk menduam për asgjë. Nuk e dinim madje edhe se do të merreshim me muzike si profesion. Mendoj që është dhuratë e Zotit, për ne.

” Tri dekada bashkë…si merreni vesh? Cili është burimi harmonisë tuaj?”

E thjeshtë fare! Ne jemi rritur dhe pjekur bashkë. Mjafton një shikim dhe merremi vesh menjëherë.

“Ç’mendoni për muzikën shqiptare sot dhe si e ndjeni veten ne tregun aktual?”

Sigurisht, sot muzika ka degraduar. Kjo nga një hiperproduksion që ka si rrjedhoje këngë ma kualitet të ulët dhe mjerisht ; jetëgjatesi të shkurtër.

” Në Tiranë e kudo ende dëgjohet si herën e parë një prej super hiteve tuaj “Al Capone”. Si erdhi në muzikën tuaj ky personazh kriminaliteti?”

– Me qejf do të përgjigjesha,por më kompetent nuk do të isha unë , por i autori i tekstit Lirim Alija.

” Do të na tregosh ndonjë të pathënë sa i takon Sajzezës, bashkëpunimit me Adelinën ? “

Nuk ka te pathëna! Sajzeza, i thotë të gjitha.

” Fëmijët tuaj a janë në gjurmët tuaja?”

Sigurisht.Te tre vajzat janë muzikante.

” A ndjeheni ende si në fillimet tuaja dhe keni ndonjë peng?”

Të them të drejtën, ndjehem më serioz dhe i pjekur…kurrë nuk kam pasur pengje.

“Ju ishit grupi mbështetës kur Scorpions erdhën për herë të parë në Tiranë, në kohën që Z. Rama ishte kryetar bashkie. Çfarë mbani mend nga ai koncert?”

Mbaj mend që pasi përfunduam pjesën tonë, gjysma e stadiumit u zbraz. Pra, shumica kishin ardhur për ne.

“Tashmë jeni një grup legjendë në viset shqiptare dhe më tej : sa e vështirë është të jeni një TORNADO ?”

A jemi apo jo një Tornado, sigurisht do të na e thotë publiku. Me qejf, do të ishim.

/Konica.al/

Kryetari i Rahovecit pret në takim mërgimtarët nga Austria

0

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka pritur mërgimtarët nga Austria, Dr. Sabedin Mustafa dhe Latif Krasniqi, të cilët jetojnë e punojnë në Austrinë e Epërme.

Në bisedë me ta, kryetari Latifi foli për sfidat e pushtetit lokal dhe punët që janë duke u realizuar në interesin e përgjithshëm shoqëror. Ndër të tjera nga mërgimtarët kërkoi organizim më të mirë të diasporës, duke kontribuuar në këtë mënyrë edhe për vendlindjen.

Dr. Sabedin Mustafa, i lindur dhe i rritur në fshatin Potoçan i Ulët, është specialist i mjekësisë familjare dhe traumatolog, i cili me investimet e veta ka arritur të hapë ordinancën private, duke i shërbyer komunitetit vendas, por edhe bashkatdhetarëve të tij në Austrinë e Epërme.

“Shembujt si i juaji, i nderuar doktor Mustafa, na bëjnë krenar dhe ne ndjehmi mirë që kemi njerëz të tillë që na e përmirësojnë imazhin tonë jashtë vendit, shtoi kryetari Latifi. Ne kemi dëgjuar për punën dhe përkushtimin tuaj për komunitetin shqiptar, prandaj edhe kam vendosur që kohë më parë t’ju ndaj mirënjohje të merituar për punën e bërë. Besoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të komunikojmë dhe të përpiqemi që së bashku të ndikojmë për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në vendin tonë”, tha ndër të tjera kryetari Latifi, duke e falënderuar Dr. Mustafën për përkushtimin dhe arritjet e tij profesionale.

Ndërsa Dr. Sabedin Mustafa tha se ai nuk është duke bërë asgjë më shumë se sa duke kryer obligimin e tij si qytetar ndaj bashkatdhetarëve, si dhe duke ndihmuar që vendi ynë të ketë imazh të mirë në vendet Perëndimore. /PrizrenPress.com/

Zyrtare: Marchisio largohet nga Juventusi

0

Mesfushori italian ka ndërprerë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

Claudio Marchisio mbyll bashkëpunimin me Juventusin, skuadër me të cilën ka luajtur pothuajse gjatë gjithë karrierës.

Bardhezinjtë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, shkruan se Marchisio, pas një historie 25-vjeçare me kampionët në fuqi të Italisë ndërpret në mënyrë konsensuale kontratën, për ta vijuar karrierë diku tjetër.

32-vjeçari i është bashkuar skuadrës së parë të Juventusit në vitin 2005 dhe vetëm për një sezon (2008-2009), luajti i huazuar tek Empoli.

Me fanellën bardhezi është aktivizuar në 294 ndeshje të Serisë A, duke shënuar 33 gola.

Marchisio ka fituar me Juventusin shtatë tituj të Serie A, katër Kupa Italisë dhe tri Superkupa. Ai po ashtu ka qenë pjesë e ekipit në dy finalet e humbura në Ligën e Kampionëve, fillimisht nga Barcelona (1-3) dhe dy vite më pas nga Real Madridi (1-4).

Suharekë, fillon pastrimi i mbeturinave pas vërshimeve

0

Kompania Regjionale për Mbeturina “Eko Regjioni” ka filluar punën me pastrimin e mbeturinave nw Suharekë që kanë sjellë ujërat e shiut që ra një natë më herët.

Sipas një njoftimi të komunës, kjo kompani po pastron fillimisht rrugën kryesore të qytetit për të vazhduar më pastaj edhe rrugët tjera lokale, aty ku ka nevojë.

Menaxheri i kësaj Kompanie Tahir Kolgeci, së bashku me punëtorë është pjesë e këtij pastrimi duke u munduar që sa më shpejt të krijoj një ambient të mirë dhe lëvizje të lehtë për qytetarët.

Kryetari i Komunë së Suharekës, Bali Muharremaj në orën 8:00 të ditës së sotme ka ftuar në takim urgjent drejtorët e drejtorive komunale ku kanë dhënë raport secili për sektorin e tyre me rastin e vërshimeve të djeshme që ndodhën në komunën e Suharekës.

“Kryetari ka kërkuar nga të gjithë të jenë në dispozicion të kërkesave të qytetarëve dhe të vazhdojnë të jenë në terren për të parë nga afër situatën dhe të angazhohen që ta bëjnë sanimin e gjendjes sa më shpejt”, njofton komuna përmes Facebook-ut.

Ekipi i KALLXO.com dje ka qëndruar në Suharekë, pas vërshimeve që përfshin 50 për qind të fshatrave të kësaj ane.

Si pasojë e gjendjes së rënduar 8 persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Valverde: Messi mund të luajë si mesfushor

0

Kapiteni i ri i Barçës mund të luajë në një pozitë tjetër duke filluar nga ky stinor.

Në sezonin e ri që fillin këtë fundjavë, mund ta shohim Lionel Messin një nëj pozitë tjetër.

Ylli argjentinas mund të luajë si mesfushor-sulmues.

Largimi i Andres Iniestas ka lënë hapësirë të madhe në mesfushën e Barçës, dhe duke parë aftësitë e Messit ai duket si zëvendësuesi ideal i spanjollit.

Një gjë të tillë është duke e menduar edhe trajneri i Barçës, Ernesto Valverde i cili ka pohuar se është një avantazh i madh që argjentinasin mund ta vendos në çdo pozitë të fushës.

“A mund të luajë Messi si mesfushor? Është e mundur. Ne e dimë aftësinë e tij për t’u tërhequr dhe të marrë topin në mesfushë”.

“Nëse Messi luan jashtë ose në mes, është gjithnjë një avantazh për ne. Kjo është se si kemi filluar përpara sezonin e ri, ne do të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, theksoi Valverde.

Kurbeti po lë shkollën pa nxënës në Lugishtë të Hasit

0

Ditët e gushtit në Lugishtë të Hasit duken më të nxehta se në vendet e tjera, sepse vetë relievi i këtij fshati jep premisa të gurit të Hasit të nxehtë. Kryetari i këtij fshati, Bekim Nerjovaj thekson për “Kosova Sot” se fshati ka rreth 400 shtëpi, kurse numri i banorëve është mbi 3500. Por, që fatkeqësisht banorët rezidentë janë më pak se 2100. “Të tjerët janë të degdisur anekënd botës për të mbijetuar e për të bërë jetë kurbeti. Të njohur janë furrtarët e këtij fshati si edhe të gjithë hasjanët”, është shprehur ai.

Tash trashëgimtari i Teqesë së Shejh Salih Muçajt të njohur si një atdhetar i përbetuar për liri të Kosovës, i biri i tij Shejh Xhemjali Muçaj, po atë traditë të dashurisë për atdhe në këtë fshat e më gjerë e kultivon si një dashuri ndaj banorëve. Prandaj, ai këtë verë ka dhënë mjete të konsideruara edhe për rrjetin e ujësjellësit në këtë fshat. Banorët e fshatit dikur furnizoheshin me ujë të pijshëm nga kroi i fshatit. Por, tash KRU”Gjakova” ka arritur të ndihmojë këtë fshat për të furnizuar së paku banorët e me ujë të pijshëm.

Shkolla pas lufte kishte mbi 600 nxënës, tani ka 420

Fshati Lugishtë ka edhe shkollën e plotë nëntëvjeçare. Kryetari i fshatit Bekim Nerjovaj tregon se pas lufte kjo shkollë kishte 608 nxënës, kurse tani numri i nxënësve është reduktuar në vetëm 420 nxënës. “Kjo ka ndodhur për faktin se shumica e familjeve tashmë, pos punëve që po bëjnë në kurbet, po i marrin edhe fëmijët e tyre atje. Prandaj, numri i nxënësve është reduktuar, kurse për fat të keq parametrat tonë po tregojnë se edhe më shumë ky numër mund të reduktohet. Por, ajo që i dhemb tashmë këtij fshati është fakti se banorët kanë ngritur shtëpi të bukura, por fatkeqësisht kurbeti shumë prej këtyre shtëpive, mbi 40 për qind, i kanë lënë nën ndry të mbyllura”, është shprehur ai.

Rikthehet veshja e Hasit në gazmendet tona

Plaku Gigollaj nga fshati Lugishtë pohon se tashmë duhet të veçojmë se ka filluar rikthimi i veshjeve të dikurshëm në dasmat tona. ” Katundi ynë ka një pasuri të madhe të trashëgimisë kulturore. Kjo trashëgimi i përket gjuhës, librit , folklorit, por mjerisht ne nuk kemi një zyrë, e cila do të merrej dhe kujdesej për trashëgiminë tonë kulturore. Ajo nuk duhet lënë në harresë. Ajo duhet të jetojë me brezat. Mirëpo, pas angazhimit tim këto veshje kanë filluar të përdoren në ç’do ngjarje, në ç’do manifestim”, është shprehur ai. Sipas tij, veshja ka identifikuar edhe fisin, ku ata kanë jetuar.

“Unë mundohem që ta ruaj dhe ta kompletoj në mënyrë sa më origjinale, me qëllim që të mos tjetërsohet, por të ruaj origjinalitetin e saj. Gjithmonë apeloj të ruajmë traditën. Veshjet tona janë të rënda për t’u punuar edhe të shtrenjta, por tash, siç duket, janë vetëdijesuar dhe ato po rikthehen. Dasmat tashmë kanë kaluar në moderne, po bëhen në bankete e salla, por veshjet janë tradicionale, ka edhe të atilla që ende po bëhen në bazë të traditës së lashtë”, ka theksuar ai. Gigollaj ka një ankesë në Qeverinë e Kosovës, sepse nuk e ka të duhur mbikëqyrjen për familjet e dëshmorëve, të veteranëve të luftës.

Ne kemi shumë atdhetarë që për këtë troje derdhen gjakun. Por, duhet të shtohet kujdesi për ata”, theksoi ai.

(Kosova Sot)

Willian me marrëveshje të re

0

Yllit të Chelsea-s, Willian, do t’i ofrohet një kontratë e re dyvjeçare me rritje page, sipas raportimeve të The Sun.

30 vjeçari nga Brazili ishte gjatë kësaj vere cak i rivalëve si Manchester United dhe Barcelona, por është gati që ta zgjasë qëndrimin e tij në Stamford Bridge.

Në kontratën aktuale, ish-futbollisti i Shakhtar Donetsk përfiton 120 mijë funte në javë, ndërkaq kjo marrëveshje skadon më 2020.

Kurban Bajrami të martën

0

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës nka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është të martën më 21 gusht

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe nis në orën 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Bahri ef. Sejdiu ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Kurban–Bajramit falet në ora 06:25 të cilit do t’i prij Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 21 gusht 2018, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00, transmeton Klan Kosova.

Greva e autobusëve në Prizren, shoqërohen në polici disa persona

0

Greva e operatorëve transportues të linjës Prizren-Prishtinë ka vazhduar edhe sot, madje disa prej grevistëve janë shoqëruar në polici.

Ata janë duke protestuar pasi që Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim që vetëm një operatori transportues t’i lejohet kalimi në autostradë.

Sami Gavazaj nga Shoqata e Transportuesve Privatë, Kosova e Lirë, ka thënë që nuk do ta ndërpresin grevën në rast se nuk arrihet marrëveshje me organet përkatëse.

“Na ka marrë policia në stacion. Kemi pasë një grevë të qetë, jemi ulur”, ka thënë Gavazaj për klankosova.tv.

“Ka pasë njerëz të arrestum në mëngjes”.

Ai po ashtu tha se disa përfaqësues të grevistëve kanë shkuar në mbledhje me Ministrinë e Transportit ashtu siç edhe ishte paraparë.

Në anën tjetër, nga Policia e Prizrenit është konfirmuar se disa nga grevistët janë dërguar në stacion policor për t’u intervistuar.

“Kam informata që janë marrë për intervistë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha./klan kosova/

Prizren: 700 euro gjobë dhe konfiskim malli për të pandehurin që deshi t’i ikte doganimit

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale S.M. nga Mamusha për shkak se ka kryer veprën penale shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

I akuzuari S.M., është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Dënimi, me pëlqimin e të akuzuarit, zëvendësohet me gjobë në shumën prej 700 euro, si dhe marrjen-konfiskimin e 39.712 litra vaj hidraulik,1.155 litra vaj dhe 7.990 poqa elektrik 100W si objekt i veprës penale.

S.M., më 04.05.11.2013, në Mamushë , me qëllim që vetës apo personit tjetër t’i mundësojë shmangie nga pagesa e tarifave tatimore mallin që e bartte.