Zyrtare: Marchisio largohet nga Juventusi

Mesfushori italian ka ndërprerë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

Claudio Marchisio mbyll bashkëpunimin me Juventusin, skuadër me të cilën ka luajtur pothuajse gjatë gjithë karrierës.

Bardhezinjtë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, shkruan se Marchisio, pas një historie 25-vjeçare me kampionët në fuqi të Italisë ndërpret në mënyrë konsensuale kontratën, për ta vijuar karrierë diku tjetër.

32-vjeçari i është bashkuar skuadrës së parë të Juventusit në vitin 2005 dhe vetëm për një sezon (2008-2009), luajti i huazuar tek Empoli.

Me fanellën bardhezi është aktivizuar në 294 ndeshje të Serisë A, duke shënuar 33 gola.

Marchisio ka fituar me Juventusin shtatë tituj të Serie A, katër Kupa Italisë dhe tri Superkupa. Ai po ashtu ka qenë pjesë e ekipit në dy finalet e humbura në Ligën e Kampionëve, fillimisht nga Barcelona (1-3) dhe dy vite më pas nga Real Madridi (1-4).

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit