19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 4669

AAK në Prizren: Vërshohet Anadrinia – qytetarët ankohen, komuna fle

0

Dega e AAK-së në Prizren, nëpërmjet një reagimi për media, shpreh shqetësimin në lidhje me gjendjen në disa fshatra të Anadrinisë: Piranë, Zojzë, Medvec, Smaq dhe Velezhë.

“Uji ka vërshuar këto fshatra, ndërsa ndonëse banorët  kanë kërkuar e po kërkojnë ndihmë nga institucionet përgjegjëse askush nuk i përgjigjet kërkesës së tyre”, thuhet në reagimin e AAK-së, përcjell PrizrenPress.

“Personat përgjegjës të këtyre fshatrave kanë provuar tërë kohës të kontaktojnë me personat përgjegjës të Komunës por ata nuk ua kanë hapur telefonin.”

“E kotë ka qenë përpjekja për ndihmë nga Komuna gjatë tërë natës. Uji ka hyrë edhe brenda shtëpive”.

“Zyrtarët Komunal sigurisht disa kanë ik në Prishtinë ku e kanë vendqëndrimin e disa janë ‘dehur’ nëpër dasma dhe kanë mbyllur telefonat.”

“Zyrtarët Komunal, me papërgjegjësinë e tyre po dëshmojnë se pos që janë të paaftë, janë edhe të pa interesuar që t’iu  dalin në ndihmë qytetarëve.”

“Dega e AAK-së në Prizren kërkon reagim urgjent të institucioneve përgjegjëse në këto fshatra”./PrizrenPress.com/

Pamje të tmerrshme nga vërshimet në Suharekë

0

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Suharekës.

Veç në qytet, dëme të mëdha ka pasur edhe në fshatrat e kësaj komune.

Më poshtë mund të shikoni disa fotografi:

Image
Image
Image
Image

(kOSOVA sOT)

Kanoset një femër në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se i njëjti kishte kanosur verbalisht një femër.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Në Restelicë të Dragashit shkruhen grafite me përmbajtje nacionaliste

0

Policia raporton se në fshatin Restelicë të Dragashit në hyrje të fshatit në murin e tunelit, persona të panjohur kanë shkruar grafite në gjuhen serbe me disa përmbajtje.

Policia nuk jep detaje për përmbajtjen e grafiteve por rastin e cilëson si nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, është iniciuar lënda e rastit dhe është duke u hetuar. /PrizrenPress.com/

Shpërthen ylli i Realit: “Mos u sillni sikur s’ka ndodhur asgjë me Ronaldon”

0

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi është marrë me shumë qetësi te Los Blancos, që sillen se kanë mbetur vetëm me një lojtar më pak, e jo pa njeriun që i garantonte 50 gola në sezon dhe që ka shkruar histori përgjatë 9 sezoneve në “Santiago Bernabeu”.

Se Ronaldo i mungon Realit, u vërtetua mbrëmë në Superkupën e Evropës kundër Atletico Madridit, ku Madridi me të vërtetë kishte nevojë për CR7, pasi humbi 4-2.

Sido që të jetë, jo të gjithë kanë preferuar heshtjen e të mos flasin seriozisht për Ronaldon.

Është mesfushori brazilian, Casemiro, ai i cili e ka pranuar se Reali ka humbur shumë dhe është tjetër ekip pa Cristianon.

Casi ka kërkuar në njëfarë mënyre nga shokët e skuadrës që mos të sillen sikur është larguar vetëm një lojtar, pasi bëhet fjalë për njeriu që ka realizuar 450 gola në 438 ndeshje – liderin e Realit për 9 vite.

“Sigurisht që kemi humbur shumë me largimin e Cristianos, por tashmë është e kaluar. Megjithatë, ne nuk mund të sillemi sikur s’ka ndodhur asgjë: Cristiano do t’i mungonte çdo ekipi…”, u shpreh Casemiro.

Ai foli edhe për ardhjen e mundshme të lojtarëve të rinj, pas humbjes nga Atletico Madridi.

“Nuk mund të themi se kemi ekip të mirë apo të keq vetëm për shkak të rezultatit, me nënshkrime merren ata lart”, deklaroi Casemiro.

Ronaldo kaloi nga Reali te Juve këtë verë për më shumë se 100 milionë euro.

Raportohet se ndarja erdhi për shkak të probelmeve të portugezit me numrin një të klubit, FLorentino Perez. /Insporti.com/

Kryetari i Suharekës: Komuna do të veprojë me të gjitha mekanizmat pas situatës së krijuar nga reshjet

0

Suhareka mbrëmë gjatë natës ka qenë e vërshuar pas reshjeve të dendura të shiut.

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka thënë sot se fatmirëissht s’ka pasur humbje jete me gjithë situatën e rënduar, përcjell Klan Kosova.

“Qyteti dhe shumë fshatra natën e kaluan nën ankth nga vërshimet. Megjithatë ishim me fat që humbjet i patëm vetëm materiale”, ka thënë ai përmes Facebook.

“I falënderoj qytetarët, zjarrfikësit, policët dhe të gjitha ekipet tjera emergjente që bashkë deri në orët e mëngjesit qëndruam për ta tejkaluar këtë”.

“Institucionet komunale do të veprojnë me të gjitha mekanizmat për t’iu kthyer normalitetit”.
Image may contain: car and outdoorImage may contain: one or more people, car and outdoor

 

Perëndimit nuk i konvenon që ta lërë Turqinë në duart e Rusisë dhe Iranit

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deri më tani ka rezistuar ndaj presionit për të zbatuar ortodoksinë monetare dhe fiskale, duke zgjedhur në vend të kësaj të godasë tregjet financiare dhe SHBA-në. Ai ka sugjeruar se ka një komplot global që synon të shkatërrojë arritjet politike dhe ekonomike të Turqisë Deri tani këtë vit, monedha kombëtare e Turqisë, lira, ka rënë gati 40% kundrejt dollarit amerikan. Marrëdhëniet midis dy vendeve arritën një pikë të ulët të premten, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, miratoi dyfishimin e tarifave mbi çelikun dhe aluminin turk në përgjigje të refuzimit të Turqisë për lirimin e Andrew Brunson-it, një predikuesi amerikan i cili është nën arrest shtëpie në Turqi dhe që po përballet me akuza për terrorizëm. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deri më tani ka rezistuar ndaj presionit për të zbatuar ortodoksinë monetare dhe fiskale, duke zgjedhur në vend të kësaj të godasë tregjet financiare dhe SHBA-në. Ai ka sugjeruar se ka një komplot global që synon të shkatërrojë arritjet politike dhe ekonomike të Turqisë. Deri më tani, popullariteti i tij i brendshëm ka qenë në rritje, pasi ai apelon te ndjenja anti-SHBA (dhe gatishmërisë për të besuar në teoritë e konspiracionit) që ekziston te shumica e popullsisë turke. Përgjigjja kokëfortë e Erdoganit ndaj rënies ekonomike të Turqisë ka ngjashmëri me reagimet populiste të presidentit venezuelas Nicolás Maduro, në vend se me qëndrimin miqësor ndaj tregut të presidentit argjentinas, Mauricio Macri.

Turqia do të humbasë çdo luftë që zgjedh me Nju- Jorkun, Londrën, Singaporin dhe bastionet e tjera të financave Turqia, ndryshe nga Argjentina, nuk duket e gatshme të kthehet kah Fondi Monetar Ndërkombëtar për të shmangur rënien financiare, as për të ndrequr marrëdhëniet me Uashingtonin. Presidenti turk duket se po dyfishon sfidimin ndaj SHBA-së dhe tregjeve financiare globale – dy kundërshtarë të frikshëm. Sipas të gjitha gjasave, Turqia do të humbasë çdo luftë që zgjedh me NjuJorkun, Londrën, Singaporin dhe bastionet e tjera të financave – përveç nëse deklarohet një armëpushim. Dhe rënia e lirës do të përkthehet në një shkatërrim financiar dhe ekonomik për Turqinë. Ndërsa të zhvillohet ky proces, ai ka gjasa të dëmtojë pozitën e brendshme të Erdoganit, madje edhe në mesin e përkrahësve të tij më të përkushtuar ideologjikë, dhe ta rritë paqëndrueshmërinë politike. Por, rezultati do të jetë një çështje e gjatë, e zgjatur dhe e ndërlikuar që mund të nxisë ndërhyrjen ushtarake në politikë dhe të gjenerojë pasoja përtej kufijve të Turqisë. Turqia ndoshta nuk do ta shikojë më SHBA-në si një partner të besueshëm dhe aleat strategjik.

Asnjë skenar nuk mund të neglizhohet Kushdo që përfundon duke udhëhequr vendin, një Turqi e plagosur ka shumë mundësi të kërkojë të zhvendosë qendrën e gravitetit larg Perëndimit dhe drejt Rusisë, Iranit dhe Eurazisë. Kjo do ta bënte Turqinë më pak në përputhje me objektivat amerikane dhe evropiane në Lindjen e Mesme, që do të thotë se Turqia do të kërkonte të kishte një politikë më të pavarur të sigurisë dhe të mbrojtjes. Në rrethana ekstreme, mund të mendohet edhe për dalje nga NATO dhe për përfundim – ose ndryshim rrënjësor – të bashkimin doganor me BE-në. Asnjë skenar nuk mund të neglizhohet nëse ndodh më e keqja dhe trazirat politike dhe ekonomike lënë një shkatërrimin të madh në një vend të rëndësishëm gjeopolitik, si Turqia. Duke pasur parasysh rezultatin e mundshëm katastrofal, do të ishte shumë e arsyeshme që Perëndimi të përgatiste një paketë ambicioze për të zbutur pasojat e cunamit financiar dhe për të siguruar që Turqia të mos dalë nga normat dhe institucionet perëndimore. Ambiciet e pranimit të Turqisë në BE duhet të ringjallen urgjentisht për të inkurajuar reformat liberalizuese. Përndryshe, Perëndimi do ta paguajë një çmim të rëndë për humbjen e një vendi të tillë të rëndësishëm si aleat.

Gjendje emergjente në Suharekë, përmbytet e tëra nga vërshimet (Foto)

0

Reshjet e mëdha të shiut kanë vërshuar mbrëmë Komunën e Suharekës.

Gjendja në këtë komunë për momentin është jashtëzakonshme, pasi që, shumë shtëpi e objekte janë përmbysur nga shiu, duke përfshirë këtu edhe vet objektin e komunës së Suharekës.

 

 

Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje nga shtëpia e tij ku thotë se i gjithë kati i parë i është përmbytur nga uji.

Ai ka sqaruar se niveli i ujit ka rënë paksa në mëngjes, porse dëmet janë të konsiderueshme.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtari për Informim në këtë komunë, Rinor Zyrapi,  i cili në një prononcim për Indeksonline ka thënë se qytetarë nga të gjitha fshatrat kanë kërkuar ndihmë për shkak të përmbytjeve dhe se ata ende po vazhdojnë të lajmërohen.

“Ka pasur vërshime në gjithë territorin e Suharekës. Banorë të shumtë nga të gjitha fshatrat po lajmërohen për dëmet që i ka shkaktuar shiu. Edhe objektin e Komunës së Suharekës e ka kapluar uji. Pra, për momentin gjendja është emergjente, dhe komuna është duke pritur që të formojë një ekip emergjent”, ka thënë Zyrapi.

Më tej ai ka thënë se kryetari, Bali Muharremaj ka qëndruar gjatë tërë natës në teren për t’u njoftuar për së afërmi me dëmet që kanë shkaktuar vërshimet.

Muharremaj iu ka bërë thirrje ekipeve emergjente nga Regjioni i Prizrenit që tu dalin në ndihmë në tejkalimin e kësaj situate të vështirë nga vërshimi i ujit.

“Qyteti është bllokuar nga uji, ndërkohë në shumë fshatra ka dëme materiale. Me ndihmën e Zotit, duke qenë bashkë njëri-tjetrit shpresojmë ta tejkalojmë këtë sfidë bashkë”, ka thënë Muharremaj.

Indeksonline ka mësuar se deri më tani në ndihmë autoriteteve lokale në Suharekë iu kanë dalë vetëm ekipet emergjente nga Malisheva./Indeksonline/

Bomba me sahat e tregut turk

0

Shkruan: Jim O’Neill

Për vëzhguesit veteranë ekonomikë, problemet e Turqisë janë pothuajse një rast shkollor i një dështimi të tregut në zhvillim. Në fund të fundit, jemi në gusht dhe, në vitet e 1990-ta, zor se mund të kalonte një vit pa ndonjë lloj krize financiare gjatë verës V aluta në rënie e Turqisë dhe kushtet e përkeqësuara financiare u japin besim, të paktën disa njerëzve, me idenë se “një krizë është një gjë e tmerrshme për të humbur”. Unë mendoj se shumë politikanë perëndimorë, në veçanti, nuk janë plotësisht të pakënaqur për gjendjen e vështirë të Turqisë. Për vëzhguesit veteranë ekonomikë, problemet e Turqisë janë pothuajse një rast shkollor i një dështimi të tregut në zhvillim. Në fund të fundit, jemi në gusht dhe, në vitet e 1990-ta, zor se mund të kalonte një vit pa ndonjë lloj krize financiare gjatë verës. Por, Turqia ka një deficit të madh dhe të vazhdueshëm të llogarisë rrjedhëse dhe një lider luftarak i cili nuk e kupton – ose refuzon të pranojë – se politikat e tij populiste ekonomike janë të paqëndrueshme. Për më tepër, Turqia është bërë gjithnjë e më e varur nga investitorët e huaj (dhe ndoshta edhe nga disa investitorë të pasur vendas). Duke pasur parasysh këta faktorë me zhvillim të zgjatur, tregjet kanë supozuar që Turqia është nisur drejt një krize të monedhës. Në fakt, shqetësimet e tilla ishin të përhapura që nga rënia e vitit 2013, kur isha në Stamboll për të intervistuar drejtuesit e biznesit dhe financave për një seri të “Radio BBC” për ekonomitë në zhvillim. Në atë kohë, tregjet filluan të kishin frikë se normalizimi i politikës monetare dhe fundi i lehtësimit sasior në Shtetet e Bashkuara do të kishin pasoja të rënda globale. Që nga ajo kohë lira turke ka qenë duke flirtuar me fatkeqësinë.

Erdogani përfundimisht duhet të mbështesë disa nga politikat e tij joortodokse Tani që kriza më në fund ka ardhur, është popullata e Turqisë ajo që do ta mbajë barrën e saj. Vendi duhet të shtrëngojë në mënyrë drastike politikën e saj të brendshme monetare, të kufizojë huamarrjen e huaj dhe të përgatitet për gjasat e një rënieje të plotë ekonomike, gjatë së cilës kohë duhet të rindërtohet ngadalë kursimi i brendshëm. Udhëheqja e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan do t’i komplikojë gjërat dhe do t’i japë Turqisë ndonjë levë. Erdogan vazhdimisht ka marrë pushtetin kushtetues, duke zvogëluar atë të parlamentit dhe duke nënvleftësuar pavarësinë e politikës monetare dhe fiskale. Dhe përpos kësaj, ai duket se po kënaqet me një grindje eskaluese me administratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump lidhur me burgosjen e një predikuesi amerikan dhe blerjen e një sistemi rus të raketave S-400. MKjo është një zhvillim i rrezikshëm për udhëheqësin e një ekonomie në zhvillim, veçanërisht kur vetë Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një zgjerim fiskal të stilit Ronald Reagan që ka shtyrë Rezervën Federale (bankën qendrore) të SHBA-së për të ngritur normat e interesit më shpejt se sa që do të mund të pritej.

Duke pasur parasysh pamundësinë e një burimi të jashtëm të financimit, Erdogani përfundimisht duhet të mbështesë disa nga politikat e tij joortodokse. Supozimi im është se ne do të shohim një kthim në një politikë monetare më konvencionale, dhe ndoshta një kuadër të ri fiskal. Sa u përket levave të Turqisë në krizën aktuale, vlen të kujtojmë se vendi ka një popullsi të madhe dhe rinore, dhe kështu potencialin për t’u rritur në një ekonomi shumë më të madhe në të ardhmen. Ajo gëzon gjithashtu një pozitë të privilegjuar gjeografike në udhëkryqin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore, që do të thotë se shumë lojtarë të mëdhenj kanë një rol në sigurimin e stabilitetit të saj. Në të vërtetë, shumë evropianë ende mbajnë shpresën se Turqia do të përqafojë kapitalizmin e stilit perëndimor, pavarësisht nga dëmet që Erdogani i ka bërë ofertës së pranimit të vendit në Bashkimin Evropian. MNdër fuqitë rajonale, Rusia nganjëherë përmendet si një shpëtimtar i mundshëm për Turqinë. Nuk ka dyshim se Presidenti rus Vladimir Putin do të donte të përdorte krizën e Turqisë për ta larguar vendin edhe më larg nga aleatët e saj të NATO-s. Por, Erdogan dhe këshilltarët e tij do të gabonin thellë po të mendonin se Rusia mund të përmbushë pavlefshmërinë financiare të Turqisë. Një ndërhyrje e Kremlinit do të bënte pak për Turqinë dhe do të mund të përkeqësonte sfidat financiare dhe ekonomike të Rusisë. Dy klientët e tjerë potencialë janë Katari dhe, natyrisht, Kina. Por ndërsa Katari, një nga aleatët më të afërt të Gjirit të Turqisë, mund të ofrojë ndihmë financiare, ai nuk ka në fund të fundit mjete për ta tërhequr Turqinë nga kriza.

Gjëja e fundit që dëshiron Trump është një ekonomi e shkatërruar botërore Sa i përket Kinës, edhe pse nuk do të dëshironte të humbiste mundësinë për të rritur ndikimin e saj kundrejt Turqisë, nuk është stili i vendit për të hyrë në një situatë aq të paqëndrueshme, aq më pak të marrë përgjegjësinë për zgjidhjen e problemit. Rezultati më i mundshëm – siç po shohim në Greqi – është se Kina do t’i lëshojë kompanitë e saj për të ndjekur mundësitë e investimit pasi të qetësohet situata. mKjo do të thotë se shpëtimi ekonomik i Turqisë qëndron te aleatët e saj tradicionalë perëndimorë: SHBA-ja dhe BE-ja (veçanërisht Franca dhe Gjermania). Më 13 gusht, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se administrata Trump është duke përcjellë “shumë afër” përgjigjen e tregut financiar ndaj krizës së Turqisë. Gjëja e fundit që dëshiron Trump është një ekonomi e shkatërruar botërore dhe një tubim masiv i dollarit, gjë që do të dëmtonte ambiciet e tij të brendshme ekonomike.

Pra, një tregti klasike Trump ndoshta është në dispozicion për Erdgoanin, nëse ai është i gatshëm të vijë në tryezën e negociatave. Po kështu, disa prej bankave më të mëdha dhe më të brishta të Evropës kanë ekspozim të rëndësishëm ndaj Turqisë. Kombinoje këtë me krizën e vazhdueshme politike mbi migracionin, dhe keni një recetë për një destabilizim më të thellë brenda BE-së. Unë nuk mund të imagjinoj që udhëheqësit evropianë do të bëjnë sehir, ndërsa Turqia të implodojë në kufirin e tyre. Me gjithë retorikën e saj eskaluese, Erdogani mund të zbulojë së shpejti se ka pak zgjedhje, pos të braktisë politikat e tij izoluese dhe antagoniste të viteve të fundit. Nëse ai e bën një gjë të tillë, shumë investitorë mund të analizojnë vitin e ardhshëm, duke dëshiruar që ë kishin marrë disa lira, kur iu ishte dhënë rasti.

Komandant, raporton Zëvendësministri!

0

IMER MUSHKOLAJ

Është shumë tragjike, për të qenë komike sa kush paguhet nga paratë tona dhe mban post zëvendësministri. Çfarë mund të presësh nga të tillë që, në raportet e tyre të shkruara për gjynah, punë e llogaritin edhe dërgimin dhe pranimin e emailave, pjesëmarjen në mbledhjet e kabinetit qeveritar ose në festën e organizuar për Vitin të Ri? Natyrisht, jo të gjithë janë njësoj. Por, fatkeqësisht, injoranca mbizotëron.

Përderisa Hashim Thaçi gjatë gjithë këtyre javëve të fundit po vazhdon ekzibicionet politike dhe talljen me qytetarët, as Qeveria nuk po ia lëshon rrugën. Seriali tragjikomik me zëvendësministrat vazhdon. Raportet e shumë prej tyre, për punën tremuajshe, janë për gjynah. Shumë nga ata nuk dinë as të shkruajnë shqip si duhet. Çfarë mund të presësh nga të tillë, të cilët punë e llogaritin edhe dërgimin dhe pranimin e emailave, ose pjesëmarjen në mbledhjet e kabinetit të qeverisë? Çfarë mund të presësh nga të tillë, që punë e llogaritin edhe pjesëmarrjen në emisione televizive, madje edhe deklaratat e dhëna nëpërmjet telefonit për emisione në radio? Çfarë mund të presësh nga të tillë që punë e llogaritin edhe pjesëmarrjen në festën e organizuar me rastin e Vitit të Ri?

Natyrisht, jo të gjithë janë njësoj. Në mesin e armatës së zëvendësministrave ka njerëz kredibilë, të cilët e dinë pse janë në atë pozitë dhe përpiqen të kryejnë punë si duhet. Por, të tillët humbasin në detin pafund të injorancës e budallallëkut që ofrojnë, madje me shkrim, të dhjetëra e dhjetëra zëvendësministrave që kanë zënë pozita jo sipas meritokracisë, por sipas partiokracisë. Janë aty jo se kanë punë për të bërë, por sepse partia i ka deleguar për t’ua gjetur një vend të mirë pune si shpërblim për dëgjueshmëri e militantizëm. Janë aty për të shpenzuar buxhetin tonë kot, me shpenzime fillestare prej 1150 eurosh, sa e marrin pagën, pa llogaritur këtu shpenzime tjera, si makina e shoferë, mëditje e pagesa telefonash, drekash e darkash, vizitash brenda e jashtë shtetit. Shumë tragjike, për të qenë komike. Shumë e dhimbshme, për të të ardhur të qeshësh.

* * *

Numri i madh i zëvendësnministrave, shumica kot, shpërfaq mentalitetin qeverisës të kabinetit të uhdëhequr nga Ramush Haradinaj. Rehato sa më shumë njerëz në poste, emëro ministra e zëvendës të tyre, emëro koordinatorë, emëro këshilltarë e çka jo tjetër – sepse, siç thuhej, do të ishte qeveri e punëve të mëdha. Por, po del të jetë qeveri jo e punëve, por e shpenzimeve të mëdha.

Është mëkat sa kush në qeveri merr rroga të majme nga paratë tona. Mjafton të lexohen raportet e zëvendësministrave dhe të shihet gjithë padituria dhe paaftësia e shumë prej tyre. Njerëz që nuk dinë të shkruajnë shqip as në nivelin e një nxënësi të shkollës fillore, përpiqen të tregojnë se si i kanë kaluar tre muaj ditë në post. Ka nga ta që punë e llogaritin edhe pjesëmarrjen në mbledhjet e qeverisë, madje edhe takimet me shefat e tyre ministra. Të vjen gërdi teksa lexon raportet e atyre që nuk e dinë çfarë pune bëjnë e duhet të bëjnë. E vetmja gjë që dinë është se janë në ato poste për të përfituar financiarisht dhe të tjera privilegje. Kaq.

Të vjen gërdi teksa lexon në raporte se disa nga ta ende nuk po arrijnë të vendosin komunikim me ministrat e tyre. Si të punojnë dhe çfarë të punojnë, kur nuk flasin me shefat e tyre?

Siç të vjen të plasësh kur sheh armatën e këshilltarëve në zyrën e kryeministrit, shumë nga të cilët janë aty për arsye të njëjta si shumë zëvendësministra – jo për të këshilluar, por për të përfituar. Për të përfituar nga qeveria e shpenzimeve të mëdha.

* * *

Kallxo.com që po publikon raportet e zëvendësministrave të Qeverisë Haradinaj, dosjen e raporteve e ka quajtur “Ushtarët” e Gjeneralit. Vetëm për pagat e këtyre “ushtarëve”, qytetarët e Kosovës paguajnë miliona euro në vit. Plus miliona të tjerë paguhen për shpenzimet shtesë të tyre.

Në këtë rast gjenerali është kryeministri, i cili kishte premtuar një qeverisje ndryshe, por se që në fillim u pa se nuk dallonte nga të tjerat, përkundrazi, degradoi edhe më shumë sa i përket numrit të madh të ministrave, zëvendëskryeministrave, këshilltarëve, zëvendësministrave, koordinatorëve…

Raportet e “ushtrisë” së zëvendësministrave po shpërfaqin mënyrën se si funksionon kabineti qeveritar megaloman. Haradinaj do të ishte mirë që, për fillim, shumicës së zëvendësministrave t’u organizojë kurse të gjuhës shqipe. Në vend se t’i këshillojë gazetarët të shkollohen e mësojnë më shumë, do të ishte mirë që zëvendësministrat e tij të paktën të mësojnë të shkruajnë shqip. Në këtë mënyrë, edhe qytetarët e Kosovës do ta kishin më të lehtë t’i kuptojnë raportet e tyre. Do ta kishin më të lehtë të kuptojnë se çfarë pune bëjnë njerëzit që ua shterrin buxhetin për t’i qeverisur – çfarë pune bën “ushtria” e gjeneralit të “punëve të mëdha”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/oped/komandant-raporton-zevendesministri-567361/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright