24.5 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 4680

Fluks dhe pritje të gjata, segmenti Morinë-Kukës problematik për udhëtarët

0

Numri i pushuesve që kalojnë pikën kufitare të Morinës ka qenë shumë i madh  këtë fundjavë.

Në 24 orët e fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë rreth 20 mijë udhëtarë.

Situata solli vështirësi në qarkullimin rrugor. Në segmentin Morinë-Kukës, pranë Urës së Uzinës ku po punonet për ndërtimin e urave të tjera drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të presin gjatë për të kaluar.

Ndërkohë shoferët, ata të ardhur nga Kosova, ankohen për rrugën e amortizuar dhe bëjnë thirrje për të marrë masa urgjente.

Gashi: Rinia kosovare, faktor paqe e sigurie në regjion

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditës Ndërkombëtare të Rinisë mori pjesë në panel diskutimi “Roli i rinisë në ndërtimin e paqes dhe sigurisë”

Ministri Gashi tha se “Me pjesëmarrësit e kësaj konference u pajtuam që roli i të rinjve në ndërtimin e paqes dhe sigurisë është esencial dhe shumë i rëndësishëm, prandaj edhe duhet të krijojmë hapësirë dhe mekanizma ligjorë e rinorë të cilët do të kontribuojnë për paqen e sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë”

Ministri Gashi tha se është shumë shqetësuese pjesëmarrja e të rinjve kosovarë në luftëra apo konflikteve të huaja. Të rinjtë tanë shpesh herë kanë rënë pre e thirrjeve të ndryshme, ne jemi të shqetësuar. Edhe këtu duhet të vendosen mekanizma parandalues dhe në këtë kontekst kemi bërë thirrje për projektet që kanë qëllim vetëdijesimin e të rinjve për të mos qenë pre e thirrjeve për pjesëmarrje në luftëra” ka thënë Gashi.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur të ndryshojë kornizën ligjore dhe programin për vitin 2019, që të përfshijë strategjinë për projektet rinore.” Jemi të interesuar që programet tona t’ua përshtatshim kërkesave dhe nevojave te të rinjve. Ne do të jemi bashkë si komunitet rinor, institucionet që këtë ndryshim ta bëjmë të mundshëm dhe lehtë të realizueshëm“ ka thënë ministri Gashi.

Ndërkaq, Arianit Jashari, përfaqësues i të rinjve të Kosovës në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Tiranë (RYCO), ka thënë se “Ne duhet fillimisht të ndryshojmë dhe të fuqizohemi, e pastaj të dalim në nivel rajonal. Ky ligj do të definojë qartë mekanizmat dhe institucionet, shpresoj që me të rinia do të trajtohet si faktor mjaft i rëndësishëm në politikë. T’i jepet më shumë hapësirë rinisë, që strategjia që hartohet të jetë zëri i tyre”. /PrizrenPress.com/

Kapen me drogë dy persona në Marash të Prizrenit

0

Të shtunën në Prizren, janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër pasi që gjatë kontrollit te ta janë gjetë dhe konfiskuar një sasi të dyshuar e substancave narkotike të llojit marihuanë me peshë 6.93 gram dhe dy tableta të cilat dyshohet se janë narkotik të llojit ekstazi.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Marash”, shkruan PrizrenPress.

Sic bën të ditur Policia, pas intervistimit me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Ministri Gashi: Stadiumi meritë e MKRS-së dhe Fadil Vokrrit

0

 

Ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Kujtim Gashi ka mbajtur konferencë për media në Stadiumin e Prishtinë “Fadil Vokrri”

Gjatë kësaj konference ministri Gashi ka thënë së “I ftoj të gjithë sportdashësit dhe qytetarët që nesër të jenë në stadium dhe të festojmë në këtë ngjarje të madhe sportive, në këtë stadium që i plotëson kriteret e UEFA-s. ”U bëjë thirrje Dardanëve, Plisave dhe tifozëve të tjerë që të festojnë dhe ta ruajmë këtë pasuri, sepse kemi investuar si Qeveri e Kosovës dhe kemi qenë jashtëzakonisht të përkushtuar që stadiumi t’i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga UEFA. Është lojë testuese, por shumë e rëndësishme për sportin në Kosovë se nesër mund ta marrim dritën jeshile që në këtë stadium të zhvillohen edhe ndeshjet e tjera” ka thënë ministri Gashi.

Ministri Gashi tha se nesër është një moment historik dhe i veçantë pas një përkushtimi të madh të gjithë akterëve që kanë punuar në këtë drejtim po ashtu dhe një pune e madhe e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të investuar në njërin prej stadiumeve më të bukura të Kosovës.

“Nesër do ta shënojmë njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme në Kosovë, ky është një moment sa emocional edhe krenar për të gjithë neve që kemi qenë të përfshirë në këtë proces, Ky është një investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, një përpjekje e jona e vazhdueshme për të avancuar infrastrukturës sportive në vend tha ministri Gashi.

Gashi shprehu emocionet edhe falënderimet për legjendën e futbollit në Kosovë, të ndjerin Fadil Vokrri, dhe tha se “nëse ka individ që duhet të falënderohet në Kosovë për këtë vepër është i ndjeri Fadil Vokrri”.

Ministri Gashi theksoi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdon të investon ne sektorin e Sportit. “MKRS-ja do të fillojë me investime edhe në stadiumin ‘Adem Jashari’ për ta kthyer në stadium të kategorisë së katërt”. Ministri Gashi bëri të ditur se janë afër finalizimit të studimit të fizibilitetit për stadiumin kombëtar, i cili do të ndërtohet në Drenas.

Shkëlqimi neoklasik i shtëpisë së Destan Kabashit

0

“Kur ka qenë Destan Kabashi në udhëheqësi të Komunës, Prizreni ka qenë ndryshe. Shumë më i bukur e më i organizuar”. Me një shqipe që tingëllon turqisht, ky është komenti i një të moshuari prizrenas, që flet në shoqërim e sipër për të zbuluar shtëpinë e Destan Kabashit, aty diku në mes të rrugëve gjarpërore e të ngushta të asaj që së voni ka marrë epitetin e mbrohet me ligj si Zonë Historike.

Jo shumë larg Xhamisë Mezxhid, Kishës së Shën Premtes, Muzeut Arkeologjik e Kullës së Sahatit, e në mes të disa shtëpive monumentale, ajo e Destan Kabashit shkëlqen.

Më shumë se për ngjyrën e bardhë, të cilën e ka në fasadë, kështu ndodh për shkak të dekorimeve e detajeve që e shquajnë. Me një lëvizje të dorës së majtë, në të cilën e mban edhe një gazetë, në drejtim të shtëpisë është sinjali se ky është monumenti që po kërkohej. Burri që vazhdon rrugën e tij për në shtëpi merr me vete edhe nostalgjinë për një Prizren që s’është më. E objekti në të cilin aktualisht jeton vetëm një trashëgimtar i familjes është i mbyllur, shkruan Koha Ditore.

Shembull i organizimit hapësinor

Ata që kanë bërë përshkrimin nëpër monumente të Prizrenit nuk kanë pasur se si ta kalojnë shtëpinë e Destan Kabashit. Duhet cekur se ky prizrenas, veprimtar i njohur për historinë, i cili gjatë viteve 1908-1912 ka qenë edhe deputet në Parlamentin Osman, ndërtoi dy shtëpi. Që të dyja në fillim të shekullit XX. Tjetra ndodhet buzë rrugës që përshkon rreth Lumbardhit, fare pranë Urës së Rinisë. Edhe ajo është monument, brenda Zonës Historike të Prizrenit, siç është monument i veçantë edhe një çezme që ndodhet në oborrin e shtëpisë së parë. Kroi, që ka një vaskë dhe pllakë mermeri të bardhë të zbukuruar me motive florale, është sjellë nga Selaniku…

Suharekë: Ia vjedhin veturën në oborr

0

Një qytetar ka raportuar dje në Polici rastin e vjedhjes së veturës.

Sipas ankuesit, nga persona të panjohur gjatë natës i është vjedhur vetura në oborr të shtëpisë.

Rasti ka ndodhur në Suharekë.

Vetura është me tabela vendore.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, të cilat janë në kërkim të veturës. /PrizrenPress.com/

Prizren: Pas rrahjes gjuan me armë në ajër

0

Policia e Prizrenit ka arrestuar dje në mesditë një person, i cili pas një konflikti verbal ishte përfshirë në rrahje dhe më pas kishte gjuajtur në ajër me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lubizhdë.

Policia nga i dyshuari si dëshmi ka konfiskuar një pushkë automatike AK 47 me 22 fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja.

Dy persona tjerë, të cilët dyshohet se kishin qenë të përfshirë në rast, me një veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. /PrizrenPress.com/

Gashi: Rinia e Kosovës padrejtësisht po mbahet e mbyllur nga Evropa

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe organizatat “Access” dhe “Molla e kuqe” kanë mbajtur sot një performancë artistike me moton “Kosova është gati”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Ata kanë vendosur një puzzle në qendër të kryeqytet, në sheshin “Nëna Terezë” në formë të derës e cila u hap pasi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vendosi pjesën e fundit në të.

Dera ishte në formë të flamurit të Bashkimit Evropian dhe posa u hap të rinjtë kaluan përmes saj.

Përmes kësaj përformance organizatorët thanë se kanë dashur të i tregojnë Evropës se të rinjtë e Kosovës janë gati për të Evropë dhe po presin lirinë e lëvizjes së tyre.

Ministri Kujtim Gashi në fjalën e tij uroi rininë në ditën e tyre dhe tha se përmes këtij instalacioni duan t’i tregojnë Evropës se janë gati për në Evropë.

Sipas tij pas përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave është e padrejtë që rinia e Kosovës të jetë ende e mbyllur. Por Gashi përsëriti premtimin qeveritar se vizat do të liberalizohen këtë vit.

“Shteti i Kosovës, të rinjtë e Kosovës duhet t’i kenë dyert e hapura për në Bashkimin Evropian, dhe jam shumë i bindur që ky aktivitet sotëm koincidon edhe me kriteret dhe ato që shteti i Kosovës i ka plotësuar kushtet për t’i pasur dyert hapur në Bashkimin Evropian. Besoj që ky vit të jetë viti kur të rinjtë e Republikës së Kosovës që padrejtësisht kanë pasë probleme me lëvizjen e lirë, të jenë të lirë, të barabartë me të gjithë të rinjtë e Evropës”, tha ai. /Telegrafi/

Tërmete të shumta edhe gjatë natës në Shqipëri

0

Tërmeti i fuqishëm i pasdites së djeshme ka lënë pas tij edhe shumë lëkundje të tjera.

Kështu gjatë mbrëmjes së djeshme e deri në mëngjesin e sotëm toka në Shqipëri është lëkundur sërish.

Thuajse të gjithë tërmetet kanë pasur të njëjtën epiqendër, Bulqizën.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë natës kanë rënë të paktën 8 tërmete me magnitutë 2.4 gradë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave, që nga tërmeti i fuqishëm prej 5.1 ballësh kanë rënë të paktën edhe20 tërmete të tjera.

MKRS nis aktivitetet për Ditën e Rinisë

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka nisur ceremoninë zyrtare të hapjes së aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Aktivitetet po mbahen në Bulevardin Nëna Terezë, para objektit të Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Dita e Rinisë festohet më 12 gusht mbarë botën.