Gashi: Rinia e Kosovës padrejtësisht po mbahet e mbyllur nga Evropa

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe organizatat “Access” dhe “Molla e kuqe” kanë mbajtur sot një performancë artistike me moton “Kosova është gati”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Ata kanë vendosur një puzzle në qendër të kryeqytet, në sheshin “Nëna Terezë” në formë të derës e cila u hap pasi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vendosi pjesën e fundit në të.

Dera ishte në formë të flamurit të Bashkimit Evropian dhe posa u hap të rinjtë kaluan përmes saj.

Përmes kësaj përformance organizatorët thanë se kanë dashur të i tregojnë Evropës se të rinjtë e Kosovës janë gati për të Evropë dhe po presin lirinë e lëvizjes së tyre.

Ministri Kujtim Gashi në fjalën e tij uroi rininë në ditën e tyre dhe tha se përmes këtij instalacioni duan t’i tregojnë Evropës se janë gati për në Evropë.

Sipas tij pas përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave është e padrejtë që rinia e Kosovës të jetë ende e mbyllur. Por Gashi përsëriti premtimin qeveritar se vizat do të liberalizohen këtë vit.

“Shteti i Kosovës, të rinjtë e Kosovës duhet t’i kenë dyert e hapura për në Bashkimin Evropian, dhe jam shumë i bindur që ky aktivitet sotëm koincidon edhe me kriteret dhe ato që shteti i Kosovës i ka plotësuar kushtet për t’i pasur dyert hapur në Bashkimin Evropian. Besoj që ky vit të jetë viti kur të rinjtë e Republikës së Kosovës që padrejtësisht kanë pasë probleme me lëvizjen e lirë, të jenë të lirë, të barabartë me të gjithë të rinjtë e Evropës”, tha ai. /Telegrafi/

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit