23.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 4694

Pas të nxehtit, nisin shirat e stuhishëm në Gjermani

0

Pas disa ditëve të nxehtësisë së jashtëzakonshme, shirat e stuhishëm kanë nisur të shkaktojnë telashe në Gjermani.

Disa njerëz janë lënduar nga pemët e shkatërruara si dhe trafiku është rënduar dukshëm, transmeton portali arbresh.info.

Stuhia Nadine ka shkaktuar shira dhe erëra të forta në Gjermani gjatë së enjtes mbrëma. Erërat ishin më të forta rreth Hanoverit dhe përgjatë Detit Verior. Shpejtësia e erës në bregun verior goditi 140 kilometra në orë.

Udhëtimi u ndërpre dhe disa udhëtarë të bllokuar gjatë natës u ofruan strehim emergjent në karrocat e gjumit nga operatori hekurudhor Deutsche Bahn (DB).

Sot në Muzeun e Kosovës hapet ekspozita “Unë jam Shqiptar”

0

Sot, ora 17:00 në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës do të organizohet Ekspozita fotografike “Unë jam Shqiptar”.

Ekspozita, në të cilën do të merr pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të organizohet në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, dhe është pjesë e Kalendarit të Përbashkët Kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Ekspozita “Unë jam Shqiptar” ka për tematikë migracionin. /PrizrenPress.com/

Emery flet për sezonin e ri

0

Unai Emery ka folur para sezonit të ri.

Trajneri i Arsenalit beson shumë në skuadrën e tij, përcjellë “Lajmi.net”.

“Stili ynë me topin duhet të jetë protagonist, të bëjmë gjëra me kombinime, të kontrollojmë ndeshjen me pozicionimin e topit dhe pastaj, kur të kemi hapësirën, të jemi agresivë, duke shkuar përpara”, deklaroi Emery.

“Në mbrojtje: së pari duhet të organizohemi mirë, të mos e dorëzojmë topin shpejt. Në këto dy momente të ndeshjes ne duhet të punojmë, të themi se këtu në stërvitje është më e lehtë se ta bëjmë atë në fushë. Pra, kemi nevojë për kohë, por tani jam i lumtur, sepse mendoj se lojtarët po përmirësohen”.

Ne kemi nevojë për dy gjëra: lojtarë cilësorë, të cilët nuk na mungojnë, dhe pastaj organizim. Së bashku mendoj se mundemi të përmirësohemi, të fitojmë në rrugën tonë. E përsëris filozofinë tonë: organizohu, pastaj luaj”, shtoi ai.

Rrahje masive në Malishevë, dy të lënduar

0

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj.

Rasti ka ndodhur të enjten në Malishevë, shkruan shkruan PrizrenPress.

Siç bën të ditur Policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Simeone e merr vendimin e madh para sezonit të ri

0

Diego Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madrid.

Trajneri argjentinas tha që s’është koha të bashkohet me djalin e tij, Giovvani, i cili luan për Fiorentinën, përcjellë “Lajmi.net”.

“Do të shkoj edhe në skuadra të tjera, por tani jam i lumtur aty ku ndodhem. Është Atletico Madrid vendi ku kam zgjedhur të qëndroj”, deklaroi Simeone.

“Djali im? Jam i kënaqur për atë çka po bën, por nuk besoj se ky është momenti që të jemi bashkë në një skuadër, edhe pse më pëlqen loja e tij dhe është djali im”, shtoi ai.

Policia konfiskon një pushkë në Velezhë të Prizrenit

0

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë AK-47 me një karikator pa fishek.

Rasti ka ndodhur në fshatin Velezhë të Prizrenit.

Nuk raportohet për të arrestuar, shkruan PrizrenPress. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt. /PrizrenPress.com/

Prizren: Burri i dehur rrah gruan, arrestohet

0

Të enjtën në Prizren, është arrestuar nje i dyshuar rom, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, shkruan PrizrenPress.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Suharekë: Mërgimtari sulmon policët në trafik

0

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa zvicerane dhe me kërkim të dokumenteve, i dyshuari shqiptar, shtetas i Serbisë ka ofenduar dhe ka tentuar të sulmojë fizikisht, shkruan PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Shtetasja angleze dyshohet se u dhunua në Prizren

0

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit më inicialet M.B. mbi dyshimin se ky i fundit ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një shtetase angleze në Prizren.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit, i dyshuari M.B. nga Fshati Hoqë, në mbrëmjen e 7 gushtit e detyron shtetasen angleze të kryej marrëdhënie seksuale, deri sa e njëjta ishte duke ecur rrugës për në “Kala”.

“Me datën 07.08.2018 rrethe orës 21:30 minuta, në Prizren i pandehuri duke shfrytëzuar momentin kur viktima shtetase e Anglisë duke ecur rrugës për në ”Kala” të njëjtën e detyron për të kryer aktin seksual”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

SHQIPTAR APO KOSOVAR?

0

Shkruan: Jakup Krasniqi

Shqiptarët në Kosovë nuk kanë ndonjëteoricien që merret meteorinë e kombit në aspektin teorik e shkencor. Janë disa individë që kur flasim për kombin kosovar, nisen nga teoria titiste për kombin, duke marrë si shembull kombin maqedon,i cili në fakt ishtedhe ështëkomb bullgar. Partia Konuniste e Jugosllavisë (PKJ), për t’i shkëputur maqedonët nga trungu bullgar e për ta bërë Maqedoninë pjesë të Federatës Jugosllave, bullgarët e Maqedonisë i emërtuan mbi bazën e emrit të vendit – komb maqedon!Maqedonët, për ironi, viteve të fundit kanë bërë investime të mëdha në ndërtimin e përmendoreve të figurave të lavdishme të maqedonasve të vjetër, të cilët në fakt ishin ilirë, siç ishte Leka i Madh (Aleksandri i Maqedonisë). Ndërsa, në fakt, maqedonet janë bullgarë që në Maqedoni e Bullgari kanë ardhur në shekullin IX të erës sonë. Ndonjëri nga opinionistet si shembull e merr gjermanët dhe austriakët, të cilët janë dy kombe me një gjuhë të përbashkët. Në rastin e Kosovës, as kjo teori e ky krahasim nuk shkon.

Pse nuk shkon?

Austriakët dhe gjermanet janë dy kombe që flasin një gjuhë, fakt i pamohueshëm ky, por gjermanët dhe austriakët kur janë formuar si kombe, kanë qenë tëndarë në perandori të ndryshme. Në shekullin XIX, kur është bashkuar Gjermania e sotme (federale), Austria ka qenë si Perandori Austro-Hungareze(1867-1918). Ky fakt nuk mund të krahasohet me kombin shqiptar, i cili si komb është formuar krejt ndryshe. Lëvizja politike gjithëshqiptare – Rilindja Kombëtare Shqiptare, kulmin e saj politik e kishte në pjesën e dytë të shekullit XIX. Dhe jo vetëm kaq, por, qendra e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në kulmin e saj siç ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit,si qendër kishte Kosovën dhe shumë udhëheqës të asaj lëvizjeje e kryengritjeje shtetformuese ishin pikërisht nga Kosova, si Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Sef Kosharja, Mic Sokoli, Ramadan Zaskoci, Ali Pashë Gusia, Jakup Ferri, Haxhi Zeka etj. Pastaj, jo vetëm kaq, por edhe të gjitha kryengritjet shqiptare të fillimit të shekullit XX, sidomos ato të viteve 1910-1912 epiqendër kishin Kosovën dhe udhëheqëstë Kryengritjes së Përgjithshme ishin Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi etj. Pra shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë nuk mund të ndajnë asgjë. Nuk mund të ndajnë as gjuhën, as kulturën, as traditat e trashëguara ndër shekuj, as këngët e lindjes e të vdekjes, as të drejtën zakonore, as mitet e legjendat, as heronjtë e alfabetin. Shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë i ndajnë vetëm 87 vitet e robërisë së shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Kosovës Lindore.

Të gjithë shqiptarët e dinë, siç e dinë edhe gjithë Europa dhe europianet, se ishin Fuqitë e Mëdha të Evropës që në korrik të vitit 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e copëtuan kombin shqiptar dhe trojet e tij që banoheshin nga shqiptarët. Gjithashtu, të gjithë e dimë se të gjitha organizimet politike nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, e formuar në vitin 1918, kanë luftuar për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve që Konferenca e përmendur i kishte lënë jashtë shtetit shqiptar – Shqipërisë Londineze. Edhe Marti Ahtisari, në njëintervistë për Televizionin publik RTK, pati deklaruar se kishte për qëllim edhe të bënte korrigjimin e një padrejtësie historike që u ishte bërë shqiptarëve. Pse sot kemi dy shtete shqiptare, ky nuk ishte vullneti i shqiptarëve, ishin konjukturat e të fuqishmëve ato që vendosën që të mos kishte kthim para vitit 1999 dhe të mos kishte bashkim as me Serbinë e as me Shqipërinë. Prandaj tendencat e ndonjë poeti e matematikani për të formuar kombin shqiptar janë tendenca primitive që nuk kanë mundur t’i jetësojë as sundimi gati njëshekullor serbo-jugosllav. Gjithashtu, tendenca për ta lidhur “kombin” e ri “kosovar” me një futbollist është një budallallëk më vete. Budallallëk që të çon te mjerimi i këshilltarëve të Qeverisë, e cila udhëhiqet, le ta themi hapur, nga komandantët që kanë luftuar për çlirimin e bashkimin e kombit shqiptar! Ky fenomen është vështirë i kuptueshëm se çfarë metamorfoze po zhvillohet te disa ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Është më shumë se e habitshme sesi atë që nuk kanë mundur t’ia imponojnë armiqtë e egër popullit shqiptar, tentojnë t’ia imponojnë disa “intelektualë”mjeranë! Nuk kam asnjë dyshim, ky mjerim vjen nga gjendja e mjerueshme në arsimin shqip tash e tridhjetë vjet! Dhe vërtet është interesant, kombi shqiptar kurrë nuk ka pasur më shumë universitete publike e kolegje private dhe kurrë nuk ka pasur më shumë njerëz të padijshëm sesa ka sot.

Ky debat është më shumë se sa i shpifur. Pse është i tillë me bindin argumentet foshnjore që sollën opinionistët e gjithëdijshëm, siç ishte argumenti për kombin e ri, me ekzistencën e një futbollisti tani të ndjerë nga Kosova qe një kohë ka luajtur futboll ne ekipet Jugosllave! Mbase, në demokraci secili e ka të drejtën të deklarohet se si ndjehet?! Unë jam shqiptar, kosovar dhe drenicas!

Është interesant sesi rrjedh ndryshimi sipas ndonjërit, deri në mëngjesin e 17 shkurtit 2008 ishim shqiptar, atë ditë, pas dite, pa e ditur as vet u bëmë kosovar?! Interesant! Metamorfoza e disave, vërtetë është për studim serioz!