35.9 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025
Home Blog Page 4700

Atentati me dron, Maduro: Pashë vdekjen me sy!

0

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro është zotuar se do të dënojë “terroristë” që ai pretendon se fshihen pas një përpjekjeje për të vrarë atë në sulmin me dron të mbushur me eksploziv. Ata që qëndrojnë pas sulmit do të marrin “dënimet më të vështira dhe më të rënda” sipas ligjit. Zotimi i Maduros vjen në një kohë që mediat raportojnë se agjentët e tij të besuar kanë marrë me forcë një udhëheqës të opozitës nga shtëpia e tij.

Policia dhe shërbimet e sigurisë tashmë po kapin ata fajtorë që nuk janë arrestuar ende: “Ne duhet të sigurohemi që një sulm i tillë terrorist të mos përsëritet kurrë”, theksoi Kreu i Shtetit.

Siç tha Maduro, agjentët nga shërbimi i inteligjencës kombëtare bolivare, Sebin, kanë identifikuar komplotuesit, duke kapur Juan Requesens, një ligjvënës 29-vjeçar nga banesa e tij në Karakas.

Gjatë një fjalimi dy-orësh nga pallati presidencial Miraflores, Maduro përshkroi se si ai kishte shmangur vdekjen kur komplotistët e krahut të djathtë dërguan dy dronë “vrasës”, të ngarkuar me lëndë shpërthyese, për ta vrarë gjatë një paradë ushtarake në Caracas të shtunën pasdite.

“Ishte një ditë me të vërtetë me fat. Ne shpëtuam për mrekulli”, tha Maduro, i cili ishte i rrethuar nga elita ushtarake dhe politike e vendit të tij dhe një numër zyrtarësh të bllokuar të cilët ai tha se ishin plagosur gjatë sulmit.

“Pashë vdekjen me sy! E pashë Vdekjen para meje dhe thashë: ‘Nuk është koha ime! Dil nga këtu, vdekje! … Dhe kjo është ajo që më dha forcën dhe guximin për të vazhduar të shoh vdekjen pa frikë në sy”, tha Maduro.

Maduro shtoi se “sulmi terrorist” ishte një pikë kthese në një komplot të gjatë për të përmbysur “revolucionin bolivar” udhëheqjen e të cilit ai trashëgoi pas vdekjes së Chavez në vitin 2013.

“Objektivi qendror nuk ishte thjesht të vritej një president, por të vritej një vend, për të vrarë shpresën, për të vrarë dritën e paqes”, tha Presidenti venezeuelian.

Gashi: Evropa do të jetë shtëpia e përbashkët e të gjithë të rinjve të Ballkanit Perëndimor

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka marrë pjesë në debatin me temë ‘Bashkëpunimi Rinor Rajonal’, i cili është organizuar në kuadër të festivalit DokuFest në Prizren.

“Sonte në ambientit e Hamamit në Prizren, në kuadër të #dokufest, në cilësinë e Ministrit dhe anëtarit të Bordit Drejtues të RYCO-s, mora pjesë në debatin me temë ‘Bashkëpunimi Rinor Rajonal’”, shkruan Gashi në “Facebook”.

“Kënaqësi e veçantë të bashkëbisedojmë me të rinjtë e shteteve të ndryshme të rajonit, të cilët kanë propozime e ide kreative se si mund të bashkëpunojnë të rinjtë mes vete. Evropa do të jetë shtëpia e përbashkët e të gjithë të rinjve të Ballkanit Perëndimor./PrizrenPress.com/

Ngordhja e peshqve në lumin Mirushë të Malishevës, fajësohet Hidroregjioni (Video)

0

Dy tonë peshq kanë ngordhur në lumin Mirusha të Malishevës, në atë që po cilësohet si helmim masiv dhe që ndodhi më 25 korrik.

Dyshimet janë në Hidroregjionin derisa këta të fundit mohojnë se veprimi i tyre kur pastruan një fermë bëri që të ngordhin peshqit.

Edhe Komuna e Malishevës nëpërmjet një komunikate ka shfaqur dyshimin se mbytjen e peshqve, para dy javësh, e ka shkaktuar Hidroregjioni, njofton Klan Kosova.

Ky insititucion e ka akuza edhe për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se nuk ka kryer punën siç duhet për zbardhjen e shkaktarit të helmimit.

Gjashtë kompani në rrethin e ngushtë për ndërtimin e stadiumit Kombëtar të Kosovës në Drenas

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci vizituan lokacionin ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar i Kosovës.

Gashi njoftoi se MKRS-ja ka zhvilluar procedurat për përzgjedhjen e kompanive për fizibilitet. Ministri tregoi se janë përzgjedhur gjashtë kompani në rrethin e ngushtë dhe do të merren me këtë proces, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“19 kompani prestigjioze që kanë hartuar projekte të stadiumeve ndërkombëtare kanë konkurruar, janë kompani me renome dhe është një fat i mirë që në thirrjen tonë për hartim të projektit kemi pasur kompani të këtilla”, ka thënë Gashi, transmeton Koha.net.

“Ne së shpejti do të përzgjedhim njërin nga projektet më të mira që do ta hartojnë këto kompani dhe të njëjtin do ta prezantojmë para publikut se si do të duket Stadiumi Kombëtar i cili do të ndërtohet në Komunën e Drenasit”, tha thënë ministri Gashi, duke shtuar se për herë të parë Kosova do të bëhet me një stadium të nivelit të lartë me një kapacitet nga 25 – 30 mijë ulëse dhe do të jetë investimi më i madh i shtetit të Kosovës në infrastrukturën sportive.

Veseli ka shprehur bindjen e tij se stadiumi që do të ndërtohet në Drenas do të jetë më i bukuri në rajon.

“Ky stadium, në këtë vend, i cili do të ndërtohet në Drenas, në qendër të Kosovës, do të jetë një nga stadiumet më të bukura që do ta ketë jo vetëm Republika e Kosovës, por jam shumë i sigurt edhe në regjion do të jetë më i bukuri. Do të jetë një stadium me standardet më të larta dhe në të njëjtën kohë në këtë vend do të shënohet historia”, tha mes tjerash kryeparlamentari duke potencuar faktin se djemtë që do të luajnë në këtë stadium do të shënojnë suksese historike për reprezentacionin e Republikës së Kosovës.

Veseli foli edhe për investimet tjera në rrethinën ku do të ndërtohet stadiumi, në mënyrë që të ketë edhe punësim për të rinjtë e të rejat që ata të qëndrojnë në Kosovë.

Ndërsa Lladrovci tha se Komuna dhe qytetarët e Drenasit e kanë pasur fatin që Stadiumi nacional të ndërtohet në komunën e Dreansit. Ai përmendi bashkëpunimin që ka pasur me MKRS-në dhe ministrin Gashi për zhvillimin dhe kompletimin e procedurave që pronat t’i kalojnë Ministrisë.

Shpallet konkursi për mësimdhënës në Prizren

0

Drejtoria e Arsimit ka shpallur konkursin për mësimdhënës, shkruan “PrizrenPress”.

Konkursi është shpallur sot dhe do të mbetet i hapur deri më 22.08.2018.

KONKURS
për vende të lira pune për vitin shkollor 2018/2019

SHFMU “Dëshmorët e Zhurit”
– Dy mësimdhënës klasor gjerë më datën 31.08.2019
– Një mësimdhënës të Gjuhës Gjermane me 17 orë mësimore në javë (8 orë në Zhur, 5 orë në
Vlashnje dhe 4 orë në Vërmicë) gjerë më 31.08.2019

SHFMU ’’Heronjët e Lumës’’- në Vërmicë
– Dy mësimdhënës të klasor gjerë më datën 31.08.2019

SHFMU ’’Ibrahim Fehmiu’’- në Laxhen Arbana-Prizren
– Dy mësimdhënëse klasor gjerë më datë:31.08.2019.
– Një mësimdhënës të TIK-ut për 15 orë në javë gjerë më 31.08.2019
– Një mësimdhënës të Gjuhës Gjermane me 10 orë mësimore në javë, gjerë 31.08.2019

SHFMU ’’Hysni Temaj’’- në Kushnin
– Një mësimdhënës klasor gjerë më datën 31.08.2019

SHFMU ’’Nefit Jusufi’’- në Skorobisht
– Një mësimdhënës klasor gjerë më datën 31.08.2019

SHFMU “Pjetër Budi” në Lugizhd të Hasit
– Një mësimdhënës klasor me kohë të caktuar / 31.12.2018

SHFMU “Zenun Coçaj” në Gjonaj
– Një mësimdhënës klasor me kohë të caktuar / 31.12.2018

SHFMU “Mushnikova” në Mushnikovë / Paraleleja e ndarë fizike në Gornje Selo
– Një mësimdhënës klasor me kohë të caktuar / 31.12.2018

SHFMU “Haziz Tolaj” në Prizren
– Një mësimdhënës klasor me kohë të caktuar / 31.12.2018

SHFMU “Mithat Frashëri” në Krajk
– Një mësimdhënës klasor me kohë të caktuar / 31.12.2018

SHFMU “Naim Frashëri” në Vlashnje
– Një mësimdhënës klasor me kohë të caktuar / 31.08.2019
– Një mësimdhënës klasor me kohë të caktuar / 31.12.2018
– Një mësimdhënës të TIK-ut, me plotësim norme në SHFMU “Motrat Qiriazi” në Prizren,
gjithësejt 14 orë, gjerë më datën 31.08.2019

SHFMU “Dëshmorët e Vërrinit” në Billushë
– Një mësimdhënës klasor me kohë të caktuar / 31.08.2019

SHFMU “Vllezërit Frashëri” në Planejë/ Paralelja e ndarë fizike në Gorozhup
– Një mësimdhënës klasor me kohë të caktuar / 31.12.2018

SHFMU “Fadil Hisari” në Prizren
– Një mësimdhënës të Gjuhës Gjermane me 21 orë mësimore në javë (8 orë në shkollën “Fadil
Hisari”, 5 orë në shkollën “Mustafa Bakiu”, 4 orë mësimore në shkollën “Xhevat Berisha” dhe
2 orë në shkollën “Lidhja e Prizrenit) gjerë më 31.08.2019

SHML “Luciano Motroni” në Prizren
– Dy mjekë të përgjithshëm me 20 orë mësimi më javë, gjerë më 31.08.2019
– Një mjekë të përgjithshëm me 12 orë mësimi në javë, gjerë më 31.08.2019
– Një mjekë të përgjithshëm me 20 orë mësimi në javë, gjerë më 31.08.2019 – Gjuhën boshnjake
– Një mjekë të përgjithshëm me 10 orë mësimi në javë, gjerë më 31.08.2019 – Gjuhën turke

SHML “Ymer Prizreni” në Prizren
– Një mësimdhënës për lëndën teknologji ushqimore, gjerë më 31.08.2019

SHML “Remzi Ademaj” në Prizren
– Një mësimdhënës për Lëndën e Matematikës për 14 orë në javë, gjerë më 31.08.2019

SHML “Gjon Buzuku” në Prizren
– Një mësimdhënës për Lëndën e Matematikës për kohë caktuar 31.01.2019
– Një mësimdhënës për Gjuhën Angleze në Gjonaj – 31.08.2019
– Një mësimdhënës për Gjuhën Gjermane në Gjonaj – 31.12.2018
– Një mësimdhënës për Lëndën Edukatë Fizike dhe Shëndeti në Gjonaj – 31.08.2019 / 16 orë
– Një mësimdhënës për Lëndën e Matematikës në Gjonaj dhe Romaj / 31.08.2019
– Një mësimdhënës për Gjuhën Gjermane në Romajë – 31.08 2019 – 13 orë në javë;
– Një mësimdhënës për Lëndën e Informatikës / TIK Romaj – 31.08.2019 / 13 orë në javë
– Një mësimdhënës për Lëndën Edukatë Fizike dhe Shëndeti në Romajë – 31.08.2019 / 16 orë
Kushtet:
Për të gjitha vendet e punës kërkohet kualifikimi përkatës profesional, sipas Udhëzimit
Administrativ nr. 10/2018-Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm,
Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015-normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional.
Dokumentacioni:
Kopjen e vërtetuar të diplomës
Nostrifikimin nëse kandidati e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
Dëshminë mbi përvojën e punës.
Referencë për rezultatet në punë.
Trajnimet profesionale.
Certifikatën e lindjes.
Kopjen e letërnjoftimit.
Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën
dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (kandidati e sjell pasi të pranohet në marrëdhënie
pune).
Vërtetimin nga Policia e Kosovës se kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose
vepra të padenja që përfshijnë fëmijët.
Aplikacionet merren në DKA dhe dorëzohen të plotësuara së bashku me dokumentacionin
e kërkuar në DKA.
Konkursi mbetet i hapur deri më datë 22.08.2018
Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.
Drejtoria e Arsimit në Prizren
Drejtori / Skender Susuri
________________________

Haskuka : PDK në Prizren, po manipulon

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka demantuar të gjitha akuzat PDK-së.

Sipas tij, akuzat e fundit të këtij subjekti opozitar, kanë për qëllim manipulimin e opinionit.

“PDK në konferencë për shtyp ndër tjera paska tentuar të manipulojë opinionin publik edhe me shifra. Në konferencë paskan thanë që Komuna e Prizrenit ka shpenzuar 201,902 euro për “udhëtime brenda vendit”, duke na treguar që në vitin 2017 për këtë periudhë kjo shifër paska qenë 34,134 euro”, shkruan Haskuka në Facebook.

“Duhet ditur që këtë vit ne kemi paguar shumë borxhe nga viti i kaluar, në këtë kategori 80,732 euro të paguara sivjet, janë për borxhin e vitit të kaluar, pra pagesë për borxhin e qeverisjes PDK. Shumicën e pagesave për këtë kategori kemi bërë në bazë të kontratave të trashëguara, prandaj edhe këto janë nga qeverisja PDK”.

“Është me rëndësi të tregohet qytetarëve që shumica e shpenzimeve në këtë kategori “udhëtime brenda vendit” janë për transportin e nxënësve dhe të mësimdhënësve brenda territorit të Komunës, pra nuk janë për “luks””.

“Duke paraqitur shpenzimet e Komunës së Prizrenit në shifra kategorike pa shpjegime të detajuara në rastin më të mirë kanë treguar mosdijen e tyre, por nëse e marrim parasysh se kanë qeverisur më shumë se 10 vite atëher kjo tregon vetëm tentim manipulimin me opinionin publik”.

“Deri më tani PDK-ja po bën opozitë për problemet që i ka krijuar vetë me keqqeverisje, shpresoj që nuk na akuzojnë edhe për 3700 raste që komuna e Prizrenit i ka nëpër gjykata “/PrizrenPress.com/

Turqit, takime në SHBA për të zbutur tensionet, Ankaraja në prag të krizës financiare

0

Një delegacion diplomatik turk do të takohet sot me zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit, si pjesë e një vizite në Uashington për të zbutur tensionet.

Njoftimet për vizitën ndihmuan për të frenuar rënien e mëtejshme të lirës turke. Analistët kanë paralajmëruar se rritja e tensioneve SHBA-Turqi për shkak të arrestimit nga Ankaraja të një pastori amerikan, kërcënon të shkaktojë një krizë financiare në Turqi.

Të hënën, lira turke pësoi rënien më të madhe në një dekadë. Kjo erdhi pas njoftimeve se administrata e Presidentit Trump po shikon mundësinë që t’i japë fund përjashtimit nga taksat të Turqisë në tregun e SHBA.

Lira e rimori paksa veten pas lajmeve të vizitës diplomatike.

“Kjo ka ndikim negativ në jetën tonë, fuqia blerëse ka rënë, njerëzit janë të shqetësuar dhe ata që kanë mundësi të blejnë, kanë frikë të shpenzojnë, prandaj tregtarët nuk fitojnë dot, duhet të kemi një mjedis besimi”, thotë Murat Alp, i punësuar në biznesin e vogël.

“Unë besoj se vendet e tjera kanë ndikim, lajmet se Amerika do të vendosë sanksione kanë ndikuar tek ekonomia. Dollari është rritur, fuqia blerëse ka rënë, njerëzit janë të nervozuar, nuk duan të shpenzojnë para”, thotë Nurten Gemici, shtëpiake.

Në kushtet e pasigurisë së tregjeve financiare dhe ekonomike turke, Ankaraja duket se ka pak hapësirë për të manovruar me Uashingtonin.

Në krye të rendit të ditës të delegacionit turk pritet të jenë diskutimet rreth pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili mbahet në arrest shtëpie në Turqi.

Ai është nxjerrë para gjyqit nën akuzat për terrorizëm.

Tensionet mes dy vendeve u shkallëzuan javën e kaluar, pasi Presidenti Donald Trump vuri në shënjestër dy ministra turq me sanksione për shkak të arrestimit të pastorit. Ankaraja u kundërpërgjigj me masa reciproke.

ANKARAJA NË KURSIN E PËRPLASJES ME UASHINGTONIN

Të martën hyri në fuqi vala e parë e sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Urdhri ekzekutiv i së hënës i Presidentit amerikan Donald Trump, kërcënon të vendosë Uashingtonin me Ankaranë në një kurs përplasjeje.

Ankaraja këmbëngul se veprimet e njëanshme të zotit Trump nuk janë të detyrueshme për të. Mosmarrëveshjet kërcënojnë të përkeqësojnë tensionet ekzistuese mes dy aleatëve të NATO-s.

“Do të zbatojmë në mënyrë agresive sanksionet tona dhe kjo i vendos në një provë shumë të rëndësishme ato kompani, ato banka dhe ato qeveri, të cilat duan të bëjnë biznes me Iranin”, tha një zyrtar i lartë amerikan të hënën. “Do të jemi shumë seriozë në zbatimin e këtyre sanksioneve sikurse ka urdhëruar presidenti”.

Vala e parë e sanksioneve ndaj iranianit që hyri në fuqi të martën, synon kryesisht transaksionet financiare dhe shitjet e avionëve tregtarë me Iranin. Në nëntor parashikohet të hyjnë në fuqi masat për të ndaluar shitjen e energjisë nga iraniani.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu e ka përjashtuar mundësinë e zbatimit të masave amerikane, duke këmbëngulur se Turqia ka detyrime vetëm ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare. Ankaraja e cilëson Teheranin si një partner tregtar kyç, për të ndihmuar në nxitjen e ekonomisë së dobësuar turke.

Nafta dhe gazi iranian janë shumë të rëndësishëm për Turqinë që ka mungesa të këtyre burimeve. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Turqia importoi mesatarisht 176 mijë fuçi në ditë me naftë iraniane, që përbën 49 për qind të importeve turke.

“Dukshëm është një çështje shumë serioze në një kohë kur ekonomia turke po përballet me një periudhë të vështirë. Të heqësh dorë nga tregtia me Iranin dhe të mos kesh mundësi të blesh gaz dhe naftë mund ta dëmtonte seriozisht ekonominë turke”, thotë eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Soli Ozel, i Universitetit Kadir Has në Stamboll. “Pra, ekziston një problem i madh dhe ka shumë pak kohë në dispozicion për ta zgjidhur dhe në një kohë kur të dyja palët nuk i besojnë njëra-tjetrës”.

Marrëdhëniet e tensionuara

Mardhëniet Turqi-SHBA janë aktualisht thellësisht të tensionuara për shumë çështje për të cilat palët nuk pajtohen. Javën e kaluar, Uashingtoni ndërmori hapin e pashembullt të vendosjes së sanksioneve ndaj dy ministrave turq lidhur me çështjen e pastorit amerikan Andrew Brunson i cili mbahet i arrestuar nga autoritetet turke. Zoti Brunson, i cili përballet me akuzat për terrorizëm ndodhet nën arrest shtëpiak. Ankaraja u hakmorr me një përgjigje të ngjashme, duke i vendosur sanksione dy zyrtarëve amerikanë identitetet e të cilëve nuk janë bërë publike.

Me një Turqi importuese e rëndësishme e naftës iraniane, analistët thonë se do të jetë prioritet i Uashingtonit të bindë Ankaranë që të pajtohet me sanksionet e saj. Muajin e kaluar, zyrtarët e lartë amerikane të udhëhequr nga marshalli Billingslea, ndihmës sekretar i Thesarit për financimet e terrorizmit, vizituan Ankaranë për t’u takuar me ministrat e qeverisë dhe drejtues biznesesh me qëllimin për të ushtruar presion lidhur me çështjen e sanksioneve.

Zoti Billingslea i vlerësoi bisedimet si pozitive, por një burim konfidencial i cilësoi takimet si të vështira.

Një burim nga bizneset turke pohoi se sugjerimi i Uashingtonit për të përdorur naftën arabë në vend të asaj të Iranit, dështon të mos marrë parasysh çmimin e kushtueshëm dhe kohën që do t’u duhej rafinerive turke për t’u përshtatur me naftën saudite me cilësi me të dobët.

Ankaraja ka gjithashtu shqetësime strategjike që të mbështetet tek Arabia Saudite.

“Turqisë i thuhet të blejë naftë nga Arabia Saudite, ndërsa ka një tubacion nafte me Iranin fqinj dhe mund të sigurojë naftë bruto me një çmim më të ulët”, shkruan Ilnur Cevik, një këshilltar i lartë i presidentit në gazetën turke Sabah. “Përveç kësaj, kush mund të garantojë se Turqia mund të sigurojë prurje të qëndrueshme të naftës me çmime të arsyeshme kur Arabia Saudite herë pas here shfaq një politikë antagoniste ndaj Ankarasë?”

Ish-presidenti amerikan Barak Obama i bëri Ankarasë disa përjashtime kur vendosi sanksione kundër Iranit. Megjithatë kritikët theksojnë se Ankaraja i dëmtoi ashpër sanksionet amerikane duke përdorur arin, për të shmangur kufizimet në përdorimin e dollarëve për tregti me Iranin.

Gjatë një periudhe Turqia ishte një nga importuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të arit në botë. Tashmë Uashingtoni e ka mbyllur derën për të përdorur arin në tregtinë me Teheranin.

Rasti “Halkbank”

Më parë gjatë këtij viti, një gjykatë e Nju Jorkut dënoi një zyrtar të lartë të Halkbank-ut, që kontrollohet nga shteti turk, për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj iranianit. Departamenti amerikan i Thesarit po konsideron mundësitë e vendosjes së një gjobë të majme kundër bankës, që sipas analistëve mund të jenë në disa miliarda dollarë.

Analistët e shohin përvojën e Halkbank-ut si një paralajmërim për Ankaranë dhe sistemin financiar turk për rreziqet që u kanosen nëse shkelin sanksionet e ardhshme amerikane.

“Në fakt do të detyrojë Ankaranë të zgjedhë mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ish-diplomati i lartë turk Aydin Selcen, i cili ka shërbyer në Uashington. “Moszbatimi i sanksioneve ndaj Iranit nuk është një opsion. Do të ketë presion në rritje nga SHBA-ja duke krijuar një rreth vicioz në marrëdhëniet dypalëshe”.

Tensionet e thella mes Uashingtonit dhe Turqisë po u kushtojnë rëndë tregjeve financiare të Turqisë. Lira turke pësoi rënie të fortë javën e kaluar pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj dy ministrave turq. Të hënën, monedha pësoi rënie në nivel rekord pas lajmit për tarifat e reja ekonomike amerikane kundër Turqisë.

Sanksionet amerikane ndaj Iranit janë më të fundit në një listë gjithnjë në rritje të mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

“Në fakt mund të ketë mënyra dalje nga e gjithë kjo” thotë zoti Ozel. “Por besimi në këto marrëdhënie është zhdukur krejtësisht dhe rindërtimi i besimin në një marrëdhënie është detyra kryesore dhe më e vështirë”. VoA

 

Lagjja e Nishorit të Suharekës vuan nga kundërmimi i ujërave të zeza

0

Lagjja Smakaj në fshatin Nishor të Suharekës që nga paslufta po përballet me kundërmimin e ujërave të zeza si rezultat i mungesës së kanalizimit.

Banorët e lagjes thonë se mbetën pa u kyqur në rrjetin e kanalizimit të fshatit pasi ai u ndërtua mbi shtëpitë e tyre.

“Problemin me kanalizim e kemi prej pasluftës. Para shtatë viteve është instaluar kanalizimi në fshat, mirëpo këtë pjesën tonë për shkak të rrjetit kryesor që ka dalë mbi shtëpia, nuk e kemi mundësinë e kyqjes. Kanalizimi është me gropa septike. Këtu përveç aromës kundërmuese që është, jemi duke i shkaktuar dëme edhe fqinjëve”, thotë Urim Bytyçi, banor.

Urim Bytyçi tregon se janë ankuar disa herë në Komunën e Suharekës, por asgjë nuk është ndërmarrë.

“Në Komunë për nja pesë herë kemi dërguar ankesë me emra, me mbiemra, me nënshkrime. Kryetari i ri tash që është ka premtuar që muaji prill është muaji më i largët që kanë me fillu punimet për kanalizim, mirëpo shkuan prilli, maji e qershori e korriku e konkrete s’kemi kurrgjë”. tha Bytyçi.

Bytyçi thotë se gropa septike e hapur nga Komuna më 2011 paraqet rrezik për jetën e fëmijëve.

“Ju edhe vetë ishit prezentë te ajo pjesë e kanalizimit ku është e hapur gropa septike katër me katër metra. Është e pambrojtur, e parrethekuar. Nuk ka kurrëfarë mburoje, ajo është rrezik se munden me u mbytë fëmija, jo përveç aromës”, shtoi ai.

Ndërsa, Xhavid Bytyçi thotë se për shkak se ujërat e zeza janë mbi sipërfaqe ekziston rreziku i shfaqjes së ndonjë epidemie.

“Kjo lagje qe shtatë vite janë kryer kanalizimet e lagjeve tjera dhe këtu nuk është bo asgjë, edhe këtu janë kanalizimet mbi tokë, është ndotje e ajrit, po fillojnë epidemi, sëmundje dmth. këtu nuk është bo kurgja. E kemi lajmëruar Komunën nuk e di sa here po nuk kanë ba kurrgja. Kërkesa jonë është që kanalizimet të jenë të kryera, nën tokë, që të mos ndotet ajri”, tha Bytyçi.

Kurse, drejtori për Shërbime Publike, Mjedis dhe Emergjencë, Enver Shabani, tha se Komuna është e njoftuar me këtë problem të kësaj lagjeje të Nishorit.

Ai tha se banorët e kësaj lagjeje kanë probleme pronësore me banorët e fshatit Breshanc dhe se kjo është arsyeja pse nuk po rregullohet kanalizimi.

“Ne në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje që t’i bindim banorët e fshatit Breshanc të na lejojnë kyqjen në këtë rast, përndryshe ne si Komunë kemi fond të mjaftueshëm mirëpo kemi probleme pronësore. Po i zgjodhën banorët këto probleme në jemi të gatshëm që brenda 24 orëve t’i zgjidhim këto probleme”, tha Shabani për KALLXO.com.

Përmes filmit dokumentar “Bajrako”, promovohet kultura rome në festivalin “DokuFest”

0

Në mbrëmjen e natës së pestë, në Doku N’Lum janë shfaqur tetë filma dokumentar nga studentët e shkollës së “Doku Festit” ku në mesin e tyre ishte edhe në dokumentar Rom me emër “BAJRAKO nga autori Benjamin Menekshe.

Ky ishte dokumentari i parë i një pjesëtari të komunitetit Rom nga Prizreni , I cili përmes filmit dokumentar ka shfaqur traditën dhe kulturën Rome .Filmi ndodhi si rrjedhojë e participimit në shkollën e filmit të “Doku Festit” .
Dokumentari në mbrendësi përmbante , ditën e Bajrakut (Flamurit) si festë tradicionale të Romëve e cila festohet me solemnitet të madh në Terzimahall të Prizrenit.

Gjëja tjetër unike e cila e bënë ketë dokumentar nëntë minutash , është përdorimi i gjuhës Rome për herë të parë ne një festival madhështor , ku kishte edhe përkthim titror në gjuhen Angleze.

Pas përfundimit të filmit , z.Menekshe iu përgjigje në një pyetje nga audienca ku tha “Tradita Rome nuk është kaq , ka më shumë, besoj se në filmat e ardhshëm do të përpiqem që t’ua sjelli traditën e thellë të Romëve , që do të jetë shumë interesante”.

Dokumentari u pëlqye nga publiku , dhe nuk munguan komentet pozitive./Radio “ Romano Avazo” /

Dinakëria e gjarprit!

0

FAIK KRASNIQI

Presidenti Thaçi përmes formës korrigjim të territoreve e ka vënë në pazar Kosovën, por njëkohësisht edhe tre komunat shqiptare në Kosovën Lindore. Dihet shumë mirë që Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, deri në vitin 1956 kanë qenë pjesë e Kosovës. Dhe nëse eventualisht ndodh korrigjimi i kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë shkëmbimi do të duhej të ndodhte që këto tre komuna shqiptare t’i riktheheshin Kosovës, kurse Leposaviqi dhe disa fshatra t’i riktheheshin Serbisë, ashtu siç ka qenë deri në 1956 kur ka ndodh ky shkëmbim i padrejtë nga komunistët e atëhershëm, për interesa gjeostrategjike të Serbisë.

Por, qëllimi i Serbisë është që të sigurojë një Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, që nënkupton një autonomi brenda Kosovës, në mënyrë që brenda 20 viteve ajo pjesë të shkëputet me një referendum dhe t’i bashkëngjitet Serbisë. Ky është plani famëkeq Thaçi-Vuçiq. Kurse Hashim Thaçi duke u vetëshpallur hero i Kosovës për gjoja mos lejimin e ndarjes së Kosovës. Me këtë humbim edhe Veriun e Kosovës, por edhe tre komunat shqiptare në Kosovën Lindore.

Hashim Thaçi dinë të luajë me ndjenjat e njerëzve. Dinakëria e tij s’ka kufi. Është mjeshtër i mashtrimit dhe manipulimit. Ai është duke manipuluar me ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës Lindore për aksham pazaret që dëshiron t’i bëjë në emër të Kosovës. Po më dhimbsen shqiptarët e Kosovës Lindore që janë duke u besuar gënjeshtrave të tij. Liderët politikë të Kosovës Lindore e njohin shumë mirë Thaçin, dhe duhet t’u tregojnë shqiptarëve atje se ai nuk e ka seriozisht bashkimin e atyre tre komunave shqiptare me Kosovën.

Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje duhet sa më parë të organizojë protesta gjithëpopullore, dhe kësaj thirrje t’i bashkohen gjithë populli dhe partitë politike, që mos të lejohet bosnizimi dhe ndarja e Kosovës, por gjatë dialogut të shtrohet në diskutim në Bruksel edhe çështja e tre komunave shqiptare në Kosovën Lindore, në mënyrë që shqiptarët atje të përfitojnë poashtu një Asociacion të njëjtë me serbët e Kosovës. Çdo gjë reciproke. Përndryshe, Kosova me këtë President dhe klasë politike idiote, rrezikon ta humbas edhe Veriun e Kosovës përmes këtij Asociacioni, por edhe Kosovën Lindore që hiç më larg se 60 vite ishte pjesë e saj!

PS:Presidenti Thaçi duhet të na tregojë se çfarë është duke kërkuar Serbia në këmbim të Kosovës Lindore?Serbia do të pranonte të na e dorëzonte një territor që e kontrollon komplet në shkëmbim të asgjëje. Kjo është e pabesueshme.