25.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025
Home Blog Page 4704

Teatrot e qyteteve të Kosovës do të bëhen me ligj të ri

0

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në një takim pune, drejtorët e Teatrove të qyteteve kryesore të Kosovës dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Teatrove të Kosovës.

Në këtë takim ministri diskutoi për situatën e tanishme të teatrove nëpër Kosovë dhe mundësinë e përmirësimit kushteve të tyre të punës dhe stabilitetit financiar të tyre. Ministri e përfaqësuesit biseduan edhe për hartimin e projektligjit për teatrot. Ministri Gashi i njoftoi ata se në këtë fazë MKRS-ja është duke e përgatitur koncept dokumentin i cili do të miratohet në Qeveri duke i hapur rrugën ligjit të ri, që sipas ministrit besohet se teatrot e qyteteve të Kosovës do të bëhen me ligj të ri në pjesën e parë të vitit 2019.

“Ndër të tjera, ligji do të parasheh rritjen e buxhetit dhe avantazhet tjera. Po ashtu, kjo politikë e re do të obligojë komunat dhe kryetarët e tyre që të ndajnë buxhet shtesë për teatrot dhe rritjen e numrit të stafit dhe futjen e tyre në lista të rregullta të pagave”, shpjegoi ministri, duke u zotuar se MKRS-ja do të punojë sa më shpejtë që është e mundur në hartimin e ligjit dhe duke përfshirë të gjitha palët e interesit. “Me miratimin e këtij ligji dhe zbatimin e tij, teatrot anekënd Kosovës do të stabilizohen dhe kjo drejtpërsëdrejti do të ndikojë në rritjen e aktiviteteve dhe vlerave artistike”, ka vlerësuar ministri Gashi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e teatrove dhe sindikatës falënderuan ministrin për gatishmërinë e treguar dhe u shprehen se kjo nismë e MKRS-së është e mirëseardhur dhe konform kërkesave që ata kanë. Ata premtuan se do të angazhohen maksimalisht në bashkëpunim me MKRS-në që ligji në fjalë të jetësohet sa më shpejt

Korigjuesit e kufijve

0

Nga: Abdullah Thaçi

Shpesh herë kur marr e provoj të them diçka për zhvillimet në Kosovë, disa nga miqt dhe familjarët e mi më drejtohen me fjalë kritike,” rri ç’atje mirë je”, “s’di pse po përzihesh”, “ a pak ta bonën, hala po ki qef a….” , e të ngjajshme “akuza”, thuaj se unë jam një aset motorik, i cili kryen veprime nga vullneti dhe nevojat e manovruesve të mi!

Njerz, po harroni se, e gjithë qenia ime emocionale është e lidhur me vendin dhe vendlindjen time. Unë vërtetë fizikisht nuk jam në tokën time, aman dijeni, shpirti dhe ëndërrat e mia mbesin të mishruara me hallet e popullit dhe atdheut tim.

Unë, shumicën nga ju i mirëkuptoj, e di që e keni nga gjendja juaj sociale, e di mirë që jetoni në një të ardhme të pa sigurt për fëmijet tuaj. Aman, e di edhe një fakt hyjnor, Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli deri sa ai nuk e ndryshon vetvetën!

Bazuar në këtë realitet, a e dini se, Ju jeni të njejtit, që për katër vite mandat të nje qeverisje lokale apo qendrore, ankoheni me fjalët më të ndryshme, që me thanë të drejtën të dhemb shpirti kur i dëgjon, aman kur vije koha e ndëshkimit për mashtruesit, ju prap e mashtroni vetën, sepse ekzaltoheni kur një hajn i pushtetit vije dhe ju zgjat dorën dhe ju mbush strajcën me rrena të kulluara.

Për mos të shku shumë larg, a ishit ju jeni të njejtit, që ishit në gjendje për ta djegë Kosovën, në emër të mbrojtjes së kufirit, në Kullë e Çakorr!.

Pas disa muajsh, pasi që pushteti u ndryshu, ju pranuat në heshtje të falet po ajo tokë e Kosovës, për të cilën ishit në gjendje për ta nisur luftën.

Juve as që iu bie ndërmend se kufiri me Maqedonin ka vite që është “korigjuar”, natyrisht në dëm të tokës së Kosovës. Ju për këtë as që e keni kujtesën as që e din sakt se sa tokë humbëm, në emër të korigjimit, prej shpalljes së pavarsisë e deri më sot. Juve as që shkon mendja ta mendoni se sa territor do të humbim në raport me “korigjimin” që synon Vuçiçi e që do t’ia miratoj Thaçi!

Kur jemi tek “korigjimi i kufijve”, ju akoma po pranoni të mashtroheni se Kosova nga pazari i Hashimit me Vuçiçin do të ruaj tërsinë toksore, do ta forcoj sovranitetin, e Serbia e do ta njohë pavarsinë e Kosovës duke ia bashkangjitë shtetit tonë edhe Luginën e Preshevës si bakshish për fundin e zgjdhjes historike!

Ky iluzion fëmijror, në kushte normale psiqike, nuk duhet të ishte as temë e trajtimit në prrallat e Piter Panit e as pjesë e ndonje përsonazhi të ri të Sanço Panços.

Realiteti për fat të keq është ndryshe, bile shumë i hidhur! Siç po duket, fenomeni “Gjykata Speciale”, po i jep fryetet e hidhura.

Deri sa ky popull ka zgjedh të fle, ata që e kanë ta kapur bishtin nga kjo gjykatë, në emër të lirisë personale janë në gjendje ta falin çdo pjesë të Kosovës duke na thën në fund, “duke i korigjuar kufijt, arritem marrveshje historike, u vërtetua se na kishim pas qen gabim, e kokem konë tu jetu e shfrytëzu tokën e huaj”!.

Kjo s’ka ndryshe se si i bie. Tradhëtia ndaj atdheut brina nuk ka. Sikur këta sot, edhe Esat Pasha dikur, kishte qenë nifar komandanti i kohës së vet, që për esape të epshit e të kalemit të vet, pranoj pazare në kurriz të tokave dhe intersave të kombit.

Ne sot, duhet të mos presim deri atëherë sa të korigjohet mendja jonë, duhet vepruar për t’i mos i lejuar këta që, të kenë mandat dhe forcë për vazhduar tutje me “korigjime”. Besoni do të bëhet shumë, shumë vonë.

Nëse ne si popull nuk zgjohemi, kam frikë se, nga sovraniteti ynë i dikurshëm do të na mbeten vetëm fushat e begata të Anadrinit, të cilat është mirë që i kem për speca dhe pjepra, por nuk kanë çka na duhen pa minierat dhe mineralet e Trepçës dhe gjithë Veriut.

“Gardhi” që po shkon drejt “Oscars” u mirëprit në “DokuFest”

0

Gardhin si ndarje, si kufizim apo si ngushtim? Diçka të tillë mund të aludojmë se ka pasur në mendje regjisorja Lendita Zeqiraj kur ka vendosur ta titullojë filmin e saj “Gardhi”, ose në anglisht “Fence”. Filmi i Zeqirajt erdhi si premierë kombëtare për publikun e Kosovës në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër e dokumentar “DokuFest”, i cili po mbahet aktualisht në Prizren. Ky film erdhi para publikut shqipfolës pas një premiere të suksesshme në “Palm Springs International Short Film Festival” të SHBA-së. Në këtë festival “Gardhi” i Lendita Zeqirajt rrëmbeu çmimin “Filmi më i Mirë” dhe automatikisht fitoi të drejtën të kualifikohet për çmimet “Oscars”. Për këtë film premtues interesimi në Prizren ishte i madh. Kësisoj filmi rreth 15-minutësh u shfaq në “DokuKinoPlate”, ku nuk mbeti asnjë ulëse e zbrazët shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Gardhi” i Lendita Zeqirajt flet për kontradiktat e një familjeje dhe disa dallime pikëpamjesh mes gjeneratash. Është personazhi Genti (Art Lokaj) që kërkon të ketë një qen si bashkëmoshatari e shoku i tij Xeni, por kjo kërkesë e tij refuzohet nga familja. Nëna e Gentit, tezja e tij, e disa gra e vajza të tjera rreken në diskutime që prekin tema të ndryshme teksa pihet çaji e reflektohet një mentalitet i caktuar. Pak a shumë kapërcimi ose jo i gardhit të shtëpisë na vjen si simbolikë e kapërcimit të pengesave ose të mospajtimeve që mund t’ua zënë rrugën dëshirave e synimeve.

Teknika e filmit “Gardhi”, të cilën e ka aplikuar regjisorja Zeqiraj, është një nga teknikat më të vështira në kinematografi, ajo e xhirimit me një plan të vetëm. Megjithatë nuk është hera e parë që Zeqiraj sjell një film me një teknikë të tillë. Njësoj ishte realizuar edhe filmi i saj “Ballkoni”, i prezantuar në qindra festivale ndërkombëtare dhe me një bagazh çmimesh të rëndësishme.

Pas premierës në “DokuFest” regjisorja Zeqiraj tha për gazetën “Zëri” se emocionet e saj gjatë prezantimit të filmit para publikut kosovar ishin të pakrahasueshme me shfaqjen e tij diku tjetër. “Edhe pse filmi premierën botërore e pati në Festivalin e Madh të Filmit të Shkurtër në Botë dhe u shpërblye si ‘Filmi më i Mirë’, duke e marrë të drejtën të kualifikohet për në ‘Oscar’, premiera kombëtare, kur filmi shfaqet para publikut vendas, jep një emocion të veçantë. Publiku kosovar edhe kësaj radhe ishte i jashtëzakonshëm e në numër të madh, gjë që më bëri të ndihem jashtëzakonisht e kënaqur dhe e lumtur që po e ndaja me ta filmin tim të radhës”, u shpreh regjisorja Zeqiraj.

E zgjedhja e “DokuFest”-it për premierën kosovare nuk ishte rastësi sepse Lendita e vlerëson punën e këtij festivali dhe kjo nuk është hera e parë që ajo prezantohet në Prizren. “‘DokuFest’-i është adresa e vetme ku unë bëj premierat e filmave të mi në Kosovë. Kjo ndodh për arsye se ‘DokuFest’-i është një ndër festivalet më të mira në rajon dhe më gjerë. Vizitohet nga një numër shumë i madh e i shumëndryshëm i publikut dhe kjo bën që filmi të shihet e të vlerësohet në mënyrën më të mirë të mundshme që secili regjisor do të dëshironte ta ketë për punën e tij”, tha Zeqiraj.

Pas triumfit në “Palm Springs International Short Film Festival” tashmë synimi i ekipit të filmit është akademia “Oscars”. Regjisorja Zeqiraj thotë se shpreson edhe në përkrahjen e institucioneve kulturore të Kosovës. “Planet për filmin ‘Gardhi’ tashmë janë shumë të qarta, të bëjmë përgatitjet për çmimin ‘Oscar’. Kjo është ajo që tani duhet të fokusohemi me tërë vëmendjen dhe për këtë na duhet një përkrahje shtetërore, të cilën shpresoj ta gjejmë tek institucionet tona kulturore. Në ndërkohë filmi është përzgjedhur për pjesëmarrje edhe në shumë festivale botërore tjera të mëdha të kategorisë ‘A’, por tani për tani nuk kam të drejtë të përmend cilët janë ata për arsye të rregullave të festivaleve, por shumë shpejt do të fillojmë me shpalosjen e tyre në momentin që na lejohet ta themi”, tha Zeqiraj.

Në këtë film luajnë aktorët: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.

Filmi “Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare “N’art”, “Sacrebleu Productions” nga Franca dhe “Woof Films” nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, “Cinema Fondacioni” – “Region Ile de France”, dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.

Regjisorja Zeqiraj menjëherë pas përfundimit të filmit “Gardhi” ka filluar të punojë për filmin e saj të ri që titullohet “Aga”. Për “Zërin” ajo tregoi se xhirimet e këtij filmi kanë përfunduar dhe aktualisht është në fazën e postproduksionit./ZËRI/

Pesë të lënduar nga aksidenti në Malishevë

0

Policia raporton se mbrëmë në fshatin Dragobil të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona: një femër dhe katër meshkuj të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

EC Ma Ndryshe kërkon “trashëgimi kulturore, jo vendparkingje” në Prizren

0

Është finalizuar iniciativa “Trashëgimi kulturore, jo vendparkingje!” e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit” në Prizren. Kjo iniciativë ka për qëllim të potencojë problemin e parkimit të automjeteve në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore (ndër të tjera në afërsi të Xhamisë Sinan Pasha, në afërsi të Urës së Gani Tadës, në afërsi të Muzeut Arkeologjik etj).

Kjo praktikë përveç se kufizon qytetarët në lëvizje, dëmton rëndë imazhin e qytetit në përgjithësi dhe objekteve të trashëgimisë kulturore në veçanti. Parkimi në afërsi të perimetrit të objekteve të trashëgimisë kulturore pengon vizurat ndaj vlerave të trashëgimisë, qasjen në objektet kulturore si dhe ndikon në dëmtimin e peizazhit kulturor. Rrjedhimisht, kjo problematikë ndikon jo vetëm te qytetarët e Prizrenit por edhe te turistët dhe vizitorët e shumtë të qytetit.

Lidhur me këtë problematikë, EC sot ka intervenuar në rrugën “Vatra Shqiptare”, e cila lidh Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe Kompleksin e Marashit, duke vendosur pengesa në formë të ulëseve, të cilat do të zëvendësojnë automjetet e parkuara në këtë zonë edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar.

“‘Ulëset pengesë’ shprehin revoltën për pengesën në lëvizje dhe në vizuara ndaj dy komplekseve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Prizren si rezultat i mosveprimit të institucioneve ndaj qytetarëve të cilët parkohen në vend të ndaluar”, thotë kjo organizatë në njoftimin për media.

Ideja për protestën artistike ndaj vendparkingjeve në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore është dhënë gjatë Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban, të mbajtur në muajt prill – maj të këtij viti, gjatë së cilës të rinjtë pjesëmarrës të shkollës kanë patur rastin të aftësohen lidhur me principet e aktivizmit urban.

Lidhur me porosinë që kjo iniciativë tenton të përçojë te institucionet përgjegjëse, përfshirë këtu Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspektoriatit dhe Policinë e Kosovës –Rajoni Jug, të Premten, datë 03.08.2018, nxënësit pjesëmarrës të Shkollës së Aktivizmit Kulturor kanë dorëzuar peticionin e nënshkruar nga 243 qytetarë.

Kjo iniciativë do të përcillet me iniciativat e radhës të dizajnuara në kuadër të Shkollës së Aktivizmit Urban. Veprimet e propozuara trajtojnë çështje të caktuara të komunitetit në qytet, dhe u takojnë fushëveprimeve të ndryshme me fokus në hapësirat publike.

Shkolla e Aktivizmit Urban është pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’ që në mënyrë specifike synon të avokojë për gëzimin e plotë të së drejtës mbi qytetin përmes një sërë platformash të aktivizmit. Nëpërmjet Shkollës së Aktivizmit Urban, projekti ofron një platformë edukimi dhe aktivizmi qytetar për të rinjtë, duke transformuar nxënësit e shkollave të mesme në qytetarë politikisht aktiv dhe social.

Projekti “Rikthimi i qytetit – E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren” përkrahet financiarisht nga National Endowment for Democracy.

Djajtë e Kuq bëjnë ofertë për Milinkoviq-Saviq

0

Manchester United është duke bërë gati një ofertë për mesfushorin serb të Lazio, Sergej Milinkoviq-Saviq.

Milinkoviq-Saviq është në radarin e skuadrave më të mëdha të Europës, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme edicionin e shkuar të Serie A.

Juventus dhe Real Madrid po ashtu kanë shprehur interesim për transferimin e serbit, por oferta e Të Bardhëve prej 100 milionë eurosh është refuzuar nga skuadra italiane.

Tani Djajtë e Kuq do të mundohen ta blejnë, meqë është akoma e paqartë e ardhmja e francezit Paul Pogba.

Chelsea interesohet për Kovaçiq

0

Blutë e Londrës janë të interesuar ta dinë nëse mund ta blejnë kroatin, po dështuan që të bien dakord me Topçinjtë për transferimin e uellsianit 27-vjeçar

Chelsea e ka pyetur Real Madrid nëse mesfushori kroat Mateo Kovaçiq është pjesë e lojtarëve që mund të largohen nga Santiago Bernabeu këtë verë.

Maurizio Sarri është i vendosur që t’i forcojë radhët në mesfushë para nisjes së edicionit të ri dhe Kovaçiq shihet si mundësi, nëse dështon blerja e Aaron Ramsey nga Arsenal.

Kovaçiq më herët ka treguar se është duke shqyrtuar largimin nga Madridi, pas dorëheqjes të Zinedine Zidane, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Manchester City.

Shtatë të arrestuar në Maqedoni për pjesëmarrje në luftën e Sirisë dhe Irakut

0

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me partnerët e Koalicionit Botëror për Luftën Kundër Terrorizmit dhe Fuqive Demokratike Siriane, sot kanë arrestuar 7 shtetas të Maqedonisë për të cilët ekzistojnë dyshime se aktivisht kanë marrë pjesë në luftën në Siri dhe Irak, njofton Portalb.mk, transmeton Klan Kosova.

“Bëhet fjalë për shtetasit S.R. – 1990, Xh.A. – 1993, B.F. – 1994, O.ZH. – 1987, I.SH: – 1977, A.M. – 1995 për të cilët është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe për të cilët është ngritur kallëzim penal në kuadër të aksioneve policore “Qelia 1” (gusht 2015) dhe “Qelia 2? (korrik 2006)”, njoftuan nga MPB-ja.

Në kumtesë më tej thuhet, se me aksionet kundër veprimtarive terroriste, MPB-ja do të vazhdojë edhe më tej, pasi që ky është obligim i marrë në momentin e pranimit të Rezolutës 2178 (2014) dhe 2396 (2017) të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.

Kërcënohet me jetë drejtori i Komunës së Prizrenit

0

Drejtori i Financave në Prizren, Ertan Simitçi, është kërcënuar me jetë.

Kërcënimet i ka marrë përmes rrjetit social “Facebook”.

“Kam pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese me jetë”, tregon ai.

Ertan Simitçi, javën e kaluar ka ngritur kallëzim penal ndaj Gjergj Dedajt.

Sipas tij, Dedaj ka ofenduar komunitetin turk, shkruan “PrizrenPress”.

Shkresa i është dorëzuar Prokurorisë së Themelore në Prizren.

“Pas kallëzimit penal kam pranuar dhjetëra mesazhe përkrahëse, por edhe kërcënuese me jetë”.

“Kërcënuesit do të japin llogari para drejtësisë”.

Simitçi tha se nuk do të ndalet, pavarësisht kërcënimeve .

“Dua të ritheksoj se ne të rinjtë nganjëherë veprojnë shpejtë pa menduar për rezultatet, por në këtë rast, ne jemi të vetëdijshëm për interesat tona kombëtare dhe interesat e shoqërisë sonë, prandaj këto kërcënime nuk do të na ndalin nga rrugën tonë”

Sipas tij, kohëve të fundit në Kosovë, haset në një urrejtje dhe gjuhë fyese ndaj komunitetit turk.

“Rastet e sulmeve ndaj flamurit të Turqisë janë në rritje”, shprehet Simitçi.

“Ndërmjet popullit turk dhe atij shqiptar ekziston një lidhje ndër shekullore, të cilën askush nuk mund të dëmtoj!

Për shkak se ne jemi vëllezër, jemi partner, jemi miq dhe jemi një!”.

Ertan Simitçi, aktualisht është drejtor i Financave në Komunën e Prizrenit. Ai, të njëjtën pozitë e ka pasur edhe në Qeverinë e Ramadan Mujës./PrizrenPress.com/

Për shkak të luftës tregtare me SHBA-në, bie Lira turke në mënyrë rekorde

0

Lira turke arriti një tjetër rekord rënieje ditën e sotme, menjëherë pas deklaratës së presidentit Trump se do të rishikojë aksesin pa taksa të Turqisë në tregun amerikan, çka do të prekte 1.7 miliardë dollarë eksporte.

Kjo lëvizje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte një hap i radhës, në lidhje me luftën ekonomike që Trump ka hapur me shumë shtete. Tarifat e çelikut dhe aluminit u aplikuan edhe për Turqinë, ndërsa kjo e fundit reagoi duke vendosur tarifa shtesë për importet amerikane, transmeton tch.

Monedha turke ka humbur rreth 27% të vlerës së saj këtë vit, e ndikuar kryesisht nga tentativa e presidentit Erdogan për të kontrolluar politikën monetare, ndërsa as ndërhyrja e Bankës Qendrore në Turqi, nuk po sjell efektin e pritur.

Ekspertët thonë se rënie e mëtejshme e lirës është basti më i mirë që mund të vihet aktualisht, ndërsa theksojnë se Turqia duhet të mbështesë më shumë monedhën e saj, për të minimizuar rënien nga goditjet e ardhshme.