31.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025
Home Blog Page 4705

Shtatë të arrestuar në Maqedoni për pjesëmarrje në luftën e Sirisë dhe Irakut

0

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me partnerët e Koalicionit Botëror për Luftën Kundër Terrorizmit dhe Fuqive Demokratike Siriane, sot kanë arrestuar 7 shtetas të Maqedonisë për të cilët ekzistojnë dyshime se aktivisht kanë marrë pjesë në luftën në Siri dhe Irak, njofton Portalb.mk, transmeton Klan Kosova.

“Bëhet fjalë për shtetasit S.R. – 1990, Xh.A. – 1993, B.F. – 1994, O.ZH. – 1987, I.SH: – 1977, A.M. – 1995 për të cilët është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe për të cilët është ngritur kallëzim penal në kuadër të aksioneve policore “Qelia 1” (gusht 2015) dhe “Qelia 2? (korrik 2006)”, njoftuan nga MPB-ja.

Në kumtesë më tej thuhet, se me aksionet kundër veprimtarive terroriste, MPB-ja do të vazhdojë edhe më tej, pasi që ky është obligim i marrë në momentin e pranimit të Rezolutës 2178 (2014) dhe 2396 (2017) të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.

Kërcënohet me jetë drejtori i Komunës së Prizrenit

0

Drejtori i Financave në Prizren, Ertan Simitçi, është kërcënuar me jetë.

Kërcënimet i ka marrë përmes rrjetit social “Facebook”.

“Kam pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese me jetë”, tregon ai.

Ertan Simitçi, javën e kaluar ka ngritur kallëzim penal ndaj Gjergj Dedajt.

Sipas tij, Dedaj ka ofenduar komunitetin turk, shkruan “PrizrenPress”.

Shkresa i është dorëzuar Prokurorisë së Themelore në Prizren.

“Pas kallëzimit penal kam pranuar dhjetëra mesazhe përkrahëse, por edhe kërcënuese me jetë”.

“Kërcënuesit do të japin llogari para drejtësisë”.

Simitçi tha se nuk do të ndalet, pavarësisht kërcënimeve .

“Dua të ritheksoj se ne të rinjtë nganjëherë veprojnë shpejtë pa menduar për rezultatet, por në këtë rast, ne jemi të vetëdijshëm për interesat tona kombëtare dhe interesat e shoqërisë sonë, prandaj këto kërcënime nuk do të na ndalin nga rrugën tonë”

Sipas tij, kohëve të fundit në Kosovë, haset në një urrejtje dhe gjuhë fyese ndaj komunitetit turk.

“Rastet e sulmeve ndaj flamurit të Turqisë janë në rritje”, shprehet Simitçi.

“Ndërmjet popullit turk dhe atij shqiptar ekziston një lidhje ndër shekullore, të cilën askush nuk mund të dëmtoj!

Për shkak se ne jemi vëllezër, jemi partner, jemi miq dhe jemi një!”.

Ertan Simitçi, aktualisht është drejtor i Financave në Komunën e Prizrenit. Ai, të njëjtën pozitë e ka pasur edhe në Qeverinë e Ramadan Mujës./PrizrenPress.com/

Për shkak të luftës tregtare me SHBA-në, bie Lira turke në mënyrë rekorde

0

Lira turke arriti një tjetër rekord rënieje ditën e sotme, menjëherë pas deklaratës së presidentit Trump se do të rishikojë aksesin pa taksa të Turqisë në tregun amerikan, çka do të prekte 1.7 miliardë dollarë eksporte.

Kjo lëvizje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte një hap i radhës, në lidhje me luftën ekonomike që Trump ka hapur me shumë shtete. Tarifat e çelikut dhe aluminit u aplikuan edhe për Turqinë, ndërsa kjo e fundit reagoi duke vendosur tarifa shtesë për importet amerikane, transmeton tch.

Monedha turke ka humbur rreth 27% të vlerës së saj këtë vit, e ndikuar kryesisht nga tentativa e presidentit Erdogan për të kontrolluar politikën monetare, ndërsa as ndërhyrja e Bankës Qendrore në Turqi, nuk po sjell efektin e pritur.

Ekspertët thonë se rënie e mëtejshme e lirës është basti më i mirë që mund të vihet aktualisht, ndërsa theksojnë se Turqia duhet të mbështesë më shumë monedhën e saj, për të minimizuar rënien nga goditjet e ardhshme.

Inspektorati i Suharekës në aksion kundër lokaleve që shkaktojnë zhurmë

0

Drejtoria Komunale e Inspektoratit në Suharekë ka ndërmarrë aksion kundër lokaleve afariste që shkaktojnë zhurmë gjatë natës.

Sipas një njoftimi të Komunës, inspektorët komunalë kanë urdhëruar zbrazjen e lokaleve dhe ndërprerjen e mbrëmjeve muzikore në dy lokale në Suharekë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Drejtoresha e Inspektoratit, Jehona Rrafshi-Lumi, është shprehur se kjo drejtori është e vendosur që të punojë në të mirë të qytetarëve, dhe se do të ndëshkojë çdo veprimtari antiligjore, si dhe do të jetë aktive vazhdimisht me aksione që do të ndërmarrë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Vuçiq nuk duhet të harrojë shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve 

0

Shkruan: Qazim Thaçi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk duhet të   harrojë vitin1999, mbi 800 mijë shqiptarë dhunshëm i shpërngulët nga Kosova

Tash kur në këto ditë tepër të nxehta gushti, është bërë temë edhe më nxehtë se koha, përfundimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të  thuash se kjo ka nxe edhe kokat e  atyre  politikbërsve që në Ballkanin akoma ta trazuar  edhe  shpesh po duken qesharak. Ajo që në këtë fazës desha t’ ia përkujtojë presidentit serb

Vuçiç është sarkazmi i tij dhe padyshim edhe deklaratat e tij, sa i përket Kosovës të pamatura që edhe po shkaktojë “tërmet”  brenda  zhvillimeve politike.

Por, pikërisht në këtë fazë të  zhvillimeve po dua t’ia përkujtoj këtij presidenti, pas reagimit që   në shenjë  të përvjetorit të njohur të “Oluja” në  Kroaci  erdhën aeroplanët ‘F 16’ izraelit  për të përshëndetur  Kroacinë, ai  i tërbuar  deklarohej “Nëse Hitleri ka synuar botën pa asnjë evrej. Kroacia po synon botën pa asnjë serbë”.

Kjo sarkazëm që në  Ballkan mund të “hahet” disi nuk mund të “hahet” në botën demokratike.

Prandaj, e pyes presidentin serb Vuçiç a mund ta kujtoni vitin jo shumë të largët 1999, kur shteti yt Serbia nën  verbërinë e plotë  njerëzore e  humane dëboi nga Kosova jo më pak se rreth 900 mijë kosovarë?

Mendo se çfarë  holokausti  të rendit të ri  evropian bëri diktatori Milosheviq ,rrugën e të cilit  po e ndiqini pa ndonjë “devijim “sepse në gjakun e kombit tuaj është kalitur që mori projekti Çubriloviqit. Prandaj, mos u shqetësoni aq shumë nga një shtet që tashmë po hapëron bindshëm në Evropë. Kroacia në mënyrë të qetë  e demokratike dhe me standarde të botës së civilizuar po inaugurohet tërësisht në BE, Kurse juve po ju pengon edhe vizita e një shteti tjetër / qofte edhe me aeroplan i bërë/ në një shtet tashmë të integruar në BE sic është Kroacia.

Presidenti Vuçiq atë frikë të vizitave  hiqeni dhe  kur jeni në stazat e fundit të dialogut me Kosovën, vetëm për me pak arsye kujtoni  nënat shqiptare të dhunuar, Mijëra shtëpi te djegura, miliona libra të djegura si në kohën e Inkuizicionit, disa qindra kulte fetar të djegura si  xhami, tyrbe e kulte tjera.

Të vrarë qindra  fëmijë nën moshën pesë vjeçare e po ashtu qindra pleq mbi moshën 70 vjeçare e mijëra të tjerë vetëm pse ishin shqiptarë.

Kjo duhet  të ju  detyrojë të mendoni se serbët dhe shtetin tuaj Serbinë, që ishin ata që e kërkuan botën pa asnjë shqiptarë.

Presidenti Vuçiq do të ishte shumë e ndershme që  ato ndjenja të ndieni nga  aeroplanët paqësor e urues Izraelit ti shendoni në ndjenjë  ti kërkoni falje Kosovës , atë akuzë të ia bëni shtetit tuaj që  ishte me synime përtej

atyre të Hitlerit nazist.Presiditja kroate tashmë po bëhet ikonë e dashurisë njerëzore dhe deklkartat e tyre që krijuan holokaustin e ri Evropian nuk do të ia prishin imazhin e asaj ikone të dashurinë e humanitetit njerëzor, Presdenti  Vuçiq

mos  harro se shteti yt ka marrë  toka shqiptarë sa ka dashur nga “Molla e kuqe”  e deri në Merdare. Prandaj, mos i shih miqësinë si urrejtje, e urrejtjen si miqësi.

Sahat Kulla e Rahovecit, pika turistike në gjendje të rëndë

0

Në gjendje të mjerueshme ka mbetur Sahat Kulla e Rahovecit, objekt i cili është nën mbrojtje të përkohshme të trashëgimisë kulturore.

Ky monument është në këtë gjendje tash e 8 vjet, pasi nuk është marrë asnjë masë për ta ruajtur objektin, i cili daton që nga shekulli 18 e që tregon lashtësinë e qytetit, raporton KTV.

Përgjegjësit e këtij objekti thonë se Sahat Kulla është e hapur çdo ditë për vizitorët, sidomos në kohën e verës kur ka vizitorë më shumë.

Por, gjendja qëndron krejt ndryshe.

Përveç se qasja në të është e mundur vetëm përmes tejkalimit të rrethojave, asetet që e bënin funksional këtë monument janë të shkatërruara e madje shumica edhe janë vjedhur.

Komuna e Rahovecit për gjendjen e tillë i fajëson qytetarët për moskujdesin e duhur ndaj këtij objekti dhe premton se do të këtë investime të reja në meremetimin e Sahat Kullës.

Zyrtarët për trashëgimi kulturore në kuadër të muzeut të qytetit e akuzojnë komunën e Rahovecit, që sipas tyre, nuk ka bërë asnjë investim për objektet historike.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim nga Ministria e Kulturës për këtë çështje por ata nuk janë përgjigjur.

Sahat Kulla e Rahovecit është prej objekteve më të vjetra në këtë komunë, që daton nga viti 1791 dhe për herë të fundit aty është investuar në vitin 2009 nga CHwB-ja.

 

Helmohen dasmorët, dhjetra të shtrirë në spital

0

Kohën e fundit, është rritur numri i helmimeve që po ndodhin në ahengje të ndryshme familjare.

Një numër i madh shqiptarësh është helmuar në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani në spital kanë shkuar rreth 10 persona që kanë marrë pjesë në një dasëm. Tre prej tyre kanë ardhur në gjendje të rënduar shëndetësore, bëjnë të ditur mediat e Shqiperisë.

Dasma është organizuar ditën e djeshme, ndërsa nga orët e drekës e deri më sot në darkë, dasmorët kanë ardhur në spital njëri pas tjetrit duke shfaqur shenja të helmimit nga ushqimi.

Spitali i Elbasanit ka kaluar në gatishmëri pasi pritet që numri i të helmuarve të pësojë rritje.

Për shtatë muaj 67 të vdekur në aksidente trafiku

0

Nga janari deri në fund të korrikut të këtij viti, 67 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore.
Për këtë periudhë 7 mujore, nga më shumë se 8 mijë aksidente që kanë ndodhur, 50 prej tyre kanë qenë me fatalitet.

Nisur nga kjo, Ministria e Punëve të Brendshme, para pak ditësh i është drejtuar Policisë me një kërkesë për marrjen e masave emergjente, me qëllim shtimin e sigurisë në trafik.

Në këtë vendim kërkohet: Zbatimi i masave të sigurisë gjatë punimeve në rrugë, të ndërmerren masa për ruajtjen e sigurisë në trafikun publik, të shtohet numri i policëve dhe patrullave civile në komunikacionin rrugor, si dhe njoftimi i autoriteteve të shteteve përkatëse në rast se trafiku rrezikohet nga shtetas të huaj.

Por, pavarësisht këtij vendimi eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti, thotë se numri i patrullave të policisë në rrugë është i vogël krahasuar me akset rrugore.

“Kapaciteti i policisë është i njëjtë, me përjashtmin të ndonjë patrolle aty-këtu. Imagjinoni, në rrugët e Prishtinës nga ora 23 deri në 7 të mëngjesit nuk ka asnjë polic. Ndërsa në rrugët që është dashtë të frekuentohen më shumë nga policia aty nuk patrullohet fare, me përjashtim të ndonjë aksidenti kur ndodh”, shprehet për RTV Dukagjinin, Bekim Ahmeti- ekspert i komunikacionit.

Sipas Zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, policia është duke punuar në vazhdimësi për një siguri më të madhe në trafik, e cila, sipas tij, ka rezultuar në rënien e numrit të aksidenteve.

“Referuar statistikave për muajin korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi dy persona më pak të vdekur si pasojë e aksidenteve rrugore. Edhe për periudhën e njëjtë nga janari deri në korrik 2018, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi katër persona më pak të vdekur nga aksidentet. Megjithatë angazhimet tona do të jenë konsistente për një përmirësim të mëtejmë të sigurisë në rrugët e vendit”, tha ai.

Ndërkaq, në vendimin e MPB shkruan se masat e shtuara në trafik duhet të zbatohen deri me 1 tetor, ndërsa eksperti i komunikacionit Ahmeti, thotë se një vendim i tillë do të duhej të ishte i përhershëm, e jo sezonal.

Vogëlushi Adi Skeraj nga Dragashi, ka nevojë për ndihmë

0

Vogëlushi Adi Skeraj nga fshati Rrenc i Dragashit, ka nevojë për ndihmë.

Ai, është diagnostikuar me sëmundjen “Spina Bifida +Tethered Cort” dhe se i duhet urgjentisht të dalë jashtë për shërim.

Numri i tel: 049 512 310

/PrizrenPress.com/

Jahjaga krenare me festivalin DokuFest

0

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ndihet krenare me festivalin DokuFest, i cili sivjet ka përfshirë 210 gra regjisore dhe producente.

“Tema e tyre “Reflektimi” jetëson pasqyrimin që vendi ynë duhet ta japë për gratë”, shkruan në një status në Facebook, Jahjaga.Sot, Jahjaga ka marrë dhuratë nga drejtorja e DokuFest-it, Nita Deda, një bluzë me sloganin e sivjetshëm të këtij festivali, “Girls now”. Jahjaga ka përgëzuar drejtoren Nita Deda, stafin dhe vullnetarët për punën e bërë në DokuFest./KP/