22.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
Home Blog Page 4717

Kjo pjesë e Prizrenit nesër do të mbetet pa ujë

0

Lagja Kurillë, Bazhdarhane (pjesa e sipërme), Dardani, rruga Janina dhe rruga “Ukë Bytyqi” nesër do të mbeten pa ujë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Mutaher Haskuaka.

Ai ka thënë se në këtë pjesë të qytetit do të ndalet uji për shkak të punimeve në rrjetin kryesor të furrnizimit.

Ky është njoftimi i Haskukës:

T

Gruaja e komandantit vozitet me veturë të Policisë në Rahovec

0

Bashkëshortja e Osman Ismajlit, komandant i stacionit të Policisë në Rahovec, sipas disa videoxhirimeve, udhëton shpesh me veturë zyrtare të Policisë.

Pamjet e realizuara nga një qytetar tregojnë se në së paku tetë raste Lirije Osmani ka udhëtuar më veturën zyrtare të Policisë.

Osman Ismajli, komandant i stacionit në Rahovec, përmes telefonit, fillimisht ka thënë se gruaja e tij udhëton me autobus.

“Jo, gruaja udhëton me autobus”, tha Ismajli për Kallxo.com.

Mirëpo, kur është pyetur në lidhje me videot në të cilat shihet Lirije Ismajli, gruaja e tij duke udhëtuar me veturë zyrtare, Ismajli nuk e mohon faktin se kjo ka ndodhur me të vërtetë.

“Ka ndodhë më herët, por kjo nuk ndodhë më. Ka ndodhur për ndonjë rast të veçantë, përndryshe jo” tha Ismajli.

Komandanti Ismajli tha se nuk është e ndaluar që familjarët të udhëtojnë me veturë të Policisë, por nuk është as e lejuar të përdoren veturat zyrtare për bartjen e familjarëve.

“Nuk është e ndaluar, por nuk është e lejuar shkruan, jo vetëm familjarët, por askënd përveç atyre të cilët janë të arrestuar ose të shoqëruar”, tha Ismajli.

Kallxo ka kontaktuar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë dhe ka kërkuar nga ta nëse zyrtarëve të Policisë u lejohet shfrytëzimi i veturave zyrtare për t`i bartur familjarët e tyre, zëdhënësja Lirije Podrimja nuk ka dhënë përgjigje.

Ajo ka rekomanduar që ta kontaktojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pasi që sipas saj një çështje e tillë është përgjegjësi e Drejtorisë së Përgjithshme.

Kallxo ka kontaktuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës për të marrë përgjigje nëse zyrtarët policorë e kanë të ndaluar bartjen e familjarëve me veturë zyrtare, por Policia nuk ka dhënë detaje nëse kjo është e ndaluar.

“Shfrytëzimi i automjeteve të PK-së është i rregulluar përmes rregulloreve të brendshme të PK-së, ku përcaktohen edhe kufizimet e përdorimit të tyre”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Përgjithshme.

Në përgjigjet e Zyrës për Media të Policisë së Kosovës, nuk kanë treguar nëse lejohet bartja e familjarëve me vetura zyrtare.

Poashtu në përgjigjet e tyre Policia e Kosovës nuk ka sqaruar se çfarë lejon e çfarë nuk e lejon rregullorja për shfrytëzimin e veturave të policisë nga ana e pjesëtarëve të saj policorë.

G

Odriozola i sigurt se Reali do ta zëvendësojë Ronaldon

0

Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Odriozola është i bindur se klubi i tij do të zëvendësojë Cristiano Ronaldon para fillimit të sezonit.

Ronaldo u largua nga klubi spanjoll në drejtim të Juventusit dhe gjatë karrierës së tij me “Mbretërit” realizoi 450 gola në 438 paraqitje në të gjitha garat.

Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin Edinson Cavani, derisa anësori i Chelseat, Eden Hazard besohet se është në listën e transferimeve te Reali.

Odriozola – transferim nga Real Sociedadi – është shprehur i bindur se Ronaldo do të zëvendësohet para se të përfundojë afati kalimtar i verës.

“E shikoj skuadrën dhe më bie ndërmend se ky ekip ka fituar Ligën e Kampionëve dy muaj më parë. Për mua është klubi më i mirë në botë dhe jam i sigurt se do ta zëvendësojmë Cristianon”, ka thënë Odriozola.

Premtohet rritje e buxhetit për ansamblin “Shota”

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka vizituar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”. Gjatë kësaj vizite ministri zhvilloi takim me drejtorin e Ansamblit “Shota” Shefqet Gjocaj i cili njoftoi ministrin me gjendjen, kushtet dhe rrethanat e punës në këtë institucion.

Ministri Gashi premtoj mbështetje për valltaret dhe i përgëzoi për sukseset që kanë treguar gjatë vitit 2018, po ashtu i inkurajoj që këto rezultate dhe këtë angazhim ta vazhdojnë edhe më tutje.

Qëllimi i kësaj vizitë është për të parë nga afër se cilat janë nevojat financiare të këtij institucioni shumë të rëndësishëm kulturor, pasi që kemi marrë vendim që të gjitha institucioneve të kulturës tua rrisë buxhetin jam shumë i bindur që Ansamblin “Shota” ka qene i anashkaluar në këtë drejtim nuk ka pasur asnjë mbështetje të duhur financiare. Dhe nga sot për shkak të punës edhe rezultateve të mëdha që kanë pasur , ju njoftoj që do të ketë rritje të buxhetit për vitin 2019 varësisht nga programi që do të paraqesin në këshill te në ministri ka thënë ministri Kujtim Gashi.

“Po ashtu ne jemi dakorduar edhe në takimet paraprake që ky institucion ka nevojë për arkivën e vet për ruajtjen e materialeve shumë të rëndësishme dhe sot e konfirmojmë që këtë projekt do ta iniciojmë si procedurë dhe jemi të interesuar që çdo kërkesë të marrim me seriozitet, po ashtu ky ansambël ka nevojë edhe për instrumente sepse një pjesë e tyre janë shumë të vjetra dhe besoj që bashkërisht do të gjejmë zgjedhje dhe mundësi buxhetore që ky institucion të pajiset edhe me instrumente të reja”. ka thënë mes tjerash ministri.

Ndërkaq, Shefqet Gjocaj, drejtor i Ansamblit Shota, tha se nga ministri kanë marrë zotimin edhe për realizimin e projekteve që Shota ka filluar si dhe për projektet e planifikuara.

“Besoj shumë që e kemi pasur mirëkuptimin dhe do ta kemi në vazhdimësi. Unë besoj shumë që projektet që i kemi filluar do të realizohen në një kohë të përshtatshme”.

Suhareka anulon koncertin ‘Diafest’ pas aksidentit me dy të vdekur

0

Komuna e Suharekës ka anuluar koncertin “Diafest”, i cili do të mbahej sonte në qytetin e Suharekës për nder të mërgimtarëve të kësaj komune.

Kryetari Bali Muharremaj ka anuluar koncertin për shkak të aksidentit në fshatin Mushtisht, ku humbën jetën dy persona.

“Komuna e Suharekës, po përjeton çaste jo të mira këto ditë. Raste jo të këndshme po ndodhin, sidomos raste tragjike në komunikacion ku po humbin jetën qytetarët tanë. Sot edhe një rast i rëndë tragjik në komunikacion, ku humbën jetën dy të rinj nga fshati Mushtisht i Suharekës. Ky rast ka prekur rënd kryetarin e Komunës z. Bali Muharremaj, i cili ka anuluar koncertin e sotëm që ishte i planifikuar të mbahej në kuadër të aktiviteteve për mërgimtarët tanë, Diafest. Dhashtë zoti të mbetet i fundit!” thuhet në postimin e Komunës së Suharekës në faqen zyrtare në “Facebook”.

Qendra Kinematografike e Kosovës me dy projekte në Dokufest

0

Qendra Kinematografike e Kosovës në Festivalin Ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest, në edicionin e 17-të do të marrë pjesë me dy projekte, të cilat i ka mbështetur.

Si pjesë e garës “INTERNATIONAL SHORTS” do të shfaqët filmi metrazhit të shkurtër “GARDHI” me regji të Lendita Zeqiraj me 4 Gusht, 20:00, në DokuKino Plato.

Gjithashtu në garën “NATIONAL” do të shfaqët filmi i metrazhit të shkurtër “NJË MUAJ” me regji të Zgjim Tërziqit me 8 Gusht, 20:00, në DokuKino Plato.

Në këtë edicion të Dokufestit do të shfaqen 260 filma në total, 100 filma janë në konkurrencë zyrtare dhe përfaqësojnë 40 shtete – përfshirë dhjetë premiera botërore, katër premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale.

Në garën zyrtare janë edhe dy projekte të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës:

Për më shumë rreth programit vizitoni: Dokufest

Qendra Kinematografike e Kosovës me dy projekte në Dokufest

Qendra Kinematografike e Kosovës në Festivalin Ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest, në edicionin e 17-të do të marrë pjesë me dy projekte, të cilat i ka mbështetur.

Si pjesë e garës “INTERNATIONAL SHORTS” do të shfaqët filmi metrazhit të shkurtër “GARDHI” me regji të Lendita Zeqiraj me 4 Gusht, 20:00, në DokuKino Plato.

Gjithashtu në garën “NATIONAL” do të shfaqët filmi i metrazhit të shkurtër “NJË MUAJ” me regji të Zgjim Tërziqit me 8 Gusht, 20:00, në DokuKino Plato.

Në këtë edicion të Dokufestit do të shfaqen 260 filma në total, 100 filma janë në konkurrencë zyrtare dhe përfaqësojnë 40 shtete – përfshirë dhjetë premiera botërore, katër premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale.

Në garën zyrtare janë edhe dy projekte të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës:

Për më shumë rreth programit vizitoni: Dokufest

Aksident i rëndë në Suharekë, vdesin dy persona(Foto)

0

Një aksident i rëndë trafiku ndërmjet dy veturave njëra me targa vendore e tjetra me targa të Francës ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona një femër dhe një mashkull (familjarë), si dhe kanë mbetur të lënduar dy fëmijë. Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, raporton Gazeta Express.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Ka ndodhë një aksident ndërmjet dy veturave, njëra me tabela të Kosovës njëra me tabela të Francës, dy persona kanë ndërruar jetë – ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktimat janë njëri mashkull dhe tjetra femër, mosha 37-38 vjeç. Në aksident janë lënduar edhe dy fëmijë ata janë jashtë rrezikut për jetën”, tha Policia për Gazetën Express.

Vetëm në 24 orët e fundit Policia ka shqiptuar 1855 tiketa në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe kohore Policia ka konfirmuar se kanë ndodhur 87 aksidente në trafik, prej tyre një përfundoi me fatalitet. 31 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 55 pa të lënduar.

Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Fotografi nga vendi i ngjarjes:

Krimi mbi gjeneratat dhe fuqia e injorancës

0
AGRON HALITAJ
Vite më herët, një koleg rrëfente se si një deputet i sapozgjedhur e kishte pyetur se ku qëndron dallimi mes ekzekutivit dhe legjislativit. Këto dy shprehje i kishte dëgjuar edhe para fushatës zgjedhore, e besa nganjëherë i kishte përdorur edhe vetë gjatë fushatës, por asnjëherë nuk e kishte ditur kuptimin e saktë të tyre. Thjesht i kishte përdorur ato sa për t’u hequr i ditur. Por tash që po mësynte Kuvendin, kërkonte ta qartësonte mëdyshjen.
Ne që asokohe e dëgjonin këtë rrëfim, s’e merrnin bash të mirëqenë. Më shumë dyshonim në kolegun tonë se po bënte shou me nivelin e deputetit, sesa që i votuari i popullit ishte vërtet ashtu siç e pasqyronte ai. Më vonë, kur deputeti nisi të shkruajë nëpër rrjete sociale, e vërtetoi se kush është dhe sa di. Në dy rreshta tekst i bënte së paku dhjetë gabime ortografike e logjike. I njëjtë është edhe sot. E megjithatë, ai nuk është i “pashkollë”. Ka diplomë të arsimit të lartë. Se si e ka marrë atë, veç ai dhe ata që ia kanë dhënë e dinë.
E keqja në gjithë këtë rrëfim është se të tillë të “arsimuar” si ky deputet ka jo vetëm në legjislativ por edhe në ekzekutiv, në kompani publike e në ndërmarrje shoqërore, në borde të pavarura e në agjenci shtetërore, në institute e në universitete, në organizata të shoqërisë civile e në mekanizma të sigurisë. Të tillët, të veshur me pushtet, e me autoritet të rremë, pa dyshim se hiqen të mençur. Dhe, janë tepër aktiv. I sheh kudo duke folur për suksese dhe duke i shfaqur vizionet për një të ardhme më të mirë të qytetarëve e për forcim të shtetit. Kundruall tyre, inteligjenca është e strukur dhe vrojton në heshtje rrënimin e shoqërisë.
“Shqiptarët nuk lexojnë më, ndaj nuk kuptojnë më. Ata tashmë janë qenie sipërfaqësore, që hanë, pinë, rrinë dhe vegjetojnë, që e hapin ditën me lajme të gatshme, analistë dhe analiza të blera, martesa injorantësh bujashumë, telenovela anadollake dijevrasëse, foto blogjesh koketash trutharë, vipa dhe vipesha të politikës shqiptare që përpiqen që me arrogancën e zërit, makinat, rraqet firmato dhe ndërhyrjet plastike, të zhdukin kujtesën kolektive të gjynaheve të tyre ndaj shqiptarëve”. Kështu e përkufizon gjendjen që mbretëron edhe matanë kufirit, Brizida Gjikondi. Me të drejtë ajo e citon Gëten të ketë thënë se: “Asgjë nuk është më e tmerrshme se injoranca aktive”. Ja që, rrjetet sociale sot nuk e mbulojnë këtë injorancë.
Dy fjali koti të mbushura me fjalë fyese, nxisin reagimin e masave qytetare qindra herë më shumë sesa një shkrim që flet për ndonjë të arritur në ndonjë fushë të caktuar. Një lajm për zhveshjen e një këngëtareje turbo-folku lexohet qindra herë më shumë se një lajm për ngecjen në zhvillimin ekonomik. Më shumë bën bujë një lajm për syneti, ku të pranishëm janë edhe politikanët, se një lajm që tregon për keqpërdorimin e buxhetit të shtetit nga po të njëjtët politikanë.
Dalldia rritet në rastet e dhunës, siç ishte ky i fundit mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Të paktë janë ata që nuk shkruan diçka për këtë skandal. Shumica, ose e mbrojtën sulmuesin ose të sulmuarin. Ua bënë gjyqin se cili kishte të drejtë e cili jo. Të paktë janë ata që nuk i dhanë të drejtë as nxitësit të dhunës e as dhunuesit. Por, a mund të pritet një reagim ndryshe nga një shoqëri që po brumoset me injorancë për shkak të shkatërrimit të sistemit arsimor.?!
Qindra arsimtarë që dyshohen për falsifikim të diplomave, sot kapin ditarët dhe mësyjnë klasat për t’u shpërndarë “dituri” brezave të rinj. E nxënësit fatkeq janë të detyruar të bëhen gjithë sy e vesh para falsifikatorëve. Detyrohen t’u përgjigjen atyre që as vetë nuk e dinë as nuk e kuptojnë atë që thonë. Janë të detyruar sepse shteti ua ka mundësuar falsifikatorëve të punojnë e veprojnë lirshëm pa drojën se mund të përfundojnë në pranga. Prokuroria ua ka parashkruar lëndët me arsyetimin se janë vjetruar, ndërsa Ministria e Arsimit ua ka përligjur diplomat false. I kanë lënë të bëjnë krim mbi gjeneratat.
S’do mend se tash ndonjë i nivelit të tyre mund të ketë dhënë “kontribut” në librin e Edukatës Qytetare për nxënësit e klasës së gjashtë, në të cilin emrat e pesë komunave janë të shkruar: Gjilanë, Ferizajë, Istogë, Deqanë, Kaqanikë. Pra, të gjithë gabim. E kështu nxënësit e nivelit të ulët, si ata të Jezercit e kryejnë klasën e tetë pa ditur shkrim e lexim. Rruga e tyre e “mësimnxënies” nuk ndalet aty. Ata i marrin diplomat e arsimit të mesëm, e më pas mësyjnë universitetin.
Profesorët universitarë ankohen se pjesa dërmuese e atyre që u nënshtrohen provimeve pranuese nuk e dinë përmbajtjen e lëndëve të shkollës së mesme. Pa çka!. Nëse universiteti publik nuk ua hap derën, janë dhjetëra dyer të tjera që i presin me buzëqeshje. Janë kolegjet private ato që arsimin e kanë shndërruar në biznes dhe s’u intereson tjetër pos parasë.
“Njëmijë veta nga një mijë euro, një milion euro”. Kjo është llogaria e thjeshtë që një kolegj-biznes e ka si synim për ta përmbushur sivjet. Të jemi të qartë – kjo shifër është vetëm për një drejtim. Imagjinoni sa mund të jetë shifra për të gjitha drejtimet. Dikush ka pretenduar t’u vërë prag bizneseve të tilla, por kanë përfunduar në rrugë. Me urdhrin e shefit të Qeverisë, i cili vetë ka diplomuar pasi është bërë lider politik, ata janë shkarkuar në emër të “parregullsive serioze”.
Një i shkarkuar i tregoi kryeministrit se nuk është pajtuar që arsimi i lartë të duket si një biznes qebaptoresh, përderisa një tjetër ia bëri të ditur se Agjencia e Kosovës për Akreditim ua ka ndaluar punën mbi 60 profesorëve nga rajoni të cilët kishin ofruar deklarime të rreme në Agjenci për qëllime të akreditimit. Disa nuk kishin dijeni që emri i tyre përdorej nga institucionet e arsimit në Kosovë, e disa nuk kishin qenë asnjëherë në Kosovë. E pra, ato kolegje i shohim çdo mbrëmje nëpër TV e nëpër gazeta duke bërë oferta për arsim cilësor e për karrierë të ndritur.
Në këtë mes, një pjesë të përgjegjësisë për rritjen e masës së injorancës e bartin edhe gazetarët. Kolumnisti i New York Times, Nikolas Kristof, thotë në një rast se “ne që merremi me gazetari meritojmë që t’i kemi ‘këmbët mbi zjarr’. Ne bëjmë gabime gjithë kohën, dhe shumë shpesh jemi sipërfaqësorë, sensacionalistë, të padrejtë, mbrojtës apo të zbavitur prej objekteve të shkëlqyeshme”. Kështu të gjithë bashkë sillemi në uraganin e injorancës. E uragani nuk shkakton pasoja në mënyrë përzgjedhëse. Prej tij, pësojnë të gjithë, pa përjashtim!
(Opinion i publikuar në AktivPress më 02.10.2017)

Januzaj mund t’i bashkohet ish-kampionit të Anglisë

0

United mësohet të ketë vendosur një klauzolë të riblerjes së 23-vjeçarit në marrëveshjen me të, por ajo nuk pritet të aktivizohet në këtë fazë.

Januzaj u transferua te Real Sociedadi në muajin korrik të vitit 2017 pas sezoneve si një i huazuar te Borussia Dortmundi dhe Sunderlandi, ku iu bashkua ish-trajnerit të United, David Moyes.

Tani, mësohet se Leicesteri është duke menduar të rikthej atë në futbollin anglez për shkak se ata synojnë të përforcojnë skuadrën e tyre para se të mbyllet afati kalimtar.

Januzaj ka bërë 35 paraqitje te Sociedadi sezonin e kaluar duke shënuar katër gola përfshirë të gjitha garat.

Gashi pret kampionët e Evropës U18 në basketboll të Divizionit C

0

Ministri Gashi priti basketbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, fitues të Kampionatit Evropian

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim Përfaqësuesen e Kosovës U18 në basketboll pas suksesit të arritur në FIBA U18 të Kampionatit Evropian, Divicioni C, që u mbajt në Prishtinë, prej 22 deri më 29 korrik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gashi i ka uruar basketbollistët dhe drejtuesit e klubit për suksesin e arritur. Ai vlerësoi se me angazhim dhe vullnet mund të arrihet deri te suksesi siç edhe kanë treguar basketbollistët në rend të parë, por edhe stafi mbështetës i tyre, trajnerët e të gjithë personat tjerë të angazhuar.

Gjithashtu, ministri i ka përgëzuar drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe për organizimin e kampionatit në fjalë.

Gashi ka kërkuar nga basketbollistët dhe përfaqësuesit e klubit që në përfaqësimet ndërkombëtare të japin maksimumin dhe të prezantojnë Kosovën sa më me dinjitet. Ai u premtoi mbështetjen e plotë të MKRS-së edhe në të ardhmen.