18.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
Home Blog Page 4718

Januzaj mund t’i bashkohet ish-kampionit të Anglisë

0

United mësohet të ketë vendosur një klauzolë të riblerjes së 23-vjeçarit në marrëveshjen me të, por ajo nuk pritet të aktivizohet në këtë fazë.

Januzaj u transferua te Real Sociedadi në muajin korrik të vitit 2017 pas sezoneve si një i huazuar te Borussia Dortmundi dhe Sunderlandi, ku iu bashkua ish-trajnerit të United, David Moyes.

Tani, mësohet se Leicesteri është duke menduar të rikthej atë në futbollin anglez për shkak se ata synojnë të përforcojnë skuadrën e tyre para se të mbyllet afati kalimtar.

Januzaj ka bërë 35 paraqitje te Sociedadi sezonin e kaluar duke shënuar katër gola përfshirë të gjitha garat.

Gashi pret kampionët e Evropës U18 në basketboll të Divizionit C

0

Ministri Gashi priti basketbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, fitues të Kampionatit Evropian

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim Përfaqësuesen e Kosovës U18 në basketboll pas suksesit të arritur në FIBA U18 të Kampionatit Evropian, Divicioni C, që u mbajt në Prishtinë, prej 22 deri më 29 korrik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gashi i ka uruar basketbollistët dhe drejtuesit e klubit për suksesin e arritur. Ai vlerësoi se me angazhim dhe vullnet mund të arrihet deri te suksesi siç edhe kanë treguar basketbollistët në rend të parë, por edhe stafi mbështetës i tyre, trajnerët e të gjithë personat tjerë të angazhuar.

Gjithashtu, ministri i ka përgëzuar drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe për organizimin e kampionatit në fjalë.

Gashi ka kërkuar nga basketbollistët dhe përfaqësuesit e klubit që në përfaqësimet ndërkombëtare të japin maksimumin dhe të prezantojnë Kosovën sa më me dinjitet. Ai u premtoi mbështetjen e plotë të MKRS-së edhe në të ardhmen.

Prokuroria në Prizren konfirmon pranimin e kallëzimit penal ndaj Gjergj Dedajt

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka konfirmuar për KALLXO.com se kanë pranuar një kallëzim penal ndaj Gjergj Dedajt të bërë nga Ertan Simitçi, pjesëtar i komunitetit turk në Prizren.

Ertan Simitçi, me kallëzimin penal ndaj Gjergj Dedaj, kërkon nga Prokuroria e Shtetit që menjëherë të nisin procedurat ligjore për gjuhën e përdorur të Dedajt në Facebook.

Në kallëzim penal thuhet se gjuha e Gjergj Dedaj nxitë urrejtje, është përçarëse ose mos durimit kombëtar, racor, fetar e etnik.

Simitçi pretendon se gjuha e Dedajt ka kaluar liritë e shprehjes së mendimit të lirë dhe është shkelur e drejta e një kombësie.

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Musë Preniqi

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës më pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e kolegut – gazetarit dhe redaktorit shumëvjeçar të Radio Kosovës, Musë Preniqi.

Vdekja e gazetarit Preniqi është humbje për të gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë. Emri i tij si një profesionist do të kujtohet përgjithmonë në historinë e gazetarisë kosovare.

AGK, ju shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit – redaktorit Musë Preniqi.

Gazetari Musë Preniqi ka lindur me 1948 në fshatin Hade të Obiliqit. Ai mbahet mend për punën e tij profesionale në media elektronike dhe të shkruara në veçanti për raportimet e tij nga greva e minatorëve të Trepçës. Preniqi ka punuar si redaktor në Radio Prishtinë deri në vitet e ’90-ta. Ai ka qenë redaktor përgjegjës edhe i programit në Radio Kosovë deri ne vitin 2008, ndërsa së fundmi ka qenë redaktor i programit arsimor deri në pensionim.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me 2 gusht në ora 17:00 në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Vdes gazetari shumëvjeçar, Musë Preniqi

0

Sot në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari dhe redaktori shumë vjeçar i Radio Kosovës, Musë Preniqi.

Për shumë vite ai ka udhëhequr departamentin e informacionit dhe programit në kanalin e parë të Radio Kosovës.

Për shumë vite ishte edhe pjesë e Radio Televizionit të Prishtinës- përkatësisht Radio Prishtines. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17: 00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, ndërsa mbledhja komemorative do të mbahet në ora 13: 00 në lokalet e Radio Kosovës.

Ka dy kategori poetësh…

0

Nga: Gustave Flaubert
Përktheu: Elona Caslli

Në të vërtetë ka dy kategori poetësh.

Më të mëdhenjtë, të rrallët, mjeshtrat e vërtetë, e përmbledhin brenda vetes njerëzimin. Nuk merren me veten dhe as me pasionet e tyre. E lënë mënjanë personalitetin e tyre për të përthithur personalitetin e të tjerëve. Ata riprodhojnë Universin, i cili pasqyrohet në veprat e tyre shkëndijuese, si një Univers i larmishëm, si një qiell që pasqyrohet në gjithësinë e detit, me të gjithë yjet dhe me gjithë kaltërsinë.

Ka poetë të tjerë të cilët bërtasin për të mbërritur tek tingulli i bukur, qajnë për të mallëngjyer, flasin për veten, për të jetuar në përjetësi. Ndoshta, po të vepronin ndryshe, nuk do të shkonin shumë larg. Duke qenë se u mungon gjerësia, kanë afsh dhe zekth aq të madh, sa po të kishin lindur me temperament tjetër, ndoshta, nuk do të kishin aspak talent.

U dhunua në rrugë nga një mashkull, studentja franceze: Mjaft heshtëm!

0

Një grua e re, e cila publikoi një video tronditëse të një burri që e godiste jashtë një kafeneje pariziene, ka ngritur një faqe interneti të mërkurën për t’u lejuar viktimave të ngacmimeve të tregojnë historitë e tyre.

Faqja e titulluar “Nous Toutes Harcelement” (Ne jemi ngacmuar të gjithë) synon të mbledhë rastet e incidenteve “në rrugë, në punë, apo në jetët private”, ka thënë vet Marie Laguerre. “Është një faqe ku mund të shkruar në mënyre anonime, por që u lejon femrave të flasin lirshëm”, shtoi më tej ajo.

Studentja Laguerre shkroi në Facebook javën e kaluar mbi një rast që i kishte ndodhur teksa kthehej në shtëpi, kur një mashkull nisi t’i bënte komente të ashpra. Ajo i kishte thënë të pushonte dhe tentoi t’i largohej, por ai shkonte në drejtim të kundërt.

Në videon e mbikëqyrjes të ofruar nga kafeneja, personi shihet më pas të rrëmbejë një tavëll duhani nga një tavolinë e lokalit dhe t’ia hidhte atë asaj. Pas këtij veprimi, ai u kthye dhe e qëlloi në fytyre Laguerren.

Ajo bëri një denoncim në polici pas incidentit dhe më tej publikoi videon, duke e shoqëruar me fjalët se “nuk duhet të heshtim më”.

Që prej publikimit të videos së saj në Facebook, Laguerre mori mesazhe nga e gjithë bota, nga gra të tjera që ndanin eksperiencat e tyre, sikurse edhe nga meshkuj që ofronin mbështetjen e tyre.

Laguerre përfundoi në mediet franceze dhe ndërkombëtare duke ritreguar historinë e saj, ndërsa tashmë dëshiron të përfitojë nga profili i saj i lartë “për të dhënë mesazhin dhe për t’i përmirësuar gjërat”. /Top Channel

Higuain i gatshëm për sfidën e re te Milani

0

AC Milani duket i vendosur për të mirëpritur sulmuesin Gonzalo Higuain nga Juventusi, pasi argjentinasi ka konfirmuar se është i ngazëllyer me këtë lëvizje.

Reprezentuesi i Argjentinës ka vendos t’i bashkohet “Rossonerëve” në formë huazimi për 18 milionë euro para finalizimit të marrëveshjes sezonin e ardhshëm për 36 milionë euro, ndërkohë që mbrojtësi Mattia Caldara do të shkëmbehet me Leonardo Bonuccin, transmeton portali arbresh.info.

Të dy, Higuain dhe Caldara do t’i nënshtrohen testeve mjekësore sot (e enjte) dhe Higuain ishte i ngazëllyer pasi arriti në Milano mbrëmjen e së mërkurës.

“Jam shumë mirë”, u ka thënë fillimisht ai gazetarëve. “Të presim për testin mjekësor dhe shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë nga këtu”

“Jam i lumtur për aventurën e re. Dua t’i përshëndes të gjithë tifozët e Milani dhe Juves që gjithmonë kanë shfaqur dashuri ndaj meje”.

“Leonardo më bindi mua. Kam folur tashmë edhe me Gattuson. Jam këtu për të shkuar për aq larg sa është e mundur”.

Sezonin e kaluar, Higuain shënoi 23 gola brenda 50 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet te Juventusi.

Gjuan me armë zjarri në ajër, arrestohet malishevasi

0

Në Malishevë, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe predha kishte goditur xhamin e një lokali, njofton Policia e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Njësiti policor ka konfiskuar një armë me dy karikatorë me 16 fishekë të cal. 9 mm dhe leja e armës valide.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Arrestohet pasi e sulmon një burrë në Prizren

0

Të mërkurën në Prizren, është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/