U dhunua në rrugë nga një mashkull, studentja franceze: Mjaft heshtëm!

Një grua e re, e cila publikoi një video tronditëse të një burri që e godiste jashtë një kafeneje pariziene, ka ngritur një faqe interneti të mërkurën për t’u lejuar viktimave të ngacmimeve të tregojnë historitë e tyre.

Faqja e titulluar “Nous Toutes Harcelement” (Ne jemi ngacmuar të gjithë) synon të mbledhë rastet e incidenteve “në rrugë, në punë, apo në jetët private”, ka thënë vet Marie Laguerre. “Është një faqe ku mund të shkruar në mënyre anonime, por që u lejon femrave të flasin lirshëm”, shtoi më tej ajo.

Studentja Laguerre shkroi në Facebook javën e kaluar mbi një rast që i kishte ndodhur teksa kthehej në shtëpi, kur një mashkull nisi t’i bënte komente të ashpra. Ajo i kishte thënë të pushonte dhe tentoi t’i largohej, por ai shkonte në drejtim të kundërt.

Në videon e mbikëqyrjes të ofruar nga kafeneja, personi shihet më pas të rrëmbejë një tavëll duhani nga një tavolinë e lokalit dhe t’ia hidhte atë asaj. Pas këtij veprimi, ai u kthye dhe e qëlloi në fytyre Laguerren.

Ajo bëri një denoncim në polici pas incidentit dhe më tej publikoi videon, duke e shoqëruar me fjalët se “nuk duhet të heshtim më”.

Që prej publikimit të videos së saj në Facebook, Laguerre mori mesazhe nga e gjithë bota, nga gra të tjera që ndanin eksperiencat e tyre, sikurse edhe nga meshkuj që ofronin mbështetjen e tyre.

Laguerre përfundoi në mediet franceze dhe ndërkombëtare duke ritreguar historinë e saj, ndërsa tashmë dëshiron të përfitojë nga profili i saj i lartë “për të dhënë mesazhin dhe për t’i përmirësuar gjërat”. /Top Channel

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit