15.9 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025
Home Blog Page 4720

U mbajt sesioni shkencor “Folklori në krahinën e Llapushës”

0

Sot në Malishevë, është mbajtur një sesion shkencor me temën “Folklori në krahinën e Llapushës”. Ky sesion shkencor është mbajtur në kuadër të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, edicioni i pestë, ndërsa në këtë sesion me prezantimet e tyre janë paraqitur, prof.Dr. Zymer Neziri, prof,Dr. Adem Zenujllahu, prof.Dr. Sabahudin Cena dhe Dr.sc. Mehmet Rukiqi.

Prof.Dr. Zymer Neziri është paraqitur me kumtesën “Eposi i Kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit, në fillimin e shekullit XXI: krahina e Llapushës”, ku i ka trajtuar dy vëllime me këngë, të hulumtuara, të shënuara dhe të incizuara nga dymbëdhjetë këngëtar të kësaj krahine. Këto vëllime janë të realizuara në kuadër të projektit E5 për eposin shqiptar.

Prof.Dr. Adem Zenujllahu është paraqitur me kumtesën “Salih e Feriz Krasniqi-rapsodë të papërsëritshëm nga krahina e Llapushës”, ku e ka trajtuar repertorin e këtyre dy rapsodëve nga rrethi i Malishevës, përkatësisht fshati Drenoc, ndërsa këtë rreth, autori e vlerëson si njëra ndër krahinat me më së shumti rapsod. Në këtë temë, autori ka folur për këngët e Salih e Feriz Krasniqit, të cilët i kënduan jetës, trimërisë, burrërisë, dashurisë, dhembjes, tragjikes dhe krenarisë së popullit shqiptar, gjatë historisë.

Prof.Dr. Sabahudin Cena, është paraqitur me kumtesën “Tradita e rapsodimit epik-heroik në arealin e Llapushës”, ku i ka trajtuar tri bazamente poetike të kësaj krahine të njohur rapsodësh:bazamenti lirik rural, vajtimet, bazamenti epik heroik Eposi i Kreshnikëve, bazamenti paladik. Në kuadër të këtyre, sipas autorit, dallohen nënte tipe: tipi biografik, kronologjik, fragmentar, mobilizues, numërues, syzhetor, modeluar, kombinuar dhe interogativ.

Ndërsa Dr.sc.Mehmet Rukiqi, është paraqitur me kumtesën “Rapsodët nga krahina e Llapushës”, ku ka folur për këngëtarët që dikur dhe sot, kënduan këngë nga treva e Llapushës. Sipas tij, rapsodët e kësaj krahine kultivuan, kënduan dhe bartën këngën popullore, gjeneratë pas gjenerate, deri në ditën e sotme.

Futbollistët e Lirisë nisen për Banjë

0

Skuadra prizrenase Liria është nisur sot për fazën e dytë përgatitore të cilën do ta zhvillojë në Banjë të Pejës, saktësisht në qendrën Onix, transmeton Insporti.Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.

“Ekipi jonë u nis për fazen e dyte pregaditore ,e që do ta zhvilloj në ONIX Spa”, shkruhet në faqen e klubit nga Rrafshi i Dukagjinit.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Bedredin Gjilani, në këtë fazë përgatitore është përkujdesur edhe për transfere ndërkohë që së fundmi e ka transferuar futbollistin nga Shqipëria, Gerald Tusha, i cili në edicionin e fundit është aktivizuar në kampionatin maltez.Ai është prodhim i akademisë së Tiranës i transferuar te Dinamo mandej te Partizani e Tërbuni. Sezonin e shkuar e mbylli në Maltë te Ghajnsielem, ndërsa sot ka firmosur në Kosovë. /Insporti.com/

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing, sky, tree and outdoor

Erdogan: Nuk i japim rëndësi gjuhës kërcënuese të ShBA-së

0

Nga gjuha kërcënuese e Shteteve të Bashkuara nuk do të përfitojë askush, tha të mërkurën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Dy vendet, aleate të NATO-s, janë në mosmarrëveshje për rastin e një pastori amerikan, të burgosur në Turqi nën akuzat për terrorizëm.

Pastori i krishterë, Andrew Brunson, i cili ka jetuar në Turqi për më shumë se dy dekada, akuzohet se ka ndihmuar një grup të udhëhequr nga kleriku mysliman, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për përpjekjen për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016.

Ai është arrestuar qysh në tetor të atij viti.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe zëvendësi i tij, Mike Pence, e kanë kërcënuar Turqinë me sanksione të fuqishme nëse pastori nuk lirohet.

Duke folur për gazetarët në Ankara, Erdogan tha se Turqia nuk do të bëjë kompromise sa i përket pavarësisë së gjyqësorit.

“Nuk do t’i japim rëndësi gjuhës kërcënuese”, tha Erdogan./REL

Ministrat Gashi e Ademi vizituan Parkun Arkeologjik “Ulpiana”

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me ministrin e Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi, kanë vizituar Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.
Ministri Gashi, ka thënë se Ministria e Kulturës, do të vazhdojë edhe më tutje të mbështesë punimet dhe gërmimet në parkun arkeologjik, pasi që është një trashëgimi e rëndësishme kulturore për Kosovën.

“Jemi dakorduar të dalim pak te parku arkeologjik Ulpiana për të parë me afër procesin e gërmimeve qe po ndodhë që një kohë të gjatë këtu që do të vazhdoj edhe me tutje dhe për të treguar përkushtimin tonë që edhe vizitat e zyrtarëve të larte i sjellim në këtë aset të trashëgimisë kulturore për të treguar përkushtimin tonë”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se ky park po merr pamje të bukur, dhe se tani po shtohet si një pikë turistike, ku gjatë këtij viti do të ketë mbi 18 mijë vizitorë.

“Ulpiana tani po merr pamje jashtëzakonisht të bukur, një monument shumë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe tani po shtohet edhe si pikë turistike ku gjatë vitit 2018 kemi mbi 18 mijë vizitorë dhe kjo tregon se sa kanë qenë të rëndësishme investimet MRKS në këtë lojalitet të trashëgimisë kulturore”, ka thënë tutje Gashi.

Ndërkaq, homologu i tij Asaf Ademi, ka thënë se gjatë takimit me ministrin Gashi, kanë biseduar rreth bashkëpunimit në mes të dy vendeve në aspektin e kulturës.

“Pata kënaqësinë që bashkë me ministrin dhe stafin e parkut Ulpiana të jem dëshmitarë të një pune cilësore të realizuar këtu dhe të shpreh habinë time qe edhe sa shumë punë ka për të u bere duke marrë parasysh qe vetëm 2% i punëve janë bere ndërsa gjithçka qe është bëre është mahnitëse e dëshmon per një trashëgimi kulturore”, tha Ademi./

Pas përplasjes VV-PDK, Rexhep Selimi shfaqet në Prizren

0

Asambleisti i PDK-së në Prizren, Bardh Avdaj, është përplasur e kryesuesin e Kuvendit Komunal, Artan Abrashin, duke e hedhur një shishe ujë në drejtim të tij.

E për këtë gjest, Avdaj ishte arsyetuar duke thënë se Abrashi nuk ja kishte dhënë fjalën kur e kishte kërkuar, prandaj kishte vepruar kështu.

Por, pas gjithë kësaj situate, Artan Abrashi është parë me deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin, në Prizren.

Selimi ka qenë ai që e ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facëbook, duke thënë se bashkë me Artan Abrashin, po “sillet” rreth Kuvendit Komunal/GazetaExpress

 

Mourinho, Ronaldos: “Klubi është më i madh se çdo lojtar

0

“Klubi është më i madh se çdo lojtar”, kështu ka thënë Jose Mourinho, edhe pse e ka pranuar se Cristiano Ronaldo do t’i mungojë Real Madridit.

Portugezi u pyet sërish për transferimin e 33 vjeçarit te Juventusi për 100 milionë euro pas miqësores Manchester United – Real Madrid, ku “Djajtë e Kuq” triumfuan 2-1.

Përgjigja e tij ka qenë e shkurtër: “Real Madridit do t’i mungojë ai, natyrisht, por klubi është më i madh se çdo lojtar”.

Portugezi më pas foli për skuadrat, që pret diçka krejt ndryshe nga ajo që dhanë mbrëmë në fushë.

“Ky nuk ishte Real Madridi. As nuk ishte Manchester Unitedi im. Shumë lojtarë munguan. Nuk është koha të vlerësojmë asgjë. Kjo fitore do të ishte e rëndësishme në Ligën e Kampionëve, por jo sot”, shtoi ai.

PDK në Prizren distancohet nga veprimet e asamblistit, Bardh Avdaj

0

PDK distancohet nga veprimet e asamblistit Bardh Avdaj, ky i fundit kërkon falje për veprimin e tij
Gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Prizren, kuvendari i PDK-së, Bardh Avdaj, e ka gjuajtur me shishe të ujit kryesuesin e Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi.

Shefi i grupit të PDK-së, Simir Krasniqi për KALLXO.com ka thënë se veprimi i Bardh Avdaj ka qenë individual dhe ai ka vepruar nën afekt.

“Ka qenë veprim individual dhe personi i cili e ka bërë atë veprim ka kërkuar falje publikisht, ka qenë nën afekt ky veprim. Këto gjëra ndodhin edhe në parlamentin e Kosovës dihet nga cila parti, nga ajo që është në pushtet në Prizren”, ka thënë Krasniqi.

Asamblisti i PDK ka kërkuar falje publike përmes një statusi në Facebook për veprimet e djeshme duke thënë se e gjitha ka qenë eskalim situate.

“Gjithçka që ka qenë, ishte thjeshtë një eskalim situate, i nxitur nga krerët e Kuvendit. I kisha lutur të gjithë që ta përcjellin tërë seancën dhe aty do shihet se si e drejta ime për replikë është mohuar. Unë me profesion jam fizioterapeut dhe synimi im është të ruaj shëndetin e qytetarëve, e jo ta dëmtoj, prandaj kjo që ndodhi ishte një eskalim i situatës për të cilën ndihem keq”, ka shkruar Avdaj.

Policia nuk ka njohuri për sulmin me shishe uji në Kuvendin e Prizrenit

0

Pas incidentit që ka ndodhur dje në Kuvendin Komunal në Prizren ndërmjet Bardh Avdaj nga radhët e PDK-së, i cili ka gjuajtur me shishe uji në drejtim të Kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashi, ky i fundit duket se nuk e ka paraqitur sulmin ndaj tij në polici.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha tha për KALLXO.com se, policia nuk është e njoftuar për këtë rast.

“Rreth sulmit të djeshëm në Kuvendin Komunal në Prizren nuk ka ndonjë rast të hapur, nuk është ankuar askush, policia në Prizreni nuk ka informacione për këtë rast”, ka thënë Berisha.

Ndërsa kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se juristët që gjenden në Komunën e Prizrenit do të merren me këtë rast.

“Duhet të merren masa, nuk është në rregull ajo që ka ndodhë, unë personalisht nuk e di si janë procedurat për këtë por do të merren me këtë rast juristët e Komunës”, ka thënë Haskuka për Kallxo.com.

Dy mijë të vdekur në aksidente rrugore që nga paslufta

0

Kolegji “Tempulli” sot ka organizuar tryezë për shkak të ngritjes së numrit të aksidenteve me fatalitet kohët e fundit në komunikacionin e Kosovës.

Aty u diskutua për masat parandaluese të organeve të sigurisë, si dhe fushatat sensibilizuese për të ulur aksidentet me të vdekur.

Drejtori i këtij kolegji, Muhamed Krasniqi, ka përmendur aksidentet, me theks të veçantë gjatë stinës së verës.

“Shikuar në përgjithësi në statistika veç pas lufte i kemi diku 2 mijë të vrarë në aksidente rrugore, janë rrethana paqe e jo lufte. Ky numër i statistikave na dërgon në një rrafsh tjetër ku është ekuivalent me një shtet në gjendje lufte”, tha Krasniqi.

Më këtë rast ministri Gashi vuri në dukje se me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafikun rrugor dhe ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia e Kosovës ka realizuar shumë aktivitete me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik.

Gashi ka vlerësuar se edhe kjo ndihmon direkt në kuadër të politikave për komunikim me publikun, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

“Sipas statistikave të policisë numri i përgjithshëm i aksidenteve në periudhën Janar-Qershor 2018 , krahasuar me numrin e aksidenteve në periudhës të njejtë të vitit të kaluar është më i vogël për minus 13.25 %, periudhën e njëjte krahasuese numri i aksidenteve me fatalitet gjithashtu ka shënuar rënie, minus 19.61%, numri i aksidenteve me dëme materiale gjithashtu ka shënuar rënie me minus 50.65% , ndërsa me lëndime trupore ka ngritje për 0.46%”, tha Gashi.

Drejtori i Divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës Sabedin Mehmeti, tha se pas marrjes së detyrës ka bërë analiza për aksidente prej vitit 2002.

“Përafërsisht numri mesatar prej vitit 2002 deri në vitin 2017 është 15,564 aksidente në vit, që është numër bajagi i madh për 10.800 km/katrorë e për 1 milion e 700 mijë banorë popullatë”, tha ai.

Tutje ai u shpreh se 123 aksidente me fatalitet është numri mesatar në vit, që nga viti 2005 deri në 2017, ndërsa numri i të vdekurve 143. Ai shtoi se numri mesatar i gjobave sipas është 800 – 1000 në ditë, dhe se numri i tyre vetëm është rritur nga viti në vit.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli tha se ajo çka po vërehet më së shumti në Prishtinë është mungesa e sinjalizimit të duhur në komunikacion qoftë vertikal ose horizontal. Shqetësuese për të është edhe futja e kafshëve nëpër rrugët e kryeqytetit. Si rrezik për qytetarët e sidomos për fëmijët Pacolli i përmendi qentë endacakë.

Pacolli ka thënë se në Prishtinë gjatë këtij viti nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë tryezë duke parë numrin e shumtë të aksidenteve, vlerësuan se duhet të dilet me hapa konkret me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve në trafik.

Kosova e Maqedonia do të nënshkruajnë Kalendarin e Përbashkët Kulturor

0

Me ftesë të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, po qëndron në Kosovë, në vizitën e tij të parë zyrtare, në cilësinë e ministrit Asaf Ademi, Ministër i kulturës së Maqedonisë, i cili mori këtë detyrë para një muaji.

Fillimisht Gashi e uroi homologun e tij nga Maqedonia, Ademi, për marrjen e detyrës duke i dëshiruar mbarëvajtjen në punën dhe arritjen e synimeve.

Gjatë takimit të dy ministrat kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy ministrive në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe atë të së drejtës së autorit, nëpërmjet institucioneve të kulturës, duke krijuar edhe hapësira dhe mundësi për intensifikim e shkëmbimit të aktiviteteve kulturore edhe ndërmjet skenës së pavarur kulturore të të dyja vendeve.

Ministrat u dakorduan që të fillojnë procedurat për përgatitjen e një kalendari të përbashkët kulturor mes Kosovës e Maqedonisë, i cili orientimisht pritet të nënshkruhet në muajin shtator