Policia nuk ka njohuri për sulmin me shishe uji në Kuvendin e Prizrenit

Pas incidentit që ka ndodhur dje në Kuvendin Komunal në Prizren ndërmjet Bardh Avdaj nga radhët e PDK-së, i cili ka gjuajtur me shishe uji në drejtim të Kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashi, ky i fundit duket se nuk e ka paraqitur sulmin ndaj tij në polici.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha tha për KALLXO.com se, policia nuk është e njoftuar për këtë rast.

“Rreth sulmit të djeshëm në Kuvendin Komunal në Prizren nuk ka ndonjë rast të hapur, nuk është ankuar askush, policia në Prizreni nuk ka informacione për këtë rast”, ka thënë Berisha.

Ndërsa kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se juristët që gjenden në Komunën e Prizrenit do të merren me këtë rast.

“Duhet të merren masa, nuk është në rregull ajo që ka ndodhë, unë personalisht nuk e di si janë procedurat për këtë por do të merren me këtë rast juristët e Komunës”, ka thënë Haskuka për Kallxo.com.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit