17.8 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 4722

Mourinho, Ronaldos: “Klubi është më i madh se çdo lojtar

0

“Klubi është më i madh se çdo lojtar”, kështu ka thënë Jose Mourinho, edhe pse e ka pranuar se Cristiano Ronaldo do t’i mungojë Real Madridit.

Portugezi u pyet sërish për transferimin e 33 vjeçarit te Juventusi për 100 milionë euro pas miqësores Manchester United – Real Madrid, ku “Djajtë e Kuq” triumfuan 2-1.

Përgjigja e tij ka qenë e shkurtër: “Real Madridit do t’i mungojë ai, natyrisht, por klubi është më i madh se çdo lojtar”.

Portugezi më pas foli për skuadrat, që pret diçka krejt ndryshe nga ajo që dhanë mbrëmë në fushë.

“Ky nuk ishte Real Madridi. As nuk ishte Manchester Unitedi im. Shumë lojtarë munguan. Nuk është koha të vlerësojmë asgjë. Kjo fitore do të ishte e rëndësishme në Ligën e Kampionëve, por jo sot”, shtoi ai.

PDK në Prizren distancohet nga veprimet e asamblistit, Bardh Avdaj

0

PDK distancohet nga veprimet e asamblistit Bardh Avdaj, ky i fundit kërkon falje për veprimin e tij
Gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Prizren, kuvendari i PDK-së, Bardh Avdaj, e ka gjuajtur me shishe të ujit kryesuesin e Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi.

Shefi i grupit të PDK-së, Simir Krasniqi për KALLXO.com ka thënë se veprimi i Bardh Avdaj ka qenë individual dhe ai ka vepruar nën afekt.

“Ka qenë veprim individual dhe personi i cili e ka bërë atë veprim ka kërkuar falje publikisht, ka qenë nën afekt ky veprim. Këto gjëra ndodhin edhe në parlamentin e Kosovës dihet nga cila parti, nga ajo që është në pushtet në Prizren”, ka thënë Krasniqi.

Asamblisti i PDK ka kërkuar falje publike përmes një statusi në Facebook për veprimet e djeshme duke thënë se e gjitha ka qenë eskalim situate.

“Gjithçka që ka qenë, ishte thjeshtë një eskalim situate, i nxitur nga krerët e Kuvendit. I kisha lutur të gjithë që ta përcjellin tërë seancën dhe aty do shihet se si e drejta ime për replikë është mohuar. Unë me profesion jam fizioterapeut dhe synimi im është të ruaj shëndetin e qytetarëve, e jo ta dëmtoj, prandaj kjo që ndodhi ishte një eskalim i situatës për të cilën ndihem keq”, ka shkruar Avdaj.

Policia nuk ka njohuri për sulmin me shishe uji në Kuvendin e Prizrenit

0

Pas incidentit që ka ndodhur dje në Kuvendin Komunal në Prizren ndërmjet Bardh Avdaj nga radhët e PDK-së, i cili ka gjuajtur me shishe uji në drejtim të Kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashi, ky i fundit duket se nuk e ka paraqitur sulmin ndaj tij në polici.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha tha për KALLXO.com se, policia nuk është e njoftuar për këtë rast.

“Rreth sulmit të djeshëm në Kuvendin Komunal në Prizren nuk ka ndonjë rast të hapur, nuk është ankuar askush, policia në Prizreni nuk ka informacione për këtë rast”, ka thënë Berisha.

Ndërsa kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se juristët që gjenden në Komunën e Prizrenit do të merren me këtë rast.

“Duhet të merren masa, nuk është në rregull ajo që ka ndodhë, unë personalisht nuk e di si janë procedurat për këtë por do të merren me këtë rast juristët e Komunës”, ka thënë Haskuka për Kallxo.com.

Dy mijë të vdekur në aksidente rrugore që nga paslufta

0

Kolegji “Tempulli” sot ka organizuar tryezë për shkak të ngritjes së numrit të aksidenteve me fatalitet kohët e fundit në komunikacionin e Kosovës.

Aty u diskutua për masat parandaluese të organeve të sigurisë, si dhe fushatat sensibilizuese për të ulur aksidentet me të vdekur.

Drejtori i këtij kolegji, Muhamed Krasniqi, ka përmendur aksidentet, me theks të veçantë gjatë stinës së verës.

“Shikuar në përgjithësi në statistika veç pas lufte i kemi diku 2 mijë të vrarë në aksidente rrugore, janë rrethana paqe e jo lufte. Ky numër i statistikave na dërgon në një rrafsh tjetër ku është ekuivalent me një shtet në gjendje lufte”, tha Krasniqi.

Më këtë rast ministri Gashi vuri në dukje se me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafikun rrugor dhe ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia e Kosovës ka realizuar shumë aktivitete me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik.

Gashi ka vlerësuar se edhe kjo ndihmon direkt në kuadër të politikave për komunikim me publikun, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

“Sipas statistikave të policisë numri i përgjithshëm i aksidenteve në periudhën Janar-Qershor 2018 , krahasuar me numrin e aksidenteve në periudhës të njejtë të vitit të kaluar është më i vogël për minus 13.25 %, periudhën e njëjte krahasuese numri i aksidenteve me fatalitet gjithashtu ka shënuar rënie, minus 19.61%, numri i aksidenteve me dëme materiale gjithashtu ka shënuar rënie me minus 50.65% , ndërsa me lëndime trupore ka ngritje për 0.46%”, tha Gashi.

Drejtori i Divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës Sabedin Mehmeti, tha se pas marrjes së detyrës ka bërë analiza për aksidente prej vitit 2002.

“Përafërsisht numri mesatar prej vitit 2002 deri në vitin 2017 është 15,564 aksidente në vit, që është numër bajagi i madh për 10.800 km/katrorë e për 1 milion e 700 mijë banorë popullatë”, tha ai.

Tutje ai u shpreh se 123 aksidente me fatalitet është numri mesatar në vit, që nga viti 2005 deri në 2017, ndërsa numri i të vdekurve 143. Ai shtoi se numri mesatar i gjobave sipas është 800 – 1000 në ditë, dhe se numri i tyre vetëm është rritur nga viti në vit.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli tha se ajo çka po vërehet më së shumti në Prishtinë është mungesa e sinjalizimit të duhur në komunikacion qoftë vertikal ose horizontal. Shqetësuese për të është edhe futja e kafshëve nëpër rrugët e kryeqytetit. Si rrezik për qytetarët e sidomos për fëmijët Pacolli i përmendi qentë endacakë.

Pacolli ka thënë se në Prishtinë gjatë këtij viti nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë tryezë duke parë numrin e shumtë të aksidenteve, vlerësuan se duhet të dilet me hapa konkret me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve në trafik.

Kosova e Maqedonia do të nënshkruajnë Kalendarin e Përbashkët Kulturor

0

Me ftesë të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, po qëndron në Kosovë, në vizitën e tij të parë zyrtare, në cilësinë e ministrit Asaf Ademi, Ministër i kulturës së Maqedonisë, i cili mori këtë detyrë para një muaji.

Fillimisht Gashi e uroi homologun e tij nga Maqedonia, Ademi, për marrjen e detyrës duke i dëshiruar mbarëvajtjen në punën dhe arritjen e synimeve.

Gjatë takimit të dy ministrat kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy ministrive në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe atë të së drejtës së autorit, nëpërmjet institucioneve të kulturës, duke krijuar edhe hapësira dhe mundësi për intensifikim e shkëmbimit të aktiviteteve kulturore edhe ndërmjet skenës së pavarur kulturore të të dyja vendeve.

Ministrat u dakorduan që të fillojnë procedurat për përgatitjen e një kalendari të përbashkët kulturor mes Kosovës e Maqedonisë, i cili orientimisht pritet të nënshkruhet në muajin shtator

Arrestohet për armëmbajtje pa leje një burrë në Zhur

0

Të martën në fshatin Zhur të Prizrenit, është arrestuar një burrë, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre karikatorë dhe 100 (njëqind) fishekë kal.9X19.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, kurse rasti mbetet të hetohet, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Prizren: Rrahet nga babai dhe vëllai

0

Të martën në Prizren, një ankues nga komuniteti turk ka njoftuar në Polici se është sulmuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit (babai dhe vëllai i tij).

Si pasojë e rrahjes viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ku pas tretmanit është liruar.

Dy të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, njofton Policia e Kosovës./ PrizrenPress.com/

Për xhelozi rrah të dashurën në Prizren

0

Një grua është sulmuar dhe rrahur nga i dashuri i saj për shkaqe xhelozie në Prizren.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ku më pas lirohet në shtëpi.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Në Prizren aksidentohen tre automjete

0

Të martën në nënkalimin e Autostradës në Prizren, është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka marrë një vozitës i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin e Prizrenit është lirohet.

Me vendimin e prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet të hetohet, njofton Policia e Kosovës. /Prizren{ress.com/

Ministri i Kulturës së Maqedonisë sot në Kosovë

0

Ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ademi do ta vizitojë vendin tonë me ftesë të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ai fillimisht do të takohet me homologun kosovar nga ora 11:00 deri 11:30 derisa më pas të dy ministrat do të kenë një konferencë për media.

Në fund, ata do ta vizitojnë Parkun Arkeologjik “Ulpiana” e dy ministrave. /PrizrenPress.com/