12.2 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025
Home Blog Page 4883

Myrvete Kurtishi merr Çmimin për Vepër Jetësore (FOTO)

0

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit sot në Ditën Botërore për Teatër ka ndarë çmimet vjetore për teatër, shkruan KultPlus.

Çmimi për vepër jetësore iu nda aktores Myrvete Kurtishi, ndërsa Çmimi për shfaqjen më të mirë Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, për shfaqjen “Armiku i Popullit” të Fatos Berishës. Çmimi për regjisorin më të mirë iu nda Kushtrim Bekteshit për shfaqjen “Ata që ikin”.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se këto çmime janë ndarë nga një juri shumë profesionale për të shpërblyer artistët që kanë kontribuar në aktivitetet e teatrit.
“Ministria e Kulturës dhe unë si ministër do të jemi vazhdimisht në përkrahjen e juaj në vazhdimësi edhe përmes ndarjes se çmimeve vjetore por edhe përmes rrugëve të tjera alternative që të keni mbështetje të krijimtarisë tuaj”, u shpreh ministri Gashi, i cili më tutje i uroi të gjithë aktorët që po e mbajnë gjallë kulturën dhe teatrin.

Myrvete Kurteshi, mes emocionesh të shumta pranoi Çmimin për Vepër Jetësore ndërsa tha se për gjithsej dyzetë vite ka pritur për këtë çmim.

“Ndoshta kisha dalë para një mijë personash për ta dhënë shfaqjen, pa mu dridhur duart dhe goja por kjo është sakrifica ime për dyzetë vite”,u shpreh Myrvete Kurtishi, e cila falënderoi të gjithë bashkëpunëtoret që e kanë përkrahur gjatë gjithë karrierës së saj për katër dekada.
“Falënderoj edhe publikun tim i cili më ka rrit, më ka kriju, më ka frymëzu dhe më ka pru deri në këtë moment që t’i fitoi këto ”, tha ndër të tjera aktorja.

Çmimet janë ndarë nga juria e përbërë nga Vlora Nikçi, Luan Daka, Nëntor Fetiu, Mirsad Ferati dhe Liridon Cahani. Luan Daka, përfaqësuesi i jurisë tha se dhjetëra role të shkëlqyeshme të aktores Kurteshi në Teatrin e Gjakovës dhe në teatro të tjera e bëjnë atë bartëse të denjë për çmimin për vepër jetësore.
Çmimi për shfaqjen më të mirë iu nda Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, për shfaqjen “Armiku i Popullit” me regji të Fatos Berishës. Fetah Paçarizi, Drejtori i Teatrit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” derisa pranoi këtë cmim falendëroi ministrinë dhe jurinë për ndarjen e këtij çmimi, e veçmas Fatos Berishën, regjisorin e shfaqjes “Armiku i Popullit”. Regjisori Fatos Berisha tha se është nder i madh që ta pranoi këtë çmim.
“E falënderoi Teatrin e Prizrenit që ma ka dhënë mundësinë së pari, për mua si regjisor dhe ideator i projektit, ky është gëzimi më i madh por mendoj që falënderimi duhet të shkoj për gjithë ekipin e shfaqjes”, u shpreh Berisha sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Çmimi për regjisorin më të mirë iu nda Kushtrim Bekteshit për shfaqjen “Ata që ikin”. Duke qenë se regjisori Bekteshi vjen nga Shkupi, ai tha ky çmim përveçse e gëzon atë përmban një simbolikë shumë të rëndësishme se MRKS, hapësirën kulturore shqiptare e sheh si tersi.
“E falënderoj jurinë profesionale dhe nuk mund mos ta falënderoi edhe drejtorin e Teatrit të Prizrenit, Fetah Paçarizin me të cilin çdo herë që bëj shfaqje, e dëshmon se është një menaxher i jashtëzakonshëm. Është hera e dytë që unë punoj në Teatrin e Prizrenit dhe është hera e dytë që shpërblehem”, u shpreh Bekteshi./ KultPlus.com

Haradinaj: Nuk jap dorëheqje

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se do të vazhdojë punën, përkundër se nga qeveria Lista Srpska është larguar nga koalicioni qeveritar.
Haradinaj ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, dhe ka shpjeguar arsyet.

“Është i pakuptueshëm marrja e një vendimi për largim nga koalicioni”, ka konsideruar kryeministri në një konferencë për media.

“Veprimi i djeshëm nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serb, sikurse as zyrtarëve serb, por i atyre që e kanë thyer ligjin”, tha ai.

“Dorëheqje nuk e kam plan me dhan. Punën e kam me vazhdu”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj ka thënë, po ashtu, se ka marrë përkrahje nga shumë deputet, pas largimit të Listës Serbe nga koalicioni, pas arrestimit dhe deportimit të Marko Gjuriqin nga Kosova. /GazetaExpress/.

 

E huq penalltinë dhe ia “kërcet” shpullë kundërshtarit

0

Në takimin e njërës nga ligat e ulëta në Angli ndërmjet ekipeve Portsmouth dhe Oxfrod United është shënuar një incident i pazakontë. Futbollisti i Oxford United Alex Moëatt huqi një penallti dhe më pas futbollisti i Portsmouthit Nathan Thompson e provokoi atë duke festuar mu para fytyrë ssë tij.

Mowatt ia kërciti shpullë me të majtën kundërshtarit të tij që e provokoi dhe kjo më pas nisi një incident, që për fat të mirë u shmang nga eksalimi pas ndërhyrjes së gjyqtarit të ndeshjes.

De Gea më në fund shprehet qartë për të ardhmen

0

Portieri i Manchester United, David De Gea ka kohë që ka qenë pjesë e spekulimeve të shumta, lidhur me të ardhmen e tij në “Old Trafford’.

Normalisht në mesin e këtyre spekulimeve ishte kalimi i tij tek skuadra e Real Madrid dhe më në fund spanjolli është shprehur vet, lidhur me të gjitha zërat për një largim të mundshëm.

27 vjeçari, momentalisht është mbledhur me Përfaqësuesen e Spanjës për ndeshjet miqësore dhe në një prononcim të tij, ai ka sqaruar gjithçka.

David De Gea është shprehur se është i lumtur në Angli dhe nuk e mendon rikthimin në Spanjë.

“Unë jam i lumtur në Angli me Manchester United, ku jam duke marrë më shumë gjëra dhe përvojë se sa që do ta bëja në Spanjë”, tha De Gea.

“Dashuria të cilën ma dhurojnë tek Manchester United është e paimagjinueshme dhe për këtë arsye jam shumë i kënaqur atje, se që do isha në ndonjë klub spanjoll”, u shpreh portieri i Man. United dhe i Spanjës.

Me këtë deklaratë, David De Gea, në njërën anë ai i ka qetësuar drejtuesit dhe tifozët e Manchester United, kurse ka bërë të ditur se Real Madrid, duhet të kërkojë diku tjetër një gardian i cili do të zëvendësonte Keylor Navas.

Ky prononcim i portierit 27 vjeçar, vjen pikërisht në momentin kur drejtuesit e “Djajve të Kuq”, po bëhen gati t’i rinovojnë kontratën atij, me një rritje të dukshme të pagës, në mënyrë që ta blindojnë të ardhmen e tij në “Old Trafford”. /Insporti.com

Mijëra persona protestojnë pas zjarrit vdekjeprurës në Siberi

0

Mijëra persona kanë protestuar në rrugët e qytetit siberian, Kemerovo, duke kërkuar përgjigje dhe kanë bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë rajonale, pas zjarrit që ka lënë të vdekur 64 persona në një qendër tregtare gjatë vikendit.

Mijëra persona i janë bashkuar protestës në vendin që ka vizituar presidenti rus, Vladimir Putin me ç’rast ka premtuar se do të ndëshkojë fajtorët.

Protestuesit kanë mbajtur sloganet, “Korrupsioni vret! Dorëheqje! dhe “Tregoni të vërtetën! derisa të tjerët kanë pyetur për numrin e saktë të të vdekurve në ngjarjen e 25 marsit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka fajësuar “neglizhencën kriminale dhe pakujdesinë” për këtë ndodhi.

Derisa ka dhuruar lule në një vend spontan për t’i përkujtuar viktimat, Putin ka thënë se humbja e këtyre viktimave nuk është e krahasueshme me ata që i humbin të dashurit në lufta apo në fatkeqësi me mina.

“Ne humbin shumë njerëz për çfarë? Për shkak të neglizhencës kriminale dhe pakujdesisë”, është cituar të ketë thënë Putini për agjencinë ruse të lajmeve “TASS”.

Putini ka bërë thirrje për një minutë heshtje dhe ka shprehur keqardhjen e tij për familjet dhe shokët e 64 personave, duke përfshirë 13 fëmijë që kanë vdekur nga zjarri.

Më 26 mars, hetuesit rusë kanë ardhur në përfundim se “shkelje evidente” të rregullave të sigurisë në objekt, sikurse bllokimi i dyerve emergjente, kanë rritur numrin e viktimave në Kemerovo që gjendet rreth 3.000 kilometra në lindje të Moskës.

Komiteti hetues ka thënë se shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim penal.

Tre të arrestuar për trafikim me njerëz në Prizren

0

Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi ishin zënë në flagrancë duke bërë trafikim me njerëz.

Sipas policisë, të arrestuar janë një mashkull shqiptar dhe dy serbë. Ata po trafikonin viktimën femër shtetase të Shqipërisë.

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rrihen dy persona në Hoçë të Prizrenit

0

Dy persona janë rrahur mes vete në fshatin Hoçë të Prizrenit.

Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Nuk dihet motivi i rrahjes.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Behrami nuk luan kundër Panamasë

0

Mesfushori Valon Behrami nuk do të paraqitet për Zvicrën në ndeshjen miqësore kundër Panamasë.

Ndeshja Zvicër – Panama do të zhvillohet të martën (sot, 19:00) në Luzern, por Behrami nuk është i gatshëm. Futbollisti 32-vjeçar i Udineses është ankuar për probleme muskulore dhe është detyruar të largohet nga kampi i Zvicrës.

“Valon Behrami nuk do të luajë të martën në Luzern për Zvicrën ndaj Panamasë. Mesfushori është ankuar të hënën se ka pasur probleme me muskuj. Lëndimi e detyroi të largohej menjëherë nga kampi për të filluar menjëherë me terapinë e duhur për të qenë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës që Udinese e luan ndaj Atalantas në kuadër të Serie A”, njoftoi “ticinonews.ch”.

Për shkak të problemeve fizike nuk është grumbulluar as futbollisti tjetër shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Uebfaqja e Komunës së Prizrenit e pakompletuar me të dhëna

0

Uebfaqja e re e Komunës së Prizrenit ende nuk është kompletuar me të dhëna, ani pse është lëshuar në funksion prej një javësh.

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit, të hënën, kanë pranuar se publiku ka qenë i privuar për një kohë nga marrja e informatave nga pushteti lokal për shkak të mosfunksionimit të uebfaqes zyrtare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, uebfaqja e re e Komunës ka hyrë në funksion që prej javës së kaluar, por se nevojitet që të plotësohet me të dhëna. Ndërkohë aktivistët e shoqërisë civile patën bërë publik qëndrimin se transparenca e Komunës së Prizrenit në muajt e parë të qeverisjes mbetet problematike.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, zyrtarët e Komunës kanë pohuar se uebfaqja e re po funksionalizohet

Vdekje e dyshimtë në Duhël të Suharekës

0

Një person është gjetur i plagosur të hënën rreth orës 13:30 në fshatin Duhël të Suharekës, ka njoftuar policia e Kosovës.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Policisë Rajonale të Prizrenit, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe është sekuestruar një pistoletë e kalibrit të vogël.

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.