Mijëra persona protestojnë pas zjarrit vdekjeprurës në Siberi

Mijëra persona kanë protestuar në rrugët e qytetit siberian, Kemerovo, duke kërkuar përgjigje dhe kanë bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë rajonale, pas zjarrit që ka lënë të vdekur 64 persona në një qendër tregtare gjatë vikendit.

Mijëra persona i janë bashkuar protestës në vendin që ka vizituar presidenti rus, Vladimir Putin me ç’rast ka premtuar se do të ndëshkojë fajtorët.

Protestuesit kanë mbajtur sloganet, “Korrupsioni vret! Dorëheqje! dhe “Tregoni të vërtetën! derisa të tjerët kanë pyetur për numrin e saktë të të vdekurve në ngjarjen e 25 marsit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka fajësuar “neglizhencën kriminale dhe pakujdesinë” për këtë ndodhi.

Derisa ka dhuruar lule në një vend spontan për t’i përkujtuar viktimat, Putin ka thënë se humbja e këtyre viktimave nuk është e krahasueshme me ata që i humbin të dashurit në lufta apo në fatkeqësi me mina.

“Ne humbin shumë njerëz për çfarë? Për shkak të neglizhencës kriminale dhe pakujdesisë”, është cituar të ketë thënë Putini për agjencinë ruse të lajmeve “TASS”.

Putini ka bërë thirrje për një minutë heshtje dhe ka shprehur keqardhjen e tij për familjet dhe shokët e 64 personave, duke përfshirë 13 fëmijë që kanë vdekur nga zjarri.

Më 26 mars, hetuesit rusë kanë ardhur në përfundim se “shkelje evidente” të rregullave të sigurisë në objekt, sikurse bllokimi i dyerve emergjente, kanë rritur numrin e viktimave në Kemerovo që gjendet rreth 3.000 kilometra në lindje të Moskës.

Komiteti hetues ka thënë se shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim penal.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit