21.6 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 5212

Drejtori i “Prizren Commerce Group”, Florent Kabashi: Prizreni ka nevojë për Zafir Berishën

0

Drejtori i ndërmarrjes “Prizren Commerce Group”, Florent Kabashi, vlerëson se Zafir Berisha është kandidati më i duhur për kryetar të Prizrenit.

“Zafir Berisha është i duhuri për të qenë i pari i qytetit, ngase rrethanat aktuale ku jemi tani si qytet, e kërkojnë Berishën”, ka thënë Kabashi.

Këtë vlerësim, Kabashi e ka barë gjatë vizitës që kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha ia ka bërë ndërmarrjes së tij.

“Ideja e përpjekjes politike për të qenë përsëri në garë për kryetar, është konkretisht për t’i ndihmuar qytetarët prizrenas përmes vizionit tonë socialdemokrat dhe për t’i ndihmuar po ashtu komunitetit të biznesit, qofshin ato ndërmarrje prodhuese apo tregtare në përgjithësi”, tha Zafir Berisha.

“Pra i tërë orientimi im qeverisës, ka me qenë krijimi i një klime të favorshme për bizneset dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve në Prizren, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, gjithmonë në përputhshmëri edhe me programin qeverisës të NISMA për Kosoven”./PrizrenPress.com/

Arrestohen katër përdorues të drogës në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në rrugën “Ismet Jashari”, në Prizren, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 1.45 gramë marihuanë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedure të rregullt.

“Jeta e re” rikonfirmon fitoren e Shaqir Totajt

0

Kandidati pët kryetar komune, Shaqir Totaj, mbrëmë vizitoi banorët e lagjes “Jeta e re”, ku para shumë qytetarëve dhe simpatizantëve, shpalosi disa nga prioritetet kryesore të Planit 17 Pikësh. Totaj u zotua para të pranishmëve për vazhdimin e investimeve dhe për përkrahje për bizneset e të rinjëve.

Ai kërkoi që të përkrahet vizioni dhe platforma e tij qeverisëse, meqë Forca e Ndryshimit mbetet i vetmi program qeverisës që prek mirëqenien e qytetarëve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Nga ana tjetër, banorët e lagjes “Jeta e Re”, u zotuan se do të vazhdojnë të përkrahin vizionin e PDK-së dhe kryetarit të ardhshëm të Prizrenit, Shaqir Totaj, me numër 94 sepse është në interes të të gjithë qytetarëve të komunës, që, Forca e Ndryshimit të shënojë fitore plebishitare në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, meqë ata tanimë kanë koalicion me qytetarin e Prizrenit.

Shaqir Totaj premton përkrahja për SHKA “Agimin”

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit,Shaqir Totaj, vizitoi sot Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi”

Ai u zotua se “Agimi” do të ketë një hapësirë të veçantë në kalendarin kulturor të qytetit dhe do ta mbështesë funksionimin normal të shoqatës.

“ SHKA Agimi ka dhënë shumë për kulturën, në Prizren dhe më gjerë, kështu që do të jetë në listën e prioriteve të tij dhe do t’a ketë një vëmendje të veçantë, gjatë qeverisje lokale katërvjeçare”, premtoi Totaj.

Ai u zotua se gjatë qeverisjes së tij, buxheti për aktivitetet kulturore do të shumëfishohet, meqë Prizreni është qytet i traditës dhe i kulturës.

 

Më tha

0

SKENDER BERISHA

Vjeshta më tha
Më ftoi papra
Një gjeth në sup
Më ra më ra

Unë dola në rrah
Ku ishe pra

Nuk e pandehja thatë
Atë rrah
Të desha
Ngat e ngat

6 shtator 2017

Poezia që laurenti i çmimit Nobel në letërsi i kushtoi Shqipërisë

0

Pablo Neruda, laurent i çmimit Nobel në Letërsi, 1971

Shqipëria

S’kam qenë ndonjëherë
Në Shqipëri
n’atë tokë të ashpër e të dashur,
n’atë dhe malor
barinjsh.
Sot
shpresoj
të vij si për të kremte të re, dasmë mbi tokë;
pa të vete të shoh
si shkëlqen djelli
majë krahëve plot muskuj
të vargmaleve të tua
si më rritet
në mes të shkëmbinjve
si zambaku i ri dhe i njomë,
kultura,
letërsia, që po nis e shtrihet,
nderi ndaj bujkut të moçëm,
djepi i punëtorit,
përmendorja e shquar,
e vëllazërimit,
si merr përpjetë
mirësia posi bima e re
që lulëzon në vendet e lashta e
të varfra.
O Shqipëri e vogël,
e fortë, e vendosur dhe zëmjaltë,
teli i kitarës sate
ujë dhe çelik i gjallë
vjen e më t’i shtohet
tingullit të historisë’
me një zë bjeshkësh
dhe ndërtimesh,
aromash dhe bardhësish,
këngës së mbarë njerëzve dhe mbarë, mbarë
bjeshkëve,
zogjve dhe mollëve në lule,
erërave dhe valëve.
Forca, vendosmëria dhe lulet janë dhuratat q’i
sjell ti
ndërtimit të jetës mbi tokë.

Përktheu: Fatos Arapi

Pablo Neruda 1950

Bora vështirëson qarkullimin në Dragash

0

Të papërgatitura i ka zënë bora që po bie sot, organet kompetente për mirëmbajtje të rrugëve në vendet malore.

Një lexues ka dërguar disa fotografi nga Dragashi, ku shihet që ka rënë një sasi e konsiderueshme bore.

“Në shumë vende është bllokuar komunikacioni. Veturat janë me goma të verës”, ka thënë ky lexues, shkruan Lajmi.net.

Megjithëkëtë, kjo situatë nuk pritet të zhbllokohet, edhe pse temperaturat nuk janë shumë të ulëta, ngase sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sonte parashihet të ketë riga shiu derisa nesër pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar. Por, në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë.

Përndryshe, për shumë qytetarë të vendit kjo borë ka qenë befasi pasi jemi në fillim të muajit tetor.

Ismaili në Spitalin e Prizrenit: Do të rritet buxheti për shëndetësinë, por edhe llogaridhënia

0

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me anëtarët e ri të bordit drejtues të shërbimit spitalor dhe klinik universitar, menjëherë pas zgjedhjes se tyre, vizitën e parë së bashku e kanë bërë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Ministri Ismaili ka thënë se do të rritet buxheti për shëndetësinë, por edhe kërkesa për llogaridhënie do të jetë më e madhe se në të kaluarën.

“Kam kënaqësinë që jam në Spitalin e Prizrenit që u shërben shumë qytetarëve”, ka thënë Ismaili.

“Ne e dimë që shëndetësia nuk është në gjendje siç ju e dëshironi, prandaj kemi vendos që të dalim në teren. Ne do ta rrisim buxhetin, por do të kërkojmë edhe llogaridhënie më të madhe dhe përgjegjësi më të madhe”.

Ndërsa drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj, ka thënë se e kanë të qartë se ministria dhe ekipi i ri e kanë marrë seriozisht dhe me përkushtim ndryshimin e gjendjes për të mirë.

“Nuk kemi kohë për të humbur dhe së bashku shpresoj se do të bëjmë shumë për shëndetësinë”, deklaroi Avdaj.

Albin Kurti: Mytaher Haskuka do ta fitojë garën në Prizren

0

Albin Kurti është i bindur se kandidati i Vetëvendosjes, Mytahar Haskuka do të fitojë garën për kryetar të Prizrenit.

“Ka qenë i hapur dhe i dashur më të gjithë qytetarët, i këtillë Myta do të fitojë, dhe i këtillë Myta do të qeverisë me Komunën e Prizrenit”, tha Kurti.

Kurti këshilloi të gjithë ata që do ta votojnë Mytaherin, që pos tij, qytetarët duhet ta votojnë edhe kandidatët për asamble komunale, që kryetari të bëhet më i fuqishëm në realizimin e 43 pikave të tij qeverisëse

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se në “Lagjen e Trimave” nuk është bërë aq sa do të duhej të bëhej.

“Lagja e Trimave ka dhënë shumë martirë e dëshmorë, përkundër kësaj, pikërisht në këtë lagje nuk është bërë aq sa do të duhej të bëhej. Nuk themi se duhen kompensuar këto gjëra, por e vetmja gjë që ka bërë Komuna në këtë lagje janë kubëzat e shtruara. Sot e kësaj dite lagjja ka probleme me ujë, me kanalizim, me ndriçim. Edhe pse më vije marre ta përsëris vazhdimisht, por në shekullin e 21 të flasim për këto gjëra është e papranueshme dhe absurde. Sepse t’i kesh këto gjëra është e drejtë elementare qytetare”, tha Haskuka.

“Me këto qeverisje, edhe 20 mandate me i pas ata, prapë do t’i kemi këto probleme. Këta, qytetarëve të Komunës sonë, nuk mund t’u japin asgjë, pos krimit dhe korrupsionit dhe shumë skandaleve të tjera. Prizreni do të jetë epiqendra e goditjes përfundimtare e kësaj qeverisjeje. Pas humbjes së Prizrenit, ata nuk do të kenë mundësi të qeverisin as me Kosovën. Aq shumë dëme kanë bërë për kaq vite, sa ndryshimin nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm, por atë do ta bëjmë së bashku”, tha mes tjerash ai. /PrizrenPress.com/

Shaqir Totaj: Fitojmë në qytet e fshatra, më 22 tetor

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, mbrëmë, mori pjesë në tubimin e organizuar nga nëndegët “Vëllezërit Stavileci”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “10 Qershori”.

“Kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj, shprehu falënderime për përkrahjen që po merr brenda qytetit, duke u ndjerë i obliguar, që besimin e tyre, më 22 tetor, t’ua kthejë me investime, mirëqeverisje dhe krijim të vendeve të reja të punës. Totaj u zotua se qytetari do të jetë aleat në bashkëqeverisjen e tij, meqë besimi i tyre është garancia e zbatimit të platformës së tij qeverisëse”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

“17 prioritetet e Totajt, u vlerësuan nga të pranishmit, meqë prekin shumë sfera me interes për qytetarët. Ata siguruan kandidatin Totaj se nga ky tubim me vete duhet ta merr mesazhin se ai tanimë është kryetari i ardhshëm i Prizrenit, meqë është personi duhur që i nevojitet qytetit”, thuhet më tej aty. /PrizrenPress.com/