32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Albin Kurti: Mytaher Haskuka do ta fitojë garën në Prizren

Albin Kurti është i bindur se kandidati i Vetëvendosjes, Mytahar Haskuka do të fitojë garën për kryetar të Prizrenit.

“Ka qenë i hapur dhe i dashur më të gjithë qytetarët, i këtillë Myta do të fitojë, dhe i këtillë Myta do të qeverisë me Komunën e Prizrenit”, tha Kurti.

Kurti këshilloi të gjithë ata që do ta votojnë Mytaherin, që pos tij, qytetarët duhet ta votojnë edhe kandidatët për asamble komunale, që kryetari të bëhet më i fuqishëm në realizimin e 43 pikave të tij qeverisëse

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se në “Lagjen e Trimave” nuk është bërë aq sa do të duhej të bëhej.

“Lagja e Trimave ka dhënë shumë martirë e dëshmorë, përkundër kësaj, pikërisht në këtë lagje nuk është bërë aq sa do të duhej të bëhej. Nuk themi se duhen kompensuar këto gjëra, por e vetmja gjë që ka bërë Komuna në këtë lagje janë kubëzat e shtruara. Sot e kësaj dite lagjja ka probleme me ujë, me kanalizim, me ndriçim. Edhe pse më vije marre ta përsëris vazhdimisht, por në shekullin e 21 të flasim për këto gjëra është e papranueshme dhe absurde. Sepse t’i kesh këto gjëra është e drejtë elementare qytetare”, tha Haskuka.

“Me këto qeverisje, edhe 20 mandate me i pas ata, prapë do t’i kemi këto probleme. Këta, qytetarëve të Komunës sonë, nuk mund t’u japin asgjë, pos krimit dhe korrupsionit dhe shumë skandaleve të tjera. Prizreni do të jetë epiqendra e goditjes përfundimtare e kësaj qeverisjeje. Pas humbjes së Prizrenit, ata nuk do të kenë mundësi të qeverisin as me Kosovën. Aq shumë dëme kanë bërë për kaq vite, sa ndryshimin nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm, por atë do ta bëjmë së bashku”, tha mes tjerash ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

NGOM Fest nis nesër: Prizreni gati për netë të paharrueshme në kala

Pas një pritjeje të gjatë nga adhuruesit e muzikës alternative, NGOM Fest 2025 hap siparin nesër në Prizren, duke sjellë net plot ritëm, energji...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit