32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 5213

Liverpool nuk heq dorë nga sulmuesi holandez

0

Liverpool ka shtuar përpjekjet për të nënshkruar me asin e përfaqësueses holandeze, Quincy Promes.

25 vjecari, që për momentin është i huazuar tek Spartaku i Mokës, nga Twente, është kërkuar edhe më herët nga Reds, por tani skuadra nga Anfield ka shtuar përpjekjet për blerjen e tij.

United do asin e Liverpoolit

0

Manchester United ka shprehur interesim për blerjen e asit gjerman të Liverpool. Emre Can.

Skuadra që drejtohet nga Jose Mourinho do të mundohet ta marrë si transfer të lirë, nëse marrëveshje me Liverpool i skadon në fund të edicionit.

Reds duan që gjermani të nënshkruajë kontratë të re, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe kampioni i Italisë, Juventus.

Bie bora e parë në Prizren (Foto)

0

Reshjet e borës në Prizren që filluan qysh në orët e para të mëngjesit të së shtunës, i zunë qytetarët e vendit në habi.

Reshjet e borës në fillim të tetorit janë pak ca të rralla, megjithatë ndodhi edhe kjo.

Policia e Prizrenit sekuestron armë zjarri, kallashnikov e pistoletë

0

Gjatë aktiviteteve operative të ditës së sotme në Rajonin e Prizrenit janë sekuestruar dy armë zjarri: një kallashnikov dhe një pistoletë.

“Rreth orës 03:45 një patrullë policore e cila po patrullonte nëpër rrugët e fshatit Atmaxhë e kanë ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në dollapin e derës së automjetit është gjetur një pistoletë e llojit “EKOL Aras Magnum” 9mm. Me numër serik 1630446 i cili është sekuestruar nga krim teknikët e policisë”, njoftoi përmes një kumtese policia e rajonit të Prizrenit.

Tutje në njoftim thuhet se rreth orës 07:30 minuta, hetues policorë nga Suhareka e kanë bastisur një shtëpi në fshatin Javor në kërkim të armëve ilegale me ç’ rast është sekuestruar një kallashnikov me numër serik3117702.

Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që shkresat e lëndëve dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë ndërsa të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Mushnikova vazhdon me përkrahjen për PDK-në dhe Shaqir Totën

0

Kandidati për kryetar komune, njëherit kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ishte për vizitë në tubimin elektoral në Mushnikovë, nga ku kërkoi përkrahjen dhe besimin e banorëve të këtij fshati i cili ka dhënë shumë për Prizrenin dhe më gjerë.

Para të pranishmëve, Totaj, shpalosi platformën qeverisëse të Forcës së Ndryshimit për Prizrenin, platformë kjo e cila ka 17 prioritete dhe 55 zotime, me theks të veqantë në subvencionimin e Bujqësisë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale.
Kandidati Totaj u zotua se Prizreni, gjatë mandatit të tij qeverisës, do të jetë njëri ndër top qytetet turistike të Europës, e trajtim të posaqshëm do të ketë turizmi malor.

Të pranishmit garantuan se vota e tyre do të shkojë vetëm për numrin 94 dhe PDK-në, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe se Shaqir Totaj është njeriu që i duhet komunës të Prizrenit dhe veqanërisht Zhupës, për të vazhduar me investime dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

“E folmja shqipe e Karadakut të Shkupit” e prof.dr. Asllan Hamitit

0

Shkelqim Millaku

Asllan Hamiti është gjuhëtar e profesor i dalluar. Ka marrë pjesë në hartimin e planeve dhe të programeve mësimore të gjuhës shqipe për ciklin parauniversitar dhe universitar në Maqedoni, në disa projekte hulumtuese, profesionale vendore e regjionale si dhe në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Hartoi 8 libra mësimorë e fletore pune të shqipes (për shqiptarë e joshqiptarë) për ciklin fillor e të mesëm (në bashkautorësi) si dhe tekstet universitare Fonetika dhe fonologjia e gjuhës standarde shqipe, botuar e ribotuar në shqip (2005, 2011) dhe në maqedonisht (2008, 2011); Dialektologjia e gjuhës shqipe (2014, në bashkautorësi me Ajten Qamilin). D

eri më tani ka botuar afër 100 artikuj profesionalë, monografitë “Paralelja shqipe në dy fjalorët shumëgjuhësh të Gjorgji Pulevskit” (2005), “E folmja shqipe e Karadakut të Shkupit” (2014) etj. Veprat e profesor Asllan Hamitit tanimë janë bërë referenca shkencore për fusha të caktuara studimesh. Këto dhe shumë veprimtari të tjera, kryesisht të punës edukativo-arsimore dhe shkencore të profesor Hamitit janë kryer në një vend dhe kohë, ku edhe sot zyrtarisht (në 2017) gjuha shqipe në nivel shteti nuk është gjuhë zyrtare. Kontributi mbi tridhjetëvjeçar në mësimdhënie i profesor Asllan Hamiti dhe metodologjia e tij e mësimdhënies është për çdo lëvdatë. Studentët e tij, si ata të ciklit të studimeve themelore, po ashtu edhe ata të studimeve të masterit dhe të doktoraturës, sot janë duke dhënë kontributin e tyre në qendra të ndryshme shqiptare.

Personalisht, sot më ra fati edhe mua të flas për njërën ndër veprat e profesor Asllan Hamitit, përkatësisht për monografinë “E folmja shqipe e Karadakut të Shkupit” , Logos-A, Shkup – Prishtinë – Tiranë, 2014. Për mua është nder dhe respekt të flas për një autor të nivelit të tillë, i cili më publikimet dhe rezultatet e tij meriton të propozohet nga institucionet përkatëse për anëtar i jashtëm apo i rregullt i Akademisë, qoftë në Shkup, Tiranë, Prishtinë apo ndonjë vend tjetër.     Vepra që po e promovojmë sot: “E folmja shqipe e Karadakut të Shkupit” hartuar nga prof. Asllan Hamiti dhe është një monografi e gjerë përshkruese gjithëpërfshirëse me 500 faqe tekst kushtuar një të folmeje të pastudiuar, madje pak ose aspak të njohur më parë në kërkimet e dialektologjisë. Kjo monografi shteruese plotëson një mungesë të ndjeshme të studimeve dialektologjike për të folmet shqipe në Maqedoni.  Në këtë studim përshkruhet në hollësi e folmja e Malit të Zi të Shkupit në të gjitha sistemet gjuhësore: në fonetikë e fonologji, në morfologji, fjalëformim dhe leksik, duke hartuar edhe një fjalor dialektor. Në fund janë dhënë tekste autentike, një përmbyllje dhe literatura e konsultuar me shumë njësi bibliografike.   Monografia fillon me parathënie, metodat e punës, shenjat plotësuese dhe shkurtimet. Në vjeljen e materialit dialektor autori ka zbatuar metodën e vëzhgimit të drejtpërdrejtë, ndërsa në përpunimin e materialit dhe mbarështimin e punimit është shfrytëzuar metoda e përshkrimit të të folmes në gjendjen e sotme, me shpjegime të herëpashershme teorike të gjuhësisë së sotme e historike, metodën e analizës, të sintezës, të krahasimit etj. Me paraqitjen e shtrirjes së dukurive të caktuara fonetike nëpër fshatrat e këtij areali, prof. Hamiti ka zbatuar edhe metodën e gjeografisë gjuhësore.

Punimi është hartuar mbi bazën e materialit të vjelë dialektor nga fusha të ndryshme të veprimtarisë. Për mbarështrimin e punimit, përshkrimin e këtij areali gjuhësor, të shoqëruar shpeshherë edhe me përpjekje për shpjegimin e dukurive gjuhësore, prof. Hamiti ka shfrytëzuar artikujt e tij e të studiuesve të tjerë si dhe literaturë teorike ndihmëse.   Monografia ka gjashtë kapituj. Në kapitullin e parë (f. 19-53) janë përfshirë të dhëna të përgjithshme për Karadakun, Karadaku në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, E kaluara e përgjakshme dhe e lavdishme e Karadakut, pozita gjeografike, popullsia, vendi i të folmes shqipe të Karadakut të Shkupit në strukturën dialektore të shqipes, gjendja dhe perspektiva e vëzhgimeve dialektore në Maqedoni.  Në kapitullin e dytë (f. 56-237) sistemi fonetik e fonologjik i kësaj të folmeje është përshkruar në hollësi. Aty në mënyrë analitike janë shpjeguar theksi, gjatësia dhe hundorësia e zanoreve. Me një saktësi të madhe shkencore është përshkruar çdo zanore e bashkëtingëllore, duke dhënë shembuj të shumtë për dendurinë, përndarjen dhe ndërrimet me tinguj të tjerë. Nga vepra mund të nxjerrim si përfundim se disa veçori të kësaj të folmeje janë mbarëdialektore, por ka edhe nga ato që i përkasin gegërishtes qendrore si dhe një numër dukurish që kanë shtrirje më të kufizuar.

Veçori e rëndësishme fonetike e kësaj të folmeje, siç thotë autori, është ajo se një fjalë e njëjtë shpeshherë përdoret në formë të diftonguar apo të padiftonguar, të tipt: ma?ik – mik ‘mik’, na?use – nuse ‘nuse’, dha?it – dhe:t ‘dhjetë’, e të ngjashme; në formë të qiellzorizuar apo të paqiellzorizuar: gjur – gur ‘gur’, gjisht – gisht ‘gisht’, de:g – de:gj ‘degë’, plak – qak ‘plak’, pleh – qeh ‘pleh’, pla:nc – qa:nc ‘plëndës’, gjo:j – go:j ‘gojë’ etj. Në kapitullin e tretë (f. 239-345) përshkruhen veçoritë morfologjike të kësaj të folmeje. Autori në këtë kapitull ka shkoqitur dhe përshkruar të gjitha pjesët e ligjëratës me kategoritë përkatëse gramatikore, përkatësisht emrin, mbiemrin, numërorin, përemrin, foljen, ndajfoljen, parafjalën, lidhëzën, pjesëzën dhe pasthirrmën.  Në kapitull të veçantë (347-357) janë shtjelluar veçoritë fjalëformuese. Gjatë përshkrimit të mënyrës së formimit të fjalëve në të folmen shqipe të Karadakut të Shkupit prof, Hamiti vëmendjen kryesore e ka përqendruar në mënyrat më produktive të formimit të fjalëve, përkatësisht në: a) fjalëformimin me ndihmën e parashtesave, b) me prapashtesim, c) me mënyrën e dyfishtë (të përzier): me paranyjëzim dhe prapashtesim, ç) me kompozim dhe përngjitje.Me të drejtë konstaton autori se: “në këtë të folme, si dhe në përgjithësi në dialektin e Veriut, pjesëza treguese çe (< ja, shihe vetë dhe bindu në atë që po ta them) që shpesh dëgjohet edhe si çi, përngjitet me disa përemra dëftorë apo ndajfolje, duke u dhënë po të njëjtave fjalë kuptim më të sforcuar, të tipit ky dhe pikërisht (bash, mu) ky (ky – ja ky). P.sh.: çaj (çe aj) ‘ja ai’, çiki (çe ki, ky) ‘ja ky’, çajo (çe ajo) ‘ja ajo’, çikta (çe kta) ‘ja këta’, çeket (çe ket) ‘ja këtë’; ndajfolje: çagje (çe agje) ‘ja atje’, çekha (çe kha) ‘ja këtu, këndej’, çashta?u (çe ashta?u) ‘ja ashtu, pikërisht ashtu’, çekshta?u (çe kshta?u) ‘ja kështu, mu kështu’, çikta?u (çe kta?u) ‘ja këtu, mu këtu’ etj. Këtyre formave ndonjëherë u passhtohet edhe përemri vetor i vetës së parë njëjës une, sipas tipit: çe + kshta?u + une (ja + kështu + unë), sidomos në fshatin malor Brezë, për të përftuar format e përngjitura çekshta?une, çashta?une (çe + ashtu + unë), që janë të rralla në shqipen dialektore”. Veçoritë leksikore janë përfshirë në kapitullin e pestë (f. 359-393). Puna  këmbëngulëse dhe përgatitja e mirë profesionale, përkushtimi, logjika e argumentit, forca krijuese dhe origjinaliteti i prof. Hamitit vërehet edhe në këtë pjesë monografie.  Po sjellim vetëm një paragraf të shkëputur nga kjo pjesë e tekstit: “Marrë në përgjithësi, e folmja shqipe e Karadakut të Shkupit për shkak të përdorimit paralel të krahinorizmave të gegërishtes qendrore dhe të gegërishtes verilindore është shumë e pasur me sinonime. Tipike për leksikun e kësaj të folmeje është përdorimi i çifteve sinonimike fjalësh dhe formash fonetike karakteristike për gegërishten qendrore, që mbizotërojnë dhe jo pak fjalë të gegërishtes verilindore. Me fjalë të tjera, këtu kemi dysi krahinorizmash të gegërishtes qendrore dhe të gegërishtes verilindore. Madje, ka edhe fshatra ku përdoren të dy format: njëra e cila është karakteristike për gegërishten qendrore, ndërsa tjetra për gegërishten verilindore. Konstatimin e tillë e kemi mbështetur në bazë të: a) çifteve të caktuara sinonimike të dallueshme se i takojnë njërit apo tjetrit grup të folmesh, dhe b) sipas dallimeve fonetike të së njëjtës leksemë”. Prof. Asllani ka arritur të regjistrojë një numër të madh sinonimesh, si: gjel – knus, shku:s – msit, gro:sh – ba:th, ndraidhe – krela:n, hi:rr – ku:sht, xhit? – shka?, dixhit – dishka  etj.  Kapitulli i fundit, pra i gjashti (f. 396-427) autori ka hartuar një fjalor krahinor të Karadakut të Shkupit, me shënime për përkatësinë gramatikore të fjalës, fshatrat ku është vjelë fjala përkatëse si dhe me sinonime e me shpjegime kuptimore të tyre. Në vazhdim citojmë autorin: “Nga fondi i pasur leksikor i të folmes së Karadakut të Shkupit kemi përzgjedhur një sasi fjalësh që mendojmë se paraqesin interes për dialektologjinë dhe përgjithësisht për gjuhën shqipe e gjuhësinë shqiptare.

Në të kemi regjistruar fjalë me karakter krahinor, që rrallë dëgjohen në të folmet e tjera; fjalë që kanë përhapje të gjerë në shqipen që të dëshmohet uniteti i shqipes në rrafshin leksikor, por kemi sjellë edhe fjalë që dallojnë nga përbërja fonetike. E njëjta fjalë është shënuar me variante fonetike autentike nëpër fshatrat përkatëse, duke dhënë në kllapa edhe emrin e fshatit ku e kemi dëgjuar fjalën. Aty-këtu kemi dhënë edhe disa mikrotoponime”.  Në përmbyllje të monografisë (f. 429-452), prof. Hamiti në formë të sublimuar na sjell përgjithësime të vlefshme. Pason konkluzioni (në anglisht, f. 453-476). Tekste nga e folmja janë dhënë në fund të veprës (f. 477-486) si dhe krejtësisht në fund literatura e shfrytëzuar (f. 487-495) she më pas tri harta topografike të kësaj zone. Me këtë monografi prof. Asllani ka përshkruar gjendjen e sotme të të folmes shqipe të Karadakut të Shkupit. Gjatë përshkrimit, jo vetëm që ka pasqyruar dhe që ka shpjeguar veçoritë gjuhësore të këtij areali, por ndonjëherë edhe ka krahasuar me sukses atë me të folmet përreth, me të folme të tjera të gegërishtes qendrore, me makrosistemin dialektor si dhe me shqipen standarde në përgjithësi.Nga analiza gjuhësore, prof. Hamiti arrin të përcaktojë me saktësi vendin e të folmes së Karadakut të Shkupit në strukturën dialektore të shqipes.

Sipas veçorive gjuhësore, që përkojnë me shtrirjen gjeografike, e folmja shqipe e Karadakut të Shkupit mund të cilësohet si e folme më skajore verilindore e gegërishtes qendrore. Me fjalë të tjera, të folmet e fshatrave të Malit të Zi të Shkupit, si për nga shtrirja hapësinore, ashtu edhe për nga tiparet gjuhësore, përfaqësojnë kufirin më verior të grupit të të folmeve të gegërishtes qendrore. Pjesa veriore e kësaj krahine në një farë mënyre është përvijuar me kufirin shtetëror të Maqedonisë me Kosovën: fshatrat Tanushë, Bllacë dhe Brezë kufizohen me të folmet e gegërishtes verilindore (afër kufirit të Maqedonisë me Kosovën), ndërsa vendbanimet e tjera shtrihen diçka më në jug të kësaj zone kufitare. Në strukturën dialektore të shqipes, e folmja shqipe e Karadakut të Shkupit i përket gegërishtes qendrore, por në të gjejmë të gërshetuara mjaft tipare gjuhësore të gegërishtes verilindore. Si përfundim mund të thuhet se kjo e folme përfaqëson një izoglosë “ndërkaluese nga gegërishtja qendrore në gegërishten verilindore”. Mund të përfundojmë se në këtë studim përshkruhet në hollësi e folmja shqipe e Karadakut të Shkupit në të gjitha nënsistemet gjuhësore: në fonetikë e fonologji, në morfologji, fjalëformim, sintaksë e leksik, duke hartuar edhe një fjalor krahinor. Në këtë monografi sillen përshkrime, shpjegime dhe tëhollime me interes. Ky nuk është vetëm një përshkrim i rëndomtë dialektor, por në të gjejmë të gërshetuara analizën e gjendjes së sotme gjuhësore të të folmes, përqasjen me të folmet e tjera gege e veçmas me ato të gegërishtes qendrore, shpjegime teorike, duke u mbështetur në literaturën dialektologjike në përgjithësi dhe atë që lidhen me temën në veçanti. Punimi përshkohet nga një stil shkencor, me një gjuhë të pasur dhe tekst të ndërlidhur për lakmi. Një punë e tillë, dëshmon formimin e gjerë e të shëndoshë teorik, praktik dhe metodologjik të autorit. Vepra në fjalë mund të shërbejë edhe si model i shkëlqyeshëm për monografitë dialektore që do të hartohen në të ardhmen. Prof. Asllan Hamitin e përgëzojmë për këtë vepër të rëndësishme për dialektologjinë dhe përgjithësisht për gjuhësinë shqiptare.

Prizreni mirëpret bartjen e një pjese të ministrisë

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në vizitën e realizuar në Prizren, i dorëzoi kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, vendimin e Qeverisë së Kosovës për bartjen e një pjese të MKRS-së në Prizren dhe kërkesën e ministrisë për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Prizrenit, për dhënien në shfrytëzim nga ana e MKRS-së, të dy objekteve në Prizren.

Bëhet fjalë për lejimin e shfrytëzimit të objekteve në dy lokacione, të Rektoratit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, në qendër të qytetit dhe të Internatit (Xhandarmërisë) në lagjen e Terzinjve.

“Ne, sot kryetarit ia kemi dorëzuar kërkesën e cila ka të bëjë me hapësirat e Rektoratit të Universitetit, ku kemi pasur biseda edhe me Rektorin, dhe jemi pajtuar që ky objekt t’i jepet në shfrytëzim ministrisë, por sigurisht se vendimin përfundimtar do ta merr komuna. Dhe objekti i dytë do të jetë ai i Internatit, një objekt nën mbrojtje, por në të cilin duhet të investohet për konservimin, restaurimin dhe adaptimin e tij si objekt për shfrytëzim nga MKRS-ja”, tha ministri Gashi.

Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja u shpreh se e mirëpret kërkesën nga ana e MKRS-së por edhe faktin se ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit vjen nga qyteti historik i Prizrenit. “Qyteti i Prizrenit e ka mirëpritur një vendim të këtillë, javën e kaluar, të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është kënaqësi për ne, qytetin e Prizrenit, për njerëzit e kulturës, e sporteve dhe unë jam shumë i bindur se Komuna e Prizrenit do të bashkëpunojë hollësisht me ministrinë për avancimin e zhvillimit të kulturës në Republikën e Kosovës”, tha ndër të tjera kryetari Muja.

Ministri Gashi i shoqëruar nga kryetari Muja vizituan këto dy lokalitete, ku pritet të vendoset një pjesë e stafit politik, profesional e administrativ të ministrisë nga fillimi i shkurtit të vitit tjetër.

Latifi – Vehapit: Ke punësuar militantë partiak, qitja lapsin sa e ke dëmtuar buxhetin

0

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka akuzuar kryetarin aktual për punësime partiake me kontratë mbi vepër, duke thënë se e ka dëmtuar edhe buxhetin e Komunës.

“Vërtetë ka punësime të militantëve partiak. Ka kontrata mbi vepër Idriz! I ke 32 kontrata në vitin 2015, i ke 23 kontrata mbi vepër në vitin 2016. Minimumi i kontratës për një muaj, për një person, është 295 euro”, ka thënë Latifi në debatin në TV Dukagjini.

“Diku 7 ose 8 janë në këtë vit deri tash, e presim raportin më tutje. Kryetari aktual, duke ditur se minimum secili paguhet 295 euro në muaj, le t’ja qet lapsin se sa e ka dëmtuar buxhetin me militantë”, ka thënë Latifi.

Zafir Berisha: Nisma e gatshme të çlirojë Prizrenin nga kapja e institucioneve

0

Nisma për Kosovën është e gatshme të çlirojë më 22 tetor qytetarët dhe qytetin e Prizrenit nga kapja e institucioneve, krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Kështu u tha sonte në tubimin elektoral të Nismës për Kosovën në lagjen Tusus në Prizren, me ç’rast janë prezantuar kandidatët për asamblistë nga kjo lagje në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, për të cilët u tha se janë ekip i fitores së Nismës dhe ekipit të madh të kësaj partie për të marrë mandatin e ardhshëm qeverisës.Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga Nisma për Kosovës, Zafir Berisha, ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i prirë komunës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Berisha: Nisma e gatshme të çlirojë Prizrenin nga kapja e institucioneve

“Nisma për Kosovën është e gatshme të çlirojë më 22 tetor qytetarët dhe qytetin e Prizrenit nga kapja e institucioneve, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Unë sot përsëri jam përball jush me djemtë dhe vajzat e kësaj lagjeje për të kërkuar besimin tuaj dhe që bashkërisht ta ndryshojmë situatën në Prizren dhe institucionet komunale t’i vëmë në shërbim të qytetarëve, t’i vëmë edhe në shërbim të lagjes “Tusus”, e cila për fatin e keq është injoruar tash e sa vite nga pushteti aktual”, ka thënë Berisha.

Ai është shprehur i gatshëm të udhëheqë me Prizrenin, në mënyrë që të largojë krimin dhe korrupsionin, ndërsa u zotua se lagjja e Tususit do të ketë ujë, pasi që në këto 17 vite pjesa më e madhe e Prizrenit është pa furnizim me ujë. Po ashtu Berisha u zotua edhe për investime në objektet shkollore në Tusus, në mënyrë që të krijohen kushte më të mira për mësim, ndërsa ka kritikuar qeverisjen aktuale për degradim të sektorit të arsimit. Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se qytetarët e Prizrenit janë anashkaluar nga qeverisja aktuale Limaj: Ndëshkoni ata që kanë tradhtuar besimin e qytetarëve .

“Koha është që krejt ato që kemi pasur vërejtje, me fol populli dhe populli duhet me fol më 22 tetor, me i dhënë ndryshimin dhe shansin ndryshimit. Të gjithë ata njerëz, pavarësisht bindjeve politike e partiake që kanë pasur dhe kanë, e që nuk janë të kënaqur me gjendjen aktuale, në qytetin e tyre, në komunën e tyre, është koha me u ngrit dhe me i dhënë një mundësi këtij vendi të mrekulluar, duke i dhënë shans ndryshimit dhe duke ndëshkuar ata që kanë tradhtuar besimin e qytetarëve të Prizrenit”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se ndryshimet vijnë përmes mbështetjes së madhe asamblistëve të Nisma për Kuvendin Komunal, dhe të bëhen kështu pjesë e një fitoreje të madhe të kësaj partie dhe kandidatit të saj për kryetar të Prizrenit, Zafir Berishës, të cilin e ka quajtur njeriun më të mirë për të udhëhequr me komunën./KosovaPress/

Fatmir Limaj godet kundërshtarët e Zafës në Prizren

0

Nisma për Kosovën, dega në Prizren ka mbajtur tubim elektoral në lagjen e Trimave në Prizren. I pranishëm në këtë tubim ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Limaj deklaroi se Prizreni është para një vendimi të madh dhe të rëndësishëm. Para një mundësie, e cila, sipas tij, nuk vjen shpesh.

“Nëse qytetarët e Prizrenit, sidomos këto vitet e fundit kanë pasur ankesa dhe janë ndier të pa përfaqësuar nga qeverisja komunale, atëherë e kanë mundësi për ta bërë ndryshimin më 22 tetor. Koha është me fole populli dhe ju duhet të flisni më 22 tetor. Më ia dhanë mundësinë ndryshimit. Është koha me u ngritë dhe më ia dhënë një mundësi këtij qyteti të mrekullueshëm. Ndryshimi nuk vjen nga një takim dhe nuk vjen në ditën e votimit, por ndryshimi vjen, nëse të gjithë nga ne ia bëjmë nga një argat këtij ndryshimi”, ka thënë Limaj në Prizren.

Ne sonte jemi këtu për t’ia dhënë një mundësi Prizrenit. Limaj ka thënë se nuk njeh askënd, i cili është i gatshëm të punojë me aq shumë pasion për Prizrenin. Prizreni e dëshiron dikë, i cili nuk ka orar punë, por Prizrenit i duhet një kryetar si Zafir Berisha.
“Prizrenit i duhet një kryetar, i cili i kryen të gjitha kërkesat qe kanë qytetarët. Një kryetar, i cili i ndjenë hallet dhe problemet e qytetarëve të Prizrenit. Mos lejoni me iu humbë shansa e ndryshimit. Ai që më së paku humb është Zafir Berisha, por po i humbet mundësia shumë njerëzve të ri të Prizrenit”, ka shtuar Berisha.

Tutje, lideri i Nismës ftoi qytetarët që të angazhohen të gjithë për ta bërë Zafir Berishën në Prizren.

“Zgjohuni të gjithë, këto ditë qe na kanë mbete t’ia bëjmë një argat Zafir Berishës dhe Prizrenit në përgjithësi. Fryma e ndryshimit, duhet të frymojë në secilën lagje të Prizrenit. Ndryshimi duhet të ndodhe me njeriun me adresë dhe ai është Zafir Berisha”, ka theksuar Limaj.

Limaj ka thënë se kundërshtarët e Berishës në Prizren janë inferior karshi kandidatit të Nismës.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes kë e votojnë. Prizreni, sipas tij, nuk ka zgjedhje.

“Kundërshtarët e Berishës nuk kanë bërë asgjë për Prizrenin. Në kohën kur duhej t’i bëhej një argat Prizrenit dhe Kosovës, ata nuk kanë bërë asgjë.”, ka përfunduar Limaj.

E, pretendenti për kryetar të Prizrenit nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se si Nismë për Kosovën janë të vendosur për ta ndryshuar pushtetin në Prizren. Nisma, sipas tij, është e gatshme ta çliroi Prizrenin nga korrupsioni.

“Sot, përsëri jam me ju me djemtë dhe vajzat për të kërkuar besimin e juaj qe bashkërisht të ndryshojmë situatën në Prizren, dhe institucionet komunale t’i vëmë në shërbim të qytetarëve të Prizrenit dhe lagjes Tusuz.

Deputeti Berisha ka thënë se nëse e merr drejtimin e Prizrenit, ai do t’ia kthejë dinjitetin qytetarëve të Prizrenit.

Secili qytetarë, sipas tij, do të ndihet krenar nën qeverisjen e Nismës në Prizren.
Berisha ka prezantuar edhe kandidatët për asamble të Prizrenit nga kjo lagje.