Mushnikova vazhdon me përkrahjen për PDK-në dhe Shaqir Totën

Kandidati për kryetar komune, njëherit kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ishte për vizitë në tubimin elektoral në Mushnikovë, nga ku kërkoi përkrahjen dhe besimin e banorëve të këtij fshati i cili ka dhënë shumë për Prizrenin dhe më gjerë.

Para të pranishmëve, Totaj, shpalosi platformën qeverisëse të Forcës së Ndryshimit për Prizrenin, platformë kjo e cila ka 17 prioritete dhe 55 zotime, me theks të veqantë në subvencionimin e Bujqësisë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale.
Kandidati Totaj u zotua se Prizreni, gjatë mandatit të tij qeverisës, do të jetë njëri ndër top qytetet turistike të Europës, e trajtim të posaqshëm do të ketë turizmi malor.

Të pranishmit garantuan se vota e tyre do të shkojë vetëm për numrin 94 dhe PDK-në, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe se Shaqir Totaj është njeriu që i duhet komunës të Prizrenit dhe veqanërisht Zhupës, për të vazhduar me investime dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit