31.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 5214

Shaqir Totaj: Bashkimi, krenaria e Prizrenit

0

Gjatë ditës së sotme, kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj, vizitoi klubin emblemë për qytetin e Prizrenit, KB Bashkimi, nga ku për së afërmi u takua me stafin dhe lojtarët e klubit.

Totaj u shpreh se Bashkimi është krenaria e qytetit të Prizrenit dhe ndaj këtij klubi, gjatë mandatit të tij qeverisës, do të ketë një trajtim të posaqshëm.

Kandidati Totaj, gjatë këtij takimi, theksoi se në listën e 17 prioriteve të tija është rregullimi i infrstrukturës sportive.

Totaj, para se të aktivizohej aktivisht në politikë, ka qenë kryetar i KB Bashkimit dhe nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke qenë një sportdashës dhe i lidhur ngushtë gjithmonë me sportin.

Ai kërkoi përkrahje që në zgjedhjet e 22 tetorit, të përkrahet vizioni i tij dhe i PDK-së, meqë kanë platformën më të qëlluar për sportistët.

Hatim Baxhaku premton mbështetje për “Lirinë” e Prizrenit

0

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka vizituar Klubin Futbollistik ‘Liria’.

Ai,nga afër është njoftuar me aktivitetet, sfidat dhe angazhimin e klubit.

“ Jam i bindur, që me një mbështetje më të madhe, dhe krijimin e kushteve më të favorshme për klubin, do të shënoni sërish suksese të panumërta, dhe do t’bëheni krenaria, jo vetëm e imja, por e gjithë Prizrenit”

“Prandaj, jam këtu që të zotohem se, gjatë mandatit tim do t’keni mbështetje të fuqishme dhe të pa rezervë”
“Personalisht, do të angazhohem që në bashkëpunim me ministrinë përkatëse, këtë stadium ta përfundojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur”

“ Njëkohësisht, do t’bëj përpjekje që t’gjej donator, për t’na mbështetur financiarisht që ta ndërtojmë një stadium që do t ‘plotësonte të gjitha kriteret ndërkombëtare”.

“ Duke ju krijuar kushte më të mira për punë, unë jam i sigurt që në të ardhmen e afërt, do t’ju shohim si pjesëmarrës në gara ndërkombëtare”

“Këta të rinj që kanë talent, meritojnë gjithë vëmendjen dhe mbështetjen institucionale, në mënyrë që talentin e tyre ta zhvillojnë tutje”.

VV: Aktivistët e Nismës sulmuan kandidatin e VV-së për asamblist në Malishevë

0

Lëvizja Vetëvendosje thotë se në mesditë, tre aktivistë të partisë “Nisma për Kosovën” kanë sulmuar fizikisht aktivistin dhe kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Malishevës, Muhamet Bytyqi.

Sipas VV-së, nga ky sulm, Muhamet Bytyqit i janë shkaktuar lëndime trupore.

“Ky veprim kriminal dhe i papranueshëm flet edhe për panikun e madh të Nismës për Kosovën para zgjedhjeve të 22 Tetorit. Kjo parti që ka tradhtuar zgjedhësit e saj duke hyrë në koalicion me PDK-në është tashmë e vetëdijshme se e ka rënien të pandalshme. Ndaj, gjendjen e saj të rëndë po e manifeston me veprime të këtilla”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV i dënon ashpër këto veprime dhe fton organet e rendit e drejtësisë që t’i nxjerrin sulmuesit para përgjegjësisë.

“Kurrfarë presioni dhe asnjë lloj sulmi nuk e ndalë rritjen dhe fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Përkrahja e madhe popullore për Lëvizjen VETËVENDOSJE! shënon fundin e mendësisë qeverisëse së vjetër e cila e ka degraduar Malishevën dhe tërë vendin. Ky model qeverisës merr fund më 22 Tetor”, theksohet në fund të njoftimit.

“Incidenti” gjatë fushatës së Vetëvendosjes në Malishevë

0

Një “incident” ka ndodhur sot në Malishevë. Në Sallën e Kulturës “Tahir Sinani” ,ku ishte duke folur lideri i VV-së Albin Kurti, prapa shpinës së tij u rrëzuan perdet e zeza, që ishin vendosur si prapavijë e fushatës së VV-së.

Ky moment ndodhi kur Kurti recitoi disa vargje të këngës për flamurin kombëtar. “6 tetor 68 u hap lajmi i vërtetë’; O flamur t’u gëzoftë zemra, kush s’të don i plastë zemra”. Në këtë moment perdet rrëzohen mbi flamurin kombëtar, por nuk e rrëzojnë atë. “Flamuri po rrin”, tha Kurti pas kësaj ndodhie që nuk

Por ky moment nuk pengoi Kurtin që të vazhdojë fjalimin e tij ku kërkonte që të votohej kandidati i kësaj Lëvizje, Adem Berisha.

Fatmir Limaj:Sondazhet flasin për një përkrahje masive të Nismës

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj shprehet i bindur se partia të cilën ai e drejton do të jetë përcaktuese në zgjedhjet komunale të 22 tetor.

Limaj i cili mban postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë Haradinaj, ka thënë se sondazhet flasin për një përkrahje masive të Nismës në disa komuna.

Limaj u ka bërë thirrje qytetarëve qe të shfrytëzojnë të drejtën për ndryshim të qeverisjes, pasi kjo iu ofrohet atyre vetëm një herë në katër vite.

 

Krejt në fund, ai ka bërë thirrje qe të votohet projekti i Nismës dhe numri 31.

Postimi i Limajt:

Projekti socialdemokrat i Nismës për Kosovën po përkrahet në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës.

 

Nga ajo që po shohim në terren fryma e ndryshimit e ka përfshirë gjithë vendin.

Sondazhet flasin për një përkrahje masive të Nismës në disa komuna ku presim ta konfirmojmë fitoren në zgjedhjen e 22 tetorit.

Po ashtu, presim që të jemi përcaktues në balotazh në shumicën e komunave të Kosovës.

U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë mundësinë e ndryshimit që u ofrohet një herë në katër vite.

Ndryshimi nuk nënkupton vazhdimin e njëjtë të qeverisjes, por një qeverisje të përbashkët me qytetarët.

Socialdemokratët do të jetë shumicë në Kosovë pas tre vitesh.

Prandaj, votojeni Nismën dhe numrin 31.

Triumfi i Andriqit dhe mohimi i Kadaresë

0

Shkruan: Bajram Mjeku

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u spekulua shumë se sponsor i shkrimtarit serb, Ivo Andriq për Nobelin ishte shefi i Jugosllavisë komuniste, Josip Broz Tito. Në fakt, raportet e Josip Brozit me Andriqin ishin të ngrira për bindje politike. I pari komunist, i dyti monarkist me prirje shoviniste. Ky i fundit, Josip Brozin e injoroi deri në përbuzje, përkundër fuqisë politike që kishte shefi i Jugosllavisë komuniste gjatë 35 vjetëve të sundimit të tij.

 

Josip Broz u përkushtua që për Nobelin të promovonte një shkrimtar tjetër, mikun e tij Miroslav Kërlezha. Synimi i tij nuk u realizua kurrë. E kundërta e Andriqit, kroati Kërlezha shkruajti në mënyrë afirmative për shqiptarët dhe i vlerësoi jashtëzakonisht mirë.

Gjatë dy viteve sa kam jetuar në Oslo, nuk kam mundur të kuptoj miqësinë e madhe serbe me shtetet skandinave, në veçanti me Mbretërinë norvegjeze. Një mbrëmje dhjetori të vitit 2000, isha mysafir i dramaturgut norvegjez, Erling Kittelsen. Oslo, në prag të ndërrimit të mileniumeve dhe festave të Krishtlindjeve ishte dekoruar aq bukur, sa gjithë jetën do t’më ndjell magjia e saj.

Dramaturgu Kittelsen gjatë bisedës thoshte se gjithë ajo që dinte për letërsinë shqiptare ishte shkrimtari Ismail Kadare, pasi kishte lexuar disa nga romanet e tij. Derisa shëtisnim, u gjendëm përballë godinës së mrekullueshme Nobel Peace Center. Ishte rast i mirë të flitnim për Andriqin dhe çmimin prestigjioz, të cilit i ishte ndarë tre vjet para se të lindja unë. Siç asnjëherë nuk mora përgjigje për miqësinë serbe me popujt skandinavë, nuk mora përgjigje as për Andriqin dhe Çmimin Nobel për letërsi që iu dha atij.

Kur Evropa në gjysmën e dytë të shekullit njëzet shquhej për të drejta e liri njerëzore, projektuesi i elaboratit për zhdukjen e shqiptarëve u laurua me Nobel. Ndodhi në dhjetor të vitit 1961, kur në Pallatin e Akademisë suedeze në Stokholm, Ivo Andriqit, Nobelin për letërsi ia dorëzoi anëtari i Akademisë suedeze, dr. Anders Esterling. Edhe në pesë dimrat e ardhshëm, bashkëkombësi i tij, ministri famëkeq i Punëve të Brendshme në Federatën jugosllave Aleksandar Rankoviq, vriste e torturonte mijëra shqiptarë në Kosovë sipas elaborateve të Andriqit.

Komiteti i Nobelit, shpalli dje mbasdite laureatin e ri të Çmimit për Letërsi, shkrimtarin britanik Kazuo Ishiguro. Kumtesa e shkurtër e Akademisë thotë: “Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2017 i jepet autorit anglez Kazuo Ishiguro, i cili te romanet me fuqi të madhe emocionale, ka zbuluar honin nën ndjesinë tonë iluzore të lidhjes me botën”.Pak orë para se të shpallej emri i fituesit të ri, Ismail Kadare i dëshpëruar tha se jam mësuar të mos e marrë këtë çmim. Kadare e di që e ka të vështirë këtë triumf. Udhërrëfyesi më i madh i gjithë shkrimtarëve që krijuan në epokën e kampit komunist, mbetet shkrimtari i madh rus, disidenti Aleksandar Solzhenjicin. Ky i fundit fitoi Nobelin për letërsi në vitin 1970, derisa kundërshtonte zemrën e perandorisë komuniste dhe gjithë jetën e kaloi në kampin më mizor të botës në Gulagun siberian./KultPlus.com

International Business Times – Përgatiti Syri.net

Prizren: I akuzuari për grabitje nuk e pranon fajësin

0

M. Q., i cili akuzohet për grabitje, të premten, përmes mbrojtësit të tij, avokatit Visar Ostrozubi, ka kërkuar që aktakuza të hudhet si e pabazë.

Gjatë shqyrtimit të dytë, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, avokati Ostrozubi ka kërkuar që aktakuza ndaj të mbrojturit të tij të hudhet, sepse nga provat që përmban, sipas tij, nuk mund të vërtetohet dyshimi i bazuar mirë se klienti i tij ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Avokati Ostrozubi, po ashtu ka kërkuar që deklarata e klientit të tij, e dhënë në polici, të mos pranohet si provë, sepse ai ka vetëm tre vjet shkollim, ndërsa sipas tij, zyrtarët policorë nuk ia kanë sqaruar të drejtat e tij dhe se i akuzuari pretendon se nuk i ka thënë ato që shkruhen në atë deklaratë.

Prokurori i rastit, Mehdi Sefa, ka kërkuar që të refuzohet kërkesa e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës, sepse e njëjta sipas tij, është e bazuar në prova të pranueshme për gjykatën.

Ai po ashtu ka deklaruar se të akuzuarit i janë lexuar të drejtat gjatë dhënies së deklaratës në polici dhe se në këtë seancë ka marrë pjesë edhe mbrojtësi i tij, avokati Agim Kabashi.

Kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj, ka njoftuar palët se rreth vendimit të tij, do të njoftohen me shkrim, ndërsa shqyrtimin kryesor e ka caktuar për 30 tetor 2017, ora 09:00.

Ndryshe, M.Q, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se më 1 shkurt 2017, rreth orës 4 të mëngjesit, duke përdorur forcën dhe kanosjen, ka hyrë në shtëpinë e të dëmtuarës H. T., të cilës ia ka marrë shumën e parave prej 6 mijë eurosh.

Sipas aktakuzës, i akuzuari së bashku me një person tjetër të mitur, kanë thyer xhamin e shtëpisë, ia kanë mbyllur gojën të dëmtuarës dhe të njëjtës, përveç parave, ia kanë marrë stolitë nga floriri dhe dy telefona mobilë, më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Atmaxha në përkrahje të Shaqir Totajt

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me liderin e PDK-së, z.Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Kujtim Gashi, sonte qëndruan në bastionin politik të PDK-së, Atmaxhën, ku u pritën nga një numër shumë i madh i përkrahësve.

Totaj nga aty morri mesazhin e qartë që, Atmaxha, do të jetë përkrah tij në sfidën e zgjedhjeve të 22 tetorit, meqë ka një arsye më tepër për t’i qënduar besnik vizionit të PDK-së dhe liderit të saj, Kadri Veseli, sepse nga ky lokalitet vjen edhe ministri i ri Kulturës, Kujtim Gashi.

Në këtë takim, kryetari i ardhshëm i Prizrenit, z.Shaqir Totaj, prezantoi platformën e Forcës së Ndryshimit për Prizrenin, e cila do të ketë në listën e prioriteteve, subvencionimin e bujqësisë dume u siguruar prodhuesve treg të sigurt për ti shitur prodhimet. Njëherësh ai premtoi mundësi më të mëdha për zhvillimin e bizneseve të reja përmes Fondit për Zhillim prej 2 milionë euro.

Lideri i PDK-së, Veseli, ftoi që Atmaxha të votojë si në zgjedhjet e kaluara, duke i sjellur PDK-së fitoren plebishitare në zgjedhjet e 22 tetorit dhe kryetarin e ardhshëm të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

 

 

Zafir Berisha në Piranë: Anadrinia do të jetë në fokus të investimeve

0

Kandidati Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha,fushatën zgjedhore e ka vazhduar në fshatin Piranë të Anadrinisë.
Ai tha se programi i Nismës për Anadrininë, është i begatë, duke specifikuar investimet që do të bëhen në këtë pjesë.

“Mirëpo, ajo çka mbetet shqetësuese për ne si drejtues të ardhshëm të Komunës, është krijimi i një klime investive, në mënyrë që të krijojmë vende të reja pune, për të gjithë këta të rinj e të reja, e në veçanti për ata që tashmë kanë edhe kualifikimet e nevojshme për punësim”, tha Berisha.

“Kjo pra mbetet në fokus të programit tonë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar dhe në të njëjtën kohë do të instalohet edhe fryma socialdemokrate e NISMA për Kosovën”.

“Pa dyshim se përveç punësimit, në agjendën tonë për fshatin Piranë dhe Anadrininë në përgjithësi do të ketë projekte të shumta, projekte këto që janë të realizueshme, me ardhjen tonë ne qeverisjen komunale”.

Berisha ka kërkuar që të votohen edhe kandidatët për Kuvend të Nismës, sic janë Ditjona Tarjani,dhe Zenel Elshani.

Kapet me drogë, arrestohet një person në Prizren

0

Në Prizren, konkretisht në rrugën “Nëna Terezë”, është arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, shkruan PrizrenPress.

“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/