17.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Home Blog Page 5217

Haskuka i bindur që do të fitojë në Prizren

0

Mytaher Haskuka, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale, është shprehur i bindur se ai do të udhëheqë këtë qytet pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

Haskuka në Interaktiv të KTV-së ka thënë se kanë qenë dy arsye që e kanë shtyrë të hyjë në garën për Prizrenin.

“Kanë qenë dy arsye. E para ishte gjendja katastrofale në aspektin politik dhe ekonomik të Prizrenit dhe e dyta kërkesa nga qytetarët, simpatizantët dhe anëtarët e VV-së”, ka deklaruar Haskuka.

Haskuka po ashtu ka folur lidhur me propozimin për ndërtim të xhamisë në brendi të kalasë. Ai nuk ka pranuar të përgjigjet nëse është pro apo kundër këtij propozimi.

“Lidhur me xhaminë në Kala duhet të ketë konsultime me qytetarët dhe institucionet përgjegjëse. Atë që e vendosin qytetarët do ta bëjmë”, ka thënë ai.

Kadri Veseli premton zhvendosjen edhe të tri ministrive në Prizren

0

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se duhet të zhvendosen edhe tri ministri të të tjera të Qeverisë së Kosovës nga Prishtina në Prizren.

Kadri Veseli, gjatë një mbrëmjeje të fushatës elektorale të zgjedhjeve nacionale në Prizren, pati premtuar për zhvendosjen e Minisrisë së Kulturës në Prizren. Një premtim i tillë, tashmë ka filluar të realizohet.

Ministria e Kulturës ka nisë procesin e zhvendosjes së pjesshme në këtë qytet.

Sipas Veselit, ky qytet meriton një trajtim më të mirë.

“Prizreni do të jetë një prioritet nacional”, tha Veseli për RTV Besa, transmeton PrizrenPress.

Ai, premton se ky qytet, do të ketë një prespektivë të vecantë në të ardhmën.

“Prizreni do të mbetet shembulli më i mirë i një zhvillimi kulturor e ekonomik”, tha Veseli/PrizrenPress.com/

Në Prizren gjenden mbetje mortore nga lufta e fundit

0

Mbetjet mortore të dy personave, që dyshohen të jenë vrarë në luftën e fundit, janë gjetur në Prizren.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar kryetari i Komisionit për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj.

Eshtrat janë nxjerrë nga lokacioni i varrezave të qytetit të Prizrenit, ku edhe më herët janë hasur eshtra të të zhdukurve nga lufta e fundit.

“Ekipet profesionale kanë nxjerrë dy trupa me veshmbathje dhe tani vazhdojnë procedurat për ekzaminimin e tyre”, ka thënë Gjetaj.

Për herë të fundit, në mars të këtij viti në lokacionin e njëjtë, ishin gjetur gjithashtu trupat e dy personave që konsideroheshin të zhdukur, derisa Gjetaj, ka thënë se tani për tani, nuk do të vazhdohet me gërmime në këtë vend, por në lokacione të tjera të dyshuara për varreza masive.

Zafir Berisha dorëzon ankesë në PZAP

0

Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha, ka dorëzuar ankesë në PZAP lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për decertfikimin e tij nga gara për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e 22 tetorit.

Berisha për Indeksonline ka thënë se e ka përgatitur ankesën dhe e ka dorëzuar tashmë në PZAP.

Berisha thotë se ky vendim i KQZ-së ka qenë i ndikuar nga siç i quan ai bandat që kanë kapur pushtetin.

“E kam përgatitë dhe dorëzuar në PZAP ankesën rreth këtij vendimi politik të KQZ-së i cili dyshoj më të drejtë së është i ndikuar nga bandat mafioze që e kanë kapur pushtetin”, ka thënë Berisha.

Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-së për Indeksonline ka konfirmuar se një kandidat nga Nisma për Kosovën, Dega Prizren ka dorëzuar ankesë në këtë komision.

Ndryshe dje, KQZ ka marr vendim për decertifikimin e Berishës, duke i pamundësuar atij të kandidoj në garën për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Berisha këtë vendim e ka quajtur politik.

Ndërsa, dje Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së është deklaruar se nuk ka asgjë kundër Berishës por vetëm se e ka zbatuar ligjin. /Indeksonline/

Veseli thotë se ka vullnet dhe angazhim për fitoren e PDK-së në Suharekë e Rahovec

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj dhe nënkryetarë të tjerë kanë takuar kandidatët për kryetarë dhe kandidatët për këshilltarë të Kuvendeve Komunale të Suharekës dhe Rahovecit.

Në këto takime mobilizuese me strukturat e PDK-së në Suharekë dhe Rahovec, kryetari i PDK-së Veseli theksoi se platforma qeverisëse e partisë që ai drejton është më e mira për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Ai tha se PDK ka më së shumti kapital intelektual për të hartuar e zbatuar projekte që hapin perspektivën dhe zhvillimin e Komunave të Kosovës.

Veseli ftoi kandidatët për këshilltarë të Kuvendeve Komunale që të dalin në çdo shtëpi e lagje dhe të shpalosin vizionin dhe platformën qeverisëse të PDK-së.

“I kënaqur me mobilizimin dhe gatishmërinë e kandidatëve për Kryetarë Komunash dhe kandidatëve për Kuvendet Komunale në Suharekë dhe Rahovec. Platforma qeverisëse e PDK-së për zhvillimin e komunave është më e mira dhe garanton perspektivë për qytetarët”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook pas vizitës në degët e PDK-së në Suharekë dhe Rahovec. /Telegrafi/

Alternativa prezanton kandidatin për kryetar të Prizrenit

0

Alternativa në Prizren ka prezantuar kandidatin Veton Qipa për kryetar të Komunës së Prizrenit.

I nominuari për kryetari të Komunës së Prizrenit, Veton Qipa ka thënë se kandidatët e Alternativës do t’i japin një frymë ndryshe udhëheqjes komunale të Prizrenit.

Qipa po ashtu tha se lista e tyre përfshinë të gjitha etnitë dhe është listë e shkurtër sepse duan të kenë kandidatë të mirë që i japin diçka qytetit me punën e tyre.

Alternativa ka prezantuar edhe kandidatët për asamblistë për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Veseli: Flamuri i fitoreve të PDK-së nis me Prizrenin

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati për Kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar strukturat e degës dhe kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal me të cilët ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e 22 tetorit.

Kreu i PDK-së tha se qytetarët e Komunës së Prizrenit e dinë tashmë se adresa më e natyrshme dhe më e aftë për të zhvilluar Prizrenin është Partia Demokratike e Kosovës.

“Ne zotohemi se i gjithë kapaciteti ynë njerëzor e intelektual do të përqendrohet për zhvillim edhe më hovshëm ekonomik në Prizren. Qytetarët e Komunës së Prizrenit e dinë se nuk kanë adresë politike më besnike dhe më sigurt sesa Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së i ftoi kandidatët për këshilltarë komunalë që të shpalosin para qytetarëve të Prizrenit platformën qeverisëse të PDK-së, e cila ai tha se është e bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Përfaqësuesit e degës së PDK-së në Prizren e kanë falënderuar Kryetarin Veseli për mbajtjen e premtimit për sjelljen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qytetin historik të Prizrenit.

A po solidarizohet në Prizren LDK-ja dhe VV-ja me Zafir Berishën vetëm për vota?

0

Vendimi përfundimtar për decertifikimin e kandidatëve me vendime të prera të gjykatave nga KQZ-ja ka nxitur debate nga më të ndryshmet në Kosovë. Veçmas është komentuar shumë largimi i kandidatit të NISMA-së për Kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha.

Madje të përfshirë në këtë debat kanë qenë edhe dy kundërshtarë të tij politikë që garojnë në këto zgjedhje nga komuna e Prizrenit, Hatim Baxhaku i LDK-së dhe Mytaher Haskuka i VV-së.

Ata kanë derdhur lotë krokodili gati në absurditet sic e ka quajtur me të drejt aktivisti i shoqërisë civile Hajrullah Ceku dhe shumë komentues të tjerë.

Por reagimi i tyre i menjëhershëm nga shumë njerëz është parë si një përpjekje për të joshur menjëherë votuesit e tij. Madje këtë as që e kanë fshehur fare.

Baxhaku i LDK-së duke u solidarizuar me Berishën i ka bërë thirrje menjëherë atij që ti bashkohet në garën sic ka thënë ai kundër PDK-së por që ka nxtiur reagimin e komentuesve në Facebook duke e akuzuar atë se po e bën vetëm për vota.

Reagim solidarizuar me të ka pasur edhe Mytaher Haskuka duke dal kështu kundër respektimit të ligjit dhe një kërkese të Ambasadës Amerikane që të mos ketë kandidatë me të kaluar të tillë në listat zgjedhore./Indeksonline/

Ministri Gashi : Zhvendosja e Ministrisë së Kulturës nuk ka të bëjë me fushatë elektorale për Prizrenin

0

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Kujtim Gashi thotë se zhvendosja nuk ka të bëjë me fushatë elektorale.

Ai ka thënë se shefi i tij partiak, Kadri Veseli , pas “turit të dëgjimit”, ka ardhur në përfundim që një pjesë e Ministrisë së Kulturës të zhvendoset në Prizren.

Mendoj që është një decentralizim i shërbimeve”, ka thënë Gashi për Koha Ditore.

Zhvendosja e Ministrisë së Kulturës, fushatë për ta fituar Prizrenin

0

Drejtori i Tetarit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi ka thënë se lajm i mirë do të ishte sikur të mbyllej krejtësisht Ministria e Kulturës.

“Më duket më shumë fushatë elektorale se sa nismë serioze .Duket se është lojë për ta fituar Prizrenin”, ka thënë ai për Koha Ditore.

Një premtim i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që e kishte bërë gjatë një mbrëmjeje të fushatës elektorale në Prizren, ka mjaftuar që Ministria e Kulturës të nisë procesin e zhvendosjes së pjesshme në këtë qytet.

Ende pa vendim të Qeverisë, pa kurrfarë konsultash me institucionet qendrore të kulturës a ndonjë analize reale, kabineti i ministrit Kujtim Gashi është duke kërkuar objektin e ri në qytetin jugor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përderisa Ministria ende nuk e di se çfarë do të bëhet saktë në këtë drejtim, drejtuesit e institucioneve qendrore të kulturës këtë e shohin si veprim të gabuar. Ka prej tyre që konsiderojnë se bëhet fjalë për veprim të pastër politik.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, të martën ka thënë se tashmë është në konsultime me Komunën e Prizrenit sa i përket objektit ku do të vendoset një pjesë e MKRS-së.

Sipas tij, kjo pjesë e MKRS-së do ta ketë një objekt brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Ai ka renditur një sërë arsyesh për këtë hap, megjithëse ende nuk ka ndonjë arsyetim zyrtar të paraqitur para Qeverisë së Kosovës..