Haskuka i bindur që do të fitojë në Prizren

Mytaher Haskuka, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale, është shprehur i bindur se ai do të udhëheqë këtë qytet pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

Haskuka në Interaktiv të KTV-së ka thënë se kanë qenë dy arsye që e kanë shtyrë të hyjë në garën për Prizrenin.

“Kanë qenë dy arsye. E para ishte gjendja katastrofale në aspektin politik dhe ekonomik të Prizrenit dhe e dyta kërkesa nga qytetarët, simpatizantët dhe anëtarët e VV-së”, ka deklaruar Haskuka.

Haskuka po ashtu ka folur lidhur me propozimin për ndërtim të xhamisë në brendi të kalasë. Ai nuk ka pranuar të përgjigjet nëse është pro apo kundër këtij propozimi.

“Lidhur me xhaminë në Kala duhet të ketë konsultime me qytetarët dhe institucionet përgjegjëse. Atë që e vendosin qytetarët do ta bëjmë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit