15.6 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Home Blog Page 5218

Në Prizren, midis të vdekurve e të gjallëve

0

Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo-historike. Më të rëndësishme janë: Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Edhe sot ky qytet vazhdon të jetë një nga qendrat ku zhvillohen aktivitete të rëndësishme për jetën kulturore të Kosovës.

Për përshtypjet që i kishte lënë ky qytet në jug-perëndim të Kosovës, në pranverën e vitit 1943, kishte shkruar edhe shkrimtari i njohur nga Pogradeci, Dhimitër Pasko, i njohur për lexuesit me pseudonimin Mitrush Kuteli.

 

Shkrimin me titull “Në Prizren, midis të vdekurve e të gjallëve”, ku flet për të kaluarën historike, rrugët me kalldrëm e xhamitë, po ua sjellim të plotë më poshtë:

“Po të jetë se vini në Prizren – për do-një punë më të kthjelltë se kontrabanda – mbasi të kini shijuar nga bukuritë pa shoq të këtij vendi të qetë dhe nga gazet e jetës të të gjallëve, mos harroni të vizitoni edhe banesat e të vdekurve.

Sa burra të lartë e sa vasha e zonja të hijshme që adhuroni qysh shëtisën aty në Shatrivani a në këmbë të Xhamisë së Sinan Pashës ose mi Urën e gurtë, janë një pikë ujë në një det, në barabitje numurin e atyre që çlodhen ndënë dhe.

Nuk di në se këta, atje ku janë e ku s’janë, e ndjejnë çapin t’onë e në kanë do-një gas, në mënyrën e tyre, po di se shpirti ynë del, nga këto parakalimë për në banesën e fundit, më i platitur, më i njerëzishmë e mbase më i larguar nga kotësirat e tokës.

Ah, është fort i rëndë të vizitosh gjithë varret e një qyteti kaqe të madh e kaqe të vjetër, se janë të shumë e të përhapur.

Dhe shumë gjyrma janë shdukur.

Po ne të bëjmë sa mundim.

Ja, të kalojmë së bashku urën e gurtë me hargje venetike, aty afër Xhamisë së Sinan Pashës, e të shkojmë, ngadal, nëpër disa rrugë të ngushta e të nderthuara (mua këto më pëlqejnë më shumë se rrugët monotonisht të drejta, të hapura me litar, të qyteteve të rinj) gjer ne Xhamia e Bajrakliut. Përpara kësaj Xhamie me minare çuditërisht të hollë, si fije kallmër, është një oborr dhe në oborr disa varre të vjetër zonjash e zotërinjsh, nga të fuqishmit e një kohe. Tani, kur asnjë dorë nuk sgjatet t’i përkujdesë, as varret as qoshkun që aty pranë, pllakat e mermerta kanë rënë poshtë, ku i shkel këmba dhe i bluan koha. Do dëshëronja fort të lëçit mishkrimet, me nj’ato fantastike kaligrafi arabe, që asnjë nga alfabetet rigjide evropjane nuk mund t’u afrohet nga bukuria. Po nuk di, dhe jam i dëshpëruar se ndofta nuk do di kurrë. Me gjithë këto më pëlqen t’i vështronj e t’i prek me gishtrinj. Sepse më duket se kur i prek me gishtrinj këto veprat e artit skulptural, i afrohesh shpirtit të artistit që i punoj.

Ja, të gjithë të vdekurit të këtushmë që flenë ndënë shenjën e komplikuar të svastikës ariane në trajtë dielli, i patnë sjellë dikur të gjallët, me bujë e me lot. Pastaj u ardhi radha edhe atyre të ikin nga kjo botë – si na ka për të ardhur edhe neve, nesër – dhe mbetnë të shkretë.

Mitrush Kuteli

Maj 1943, Prizren”

Kuteli ishte shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist. Më 1919 botoi vjershat e tij të para “Mëmës Shqipëri” dhe “Skënderbeu” – në kalendarin “Pogradeci”. Nga viti 1924 kish filluar të botonte në shtypin shqiptar “të jashtëm”, tek “Shqipëria e Re” dhe “Kosova” që dilnin në Kostancë të Rumanisë.

Në këto vite Kuteli botoi dhe artikujt e parë në fushën e kritikës letrare – vlerësime, përshtypje, analiza, të dhëna për autorë e vepra. Por pjesa më e madhe e shkrimeve i kushtoheshin monedhës, çështjes agrare dhe problemeve ekonomike. Me pseudonime të ndryshme botoi artikuj mbi çështjen e Bjeshkës së Velipojës të Vermoshit dhe mbi Manastirin e Shën Naumit.

Në fushën ekonomike – shkruan rreth monedhës dhe kreditit, për problemet ekonomike dhe abuzimet administrative si dhe kundër disa koncensioneve që i ishin dhënë kapitalit italian – Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe Shoqërisë AGIP për të shfrytëzuar tokat vajgurore shqiptare dhe për të mbajtur monopolin e karburanteve në vend. Në vitet 1943-1944 Kuteli botoi shumë artikuj në shtypin e asaj kohe, në fushën ekonomike dhe në letërsi, kritikë letrare, publicistikë dhe folklor. Ai botoi dhe disa vëllime me prozë, poezi, pamflete, kritikë letrare dhe folklor.

Pas daljes nga burgu u murr me përkthime, në rreth 10 vjet përktheu rreth 50 vepra në prozë dhe poezi, sidomos klasikët rusë dhe sovjetikë.

Haradinaj e cakton këshilltarin për kategoritë e dalura nga lufta

0

Gazmend Syla do të jetë këshilltar i Ramush Haradinajt për kategoritë e dalura nga lufta. Lajmin e ka konfirmuar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Ndër të tjera thuhet se kryeminstri Haradinaj i ka siguruar veteranët se nuk do të kenë më probleme me pensionet.

“Sot në takim me kryeminstrin z.Ramush Haradinaj u vendos që zyren e këshilltarit të kryeministrit për kategorit e dala nga lufta ta përfaqësoj Gazmend Syla, si dhe morëm zotimin nga kryeministri se pensionet e veteranëve nuk do të jenë problem tash e tutje” shkruan Berisha në njoftim.

Intervistë me Zafir Berishën: KQZ-ja më certifikoi për Parlament, më decertifikoi për Prizren!

0

Zafir Berisha ankohet se vendimi i KQZ-së për ta decertifikuar nga gara për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e 22 tetorit për shkak të rikyçjes ilegale në rrjetin e energjisë elektrike është i padrejtë.

Ai gjatë një interviste për gazetën “Zëri” thotë se pak muaj më parë ai ishte lejuar pikërisht nga KQZ-ja të marrë pjesë në garën për deputet në Parlamentin e Kosovës, ndërsa po i mohohet mundësia për të garuar në nivel lokal.

Intervistë me deputetin e NISMA-s, Zafir Berisha – Ai tregon pse u decertifikua nga KQZ si kanidat për kryetar të Prizrenit!

Deputeti Berisha nuk e mohon mundësinë që një vendim i tillë i KQZ-së të ndërlidhet edhe me abstenimin e tij në Parlament për qeverinë “Haradinaj”, por thotë se në asnjë mënyrë nuk do ta përkrahë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit. Madje, ai është i bindur se pas kësaj “loje” me decertifikimin e tij qëndron i pari i shtetit, Hashim Thaçi.

Zëri: Z. Berisha, dje jeni decertifikuar nga KQZ-ja për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit për shkak të një dënimi për vjedhje të energjisë elektrike. Pse nuk u decertifikuat për zgjedhjet parlamentare, por për ato lokale?

Berisha: Nuk është fjala për vjedhje, është fjala për rikyçje në sistemin e energjisë elektrike, në të cilin jemi kyçur që 13 vjet dhe të cilit deri më tani i kam paguar obligime mbi 300 mijë euro KEK-ut. Këtu është një lapsus i qëllimshëm apo i paqëllimshëm i Valdete Dakës, që në aludim e përmendin shprehjen vjedhje, edhe pse ajo gjyqtare e di mirë se vjedhja është krejt diçka tjetër dhe rikyçja në sistem është diçka tjetër. Megjithatë, mendoj se krejt kjo është një fushatë për eliminim politik që shefja e KQZ-së, Valdete Daka, në këto momente po dyshoj se është vegël e atyre skenarëve, të cilët i kanë përgatitur gjithë këto gjëra.

Me këto ligje jam certifikuar si deputet

Zëri: A mund të na shpjegoni prej kur jeni dënuar për energjinë elektrike, për të cilën dje ju ka decertifikuar KQZ-ja dhe si do të veproni në lidhje me një vendim të tillë?

Berisha: Në fakt është një presion i vazhdueshëm që bëhet nga KEDS-i, veçanërisht pas privatizimit të dyshimtë, që unë dyshoj se pas privatizimit të distribuimit të energjisë elektrike qëndrojnë bandat mafioze të Hashim Thaçit. Për këtë unë kam folur disa herë në Parlament dhe presioni është rritur veçanërisht kur unë kam shtuar zërat në Kuvendin e Kosovës, gjë që kam edhe dëshmi në arkiva dhe vazhdoj me qenë i atakuar me tendencë për t’u shantazhuar për t’i ndryshuar qëndrimet e mia publike dhe politike. Por, unë do të vazhdoj, pavarësisht prej vendimit të KQZ-së, do të jem pjesë e jetës politike në Kosovë, në Prizren. Jam deputet për dijeninë e Valdete Dakës dhe të të tjerëve, me këto ligje jam certifikuar para tre muajve. Unë marr pjesë prej 2007-ës në zgjedhje. Mandati i tretë si deputet. Por, në këtë rast unë po besoj se nuk ka të bëjë shumë me ligjin…Tendenca për të më eliminuar nga gara ka të bëjë, sipas logjikës së tyre të sëmurë, që votuesit e Zafës ta mbështesin kandidatin e kësaj bande. Sidoqoftë, kam mbijetuar dhe do të mbijetoj edhe politikisht, edhe fizikisht.

Zëri: A do ta mbështesin votuesit tuaj kandidatin e PDK-së?

Berisha: Në asnjë mënyrë. Përpjekja ime e vazhdueshme, qysh në fëmijëri në moshën 13-vjeçare, ka rezultuar me çlirimin e Prizrenit në raport me Serbinë dhe përpjekja ime do të jetë shumë më e fuqishme për ta çliruar Prizren për herë të dytë, por tash nga bandat e Hashim Thaçit.

Zëri: A është kjo arsyeja që ju thoni se jeni cak i shantazheve?

Berisha: Po. Sigurisht se këtu ka personale dhe private në raport me këtë kriminel dhe i cili për fatin e keq përdor edhe institucionet, edhe gjykatat, se fundi i fundit është fjala për një dënim që unë as që jam marrë me të, d.m.th. me një dënim prej 140 eurosh që ia kam dhënë avokatit ta bëjë pagesën, as s’e kam ditur çka shkruan në atë vendim, sepse ka qenë aq minore sa nuk ia ka vlejtur që unë të merrem me atë gjykim. Mirëpo qysh se ka ndodhur ai gjykim aty ka pasur prapavijë. Tash jam bindur në konsultim edhe me avokatin se forma e shkruarjes së lëndës të aktgjykimit paska pasur këtë qëllim që tash ka dalë në mejdan.

Veseli, “figurë shahu” e Thaçit

Zëri: Tani kryetar i PDK-së është Kadri Veseli, pse po i referoheni vetëm Thaçit?

Berisha: Shiko, Kadriu është një vazhdimësi e Hashim Thaçit dhe me thënë të drejtën meqë unë i njoh shumë, qe 30 vjet, unë pak a shumë e di kush është banditi kryesor. Unë nuk i referohem Kadriut, se Kadriu është një figurë shahu që është duke u lëvizur prej Hashim Thaçit.

Zëri: Thaçi është president i vendit. A keni fakte ta dërgoni në Gjykatë nga këto që thoni?

Berisha: Ai mund të jetë president juaj, i dëgjuesve dhe i teleshikuesve tuaj, por jo dhe presidenti im, tash duhet ta bëjmë këtë dallim.

Zëri: Por meqë keni fakte, a do të punoni në drejtimin ta çoni në Gjykatë presidentin?

Berisha: Në cilën gjykatë, ku është Valdete Daka gjykatëse?!

Zëri: Pse KQZ-ja i toleroi kandidatët për deputetë, ku mes tyre ka pasur nën hetime apo edhe të dënuar të marrin pjesë në zgjedhje dhe nuk po i lejon për zgjedhjet lokale?

Berisha: Unë kam qenë kandidat dhe kam fituar në zgjedhjet e 11 qershorit me këto ligje që po organizohen dhe me këto zgjedhje. Dhe atëherë nuk kanë mundur të marrin masa se aty kemi pasur kandidatë që tash kanë përfunduar ministra, të cilët janë duke u hetuar edhe për 30 milionë euro, pra në dëm të shtetit. Nëse institucionet e Kosovës, pra institucionet e mirëfillta, jo këto që ka bërë Thaçi, mendojnë se Zafa ka penguar integrimin e Kosovës në Evropë me shkeljen prej 140 eurosh, atëherë unë që tani po largohem nga gara.

Zëri: A mund ta ndërlidhni një vendim të tillë të KQZ-së me votën tuaj të fundit në Parlament kur abstenuat për qeverinë “Haradinaj”?

Berisha: Nuk besoj, po gjithçka është e mundur, ndoshta edhe ka koinciduar ky qëndrim. Mirëpo unë lidhur me qeverinë “Haradinaj” kam edhe risi tjera në seancën e parë. Edhe nëse hiqem apo nuk hiqem prej garës qëndrimet e mia nuk i ndryshoj, nuk i kam ndryshuar as para Serbisë, nuk i ndryshoj as para banditëve.

“Nuk e votoj një ministër që i ka vjedhur 30 milionë euro”

Zëri. Pse e votuat Kadri Veselin kryeparlamentar e jo Ramush Haradinajn?

Berisha: Për t’u zhvilluar proceset në Kosovë që kishin mbetur peng, mirëpo emrat kanë filluar të lakohen atë ditë se kush do të jetë ministër. Unë me dorën time nuk mundem ta votoj një ministër që ka vjedhur shtetin me 30 milionë euro dhe ka edhe 101 arsye tjera. Por, thjesht unë kam menduar se ky koalicion, me gjithë presionin e panatyrshëm të partnerëve që e kanë bërë Ramushin, kam besuar se së paku do të ofrojë emra që megjithatë do të ma mbushin mendjen edhe mua të votoj. Mirëpo, kur kanë filluar të lakohen emrat, një ditë para dhe atë kur u mbajt seanca, kam dalë me qëndrimin prapa të cilit qëndroj edhe në këtë moment.

Zëri: A do ta përkrahni me votën tuaj në Parlament koalicionin qeverisës apo do të vazhdoni si deputet i pavarur?

Berisha: Qëndrimi im është se rreth vendimeve të Qeverisë që janë në favor të Kosovës do ta ketë besimin tim. Aty ku unë mendoj si Zafir Berisha dhe si deputet, që kam afër 13 mijë vota, se dëmtohet interesi i Kosovës me dy duart do të votoj kundër.

Zëri: Nëse opozita pas 100 ditëve do ta kërkojë shkarkimin e qeverisë “Haradinaj”, si do të veproni ju?

Berisha: Në rast se Ramushi do të marrë masa dhe hapa që pres në seancën e parë edhe publikisht do t’ia them, natyrisht se do ta ketë mbështetjen time. Në momentin kur Ramushi nuk i tejkalon bandat të cilat i ka brenda në koalicion unë do të jem pjesë e angazhimit politik dhe me besimin tim që këtë Qeveri ta çoj në shtëpi.

Zëri: Nëse përfundimisht nuk do të lejoheni të merrni pjesë në zgjedhjet komunale, cilin kandidat për kryetar do ta përkrahni?

Berisha: Unë si Zafir dhe dega e Nismës nuk do të heqë dorë për t’i gjunjëzuar politikisht bandat e Hashim Thaçit në Prizren.

Tre të vdekur e dhjetëra të plagosur në rrugën e vdekjes në Landovicë të Prizrenit

0

Banorët e fshatit Landovicë të komunës së Prizrenit, 1500 syresh, kanë një mal ankesash në adresë të Ministrisë së Infrastrukturës, që për asfaltin e Landovicës të bërë me tri korsi ka krijuar mundësi për shoferët që vijnë nga Prizreni në atë tatëpjetë e të zhvillojnë shpejtësi marramendëse, por njëkohë- sisht edhe të shkaktojnë viktima në aksidente. Sipas Mehmet Thaçit, ish-kryetar i këtij fshati, këtij vendi tashmë ia kanë frikën të gjithë fshati.

“Policia po e bën punën e vet, por askush s’po i respekton ligjet dhe këtu zhvillohet shpejtësi marramendëse nga vozitësit. Vitin që shkoi ka pasur viktima dhe lëndime. Mirëpo, edhe pse ne si fshat kemi pasur disa ankesa, nuk kemi arritur të sigurojmë asnjë gram sigurie nga ministria përkatëse. Bile s’ka as shenja të rrugës dhe tash kjo rrugë është shndërruar në rrugë të vdekjes. Në të dyja drejtimet zhvillohet shpejtësi marramendëse. Kërkojmë nga Ministria që të bëhet diçka në këtë drejtim”, është shprehur ai.

Vozitësit e papërgjegjshëm

Lidhur me këtë pikë të zezë në komunikacion ka njohuri edhe drejtori i policisë në Prizren, Nexhmedin Krasniqi, i cili për “Kosova Sot” tregon se ajo rrugë është pjesë kritike.

“Por, Ministria është përgjegjëse për atë rrugë. Policia po e bën të pamundurën, por vozitësit janë të papërgjegjshëm. Vetëm mbrëmë policia ka gjobitur 75 shoferë të papërgjegjshëm. Ne vazhdimisht si pikë të veçantë vrojtimi e kemi pikërisht atë rrugë dhe nga shpejtësia e madhe banorët rrezikohen”, është shprehur ai. Mirëpo, ankesa të shumta kanë edhe nxënësit e shkollës së Landovicës, të cilët rrezikohen çdo ditë.

S’ka as mbikalim dhe as nënkalim

Drejtori i shkollës së Landovicës, Besnik Berisha, tregon se në rrezik janë edhe nxënësit e kësaj shkolle, sepse ende s’ka asnjë mbikalim e as nënkalim. Bile Ministria ende s’ka sjellë as edhe një shenjë për kalim drejt shkollës që ka nxënës që duhet të kalojnë rrugën. Hilmi Kalimashi, East Morina e shumë të tjerë kanë ankesa të shumta. “Neve na duhet gjatë të presim për të pasur mundësi të kyçemi në rrugë nga rruga jonë e fshatit”, shprehet Esat Morina.”Shpejtësia e madhe që e zhvillojnë vozitësit nga ura në drejtim të Prizrenit rrezikon banorët”, shprehet Kalimashi. Landovicasit presin që institucionet të bëjnë diçka në këtë drejtim dhe banorëve t’u bëhet një zgjidhje.

(Kosova Sot)

Prizren: Zyrtari i Ministrisë së Bujqësisë dhe të tjerët kundërshtojnë aktakuzën për korrupsion

0

Zyrtari për pagesa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Luan Statovci, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, të martën, përmes mbrojtësit të tij, ka kërkuar që aktakuza ndaj tij të hedhet si e pabazë.

Po ashtu, aktakuzën e kanë kundërshtuar edhe të akuzuarit për falsifikim dhe mashtrim, Afrim Sallauka, Iljaz Sopi, Ermir Sallauka, Alban Sopi, Veton Kabashi, Avni Palushi, Lulzim Palushi, Xhavit Sallauka, Labinot Telaku, Xhemajl Sallauka dhe Fatos Hoti.

Gjatë shqyrtimit të dytë, mbrojtësi i të akuzuarit Luan Statovci, avokati Naim Rudari, ka thënë se aktakuza ndaj klientit të tij nuk është e bazuar në prova të mjaftueshme për të ngritur dyshimin e bazuar mirë se ai ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Rudari ka thënë se ai në divizionin e pagesave, përveç të akuzuarit Statovci punon vetëm edhe një punëtor me kontratë të përhershme dhe se gjatë periudhës së dhënies së subvencioneve kanë punuar studentë me kontrata të përkohshme dhe praktikantë. Andaj, sipas tij, ata i kanë përgatitur dokumentacionin dhe ia kanë dorëzuar të akuzuarit për të ekzekutuar pagesën direkte.

Avokati, tuje ka thënë se zakonisht vetëm 50% e kërkuesve të subvencioneve kontrollohen por se gjatë vitit 2014, me urdhër të shefit ekzekutiv, janë kontrolluar vetëm 2% e aplikantëve dhe se më vonë është kuptuar se disa aplikues nuk posedojnë fare vreshtari. Mirëpo, avokati Rudari ka thënë se i akuzuari Statovci nuk ka kryer asnjë veprim me të cilin do të binte ndesh me ligjet në fuqi, andaj ka kërkuar që ndaj tij të hedhet aktakuza si e pa argumentuar.

Po ashtu, edhe 11 të akuzuarit për falsifikim të dokumentit dhe mashtrim me subvencione, kanë kërkuar që aktakuza ndaj tyre të hedhet si e pa bazë. Ata kanë thënë se janë mashtruar nga një person të cilin nuk e njohin dhe se kur kanë kuptuar se janë mashtruar paratë i kanë kthyer. Ndërsa për dokumentet e falsifikuara ata kanë thënë se ato vetë nuk i kanë përpiluar dhe se nuk kanë nënshkruar asnjë dokument, andaj kanë kërkuar që procedura penale ndaj tyre të pushohet.

Në anën tjetër, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka thënë se provat janë të pranueshme dhe janë nxjerrë në mënyrë ligjore, e të cilat prova, sipas saj, janë të mjaftueshme për të ngritur dyshim se të akuzuarit kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen. Andaj ajo ka kërkuar që të refuzohen kërkesat e të akuzuarve për hedhje të aktakuzës dhe rasti të shkojë në shqyrtim kryesor ku edhe do të dëshmohet fajësia e të akuzuarve.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka thënë se rreth kërkesave të të akuzuarve do të vendosë jashtë seance, me vendim të veçantë.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, me të cilën të pandehurit akuzohen se kanë falsifikuar dokumentin “Certifikata e vreshtarit” për të përfituar subvencione në mënyrë të paligjshme.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke u paraqitur rrejshëm në MBPZHR si kultivues të vreshtave, kanë përdorur “Certifikatat e vreshtarit” të falsifikuara, me ç’rast kanë përfituar subvencione në shumë deri 3 mijë euro.

Ndërsa, zyrtari për pagesa në MBPZHR akuzohet se pa verifikuar dokumentet e fermerëve dhe gjendjen në teren, ka lejuar të ekzekutohen pagesa direkte në emër të subvencioneve për aplikantët, me ç’rast i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje në vlerë prej rreth 30 mijë euro.

Në këtë rast ka qenë i akuzuar edhe Ardit Bajraktari nga Suhareka, por i njëjti, gjatë shqyrtimit fillestar, ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me gjobë prej 1400 euro./betimiperdrejtesi/

Hatim Baxhaku: Mos u dëshpëro Zafir !

0

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka kërkuar nga Zafir Berisha që të vazhdojë të punojë në largimin e pushtetit kriminal në Prizren.

Ai, ka ftuar Berishën që bashkërisht të punojnë në luftimin kundër këtij pushteti.

Postimi i Facebook

Pushteti i krimit,shantazhit dhe zhvatjes,si duket e ka nuhatë me kohë humbjen e thellë që do ta pësoj në Prizren. Nga paniku për të shpëtuar diçka nga e pamundura,ka filluar të përdor mekanizma shtetëror për qëllime politike.

Në vazhdën e kësaj lufte të pandershme,ishte sot edhe rasti i deçertifikimit të deputetit Zafir Berisha nga gara për kryetar të Prizrenit.
Duke e pasur te qartë,se Zafir Berisha e ka demtuar më së shumti në elektorat këtë parti,deçertifikimin e tij sot, nuk e kuptoj ndryshe pos hakmarrje ndaj tij dhe lëndim të demokracisë.

Unë e inkurajoj deputetin Zafir Berisha të mos dëshpërohet,por përkundrazi,bashkë me subjektin e tij Nisma për Kosovë të na bashkohet në luftën tonë të perbashkët kundër këtij pushteti kriminal.
Me respekt ,
Dr. Hatim Baxhaku

Zafir Berisha : Sondazhi e rëndit të pestin kandidatin e PDK-së në Prizren, Shaqir Totajn

0

Zafir Berisha nga NISMA për Kosovën, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se decertifikimi i tij nga kandidatura për kryetar të Prizrenit është konstrukt i Klanit Pronto, pasi sipas tij ai ua rrezikon interesat.

Sipas tij, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në një sontazh është rënditur i pesti.

“Në bazë të një sontazhi, Totaj është radhitur i pesti, prandaj Klani Pronto po bënë përpjekje të më eliminojnë nga gara”, tha Berisha.

Berisha për decertifikimin: Përplasja e radhës me bandat e Hashim Thaçit dhe Klanin Pronto

0

Zafir Berisha nga NISMA për Kosovën, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se decertifikimi i tij nga kandidatura për kryetar të Prizrenit është konstrukt i Klanit Pronto, pasi sipas tij ai ua rrezikon interesat.

Ai ka deklaruar se kjo s’është vecse një përplasje e tija e radhës me bandat e Hashim Thacit dhe Klanin Pronto, të cilën beson se do ta kalojë me sukses, njofton Klan Kosova.

“Kryekëput politik. Po ua rikujtoj se i njëjti Zafir me këto ligje ka qenë në garë. Por kjo po ndodh sepse unë rrezikoj ckapjen e Prizrenit nga banda Pronto. Natyrisht unë do të tërhiqem kur t’i kem shfrytëzuar të gjitha të drejtat ligjore. Do të bëj ankesën fillestare në PZAP, pastaj në Gjykatën Supreme, e deri në Gjykatën Kushtetuese, sepse besoj se me këtë ligj shkelen të drejtat e njeriut”.

“Mua po më vjen keq për ata 80 tjerët janë decertifikuar për shkak timin. Por unë jam mësuar me beteja nga më të ndryshmet. Kjo është përplasja e radhës që kam me bandat e Hashim Thacit dhe Klanin Pronto. Ky ligj ka qenë në fuqi edhe muaj më parë, por atëherë kanë garuar edhe të atillë që kanë bërë hajni, ndërsa tani janë ministra… Pas qëndrimit tim në kuvend dhe abstenimit tim gjërat kanë ndryshuar”.

“Me Zafirin, apo pa Zafirin, Klani Pronto nuk do të fitojë në Prizren. Krejt ky është skenar i përgatitur për dënimin e figurës time. Unë jam në politikë, por kam parime. Kam qenë në PDK derisa ajo ka dalë nga rruga e Zotit“. /klankosova.tv

Më eliminuat për Prizrenin, por pritni këto fakte për ju që keni shpërla miliona!

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikimin e disa kandidatëve për zgjedhjet e 22 tetorit. Madje, në mesin e tyre ishte edhe Zafir Berisha, kandidatit për kryetar të Prizrenit, pasi i njëjti, sipas KQZ-së, nuk kishte paguar një borxh 140 eurosh për energji elektrike. Njëri prej personave që mori më së shumti vota në rajonin e Prizrenit paralajmëroi edhe disa nxjerrje të argumenteve rreth shitjes së distribucionit të KEK-ut.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Berisha thotë se KQZ-ja bëri një hap tejet qesharak me ndalesën për të garuar në komunën e Prizrenit.

“Ky është vendim puro-politik. Tashmë s’ka më koment pasi bëhet fjalë për një njeri i cili me të njëjtat ligje para 3 muje u zgjedh deputet i Parlamentit të Kosovës. Për këtë bandë mafioze e cila me cdo kusht dëshiron mem eliminu nga politika nuk u kanë e rëndësishme që të zgjidhme deputet, sepse aty ka pas në garë që e kanë damtu Kosovën me nga 30 milion, por aty e kanë rujt shancën që mem eliminu në garën për Prizrenin. Ku dihet që kjo bandë qe 10 vjet e zhvat qytetin e Prizrenit”, ka thënë ai.

Madje, Berisha ka paralajmëruar se nesër do ta bëjë edhe një ankesë në Gjykatën Kushtetues dhe ankesë në PZAP rreth këtij vendimi.

“Është padrejtësi dhe atak i qëllimshëm. Në mbledhjen e KQZ-së para 4 dite të gjithë kanë qenë kundër, përpos Valdete Dakës, ndërsa sot i ngritën “duart dhe këmbëtë” mem largu nga gara sepse lidhet edhe me votën time rreth qeverisë “Haradanaj”. Kjo është vazhdimësi sepse gjithë ky atak që bëhet rrjedhin për shkak të fjalimeve të mia në Kuvend”, është shprehur ai.

Më tej, Berisha tha se me u marrë për një dënim 140 euro dihet se është i qëllimshëm dhe ka histori në vete ky vendim. Sipas tij, derisa amnistohen banditëtët që e kanë dëmtu Kosovën dhe ia kanë marrë fytyrën këtij vendi, ata kanë arritur përmes edhe disa portaleve të poshtra që janë dorë e zgjatur e Hashim Thaçit, me degradu atë para opinionit por unë jam shumë krenar dhe i kam dhënë shumë këtij vendi.

Madje, zyrtari i lartë i NISMA-s paralajmëroi edhe paraqitjen e rastit të shitjes së Distribucionit dhe Furnzimit të Korporatës së Energjisë Elektrike të Kosovës (KEK). I njëjti u shit me 26 milion euro në kohën kur ministër ishte Belul Beqaj i PDK-së.

“Unë do të kërkoj llogari edhe për shitjen e distribuimit të energjisë elektrike që jam shumë i bindur dhe kam argumente dhe fakte se qëndrojnë banditë që e kanë vjedh Kosovën dhe e kanë shpërla paret në këtë shitblerje. Dyshimet e mia për distrubimin e energjisë do të trajtohet edhe në seancën e Kuvendit. Pra, them se Ramush Haradinaj në kabinetin e vet ka ministra të cilët kanë qenë pjesë e bordit të këshillit të ministrave që e kanë shit distrubimin”, ka thënë ai.

Në fund, Berisha tha se vendimi i KQZ-së për me eliminu nga gara nuk do të thotë se munden me ndal atë në aktivitetin politik. “Jo, askush s’mundet me ma mshel gojën për me i luftu bandat”, është shprehur ai.

Artan Abrashi:  Decertifikimi i Zafir Berishës, akt i hakmarrjes së ultë politike të PDK-së

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi thotë se decertifikimi i kandidatit të Nismës, Zafir Berishës është akt i hakmarrjes së ultë politike të PDK-së.

“Po të ishte me të vërtetë në pyetje ndalimi i pjesëmarrjes në zgjedhje të shkelësve të ligjit, atëherë PDK duhej të shpallej organizatë kriminale dhe të decertifikohej në tërësi nga KQZ”, shkruan ai në Facebook.