19.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025
Home Blog Page 5229

Një grua e zhveshur, përballë vetes

0

Një grua e zhveshur në banjo është gjithnjë e bukur. Momenti kur i dorëzohesh intimitetit, dhe takimit me veten, është përpjekur gjithnjë të ndërtohet nga piktorët dhe artistët në vepra apo piktura. Gazmend Freitag ka një cikël pikturash nga ky moment, ku femrat ngjajnë aq të bukura.Nuk kanë rëndësi linjat perfekte, një artist përpiqet të ravijëzoi në trupin e një gruaje mendimet e saj. Pothujse të gjitha nudot e realizuara nga Gazmend Freitag  kanë brenda intimitetin që i bën të pakrahasueshme.

Ai ka ditur të gjejë tek secila prej tyre dicka të pathënë, dicka që ne e shohim teksa përpiqemi të analizojmë momentin ku ndodhen. Gazmend Freitag (lindur më 25 maj 1968 në  Patcan të Poshtëm) është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani.

Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri. Në vitin 2013 mori studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz të Austrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki.

Vepra që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është “Baresha”, me të cilën artisti u prezantua në Biennalin e Parë në Verona, Itali, dhe që është pjesë e katalogut të saj. Gazmend Freitag  ka dhe një sërë vizatimesh që sjellin figura të njohura të kulturës e mendimit shqip si Pjetër Pogdani, Lasgush Poradeci apo Aleksandër Moisiu. /Shqip/

Kur studiuesi anglez zbulonte sekretet e shqiptarëve më 1922: Ja pse janë rraca më e fortë në botë

0

Ka qënë studiuesi Auron Tare ai që pulbikoi një letër të rrallë të gjeneralit kanadez të Brigadës Dr. Frederik William Burnham i Ushtrisë Britanike që ishte pjesë e forcës ndërkombëtare në Shkodër.

Dr. Frederik William Burnham

Letra mban datën e 22 majit 1922.

Zotërinj gjatë një viti kam vizituar, operuar apo trajtuar 20, 133 paciente që kanë ardhur në Ambulancën e Kryqit të Bardhë këtu në Shkodër. Zbulimet negative nuk janë më pak interesante se ato pozitive. Vetëm një rast me kancer dhe megjithëse numrin e madh të pacientëve asnjë rast me apandesit.

Shqiptarët vendas hanë shumë rrallë mish dhe ushqehen me perime të freskëta, grurë të zier, bukë dhe prodhime bulmeti. Këta janë nga njerëzit me vitalë dhe më të fortë në botë.

Këta njerëz i japin shumë rëndësi zbrasjes së stomakut duke dalë jashtë tre herë në ditë dhe duke zbrazur edhe zorrën e trashë. Ky është ritmi natyral i zorrëve për njerëzit që jetojnë jo më mish. Me mishngrënësit ndodh fenomeni i kalbjes së mishit në kolonën e zorrës dhe si rrjedhim sjell helme që paralizojnë stomakun dhe sjellin kapsllëk, kolit dhe apandesit nëpërmjet zgjatimit të kolonës në apandesit“. /Konica.al/

Shëndetësia kosovare me ligje “të mira” që nuk po zbatohen

0

Të paktën 22 ligje që rregullojnë fushën dhe funksionimin e shëndetësisë, janë miratuar viteve të fundit nga Kuvendi i Kosovës.

Por, sikurse edhe në fushat tjera, sfidë më vete mbetet zbatimi i ligjeve.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ligjet po zbatohen në një masë të kënaqshme, por sindikalistët e shëndetësisë e thonë të kundërtën. Sipas këtyre të fundit, ligjet po miratohen pa u kalkuluar implikimet buxhetore dhe më pas ato po mbesin vetëm në letër.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut thonë se ligjet në Kosovë janë të standardeve evropiane, por buxheti i Kosovës nuk e mbulon zbatimin e plotë të tyre.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç implikimeve buxhetore të paparapara për zbatim të ligjit, është edhe faktori njeri që ndikon në moszbatimin e plotë të tyre.

“Sa u përket ligjeve, ato janë të aprovuara vite më parë, por që shumë nga to, në të shumtën e rasteve nuk janë të zbatueshme në praktikë. Andaj kjo e dëmton funksionalizmin e shëndetësisë si duhet”.

“Disa ligje, po e marr shembull atë të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, nuk funksionojnë si duhet, pikërisht për shkak të tekeve të individëve të caktuar. Ndryshe, ligjet nuk kanë të bëjnë me politikën, por politika po ndërhyn në ligje. Pas aprovimit po ndërhyn politika dhe po i dëmton në masë të madhe”, vlerëson Syla.

Ndërkaq, Afërdita Hoxha, zyrtare ligjore në Ministrinë e Shëndetësisë,bën të ditur se është mungesa e buxhetit dhe e resurseve humane ajo që ndikon në moszbatimin e plotë të disa ligjeve. Megjithatë, ajo thotë po ashtu, se nuk janë të gjitha ligjet të pazbatueshme, pasi që disa prej tyre zbatohen në tërësi.

“Në përgjithësi, ligjet që janë në fuqi zbatohen, por disa nga to për shkak të kostos dhe resurseve humane, nuk aplikohen. Për shembull, Ligji për Sigurime Shëndetësore për shkak të mungesës së resurseve humane dhe ngritjes së kapaciteteve, e që është në fazë Ministria e Shëndetësisë nuk është e gatshme, tash për tash të zbatohet”, thotë Hoxha.

Sipas saj, një gjendje e tillë pa dyshim që mund të ketë implikime negative te qytetarët, pasi nuk ofrohen shërbime adekuate shëndetësore.

Ndërkaq, Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës, janë në harmoni me ato të Bashkimit Evropian. Por, buxheti i Kosovës është ende shumë i ulët për t’i zbatuar ato.

“Realisht, çdo ligj që miratohet, duhet ta ketë edhe koston financiare. Dhe, kryesisht, ligjet tona u përmbahen standardeve të Bashkimit Evropian dhe këtu qëndron hendeku i madh i asaj që ligjet miratohen dhe nuk mund të implementohen”.

“E ka të pamundur Kosova t’i mbulojë këto ligje, pasi buxheti është më shumë social dhe zbatimi i ligjeve është i imponuar nga buxheti e që s’ka garanci që mund t’i financojë këto ligje. Këtu po shfaqen probleme dhe çdo qeveri dhe ministra po mundohen t’ua lënë barrën ministrave paraprak. Jo pse ata nuk duan t’i zbatojnë ligjet, por nuk po mund t’i zbatojnë”, thekson Shala.

Sidoqoftë edhe zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, ligjet në fushën e shëndetësisë, që janë hartuar viteve të fundit, i kanë cilësuar si një bazë e mirë në reformën e mëtutjeshme shëndetësore, por kanë vlerësuar se zbatimi i tyre është vënë në pikëpyetje. /REL/

Në Malishevë sot bëhet varrimi i Labinot e Elemedina Kastratit

0

Kanë arritur në Kosovë kufomat e dy të rinjve nga Malisheva, që humben jetën në aksidentin e rëndë në Gjermani, Labinot Kastrati e Elemedina Kastrati, raporto Malisheva Magazine.

Familjarët e tyre e kanë konfirmuar lajmin përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e portalit.

“Më pikëllim të thellë iu njoftojmë miqtë, shokët, dashamiret dhe gjithë opinionin e gjerë, se pas një aksidenti të rëndë në Gjermani, ku tragjikisht humben jetën më të dashurit e familjes sonë Labinot Hasan Kastratit dhe bashkëshortja e tij Elmedina Kastrati”.

“Varrimi bëhet të Dielën (03.09.2017) në ora (15:00) në varrezat e fshatit Damanek”, ishte njoftimi i njërit prej familjarëve të qiftit të ri.

Kujtojmë se Labinot Kastrati dhe bashkëshortja e tij Elmedina Kastrati, janë nga fshati Damanek i komunës së Malishevës. /Malisheva Magazine

Etno Fest përfundon sot

0

Sonte mbahet ceremonia e natës përmbyllëse e festivalit Etno Fest, ku edhe do ndahen çmimet për fituesit.

Ky është vikendi i katër i edicionit të shtatë të festivalit Etno Fest, ku është ofruar një program mjaft cilësor.

Sipas agjendës në ora 18:30, do të mbahet performanca dhe instalacione skenike në temë të veshjes se Hasit, të Malësisë së Madhe dhe Malësisë së Prizrenit, pastaj nga ora 19:30, “Baca Shaqe & Jazz Trio” Program muzikor nga Shaqir Hoti, Visar Kuci, Ilir Bajri, Enes Bajramliqi. Kurse, në ora 21:00, bëhet shpallja e fituesve të festivalit për të vazhduar me Etno Nejën me Nyzafete Shalën dhe grupin “Melodia e vjetër”.

Image may contain: text

PAN’i optimist për krijimin e institucioneve javën e ardhshme

0

Nga koalicioni PDK-AAK-Nisma janë optimist se java e ardhshme mund të jetë me zhvillime pozitive për krijimin e institucioneve të reja. Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë për lajmi.net se kjo mund të ndodhë pasi ka pasur reflektim të një spektri politik parlamentar.

“Java që po vjen dhe reflektimi pozitiv i një pjese të spektrit politik parlamentar, besojmë që do të jetë me zhvillime pozitive në kuptim të bërjes së institucioneve të reja”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Lekaj ka deklaruar se disa parti duke aluduar në VV-në dhe LDK-në e kanë shfrytëzuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke vonuar sipas tij qëllimshëm zgjedhjen e qeverisë.

“Ata kanë dashtë që duke shfrytëzuar një “pikë” të dobët në këtë drejtim atë të refuzimit të kandidaturës së koalicionit tonë për kryetar Kuvendi, kanë vonuar qëllimshëm zgjedhjen e qeverisë dhe vazhdimin e punëve të shumta që e presin Kosovën. Pra nuk e kanë pasur as më të voglën përgjegjësi që ta ndihmojnë procesin duke mos pranuar se kryetari i Kuvendit i takon PAN-it”, ka thënë Pal Lekaj.

Deputeti i PAN-it ka thënë se këto parti kanë dashur që të përfitojnë në aspektin elektoral, por që e kanë dëmtuar të ardhmen e vendit.

Enver Hoxhaj ditë më parë në seancën e Kuvendit deklaroi se koalicionit PAN i duhen afro dy javë për t’i siguruar votat për kryetarin e Kuvendit.

Ndërsa kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë vazhdimisht se votat për qeverinë i ka të siguruara.

Bashkë

0

Emri i tij u përmend në medie si i preferuari i Kryesisë Qendrore për kryetar të Prizrenit. Por në fund u vendos për ish-deputetin Hatim Baxhaku.

Driton Selmanaj është parë duke pirë kafe sot në Prizren bashkë me kandidatin e LDK-së për Prizrenin dr.Hatim Baxhakun dhe në prani të kryetarit të Degës së LDK në Prizren e deputetit dr.Haxhi Avdulit, raporton Botapress.

“Një vizion, një qëllim, një emër. Të përkushtuar për ndryshim për Prizrenin me Dr Hatim Baxhaku“, ka shkruar Kryetari i LDK’së në Prizren, Haxhi Avdyli

Veseli dhe Totaj vizitë në regjionin e Vërrinit në Prizren (Foto)

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Shaqir Totaj – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit kanë qëndruar sot për nder të Epopesë së UÇK-së në regjionin e Vërrinit në Prizren ku janë pritur nga qindra qytetarë, ndërsa kanë vizituar dhe familje të dëshmorëve.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se regjioni i Vërrinit ka bërë shumë luftën çlirimtare dhe lirinë e Kosovës.

Statusi i plotë i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli: 

Bashkë me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, sot qëndruam në regjionin e Vërrinit për nder të Epopesë së UÇK-së. Pas homazheve në fshatin Jeshkovë, vizituam familjet e nderuara të heroit Xhevat Berisha dhe heroit Agim Shala. Mirënjohës ndaj mikpritjes së gjithhershme të banorëve të kësaj ane të cilët edhe gjatë luftës, por edhe në liri dhanë e po japin kontribut të vazhdueshëm për ndërtimin e Republikës së Kosovës.

Tentim vrasje në Suharekë

0

Policia ka njoftuar se të premtën në Suharekë, i dyshuari mashkull ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre, shkruan PrizrenPress.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e Policisë.

Njesiti përkatës policor është duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Për Bajram u vodhën para e cigare në një dyqan në Rahovec

0

Dje në Rahovec ka ndodhur një vjedhje e rëndë, shkruan PrizrenPress.

Në raportin policor thuhet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e një super marketi dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash dhe një sasi të konsiderueshme të duhanit.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/