22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Një grua e zhveshur, përballë vetes

Një grua e zhveshur në banjo është gjithnjë e bukur. Momenti kur i dorëzohesh intimitetit, dhe takimit me veten, është përpjekur gjithnjë të ndërtohet nga piktorët dhe artistët në vepra apo piktura. Gazmend Freitag ka një cikël pikturash nga ky moment, ku femrat ngjajnë aq të bukura.Nuk kanë rëndësi linjat perfekte, një artist përpiqet të ravijëzoi në trupin e një gruaje mendimet e saj. Pothujse të gjitha nudot e realizuara nga Gazmend Freitag  kanë brenda intimitetin që i bën të pakrahasueshme.

Ai ka ditur të gjejë tek secila prej tyre dicka të pathënë, dicka që ne e shohim teksa përpiqemi të analizojmë momentin ku ndodhen. Gazmend Freitag (lindur më 25 maj 1968 në  Patcan të Poshtëm) është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani.

Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri. Në vitin 2013 mori studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz të Austrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki.

Vepra që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është “Baresha”, me të cilën artisti u prezantua në Biennalin e Parë në Verona, Itali, dhe që është pjesë e katalogut të saj. Gazmend Freitag  ka dhe një sërë vizatimesh që sjellin figura të njohura të kulturës e mendimit shqip si Pjetër Pogdani, Lasgush Poradeci apo Aleksandër Moisiu. /Shqip/

Më Shumë

Libri i pashkruar i Petro Markos

Nga: Lazër Stani Dy ose tri javë nuk e takova më Petron (Marko) edhe pse dilja pothuajse çdo mbrëmje nga Kafeneja e Gazetarëve. Nuk e...

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

Lajmet e Fundit