17.2 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025
Home Blog Page 5232

Prizren: Familja Berisha, festë e krenari më 1 shtator (VIDEO)

0

Veç festës së Bajramit për familjen Berisha në Prizren, kjo e premte kishte edhe një rëndësi tjetër.

Këtë ditë ishte 19 vjetori i rënies së heroit Xhevat Berisha. Për shkak të këtyre dy ngjarjeve e tërë familja erdhi nga Austria për disa ditë në Kosovë.

Bajrami i vitit 1936: Mjerim, opium qiellor dhe një gjuhë që nuk kuptohet

0

Bajrami i vitit 1936. Shqipëria e kohës dergjej si një prej vendeve më të prapambetura në Evropë. Përpjekjet për modernizimin e shtetit shqiptar dhe lidhjet gjithnjë e të afërta me Italinë nuk po e ndryshonin aspak peisazhin e mjeruar social.

Dhe pena e shkrimtarit të ri, Nonda Bulka (1906-1972) përkap një nga këto momente të jetës shqiptare të kohës, shkruan Konica.al.

Sikundër edhe shkrimtarë të tjerë të viteve ’30, Bulka protestonte për gjendjen e mjeruar në vend, por edhe obskurantizmin e feve.

Në ditën e Bajramit të vitit 1936, ai kontrastonte jetën e rëndë të ‘muhamedanëve’, e cila nuk ndryshohej aspak nga pëshpëritjet fetare.

Duke gjykuar aktualitetin e skicës realiste të shkrimtarit nga Leusi i Përmetit, portali Konica.al sjell për lexuesit këtë shkëputje:

BAJRAMI

Jemi në Bajram. Ditë e shenjtë, kur festohet profeti më i madh i Lindjes. Bota muhamedane anembanë kremton plot gëzim dhe lumturi. Xhamitë janë plot me burra pa këpucë. Hoxhallarët i luten profetit në gjuhëra që s’i kupton publiku. Ashtu si priftërinjtë katolikë; ashtu si dikur ortodoksët e Shqipërisë. Sot ortodoksët e Shqipërisë i mësuan Krishtit dhe Perëndisë gjuhën shqipe.

Por le të kthehemi te dita e Bajramit. Ashtu si në Krishtëlindjet, që ka dy lloj të krishterë, ashtu dhe bajramlinjtë ndahen më dysh: ata që hanë bakllava dhe ata që nuk hanë as bukë. Dhe unë vizatova këta të fundit.

Një shtëpi e vjetër, e shkretuar, e errët, me mure të zez’ prej tymit. Një grua e re, tepër e re, me dy fëijë, e bardhë si bora; s’kish parë kurrë dritën e diellit se ferexhenë e mbante ende. Burri i saj ishte shërbëtor në një zyrë. Dy napolona në muaj. Me ato ushqeheshin gjashtë veta. Dhe fëmijët s’kishin këpucë për ditën e Bajramit. Prandaj rrinin të mërzitur. Pashë vobektësinë dhe dëshpërimin në botën muhamedane, ashtu siç e pashë në botën e krishterë.

Dy fe të ndryshme! Por jo dy fukarallëke. Fukarallaku është po ai, për muhamedanin, për të krishterin, për çifutin ose budistin. S’ka fukarallëku as fe, as kombësi.

Hoxhallarët dhe priftërinjtë i thonë popullit kur vuan: ‘Ki besim te zoti dhe do të shpëtosh’. Dhe i vobekti beson; por nga hallet nuk shpëton. Megjithatë beson; beson edhe kur i del shpirti nga uria. Këtu qëndron dobësia banale e mendjes njerëzore. Këtu qëndron përulja, rajallëku i shpirtit të njeriut kundrejt frikës së përallave shekullore. Sa e sa njerëz në botë rrojnë të dehur prej opiumit qiellor!

Arbënia, 9 janar 1936

Zbulohet pllaka përkujtimore për nder të heroit Salajdin Berisha

0

Në Prizren është zbuluar pllaka përkujtimore për nder të heroit Salajdin Berisha, njofton Klan Kosova.

Ky aktivitet është zhvilluar për nder të Epopesë së Vërrinit, e cila do të mbahet nga sot deri më katër shtator.

Aktiviteti është organizuar nga Komuna e Prizrenit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ndërsa aty ka marrë pjesë kryetari i komunës Ramadan Muja dhe shumë qytetarë të tjerë.

Ndërsa nga ora 14:00 do të mbahet edhe gara e pelivanëve në fshatin Lez.

Rrahet rëndë një person në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht një person në Prizren.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas pranimit të ndihmës mjekësore, janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Hardh Fest lanson promon zyrtare

0

Hardh Fest tashmë ka lansuar promon zyrtare të edicionit të 16-të të festës së vjeljes së rrushit.

Në këtë promo, Hardh Fest, promovon turizmin dhe trashëgimin kulturore, të cilat janë të shumta në Komunën e Rahovecit.

E veçanta e këtij edicioni është ardhja e legjendës së Rock-ut, Joe Lynn Turner, ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow.

Ndryshe, Hardh Fest këtë vit mbahet në datat 7, 8, 9 dhe 10 shtator, nën sloganin “Mbas verës, vjen vera”.

PROMO ZYRTARE – HARDH FEST 2017

LANSOHET PROMO ZYRTARE E Hardh Fest 2017Drini i Bardhë, ena antike, Stela Romake e shekullit II, Maja e Shkodranit, shtëpi tradicionale, Sahat Kulla, qyteti i Rahovecit, vreshtat, veraria, Konaku, legjenda e rokckut (ish-vokalisti i Deep Purple & Rainbow) Joe Lynn Turner, e shumë e shumë elemtente të tjera të pasura kulturore e tradicionale që e përshkruajnë më së miri festivalin e sivjetshëm ndërkombëtar të Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest, që do të zhvillohet në datat 7, 8, 9 dhe 10 shtator, nën sloganin "MBAS VERES, VJEN VERA".Promo Zyrtare është realizuar nga Sponsori tradicional Artvision!——————–OFFICIAL PROMO VIDEO OF HARDH FEST 2017White River – Drin, Ancient Dish, Roman Stella of Century II, Shkodran's Peak, Traditional Houses, Clock Tower, Rahovec Town, Vineyards, Winery, Konaku Place, Rock Legend – Joe Lynn Turner (Ex Deep Purple & Rainbow), and many other cultural and traditional elements that are describing at the best way the International Grape Harvest Festival, Hardh Fest, which be held on September of 7th to 10th.Official video promo is realized by the traditional Sponsor, Artvision!#HardhFest2017 #MbasVeresVjenVera #Video

Gepostet von Hardh Fest am Mittwoch, 30. August 2017

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit mesazh urimi për Kurban Bajram

0

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit, për nder të Festës së Kurban Bajramit përcjellë urimet më të ngrohta për të gjithë besimtarët myslimanë.

“E dashur rini, të dashur qytetar të konfesionit islam, pranoni urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar që kjo festë të reflektojë solidaritet ndaj njëri-tjetrit dhe të shpreh harmoninë vëllazërore”, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

“Në këtë festë të madhe myslimane, urojmë që të dominojë respekti, toleranca, mirëkuptimi dhe solidariteti!” /PrizrenPress.com/

Vetëvendosje në Prizren uron festën e Kurban Bajramit

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren me rastin e Bajramit të Kurbanit uron të gjithë besimtarët myslimanë të Komunës së Prizrenit, që Bajrami i Kurbanit t’ju gjejë të bashkuar rreth tryezave tuaja dhe në harmoni me njëri-tjetrin përmes vizitave të ndërsjella, duke pasur paqen dhe mëshirën e Zotit.

“Kryefjala e kësaj feste simbolizon sakrificën, humanitetin, solidaritetin, pajtimin, unitetin e mirëkuptimin, e të cilat nuk duhen të mbeten të kufizuara vetëm në këtë ditë feste fetare”, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

“Kjo festë është sprovë edhe e durimit për besim e shpresë, e që më së mirë shpërfaq sakrificën e nevojshme për një të ardhme më të mirë e më të drejtë”.

“Kjo feste le të shërbejë për të gjithë ne që të reflektojmë mbi pabarazitë ekonomike e sociale të shoqërisë sonë, që të angazhohemi për një shoqëri të barabartë e të drejtë, ku të gjithë do të gëzojnë njësoj mirëqenie”. /PrizrenPress.com/

Kryetari i Malishevës uron besimtarët islam për Kurban Bajram

0

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam për festën e Kurbaan Bajramit.

“Me kënaqësi të veçantë ju drejtohemi të gjithë besimtarëve të besimit islam në Komunën e Malishevës e më gjërë, me urimin më të përzemërt, me rastin e festës së Kurban Bajramit”, thuhet në telegram urimi, përcjell PrizrenPress.

“Kjo ditë është një ditë e bëkuar, ku lutemi të gjithë që paqja, solidariteti, mirësia dhe toleranca të jenë virtyte mbizotëruese tek të gjithë qytetarët tanë”.

“Festa e Kurban Bajramit të na bashkojë drejt këtij realizimi si bazë e së ardhmes. Kjo festë që kurorëzon mirësinë, sakrificën dhe përulësin e çdo besimtari, le të jetë edhe më e thellë e shpalosur në ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjelltë”.

“Zoti na ndihmoftë dhe na bashkoftë në punë të mira dhe në solidaritet të përhershëm me njëri tjetrin ! Edhe njëherë ua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë qytetarëve tanë si në vendin tonë, brenda trojeve tona etnike, si dhe diasporës kudo që ata gjenden”.

“Urime festa e Kurban Bajramit ! E gëzofshim për shumë mote !” /PrizrenPress.com/

Urimi i Vehapit për festën e Kurban Bajramit

0

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, uron të gjithë besimtarët islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Të nderuar bashkëqytetarë të besimit islam, Sot është një ditë e madhe për të gjithë besimtarët myslimanë kudo në botë. Kurban Bajrami është festa, e cila na udhëzon drejt vlerave njerëzore dhe bartë në vete edhe porosinë për bamirësi”, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

“Në këtë ditë feste e gëzimi, uroj të keni shëndet e mirëqenie në familjet tuaja dhe të kujdeseni edhe për sofrat e atyre që kanë më pak mundësi dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë. Kështu e përmbushim misionin hyjnor të Kurban Bajramit dhe tregojmë përkushtimin ndaj Zotit! Me fat!” /PrizrenPress.com/

NISMA në Prizren mesazh urimi për Kurban Bajram

0

Për nderë të festës së Kurban Bajramit, NISMA për Kosovën dega në Prizren përcjellë urimet më të ngrohta për të gjithë muslimanët.

“Paqja, dashuria, mirësia dhe solidariteti e madhështojnë festën e Kurban Bajramit, andaj bota njerëzore duhët që këto virtyte ti ruaj dhe kultivoj ndër breza“, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

“Urojmë që edhe këtë Bajram ta përshkruaj solidariteti dhe atmosfera festive”.

“Krerëve të Bashksisë Islame ua përcjellim urimet më të përzemërta për ditën e Kurban Bajramit. URIME !!” /PrizrenPress.com/