Kryetari i Malishevës uron besimtarët islam për Kurban Bajram

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam për festën e Kurbaan Bajramit.

“Me kënaqësi të veçantë ju drejtohemi të gjithë besimtarëve të besimit islam në Komunën e Malishevës e më gjërë, me urimin më të përzemërt, me rastin e festës së Kurban Bajramit”, thuhet në telegram urimi, përcjell PrizrenPress.

“Kjo ditë është një ditë e bëkuar, ku lutemi të gjithë që paqja, solidariteti, mirësia dhe toleranca të jenë virtyte mbizotëruese tek të gjithë qytetarët tanë”.

“Festa e Kurban Bajramit të na bashkojë drejt këtij realizimi si bazë e së ardhmes. Kjo festë që kurorëzon mirësinë, sakrificën dhe përulësin e çdo besimtari, le të jetë edhe më e thellë e shpalosur në ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjelltë”.

“Zoti na ndihmoftë dhe na bashkoftë në punë të mira dhe në solidaritet të përhershëm me njëri tjetrin ! Edhe njëherë ua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë qytetarëve tanë si në vendin tonë, brenda trojeve tona etnike, si dhe diasporës kudo që ata gjenden”.

“Urime festa e Kurban Bajramit ! E gëzofshim për shumë mote !” /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Leon Morina promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia...

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Lajmet e Fundit