Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një intervistë dhënë në emisionin “Intervista me Blerimin” në RTK tha se ka shumë hapësirë dhe mundësi që vendi të pjeket politikisht.
Sipas tij, vendi do ta ketë qeverinë, por, siç tha ai, dilemat janë se çfarë qeverie do të kemi. Ai tha se Kosova do ta ketë një opozitë të fuqishme dhe sipas tij, vendi duhet sa më shpejtë t’i krijojë institucionet.
“Na duhet ende që të bashkëbisedojmë ende me njerëz dhe të krijohen institucionet”, tha ai. Por Limaj, tha se në këtë fazë duhet të kemi kujdesin që deklarimet tona dhe kur mesazhet nuk duhet të kalojnë në manipulime.
“Bllokues politikë, janë të gjitha partitë politike e, në veçanti, ata që kanë fituar më së shumti”, tha Limaj.
“Tri partitë kryesore, që janë në koalicion, kanë përgjegjësin më të madhe për t’i krijuar institucionet e në këtë vazhdë edhe konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi procedurale”, deklaroi Limaj në RTK.
Sa i përket kandidatit për kryetar Kuvendit, Limaj tha se i takon PDK-së të vendosë se kush do të jetë kandidati për kryeparlamentar.
Skena politike tha se asnjëherë nuk do të jetë sikurse ka qenë para zgjedhjeve të 11 qershorit të sivjetmë.
Limja tha se rezultati i zgjedhjeve ka treguar se populli ka votuar më shumë partitë që kanë qenë në opozitë, ndonëse PAN ka dalë si koalicioni i parë .
Ai tha se i qëndron kontratës së arritur para zgjedhjeve me 11 qershor, derisa nuk ka dilema se qeveria do të krijohet në krye të secilës do të jetë Ramush Haradinaj.
“Nuk do të kisha pranuar asnjëherë që të jem pjesë e një qeverie që shantazhohet në këtë mënyrë”, tha Limaj.
Askush ende nuk e di saktë se kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të ri të Kosovës, pas gjashtë dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.Por, Limaj tha se “mundet me 7 shtatori mundet edhe më përpara”.
Sipas Limajt, është koha të merren vendimet dhe të ecet përpara. “S’ka kurrfarë arsyetimi më (për vonesa), dëmtohet vendi”, është shprehur ai gjate një interviste në RTK..
Limaj ka thënë se duhet të merren vendime politike, duke theksuar se s’ka vendime të lehta në politikë.
“Duhet të hapen rrugët për ndërtimin e institucioneve”, ka porositur ai.
“Mos i rrëmoni varret tona, na leni të qetë, mos i tundoni reliktet tona, o ju të padenjë, që mohoni veten dhe prejardhjen prej nesh, për t’u shporrur sa më parë nga kombësia që e keni për krenari trashëgim nga të parët…” po të dëgjohej me kujdes, mbase dikujt do t’i bëhej se dikush nga andej, jeta në amshim, përmjet varrit, vijë një porosi, një dëshpërim, po pse jo me “meritë” edhe një mallkim që u bëhet pasardhësve ilirë, që vendet e tyre/shtete/ po lënë “pus e dri” dhe shkojnë për të mos u rikthyer, po ç’është kjo? Këtë pyetje zhurmuese për shurdhmemecët dhe të çorodituritdo të kumtonte çdo varr, çdo sarkofag, çdo tempull, çdo shenjë, çdo ashtë, çdo rrashtë…(nga Dedë Mirdita)”
”Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë shqiptarë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes së Kostandinopojës kur u bë skizma, ndarja e kishës perëndimore (romake katolike) me kishën lindore (ortodokse) në vitin 1054. Nga fjala skizma ka dalë fjala shkij. Shkija pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkëputen nga kisha katolike perëndimore. Edhe pse ishin shqiptarë, deri tash iu është “holluar” aq shumë gjaku i pasardhësve, sa nuk do të diskutojmë mbi çfarëdo gjëje të rilidhjes me ta dhe se këtu askush nuk po kërkon vllazërim apo bashkim me shkije, por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët si komb, andaj është mirë t’i dimë proceset e asimilimit të popullatës shqiptare që për fat të keq ka qenë plagë e rëndë, të cilën ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.
Pra ka te bëjë edhe me atë, arsyeja e ndarjes se kishës, sepse në një moment historik, gjatë kohës se ‘çlirimtarëve’ otomanë, popullata jonë ortodokse ka pasur vetëm dy mundësi: të mbetet ortodokse, dhe të sllavizohet, ose të islamizohet, ‘turqizohet’, që kinse të shpëtojë nga sllavizimi. Pra shkak i ndarjes edhe më të madhe të shqiptarëve ortodoksë- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni, Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptar ka qenë edhe politika favorizuese e turkut, që i ka bër sllavëve nën presionin rus për zhdukjen e elementit katolik shqiptar”. (F.Xh. Kush janë shkijet?)
Meqë po dua ta shtjelloj temën e ortodoksëve shqiptarë të Prizrenit, e që ekzistimi i tyre është i pamohueshëm; e që humbjen e tyre e favorizuan rrethanat historike; e që humbëm shqiptarë të rrënjës, e që u zvogëluam, e që sa humbëm shqiptarë ortodoksë dhe tani janë të humbur nëpër serbistane, e që po aq apo 10-fishin e tyre, pra të shqiptarëve myslimanë që ikën, shkuan apo u dëbuan në turkistane, po thirrëm në shkrime të freskëta (Mitrush Kuteli, Maj 1943, Prizren), të cilat e dëshmojnë këte që dua të shkruaj.
Në Prizren, midis të vdekurve dhe të gjallëve, e gjen laramaninë historike të shqiptarëve, të cilët i ngjajnë shtresimeve shkëmbore nga e cila lexohet evolucioni dhe historia e planetit, ashtu mund të lexohet e kaluara jonë.
”Ah, është fort e rëndë të vizitosh gjithë varret e një qyteti kaq të madh e kaq të vjetër, se janë të shumtë e të përhapur. Dhe shumë gjurmë janë zhdukur. Po ne bëjmë sa mundim,- shkruan Mitrush Kuteli, dhe vazhdon: Përpara kësaj Xhamie (Bajrakli Xhamia-fxh) me minare çuditërisht të holla, si fije kallmër, është një oborr dhe në oborr disa varre të vjetra zonjash e zotërinjsh, nga të fuqishmit e një kohe. Tani, kur asnjë dorë nuk zgjatet t’i përkujdesë, as varret, as qoshkun aty pranë, pllakat e mermerta kanë rënë poshtë, ku i shkel këmba dhe i bluan koha. Megjithëkëtë më pëlqen t’i vështroj e t’i prek me gishtërinj. Sepse më duket se kur i prek me gishtërinj këto veprat e artit skulptural, i afrohesh shpirtit të artistit që i punoi.
Ja, të gjithë të vdekurit të këtushëm që flenë nën shenjën e komplikuar të svastikes ariane në trajtë dielli, që i patën sjellë dikur të gjallët, me bujë e me lot. Pastaj u ardhi radha edhe atyre të ikin nga kjo botë – si na ka për të ardhur edhe neve, nesër – dhe mbetën të shkretë.” Që aty te lumi duket, mbi një kodër, Kisha e Shën Spasit… Kjo e ka historinë e saj. Serbët e kanë djegur disa herë në kohën e turkut.
”Varret e ortodoksëve, nën sallkëmet e lulëzuara. Janë varre të kujdesur mirë këta të borgjezisë sërbe, zotëronjëse në vitet e fundit. Gurë me shkronja të arta, lule, fotografi.
Reshpërojnë gra shumë, veshur nër të zeza. Pata besuar, në fillim, se do ish ndonjë varrim, po jo. Sot qenka e Shtuna e të vdekurve, 22 maj 1943. Vaje e lot shumë.
Aty, pranë një varri të freskët, është shembur një grua e re dhe qan e lodhur, e dërmuar. Përtej, disa të tjera, me zhurmë. Disa gra rrahin të ngrehin që poshtë, me këshillime, një plakë që vajton edhe përsërit litaninë “dushe moje, dushe, dushe, dushe”, “shpirti im, shpirt, shpirt, shpirt”. Një tjetër i drejtohet të birit, që tretet brenda, me një fjalë sërbisht – një shqip: “sine – bir-o! sine – bir-o!” E qan e dëshpëruar. Është pa fjalë, ndonjë shqiptare tani e “serbizuar”, po e cila birit të vdekur i thotë në gjuhën e vjetër gjith’ “bir-o”.
Edhe në kohën e vizitës së Mitrush Kutelit në qytetin e Prizrenit ishin edhe të gjallë, edhe të vdekur shqiptarët ortodoksë të kësaj ane.“dushe moje, dushe, dushe, dushe”, sado që mundohej të fliste serbisht e ngrata, nga dhimbja e madhe e vdekjes i lëshonte thirrjet e saj melankolike, rrëqethëse dhe në gjuhën e të parëve “shpirti im, shpirt, shpirt, shpirt”.
Pra në varrezet ortodokse të Prizrenit ndiheshin ofshamat, klithmat vajtuese dhe dënesjet edhe shqip: “sine – bir-o! sine – bir-o!” E qan e dëshpëruar…
Meqë nuk kemi shënime shqiptare për Dhimitër Çemeri-in , atëherë po thirrem në shënime serbe për Dimitrije Çemeri -kiçin (D???????? ?????????) , i cili e paska “mbledhur “ pasurinë e gjuhës serbe të “serbëve “ të Prizrenit.
Serbët e thërrasin Prizrenin Sërbski Carigrad ( Stambolli serb). Të vazhdojmë me Çemeri-n, një shqiptar ortodoks i cili e fliste shqipen dhe turqishten. ”Sipas serbëve ” e folura serbo-prizrenase i takon pjesës së dialektit serb të Prizrenit-Timokut. Karakteristiket e kësaj të folure janë ndikimet turke dhe shqiptare dhe gjuhëve të tjera josllave, dhe nganjëherë fitohet përshtypja që kjo është një gjuhë e huaj e folur serbisht. Gjuhën që e ka shkruar Çemeri-kiçi, gati që më nuk ekziston. Fjalët e shënuara të Çemeri-t janë një enciklopedi më vete e Prizrenit (?. ???????? ?????????: 28.10.2013.)
”Po ne do vijmë tjetër herë t’i shkelim. Arrijmë në ura e fundit – urë e drunjtë. Duhet ta kalojmë. Ja aty, më të djathtë, një fushë e madhe me varre: Varret e myslimanëve. Rrasa të rrepta prej guri të hirtë. Shumica pa kryeshkrime. Disa që kanë, janë arabisht. Bari është i gjelbër, i freskët, po ne mundim të kalojmë përmes, se dielli e piu vesën e mëngjesit. Aty nën një hije fle një njeri: i qetë, me duar nën krye, pranë një guri. Si nesër do flerë gjith’ aty, po nën dhe, përgjithmonë.
Ah, këtu në varret e katolikëve të Prizrenit ka mbishkrime shqipe! Shqipe – në kohën e Turqisë dhe të Serbisë! Është ky një afirmacion shqiptar i shkruar vendimtarisht dhe guximtarisht mbi gur, të cilin duhet ta nënvizojmë, me ngjyra të dukshme, si një nga shprehjet e ndërgjegjes kombëtare. Emra të njohur: Shirokanj, Mjedanj e të tjerë.
Ja një varr mjaft i moçëm, me një kryq të rëndë. Dhe mbi kryq një mbishkrim: “Këtu pushojnë Balta e Mana Tarabolluzi të mbytun prej Lumjanve më 2 Tetuer 1880?. Kanë aty edhe fotografitë e tyre. Balta me kostumin si gjiritli, me pantallona të zeza të gjera; Mana në dimit e vendit (e përfundon shkrimin e tij Mitrush Kuteli )”.
Ylljet Aliçka, Fatos Kongoli, Adrian Vehbiu, Luljeta Lleshanaku dhe Eni Vasili, do të jenë pesë autorët shqiptarë që do të mbështen nga Ministria e Kulturës për tu përkthyer në gjuhë të huaj.
Ministria ka bërë publikë fituesit e Fondit të Përkthimit, ku mes 8 aplikimeve janë përzgjedhur këta autorë. Duke njohur vështirësitë e njohjes së letërsisë dhe autorëve shqiptarë në botë, ndërrmarja e kësaj nisme është një mbështetje për autorët dhe kulturën shqipe. Gjuhët në të cilët do të botohen librat janë italisht, greqisht, spanjisht dhe italisht.
Ylljet Aliçka do të botohet në italisht nga shtëpia botuese Rubbettino Editore, me një nga librat e tij më të vlerësuar kohët e fundit “Rrëfenja me ndërkombëtarë”. Libri do të përkthehet nga Elio Miracco. Kjo nuk është hera e parë që Aliçka përkthehet në gjuhë të huaj, pasi librat e tij janë përkthyer dhe në frëngjisht apo rumanisht.
Fatos Kongoli është një tjetër shkrimtar i njohur në gjuhë të tjera i cili do të përkthehet me romanin “Bolero në vilën e pleqve” nga “Salento Books” nën përkthimin e Luigi Ruggeri. Ardian Vehbiu do të përkthehet në greqisht nga Eleana Zhako (Ziakou) me librin “Ndërhyrjet e zotit Shyti”, nga shtëpia botuese Plethora Editions. Luljeta Lleshanaku, poezitë e së cilës i kemi në disa gjuhë, do të përkthehet në gjuhën spanjolle nga Lucia Papr?ková, nën mbështetejn e Editorial Argonáutica.
Në gjuhën italiane nga Salento Books do të përkthehet dhe libri me rrëfime nga të burgosurat shqiptare i gazetares Eni Vasili. Libri “Unë kam vrarë” do të përkthehet nga Valentina Notaro. /Shqip/
Bogdan Mitroviq, i arrestuar dje në Suharekë me dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, nesër do të merret në pyetje në Gjykatën Themelore në Prizren, transmeton Koha. net.
Avokati i tij , Dejan Vasiq i ka thënë rts-së se Mitroviqi do të paraqitet në Gjykatë në orën 8:30.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka vizituar këtë të martë shkollën “International Maarif Schools of Kosova “ në Prizren, njofton Klan Kosova.
Ajo me këtë rast ka thënë se kjo shkollë është ndërtuar nga fondacioni “Maarif” dhe është e para e këtij lloji në Kosovë.
Gjithashtu, Kiliç ka thënë se diplomat e kësaj shkolle janë të vlefshme në të gjithë botën, kundrejt atyre të shkollave të ndërtuara nga Fethullah Gülen.
Ajo ka kërkuar edhe më tutje që të mbyllen shkollat Gülen-it në Kosovë dhe në botë.
Sipas Kiliç, ajo po punon në këtë drejtim edhe me qeverinë e Kosovës.
Edhe pse babai i psikologjisë moderne na tregoi kaq shumë për jetën tonë të brendshme, ai ishte shumë i prekshëm dhe vetë. Sigmund Schlomo Freud lindi në një familje hebreje të klasës së mesme në vitin 1856, në atë që është tani Republika Çeke.
Ai kishte një dashuri të thellë për nënën e tij, e cila e quante atë “Sigi i artë”, dhe një armiqësi po aq të thellë për babain e tij, i cili mund ta ketë kërcënuar se do t’ia priste penisin e vogël Sigit nëse nuk do të ndalonte së prekuri atë. Jeta e tij profesionale nuk ishte një sukses i menjëhershëm. Si një student i ri i mjekësisë ai preu me qindra ngjala në një përpjekje të pa suksesshme për të gjetur organet e tyre riprodhuese, dhe përfundimisht nuk arriti të bënte ndonjë publikim mbi këtë temë.
Pastaj ai e ktheu vëmendjen nga një drogë e re anestezike emocionuese, dhe u bëri jehonë vetive të saj të mahnitshme. Por për fat të keq, kokaina doli të ishte e rrezikshme dhe shkaktonte varësi; dhe Frojdit iu desh të ndalonte avokimin e përdorimit të saj mjekësor.
Disa vite më vonë, ai më në fund filloi të përshkruante disiplinën që përfundimisht do t’i jepte emër atij: një mjekësi e re psikologjike që e quajti psikoanalizë. Studimi që bëri histori ishte libri i tij i viti 1900 “Interpretimi i Ëndrrave” (“The interpretation of dreams”). Shumë të tjerë erdhën më pas, më të rëndësishmit “Psikopatologjia e jetes së përditshme”(“The psychopathology of everyday life”) (1901), “Principet e përtej kënaqësisë” (“Beyond the pleasure principle”) (1920) dhe Civilizimi dhe pakënaqësitë e tij (“Civilisation and its discontents”) (1930). Përveç suksesit të tij si doktor, autor, dhe ekspert psikologjik, ai shpesh ishte i palumtur. Ai ishte shumë i dhënë pas punës dhe në besim të plotë ishte shprehur një shoku, “Unë nuk mund ta imagjinoj jetën pa një punë të rehatshme.”
Gjatë një pjese të veçantë të hulumtimit të tij, ai regjistroi “Pacienti më kryesor me të cilin jam i preokupuar është vetja ime…” Ai mund të ishte shumë xheloz për kolegët e tij. Atij një herë i ra të fikët duke parë Carl Jung të jepte fjalim, dhe i ndaloi po thuajse të gjithë studentët që të ndiqnin Alfred Adlerin. Ai ishte i bindur se do të vdiste ndërmjet moshës 61 dhe 62 dhe i kishte fobi të tmerrshme për ato numra. Ai një herë u befasua gjatë një qëndrimi në Athinë kur dhoma e tij mbante numrin 31, gjysma e 62. Ai e qetësonte veten me cigaren e tij të dashur, por gjithashtu ishte shumë i vetëdijshëm për këtë, sepse mendonte se ishte një zëvendësim për zakonet e tij të mëparshme të masturbimit.
Frojd me disa nga kolegët e tij. Ai ishte veçanërisht xheloz për Carl Jung (në fund të djathtë)
Sidoqoftë, dhimbjet dhe ankthet e tij private ishin në fakt pjesa me kontributin më të madh tek ai: investigimi i tij në pakënaqësinë e çuditshme të mendjes njerëzore.
Puna e tij na tregon në thelb se ndërgjegjja, pjesa racionale e mendjes, nuk është, me fjalët e tij, “zot në vetë shtëpinë e tij”. Në vend të kësaj, ne drejtohemi nga forca konkurruese, disa kalojnë përtej përceptimeve tona. Ne duhet ta ndjekim atë – sado të çuditshme, të pavendosura apo humoristike mund të duken disa nga teoritë e tij – sepse ai na jep një dëshmi të ndritur se përse të jesh njeri është me të vërtetë e vështirë.
Kënaqësia kundër Realitetit.
Frojdi së pari paraqiti një teori për konfliktin e brendshëm në esenë e tij “Formulations on the two principles of mental functioning,” e shkruar në vitin 1911. Aty ai përshkruajti aty “parimin e kënaqësisë,” i cili na drejton drejt gjërave të pëlqyeshme si seksi dhe hamburgerët e djathit dhe larg nga gjërat e pakëndshme si lodhja dhe njerëzit e bezdisshëm. Jeta jonë fillon të qeveriset vetëm nga ky instinkt; ashtu si foshnjet ne sillemi pak a shumë sipas parimit të kënaqësisë.
Ndërsa rritemi, pandërgjegjshmëria jonë vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, sepse “pavetëdija është gjithmonë foshnjore.”
Fëmijët kryesisht ndjekin parimin e kënaqësisë dhe kërkojnë drejtpërdrejt kënaqësi duke shmangur dhimbjen.
Problemi, tha Frojd, është se ndërsa bëhemi më të vjetër, ne nuk mundemi thjesht të ndjekim parimet e kënaqësisë, sepse do të na drejtonte për të bërë gjëra të çmendura si të flemë me anëtarë të familjes, të vjedhim hamburgerin e tjetrit, dhe të vrasim njerëzit që na besdisin. Ne duhet të marrim parasysh çfarë quajti ai “parimi i realitetit.” Në mënyrë ideale, ne i përshtatemi kërkesave të parimit të realitetit një një mënyrë të dobishme dhe produktive: “një kënaqësi momentale, e pasigurt në rezultatet e saj, tërhiqet, por vetëm me kushtin që të fitojë gjatë rrugës së re një kënaqësi të sigurt të kohës së mëvonshme.”
Ky është parimi themelor i fesë, arsimit dhe shkencës: ne mësojmë të kontrollojmë veten dhe të largojmë kënaqësinë afatshkurtër për të arritur më shumë (dhe zakonisht më shoqërisht- e pranueshme) kënaqësi afatgjatë.
Por Frojd vuri re se në praktikë, shumica prej nesh luftojnë me këtë. Ai besonte se kishte lloje më të mira dhe më të këqija të përshtatjeve ndaj realitetit; ai i quajti neurozat e vështira. Në rastet e neutozës, ne e lëmë menjanë – ose shtypim – impulsin e kënaqësisë, por me një kosto. Ne bëhemi të palumtur ose madje – në një kuptim – të çmendur, por nuk i kuptojmë simptomat.
Për shembull, ne mund të luftojmë për të shtypur tërheqjen tonë për njerëz që nuk janë partneri ynë. Megjithatë, kjo luftë është shumë e dhimbshme për ta përjetuar direkt gjatë gjithë kohës, kështu në menyrë ta pavullnetshme ne do ta shtypim atë. Në vend të kësaj, ne do të përjetojmë mashtrime të xhelozisë për partnerin tonë, dhe do të bindemi se po na tradhëton. Ky është një projeksion i ankthit tonë të vërtetë.
Frojdi mendoi se jeta ishte e mbushur me këto lloj neurozash, të sjella si rezultat i një konflikti ndërmjet “identitetit tonë”, të drejuar nga parimi i kënaqësisë, dhe “egoja”. Herë të tjera neurozat vijnë për shak të një lufte midis egos dhe superegos, e cila është ana jonë moraliste. Në mënyrë që të kuptojmë këto dinamika, ne zakonisht do të duhet të mendojmë për kohën gjatë jetës tonë që gjeneron neurozat më të shumta:
FËMIJËRIA
Fëmijëria është me të vërtetë koha kur mësojmë të përshtatemi në mënyra të ndryshme ndaj realitetit, për të mirë ose (shpesh) për të keq. Si foshnje, dalim plot dëshira të papërpunuara. Ndërsa rritemi, gjithsesi ne “civilizohemi” dhe kështu sillemi përballë realitetit shoqëror.
Nëse ne nuk përshtatemi mirë, do të na shkaktohen probleme. Së pari në historinë tonë psikologjike vjen ajo që Frejt e quajti “faza orale” ku ne kemi të bëjmë me të ngrënit. Ne jemi të lindur që dëshirojmë të pimë nga gjiri i nënës sa herë që duam. Megjithatë, me kalimin e kohës, duhet që ta lëmë. Kjo është shumë e vështirë për ne. Nëse prindërit tanë nuk janë të kujdesshëm (ose më keq, nëse janë pak sadistë) mund të marrim të gjitha llojet e neurozave: vetë-mohim të brendshëm, përdorim të ushqimit për të qetësuar veten ose armiqësinë ndaj gjirit.
Mbi të gjitha, ne luftojmë me varësinë. Nëse nënat tona presin shumë kohë, ne mund të rritemi për të qenë shumë kërkues dhe të befasuar kur bota e jashtme nuk na siguron gjithçka që duam. Ose, mund të mësojmë të mos besojmë në varësinë nga të tjerët krejtësisht. Pastaj vjen “faza anale” (më shpesh e njohur si “trajnimi i vockël”) ku ne përballemi me sfidat e nevojës. Prindërit tanë na tregojnë se çfarë të bëjmë dhe kur të shkojmë – ata na tregojnë se si të jemi të mirë. Në këtë fazë fillojmë të mësojmë rreth testimit të kufijve të autoritetit.
Ne gjithashtu mund të ndalojmë shpenzimin e parave. Nga ana tjetër, nëse prindërit tanë janë shumë tolerantë, ne mund ta provojmë kufijtë e autoritetit dhe të njerëzve të tjerë shumë shpesh. Kjo nuk drejton vetëm tek “të bërit rrëmujë” si një foshnje, por edhe tek të qënët të shthurur dhe të pakujdesshëm kur jemi më të moshuar. Frojd thotë se mënyra se si reagojnë prindërit tanë ka shumë rëndësi.
Nëse ata na turpërojnë kur nuk ia dalim të përmbushim gjërat, ne mund të zhvillojmë të gjitha llojet e frikës dhe anktheve. Por në të njëjtën kohë ne duhet të mësojmë rreth kufijve dhe sjelljes së duhur shoqërore. Me pak fjalë, trajnimi fillestar është koha kryesore për të lundruar në konflikt midis kërkimit tonë të kënaqësisë dhe kërkesave të prindërve tanë. Ne duhet t’i përshtatemi këtyre kërkesave siç duhet, ose do të përfundojmë me probleme serioze.
Frojdi dhe familja e tij; Familja si skena fokale e formimit të neurozës.
Më pas vjen “faza fallike” (shkon deri në moshën 6 vjeçare), ku adresojmë problemet e dëshirave gjenitale dhe dëshirat seksuale të sapo formuara dhe të pamundura. Frojd i tronditi bashkëkohësit e tij duke insistuar që fëmijët e vegjël janë seksualë: ata kanë ndjenja seksuale, provojnë ereksione, masturbojnë, duan ta fërkojnë veten në objekte dhe njerëz të ndryshëm (madje edhe tani, kjo ide i vë njerëzit në parehati). Në kohën e Frojdit, fëmijës do t’i thuhej të ndalonte me dhunë; tani ne ua themi këtë me butësi. Por thelbi është i njëjtë: nuk mund të lejojmë seksualitetin e fëmijërisë.
Frojd tha se fëmijët i drejtojnë impulset e tyre seksuale ndaj prindërve të tyre. Ai përshkroi atë që ai e quajti kompleksin e Edipit (të quajtur sipas figurës tragjike greke), sipas të cilës ne jemi të gjithë në mënyrë të pandërgjegjshme të predispozuar ndaj “të qenit i dashuruar me një prind dhe të urrejmë tjetrin”. Kjo tingëllon shumë e çuditshme, por ia vlen të thuhet për të gjithë. Zanifillën e ka këtu: si fëmijë, shumica prej nesh janë shumë të lidhur me nënat tona.
Në fakt, Frojd thotë se djemtë e vegjël automatikisht i drejtojnë impulset e tyre seksuale primitive ndaj saj. Megjithatë, pa marrë parasysh se sa na do ajo, mami gjithmonë do të ketë një jetë tjetër. Ajo me siguri ka një marrëdhënie (ndoshta me babain tonë) ose nëse jo, një numër përparësish të tjera që na lënë të ndihemi të frustruar dhe të braktisur si fëmijë. Kjo e bën veten tonë të mitur të ndihet xheloze dhe e zemëruar – dhe gjithashtu me turp dhe fajtore për këtë zemërim. Një fëmijë i vogël mashkull veçanërisht do të ndiejë urrejtje ndaj personit që merr mamanë larg dhe gjithashtu ka frikë se ai person mund ta vrasë atë.
Ky kompleks i tërë – tani fjala ka kuptim – siguron një sasi të madhe ankthi për një fëmijë tashmë të vogël. (Sipas Frojdit, vajzat e vogla nuk e kanë më të lehtë – vetëm se ata kanë një kompleks paksa të ndryshëm).
Fëmijëria është e mbushur me xhelozinë dhe çështjet e lidhura me lidhjen, veçanërisht ndaj nënave tona
Por të gjitha llojet e gjërave mund të shkojnë shumë keq. Shumica prej nesh përjetojnë një formë të konfuzionit seksual rreth prindërve tanë që më vonë lidhen me idetë tona të dashurisë. Mamaja dhe babai të dy na japin dashuri, por e përziejnë atë me lloje të ndryshme sjelljesh shqetësuese. Megjithatë, sepse i duam dhe varemi prej tyre, ne qëndrojmë besnik ndaj tyre dhe gjithashtu ndaj modeleve të tyre shkatërruese.
Pra, për shembull, nëse nëna jonë është e ftohtë dhe bën komente të dobëta, ne do të jemi të prirur për ta dëshiruar ose për të na u dukur shumë e mirë. Si rezultat, megjithatë, mund të jemi të prirur për ta asociuar gjithmonë dashurinë me ftohtësinë.
RRITJA
Në mënyrë ideale, ne duhet të jemi në gjendje të kemi seks gjenital pa probleme, dhe në një afat të gjatë, të bashkojmë dashurinë dhe seksin me dikë që është i mirë. Natyrisht, kjo ndodh rrallë. Në mënyrë tipike, nuk mund ta ndezim dëshirën seksuale dhe dashurinë njëkohësisht ndjenja seksuale nuk i përket ndjenjave të buta.
Frojd krahasoi çështjet e ngjashme që ne shpesh e kemi me intimitetin ndaj iriqve gjatë dimrit: ata duhet të përqafohen për ngrohtësi, por ato gjithashtu nuk mund të vijnë shumë afër, sepse janë me gjemba. Ai e mori hua këtë analogji nga një tjetër Mendimtar i Madh, Schopenhauer.
Neurozat nuk krijohen vetëm brenda individëve. E gjithë shoqëria mban neurotikë. Në librin e tij “Civilizimi dhe pakënaqësitë e tij” (1930), Frojd shkroi se një shkallë represioni dhe mosfunksionimi psikologjik është thjesht kostoja e jetesës në një shoqëri. Shoqëria insiston në rregullimin e seksit, imponon tabunën e incestit, kërkon që të largojmë dëshirat tona të menjëhershme, kërkon që ne të ndjekim autoritetin dhe i bën të hollat të disponueshme vetëm përmes punës. Një civilizim jo represiv është një kontradiktë.
ANALIZA
Frojdi u përpoq të shpikte një kurë për neurozën: psikoanalizën. Por që nga fillimi, oferta ishte shumë e kufizuar. Ai mendonte se pacienti duhet të jetë nën pesëdhjetë, ose mendjet e tyre do të ishin shumë të ngurta. Ishte shumë e shtrenjtë, veçanërisht pasi mendonte se pacientët e tij duhet të vinin katër herë në javë.
Dhe ai ishte mjaft pesimist për rezultatin: ai besonte se në rastin më të mirë ai mund të transformonte pakënaqësinë histerike në mjerimin e përditshëm. Megjithatë, ai mendonte se me një analizë të vogël, njerëzit mund të zbulonin neurozat e tyre dhe të përshtateshin më mirë me vështirësitë e realitetit.
Zyra e Frojdit në Londër, me një shtrat për pacientët e tij për t’u ulur ose për t’u shtrirë në analizë
Këtu janë disa nga gjërat që Frojd pa se duhej të “analizoheshin” në seancat e tij:
ENDRRAT
Frojd besonte se gjumi ishte një rast për ne për t’u relaksuar nga vështirësitë e të qënit të ndërgjegjshëm, dhe veçanërisht për të përjetuar atë që ai e quajti përmbushje e dëshirave.
Sapo të zgjohemi, duhet të kthehemi në botë dhe në diktatet e superego-s sonë moraliste, prandaj zakonisht i shtypim ëndrrat tona. Kjo është arsyeja pse ne shpejt harrojmë ëndrrat sado vërtet emocionuese të kenë qënë ato.
PARAPRAKSI
Frojd donte të kuptonte se si pacientët e tij përdornin fjalët. Ai mendonte se ishte veçanërisht e thënë kur ata kishin një gabim të gjuhës, ose një parapraxis (ne tani quajmë këto gabime “Lapsuse Frojdiane”). Për shembull, Frojdi shkroi për një njeri që e pyeti gruan e tij (të cilën ai nuk e donte) që t’i bashkohej atij në Amerikë. Ai donte të thoshte që ajo të merrte anijen Mauretania, por në fakt ai i shkroi se ajo duhet të vinte në Lusitania – e cila u fundos në brigjet e Irlandës nga një nëndetëse Gjermane në Luftën e Parë Botërore, duke rezultuar në humbjen e të gjithëve në bord.
SHAKATË
Frojd mendonte se humori ishte mekanizëm mbijetesor psikologjik. Në shaka e tij dhe në raportin e tyre me pandërgjegjshmërinë, ai shpjegoi: “Shakatë mundësojnë kënaqësinë e një instinti (qoftë joshëse apo armiqësore) përballë një pengese që qëndron në rrugën e saj.” Shkurtimisht, përrallat – si ëndrrat – na lejojnë ne që të anashkalojmë autoritetin dhe të kënaqim dëshirat.
Ai vdiq në vitin 1939 nga kanceri në nofull. Duke ndjekur hapat e Frojd, analistë të tjerë zhvilluan teknika të reja psikoanalitike, dhe me kalimin e kohës fushën e gjerë dhe të larmishme të psikiatrisë moderne.
Pjesa më e madhe e terapisë moderne është shumë e ndryshme nga ajo e Frojdit, por gjithçka filloi me premisën e tij për të zbuluar pjesët e errëta dhe të vështira të jetës sonë të brendshme dhe për t’i zbutur ato, ngadalë, nën drejtimin e një dëgjuesi të trajnuar.
Ne mund të mendojmë se e kemi tejkaluar Frojdin, ose se ai ishte qesharak gjatë gjithë kohës. Ka një tundim të thuhet se ai e ka shpikur gjithçka, dhe jeta nuk është aq e vështirë sa ç’thotë ai. Por, një mëngjes, ne e gjejmë veten të mbushur me zemërim të pashpjegueshëm ndaj partnerit tonë, ose duke u drejtuar me ankth të rreptë në tren për në punë dhe na kujtohet sërish se sa e vështirë dhe Frojdiane është në të vërtetë puna jonë mendore. Sigurisht që ne mund të vijojmë ta refuzojmë ende punën e tij. Por, siç Frojd tha, “Askush nga ata që vazhdon ta mbajë fshehur çelësin nuk do të jetë kurrë në gjendje ta hapë derën”. /Konica.al/
Kandidati për Kryeministër i koalicionit PAN Ramush Haradinaj e ka konfirmuar sot para mediave se seanca e re pritet të mbahet brenda javës së parë të shtatorit, derisa ka sqaruar se ende nuk ka ndonjë marrëveshje dhe më shumë nga ato që i ka deklaruar të hënën.
Kreu i AAK-së tha se ka kërkuar konsultime edhe më partinë e Isa Mustafës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, por thotë se të njëjtët e kanë refuzuar atë.
“”Enë i di qëndrimet e tyre vetëm përmes mediave, edhe ata të mijat. I gjithë spektri politik ka ndryshuar qëndrime. Po ka takime te ndërsjella të të gjithëve. Presim qe se shpejti me ndryshu. Besoj ne atë qe kam than dje, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje”, është shprehur ai, raporton Express.
Ndërkohë që i pyetur se kur do të ketë ndonjë zgjidhje, Haradinaj mori shembull nga koha e luftës.
Tha se ne atë kohë çdo ditë njerëzit i pyesnin se kur do të intervenojë NATO, por u shpreh se, atëherë nuk e dinin saktë se kur, “por se vullneti ishte, dhe se me tamin dihej se shpejte do të ndodhte”, tha ai./Express/
Bogdan Mitroviqit i cili u arrestua në Suharekë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës nën dyshimin për krime lufte i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.
Serbi 74 vjeçar, Bogdan Mitroviq u arrestua në Suharekë gjatë vizitës që bënte bashkë me një grup të serbëve që i bën shtëpive të tyre dhe Kishës së Virgjëreshës së Shenjtë në Mushtisht, njofton Klan Kosova.
Policia ka arrestuar dje në Prizren një të dyshuar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një person tjetër, ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar rregullimin e vizave të punës për në Gjermani.
Si viktima janë intervistuar 15 persona, janë bastisur tri lokacione ku janë sekuestruar dokumentacion i ndryshëm në lidhje me vizat gjermane: laptop, telefon si dhe një veturë me targa vendore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke punuar maksimalisht që në zgjedhjet e 22 tetorit “të mos i rrëshqasë nga duart” komuna e Prizrenit, komuna e dytë më e madhe në vend, ndonëse pritet që konkurrencë të fortë për këtë komunë ta kenë Hatim Baxhakun e LDK-së dhe Mytaher Haskukën e “Vetëvendosjes”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Jo pak vota në Prizren pretendon se do t’i marrë edhe kandidati i Nismës, Zafir Berisha.