9.7 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 5243

Pa as një fjalë

0

Skender Berisha 

Sonte as nesër s’mund të flas
Do të mendohem thellë
Do të marr frymë
Në mundça
Do të hesht
Edhe nuk do të shkruaj gjë
Asnjë fjlalë asnjë varg
Do të mbushen grushta dheu Kosove
Do të të bien përmbi
Ti do t’i durosh
Ç’pate për të thënë e the moti
Pas fjalëve nuk u fshehe kurrë
Ashtu si qëndrove do të qëndrosh
Unë do të dal në shesh
Edhe në mos ma marrshin për të keq
Ma thuaj një fjalë engjull a dreq
21 gusht 2017

Mustafa: Vetëvendosje duhet të sqarojë shumë çështje para bashkëqeverisjes me LDK-në

0

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa thotë se është obligim moral, politik e njerëzor që Lëvizja Vetëvendosje të dalë dhe të sqarojë të gjitha sulmet, kërcënimet, dosjet e dërguara në prokurori dhe shumë çështje tjera të bëra ndaj tij.

Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, kreu i LDK-së, thekson se nuk dëshiron ta lidhë fatin e shtetit dhe funksionimit të institucioneve të vendit me rastet individuale, prandaj ka autorizuar përfaqësuesit e LDK-së që të flasin me ata të Vetëvendosjes për të shikuar mundësinë e një bashkëpunimi nëse arrihet të harmonizohen programet për shumë çështje të rëndësishme.

Kryeministri Mustafa kërkon nga PDK-ja dhe partnerët e saj të koalicionit që të procesojnë me kryetarin e Kuvendit dhe t’i hapin rrugë themelimit të qeverisë, e të mos e zvarrisë këtë proces.

“Po tash unë nuk kisha dashur që fati i shtetit ose funksionimi i qeverisjes së vendit të ndërlidhet me rastet individuale, as me rastin tim. Është çështje edhe e obligimit politik dhe obligimet njerëzore dhe morale të Vetëvendosjes që ata t’i sqarojnë këto çështje, sepse në qoftë se sulmohet shtëpia e një kryeministri, në qoftë se sulmohet familja e kryeministrit, në qoftë se një kryeministër shpallët tradhtarë, ose në qoftë se ndaj një kryeministri jepen 70 dosje dhe pastaj gjithë ato në një moment harrohen dhe thua se jo, jo, unë me ty po dua të lidhi koalicionin sepse me ju mund të qeverisi, atëherë këtu diçka nuk është në rregull, ose nuk e kanë pasur mirë atëherë, ose nuk e kanë mirë tani, do të thotë këtu një defekt është në politikat tona”, tha Mustafa.

Mirëpo, Mustafa sqaron se nuk kishte kërkuar asnjëherë nga Vetëvendosje që t’i tërheq dosjet nga prokuroria, porse të dalë dhe të deklarojë se ato i ka bërë vetëm për efekte politike, pasi prokuroria ka dhënë fjalën e saj dhe nuk ka gjetur asgjë në to që e inkriminojnë atë.

“Që të mos keqkuptohet unë asnjëherë nuk kam kërkuar nga VV-ja që t’i tërheq dosjet sepse ato janë dërguar para 4 viteve, dosjet janë trajtuar në prokurori dhe prokuroria ka dhënë vlerësimin e tyre për dosjet, sepse unë po të doja kisha kërkuar më herët, por është çështje e drejtësisë. Mirëpo meqë është dal që ato dosje kanë qenë të pabaza sa më përket mua, bile iu takon që ta dalin dhe të thonë se kemi bërë për efekte politike, që katër vjet e kemi mbajtur kryeministrin peng, ia kemi nxirë fytyrën para komunitetit ndërkombëtarë me dosje të rrejshme dhe akuza të rrejshme sepse nuk është vetëm çështje e imja ajo, është çështje që e bie mbi një kryeministër të vendit që ai kur të ulet me partnerë ndërkombëtarë të mendojnë se ai është një kryeministër që peshon me 70 dosje e sot askush nuk e pranon që ato 70 dosje kanë qenë të pavërteta ndaj meje. Jam kundër asaj që ata i kanë dërguar, sepse kanë menduar se mund ta sqarojnë një proces, por që nuk ka qenë i lidhur me mua”, u shpreh kreu i LDK-së.

Megjithatë, kreu i LDK-së, thotë se ai nuk dëshiron që rasti i tij si kryeministër i sulmeve të bëhen tani shkas i mosfunksionimit të shtetit.

Sipas tij, për të bashkëpunuar me VV-në, ajo duhet të tregojë për orientimin e saj dhe për shumë çështje me rëndësi, si është zhvillimi ekonomik, dialogu, ushtria, liberalizimi që lidhet me demarkacionin dhe çështje tjera.

“Në qoftë se LDK-ja, jo Isa Mustafa, gjen arsye politike që të qeverisë me VV-në do të bashkëqeveriset, mirëpo duhet të shihet cilat janë orientimet e VV-së sa i përket zhvillimit ekonomik, çfarë ne mund të bëjmë dhe programet qeverisëse, çfarë zgjidhje ofron VV për problemet e mëdha, atyre kyçe që kemi, liberalizimin e vizave që ndërlidhet me demarkacionin, dialogun me Serbinë që nuk mund të kalojë sepse është kusht edhe i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, themelimi i ushtrisë së Kosovës që ka mbet një prej proceseve dhe marrëveshjeve që ne kemi nënshkruar si shtet me Serbinë në Bruksel dhe çfarë do të jetë fati i tyre. Do të thotë janë shumë çështje që duhet të sqarohen për këtë arsye edhe jam pajtuar që njerëzit tanë të zhvillojnë dialog dhe të shihet se deri ku mund të ofrohen. Çështje tjera mbetet të shihen të cilat herdo-kurdo do të sqarohet”, theksoi ai.

I dehur, rrah vëllanë e shqetëson bashkëshorten në Rahovec

0

Në Rahovec, të shtunën rreth orës 18:30, është arrestuar një burrë i cili nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe ka goditur fillimisht vëllanë e tij duke i kërkuar para.

Policia e Kosovës, njofton tutje në raportin 24 orësh se, i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike edhe ndaj bashkëshortes se tij.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Albanologu bullgar flet për Kosovën dhe fshatin shqiptar në Bullgari

0

Situatën aktuale në Kosovë e ka komentuar edhe albanologu dhe politologu i njohur bullgar, Anton Panchev, sipas të cilit zvarritja e formimit të institucioneve po i kushton shumë vendit.

Panchev në një intervistë për KosovaPress është shprehur se politika në Kosovë nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve tjera të Ballkanit, pasi që të gjitha kanë dukuri të përbashkëta.

“Në shtetet tona këtu në Ballkan, ka shumë dukuri të përbashkëta. Proceset politike kanë shumë ngjashmëri dhe vuajnë nga të njëjtat sëmundje. Është problem se Kosova disa muaj pas zgjedhjeve të parakohshme ende nuk i ka krijuar institucionet, Kuvendi ende nuk funksionon, nuk e keni qeverinë e re… Me revokimin e punës së institucioneve, Kosova pëson humbje edhe në politikën rajonale, edhe në integrimet evropiane dhe euroatlantike, por edhe në fushën e ekonomisë. Kanë ngecur projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës, në fushën e buxhetit e kështu me radhë”, tha ai.

I pyetur se si e sheh Kosovën në të ardhmen, si shtet që duhet forcuar apo të bashkuar me Shqipërinë, Panchev shprehet se mbështet bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm, por nuk është optimist se kjo mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

“Populli i Kosovës ka bërë shumë hapa përpara në dekadën e fundit, sidomos pas shpalljes së pavarësisë. A do të bashkohen me Shqipërinë duhet të vendosin vet shqiptarët natyrisht, por në realitetin gjeopolitik, gjithmonë ka shumë pengesa të jashtme, pra një gjë e tillë në vitet në vijim nuk mund të ndodhë ndoshta, por unë e kuptoj shumë mirë këtë ëndërr të shqiptarëve të Kosovës, të trojeve të tjera të shqiptarëve në Ballkan. Për ne bullgarët, ky nuk është fare problem, por gjithsesi shteti i Kosovës duhet të përforcohet… Është shumë e nevojshme për qytetarët e Kosovës që Kosova të jetë një shtet stabil, një shtet i zhvilluar mirë ekonomikisht me më shumë mundësi për të rinjtë që të mbesin në vendin e tyre”, tha ai.

Si njohës i mirë i rrethanave politike dhe historisë, ai ka folur edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Bullgari, të cilat i vlerëson si të mira, por shton se duhet të punohet edhe më shumë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore, pasi që dy popujt nuk kanë njohuri të mjaftueshme për njëri-tjetrin.

“Ndërmjet shqiptarëve e bullgarëve ka në të vërtetë marrëdhënie të mira gjatë historisë….Bullgaria e përkrahë Kosovën në fushën ndërkombëtare që nga çlirimi, pastaj për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme rajonale dhe botërore. …Ne duhet të punojmë më shumë për t’i zhvilluar marrëdhëniet ekonomike, marrëdhëniet kulturore, marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të arsimit dhe të shkencës sepse në Bullgari dihet shumë pak për shqiptarët e Kosovës dhe ndoshta edhe në Kosovë nuk dinë shumë për bullgarët, për zhvillimet dhe arritjet e shteteve tona”, thotë Panchev.

 

E për të ndryshuar këtë gjendje, Panchev, thotë se shërbejnë shumë librat, përkatësisht përkthimet e tyre.

Ai vlerëson si urë lidhëse ndërmjet dy popujve edhe librin tashmë të pakthyer në gjuhën bullgare, “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë” të autores Fetnete Ramosaj, për të cilin thotë se do të ndihmojë popullin bullgar të njohë historinë e shqiptarëve.

Ai ka treguar për KosovaPress edhe një historik të shkurtër të fshatrave shqiptare në Bullgari, prej të cilëve thotë se mbijetoi vetëm njëri prej tyre, pasi që të tjerët siç tha ai i shkatërroi ushtria osmane në vitin 1913. Ai me këtë rast ka vlerësuar të rinjtë e fshatit të vetëm shqiptar, Mandrica në Bullgari, pasi që kanë formuar një shoqatë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare atje.

“Ka mbetur vetëm një fshat Mandrica, i cili gjendet në Bullgari, shumë afër kufirit me Greqinë dhe me Turqinë. Atje jeta në mal është e rëndë dhe pothuajse si në të gjitha katundet bullgare të rinjtë kanë shkuar në perëndim.Në këtë fshat, ka diku 20-50 njerëz, të cilët e përdorin në jetën e tyre të folurën shqiptare të Mandricës. Kjo e folur ka shumë rëndësi për të dialektet e gjuhës shqipe, për studimin e historisë së gjuhës shqipe”, tha albanologu.

Albanologu Anton Panchev është përkthyes i katër librave të autorëve shqiptar në gjuhën bullgare dhe më shumë se njëzet punimeve të ndryshme shkencore.

Sabahajdin Cena, fillon publikimin e emrave të të vrarëve nëpër kazermat e ish-APJ-së

0

Ish- drejtori i Drejtorisë politike të UÇK-së për Zonën e Pashtrakut, prof.dr. Sabahajdin Cena, ka filluar t’i publikojë emrat e veprimtarëve që janë vrarë nëpër kazermat e ish-APJ-së.

Ai thotë se gjatë shërbimit në APJ, shqiptarët, ushtarë e eprorë të shkolluar, vriteshin ose maltretoheshin, deri në atë shkallë sa që, vinin buzë greminës që quhet vetëvrasje

“Gjatë prurjes së kufomës, eprorët e APJ-së së dikurshme mbanin edhe nga një
fjalim mortor mbi ushtarët që vetë i vrisnin nëpër ka- zerma!”, shkruan Cena në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai, falënderon veprimtarin Bislim Selmanin, për ndriçimin e rasteve të
vrasjeve nëpër kazermat e ish-APJ-së

“Edhe kësaj radhe, për postime të këtilla, i falënderoj shokët e mi, në radhë të parë,
zotëriun Bislim Selmani, një veprimtar i devotshëm për ndriçimin e rasteve të vrasjeve nëpër kazermat e ish-APJ-së. Gjatë shërbimit në APJ, shqiptarët, ush-tarë e eprorë të shkolluar, vriteshin ose maltretoheshin deri në atë shkallë sa që
vinin buzë greminës që quhet vetëvra- sje.

Rapsodët e Kukësit do të thoshin:

“Për me pa, ti Kosovë këtë ditë,
Dhet’ ke lind, njo t’u ka rritë!”

E sot, ia fillojmë me emrat e të vrarëve në ish-APJ, e për të cilët ende nuk dha
përgjegjësi askush. Radhitjen tonë do ta bëjmë sipas alfabetit:

Abedin S. Balaj, Besianë,
Abedin Balaj, Drenas,
Abedin S. Krasniqi,
Adem B. Osmanaj, Shkup,
Afrim M. Lushtaku, Skënderaj,
Agim S. Gllareva,
Agron H. Ferizi, Deçan,
Ali S. Sahiti, Ferizaj,
Aziz Kelmendi, Prizren,
v a z h d o n
LAVDI GJAKU I DERDHUR SHQIPTAR!

54 aksidente për vetëm 24 orë

0

54 është numri i aksidenteve të trafikut që janë shkaktuar përgjatë 24 orëve të fundit në vend.

Sipas raporti të Policisë, 24 prej tyre ishin aksidente me të lënduar ndërsa 30 të tjerë pa të lënduar, transmeton Indeksonline.

Në bazë të këtij raporti thuhet se shifra e tiketave të shpërndara ka arritur në 1 mijë e 877

Lëndohet një serbë në Rahovec, sulmohet nga vëllai

0

Dy vëllezër të nacionalitetit serbë janë rrahur mes vete në Rahovec.

Policia e Kosovës njofton njëri prej tyre ka pësuar lëndime.

“Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare i dyshuari mashkull K-Serb -vëllai e tij e ka sulmuar me një shishe te qelqit ne kokë”, njofton PK

“ Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është kërkuar por nuk është hasur ne shtëpi”

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./PrizrenPress.com/

Digjet një stalla dhe dy shtylla elektrike

0

Një stall e pashfrytëzuar dhe dy shtylla elektrike janë djegur në Prizren .

Policia e Kosovës njofton në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një fushe në afërsi të një punëtorie

“Me ç ‘rast janë djegur dy shtylla te rrjetit elektrik dhe një stalle e pa shfrytëzuar”.

“ Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”./PrizrenPress.com/

Afrim Avdaj: Nuk jemi gjobitur

0

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka mohuar se është gjobitur nga Gjykata e tenderëve me 5 mijë.

“ E vërteta është se spitali i Prizrenit nuk është dënuar me 5 mijë euro, por vetëm është urdhëruar të zbatoj vendimet e OSHP-së dhe se ky vendim është zbatuar në afatin kohor ashtu siç është kërkuar në urdhëresën e OSHP-së”, ka thënë Avdaj.

“E vërteta është se spitali i Prizrenit, gjegjësisht Zyra e Prokurimit më datën 23.08.2017 nga OSHP-ja ka pranuar urdhëresën me numër 234/17 me të cilën spitali i Prizrenit urdhërohet për zbatimin e “vendimit të Panelit Shqyrtues të 12 qershorit 2017, lidhur me aktivitetin e prokurimit: “Furnizim me aparat analajzer biokimik-automatik”.

“ Në këtë Urdhëresë kërkohet që brenda afatit kohor prej 5 ditësh të njoftohet paneli shqyrtues i OSHP-së për veprimet e marra në lidhje me aktivitetin e prokurimit konform vendimit të panelit shqyrtues nr.117/17, që kërkon anulimin për dhënien e kontratës dhe lënda të kthehet në rivlerësim.

“Me të pranuar këtë urdhëresë spitali i Prizrenit, gjegjësisht Zyra e Prokurimit ka zbatuar urdhëresën konform vendimit 117/17, të datës 16.06.2017”.

Tërheqja e Haradinajt shihet si zgjidhje e krizës politike

0

Pas përfundimit të seancës së 24 gushtit partitë politike u shprehen të gatshme të ulen të bisedojnë për ta gjetur një zgjedhje që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

I pyetur se a është i gatshëm të heqë dorë nga pretendimi për postin e Kryeministrit për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të mos vazhdojë edhe më tutje bllokimi i institucioneve, Ramush Haradinaj tha se kryeministrin e zgjedhë populli.

Lidhur me këtë analistët kanë thënë se për të mirën e Kosovës, Haradinaj do të duhej të hiqte dorë nga nominimi për Kryeministër.

Një prej njohësve të zhvillimeve politike që mendon kështu është Haki Abazi.

“Unë jam i bindur që zoti Haradinaj do të ulet të bisedojë për një qeveri të Unitetit Nacional për të nxjerrë një kompromis që lejon ndërtimin e institucioneve me fuqi vendimmarrëse. Besoj që edhe ka ardhur koha që një gjë e tille të bëhet ose të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë Abazi.

Ai tregoi edhe si, sipas tij, duhet të jetë një qeveri gjithëpërfshirëse me njerëz të pa korruptuar.

“Qeveria e Uniteti Nacional duhet të jetë gjithëpërfshirëse me ekspertë dhe njerëz të pa korruptuar dhe që ka në agjenda reforma të thella në të gjitha sferat qeverisëse, por posaçërisht për të larguar mundësinë e sabotimit të Listës Srpska në shtetndërtimin dhe avancimin e integrimit euroatlantik”, deklaron ai.

Ndërsa analisti Dardan Islam, është i mendimit se LDK ka gjasa t’i bashkohet PAN-it.

“Deri në afatin e fundit ka gjasa që të bindet LDK, e nëse jo shkohet në zgjedhje, nga të cilat nuk pres shumë po që se nuk kanë një marrëveshje paraprake, ajo që ju mungon edhe ketë here! Unë besoj se Ramush Haradinaj nuk është problemi i kësaj nyjeje – këtu është LDK ajo që do ta ndihmojë apo do ta dëmtojë me të vërtet procesin! Na mbetet te shohim se çka do të vendosë LDK”, tha Islami.

Edhe për analistin Mazllum Baraliu, heqja dorë e Haradinajt varet prej bindjeve të tij.

“Haradinaj po thotë që nuk heq dorë, pasi që sipas tij ata kanë marrë mandatarin nga zgjedhësit e tyre, edhe pse nuk është shumica e mjaftuar ai ka deklaruar se është pro një qeverisje gjithëpërfshirëse, por nëse heq dorë varet prej bindjeve tij,” tha analisti Baraliu.

Sipas tij, në situatën që është Kosova do të duhet të mbizotëronte arti i së mundshmes dhe për ta gjetur një zgjedhje eksponentët e partive politike duhet të ulën dhe të bisedojnë se si mund të dalim nga kriza, shkruan arbresh.info.

Baraliu tha se është i habitur se si politikanët më shumë i dedikohen pushtetit se sa shtetin dhe për këtë po kontribuojnë për thellimin e krizës.