7.2 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 5244

Veseli u shkruan letër shoqatave të UÇK-së për pastrimin e listave të veteranëve

0

I pari i PDK-së, Kadri Veseli ka publikuar një letër të hapur drejtuar shoqatave të Luftës Çlirimtare të Kosovës, për pastrimin e listave.

Veseli ka filluar këtë letër me përkujtimin se edhe pak ditë i ndajnë nga përvjetori i 18-të i përmbylljes së demilitarizimit të UÇK-së.

Madje Veseli ka theksuar se transformimi i UÇK-së nga një organizatë ushtarake në një vlerë shpirtërore kombëtare, ka ndryshuar edhe natyrën e sulmeve kundër saj, transmeton Indesonline.

Veseli ka vazhduar duke thënë se dikush përmes devalvimit të UÇK-së synon t’i krijojë vetes vend të pamerituar në rrëfimin për lirinë e Kosovës, dikush tjetër në emër të saj, përpiqet të përmbushë egon personale për pushtet dhe favore të tjera personale.

Sipas liderit të PDK-së, meritat e të kaluarës nuk mund të shërbejnë kurrë për të ndërtuar imunitet personal apo grupor nga ligjet e shtetit.

Kjo është letra e plotë:

Letër shoqatave të Luftës Çlirimtare

Të nderuar veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Të dashur bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Edhe pak ditë na ndajnë nga përvjetori i 18-të i përmbylljes së demilitarizimit të UÇK-së. Ishte shtatori i vitit 1999 kur njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një paradë madhështore, shënuan përfundimin e një epoke të lavdishme dhe fillimin e një epoke të re.

Ishin ditë krenarie të papërsëritshme, për secilin nga ne dhe çdo qytetar të Kosovës. Misioni për të cilin kishte lindur UÇK-ja ishte përmbushur, si asnjëherë më parë në histori. Pas shumë dekadash robërie dhe shtypjeje, Kosova ishte çliruar përfundimisht.

Krahas krenarisë edhe dhimbja ishte e madhe – kishim humbur mijëra bashkëluftëtarë. Mijëra civilë kishin humbur jetën dhe vendi ishte shkatërruar krejtësisht. Si çdo herë tjetër në histori, liria kishte ardhur përmes sakrificash të mëdha njerëzore dhe materiale.

Ato ditë shtatori, UÇK-ja po pushonte se ekzistuari fizikisht për t’u kthyer në vlerë shpirtërore të kombit tonë, në shenjë identifikuese të shtetit të ri që po bëhej gati të themelohej- Republikës së Kosovës.

Transformimi i UÇK-së nga një organizatë ushtarake në një vlerë shpirtërore kombëtare, ndryshoi edhe natyrën e sulmeve kundër saj. Në vend të tankseve dhe artilerisë, tani kundër saj filluan të përdoreshin mjete të tjera, propaganda sistematike e Beogradit zyrtar dhe qarqeve antishqiptare, shpifjet sistematike mediale, të brendshme dhe të jashtme, inskenimet gjyqësore, arrestimet e njëpasnjëshme të ish pjesëtarëve të saj me akuza të cilat njëra pas tjetrës provoheshin se ishin të pavërteta, qoftë nga drejtësia ndërkombëtare në Hagë, qoftë nga ajo në Kosovë.

Kërkohej me çdo kusht që rrëfimi madhështor për UÇK-në të përbaltej, të njollosej, të nxihej, me të vetmin qëllim -minimin e avancimit të lirisë së Kosovës dhe formimin e shtetit të pavarur dhe sovran të saj.

E gjithë kjo fushatë, nuk kaloi pa pasoja. Ato tanimë dihen fare mirë. Në fakt, kjo fushatë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Me vetëdije, ose pa të, qëllimeve të saj janë duke i ndihmuar edhe interesat e politikës ditore dhe interesat e ndryshme klienteliste.

Derisa dikush, përmes devalvimit të UÇK-së, synon t’i krijoj vetes vend të pamerituar në rrëfimin për lirinë e Kosovës, dikush tjetër, në emër të saj, përpiqet të përmbushë egon personale për pushtet dhe favore të tjera materiale. Për të parët UÇK-ja, si institucion moral, është pengesë, për të dytët është instrument personal.

Të dy palët, në fakt, operojnë me mjetet e falsifikimit e historisë së UÇK-së dhe për efekt kanë rrënimin e statusit të saj – si vlerë sublime e kombit shqiptar.

Të dashur bashkëluftëtarë,

Në veçanti ju që sot drejtoni shoqatat e veteranëve, të invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve,

A duhet që ta lejojmë këtë?

Me siguri se të gjithë e dimë përgjigjen e duhur dhe të vetme në këtë pyetje! Jo nuk duhet ta lejojmë!

Faktet themelore flasin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte produkt ekskluziv i popullit të Kosovës. Ajo ishte “Made in Kosova”. Ajo lindi nga vullneti i popullit për t’i dhënë fund shtypjes dhe nga besimi i tij në mundësinë për ta bërë realitet lirinë.

Duke qenë e tillë në origjinë, natyrshëm, çdo qytetar liridashës i Kosovës ishte, në një formë apo tjetër, pjesë e UÇK-së.

Ne që ishim në strukturat drejtuese dhe organizative, gjatë gjithë luftës, jemi përballur me faktin e mijëra e mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, që donin të vishnin uniformën e UÇK-së, por kjo pamundësohej nga armatimi i limituar dhe rrethanat reale të gjendjes së luftës.

Vullneti ishte i plotë, por mundësitë reale për një mobilizim total ishin tejet të kufizuara. Ne e dimë nivelin dhe shifrat reale të këtij mobilizimi.

Ne e dimë, gjithashtu, se këto shifra nuk përputhen me evidentimin zyrtar të veteranëve që është bërë së fundi. Shifrat zyrtare janë shumë më të mëdha se shifrat reale. Ky është fakt dhe kjo nuk është dashur të ndodhë, në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim, sepse me këtë është cenuar, në moralin e saj, vlera sublime e UÇK-së.

Falsifikimet në listat e veteranëve, përbëjnë një turp të madh, të cilin nuk mund ta heqin hetimet e prokurorisë, por vetëm ndërgjegjja dhe guximi i secilit veteran për të treguar publikisht të vërtetën, pa marrë parasysh asnjë konsideratë apo lojalitet tjetër, përveç të vërtetës.

E vërteta dhe vetëm e vërteta është instanca që garanton mos cenimin e UÇK-së si vlerë sublime kombëtare.

Beteja kundër falsifikatorëve të brendshëm dhe atyre të jashtëm të së vërtetës së UÇK-së, është betejë për vet shtetin e Kosovës, prandaj, ne duhet ta fitojmë pa mëdyshje atë.

Siç e thash më lart, në shtator të vitit 1999, UÇK-ja ka pushuar se ekzistuari fizikisht, për të filluar ekzistencën e saj si vlerë shpirtërore dhe morale.

Nga ajo ditë, për secilin pjesëtarë të saj, UÇK-ja është vetëm një kapital honorifik. Çdo përpjekje, që është bërë, për ta shndërruar nderin në fuqi financiare apo politike, në esencën e saj, e ka dëmtuar statusin shpirtëror e moral të UÇK-së.

Këto përpjekje janë shfrytëzuar maksimalisht nga armiqtë e lirisë së Kosovës për t’i dhënë jetë propagandës së tyre se çlirimtarët e djeshëm të Kosovës sot janë zhvatësit e saj.

Sot, sfida jonë e përbashkët është të dëshmohet se e kundërta është e vërtetë. Kjo sfidë kapërcehet vetëm duke respektuar parimin e njohur se meritat e të kaluarës nuk mund të shërbejnë kurrë si alibi për gabimet e të sotmes.

Është në moralin e secili komb që të nderojë ata që kanë bërë sakrifica për lirinë e tij, por, ky nderim kurrë nuk mund të kuptohet si mundësi për të drejta speciale për ta. Kur nderi vihet në shërbim të interesit material, ai pushon se qenuri i tillë.

Meritat e të kaluarës nuk mund të shërbejnë kurrë për të ndërtuar imunitet personal apo grupor nga ligjet e shtetit. Shteti është mbi të gjithë dhe i barabartë për të gjithë. Këto janë parime mbi të cilat duhet të mbështetet ndërgjegjja e secilit veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është mënyra më e mirë për ta mbrojtur dinjitetin e UÇK-së, e bashkë me të, edhe dinjitetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Zafir Berisha: Ramadan Muja po tallet me familjet e dëshmorëve

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, akuzon kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën, se po tallet me familjet e dëshmorëve.

Sipas tij, Muja është duke e keqpërdorë pozitën zyrtare si dhe familjet e dëshmorëve për vota të PDK-së.

Ai, thotë se ndihma e dhënë për këto familje nuk është asgjë tjetër përvec tallje.

“Familjet e dëshmorëve kanë nevojë për shtet ligjorë, ku nuk vidhet paraja publike dhe nuk keqpërdoret pasuria e shtetit për llogari të parapolitikës”, thotë Berisha, shkruan PrizrenPress.

“Ata kanë nevojë shpirtërore që gjaku i bijve të tyre mos të nëpërkëmbët”.

Sipas tij, keqpërdorimi i pozitës zyrtare në raport me familjet e shenjta për llogari të votës është poshtërsi.

“Prandaj ndaleni turrin e ligështirave se më nuk po ju shiten”.

“101 euro ndihma për familjet e dëshmorëve në këtë kohë, është më shumë se tallje”.

“Ata kanë nevojë që fëmijët e dëshmorëve të shkollohen e të punësohen dhe jo të vijnë në situata që ta lëshojnë Kosovën siç edhe ka ndodhur”.

Berisha thotë se Ramadan Muja dhe “një pjesë e Klanit që e rrethon të ngarkuar nga hipoteka jo e mirë, gjatë gjithë kohës së qeverisjes e kanë pasur gojën plotë UÇK”.

 

“Jam rezervuar deri tash të them për shumë arsye, por këtë që e kuptova sot, se këto fundërrina edhe në ditët e fundit luajnë me vlerat e këtij vendi për llogari të votës, dua të them se ka vite që unë dhe një pjesë e shokëve nuk kemi shkuar pranë varreve të bashkëluftëtarëve tanë në Landovic në ditët e caktuara vetëm e vetëm që Petriti, Xhevati, Drini, Sala, Agimi, Hyseni, Ismajli, Bekimi e shumë bashkëluftëtarë tjerë, mos të më shtirren në ëndërr e të më thonë ‘ Zafë si ke ardhë në vizitë te ne me rankoviqistë, titistë bashkëpunëtorë të Sllobës, me hajdutë e matrapazë që po e vjedhin shtetin për të cilin ne kemi dhënë jetën; me njerëz që më shumë rrinë nëpër gjykata e prokurori se në vendet e punës për me ndërtuar Kosovën”.

“Fundi i juaj po numërohet me ditë. Mundë edhe të veni ndonjë gurthemele për luftën këtyre ditëve, por të zezat që i keni bërë nuk mundë ti lani…”/PrizrenPress.com/

Musa Bushrani: Me Mytaherin, Prizreni do të jetë pikë reference edhe në Ballkan

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë publike listën zyrtare me emrat e 45 kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prizrenit, të cilën e quan listë fituese.

Musa Bushrani zyrtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i LV në Prizren tha për Gazetaere se “bashkimi i shumë aktivistëve, figurave e profesionistëve në listën e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, për Zgjedhjet Lokale 2017, është garanci që fitorja për këtë komunë e Lëvizjes Vetëvendosje! të jetë e sigurt”.

“Bartësi i listës është Artan Abrashi, njëherësh edhe kryetar i Qendrës në Prizren, i pasuar me emrat e kandidatëve, me të cilët Prizreni do ta ketë qeverisjen e mirë, transparencën dhe zhvillimin ekonomik. Duke pasur parasysh specifikat e Prizrenit, Vetëvendosje! në Prizren ka përpiluar një program qeverisës në të cilin Prizreni do të jetë pikë referuese e rëndësishme e Ballkanit” u shpreh Bushrani.

Sipas Qendrës së Lëvizjes në Prizren “Qytetarët e Prizrenit programin në tërësi do të kenë mundësi ta mësojnë nga kandidati i LV për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka me ekipin e tij”.

Të huajt, notë të lartë për Seminarin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare

0

Të mahnitur me kulturën shqiptare, por edhe me cilësinë e studimit në Kosovë janë ndarë profesorë, albanologë, e studentë të seminarit të 36-të me radhë të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Profesori i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Sofjes, Anton Panchev thotë se falë këtij Seminari është bërë edhe albanolog. Ai ka lavdëruar punën e organizatorëve të Seminarit duke vlerësuar interesimin e këtyre të fundit që atë ta zhvillojnë dhe pasurojnë edhe më shumë.

 

“Unë jam bërë albanolog falë këtij seminari. Kam ardhur për herë të parë para 14 vitesh dhe më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë mikpritja e madhe dhe niveli i lartë i studimeve, i kumtesave. Më kanë pëlqyer aq shumë sa më kanë shtyrë të mësoj edhe më shumë gjuhën shqipe dhe të bëhem albanolog. Ky seminar ka tradita të mira, tradita të vjetra”, tha Panchev për KosovaPress.

Për Daniel Tomov nga Bullgaria, është hera e katërt që ndodhet në Kosovë, Prishtina është ndër vendet e tij të preferuara. Ai thotë se nuk ka vërejtur ndryshime të mëdha në vend gjatë këtyre viteve sa ka ardhur, përderisa shton se është Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare që ka pësuar ndryshime pozitive.

“Kam vërejtur disa përmirësime. Për shembull në seminar, në ligjëratë, në referime shumë interesante. Unë kam qenë në nivelin e tretë dhe për mua ka qenë shumë mirë sepse mund të flasim për tema të ndryshme, për kulturën, për politikën, për gjuhën, për dialektet dhe është shumë interesante sigurisht”, tha ai.

Shqiptaro-amerikani Chrisopher Tushaj konsideron se Seminari është në nivel shumë të lartë, mirëpo thotë se mund të bëhen edhe disa ndryshime në temat e Seminarit, në mënyrë që të trajtohen më shumë tema të kulturologjisë shqiptare.

Njëherit, ai propozon që kërkimet që prezantohen gjatë seminarit të mblidhen dhe të botohen në një libër të vetëm ose në një gazetë të përvitshme, ku njerëzit do të mund të gjenin një pasuri të madhe shkencore.

“Kishte shumë ndryshime të mëdha, mirëpo më duket se ka përmirësime që mund të bëjnë sepse sipas mendimit tim ka një hapësirë shumë të madhe midis shkencëtarëve dhe gjuhëtarëve që marrin pjesë në ligjëratë dhe studentëve që janë në nivelin e parë, të dytë dhe të tretë.. dhe hapësira është shumë e madhe sepse këta studentë që vijnë këtu në seminar janë më shumë të… interesuar për pjesën e kulturës se sa për gjuhësi dhe ndryshime morfologjike e këso gjërash”, thotë Tushaj.

Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, sivjet ka pasur edhe seminaristë të rinj, e në mesin e tyre ishin edhe dy vajza nga Turqia, Bü?ra Ozkoçak nga Ankara dhe Eylem Sevilen Arslanbo?a nga Izmiri, të cilat ndryshe nga të tjerët ende janë në hapat e parë të mësimit të gjuhës shqipe.

Për Ozkoçak, përkrah dëshirës për të mësuar gjuhën shqipe qëndron edhe gatishmëria për të ardhur në Prishtinë edhe verën e ardhshme. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, asaj i kishte lënë mbresa sjellja e mirë e vozitësve në Kosova ndërsa thekson se shqiptarët flisnin turqisht me të.

“Kosova më pëlqeu shumë dhe më së shumti më ka pëlqyer se si shoferët iu lënë rrugë kalimtarëve që të kalojnë rrugën. Shumica e tyre, kur e kanë kuptuar se jemi turq, në momentin që kemi filluar të flasin me ne turqisht, kanë filluar të na e kthejnë në turqisht dhe jo në gjuhën shqipe… Atëherë kur të kthehemi në Turqi, kur të na pyesin a kemi mësuar gjuhën shqipe, me shumë mundësi ne do iu themi atyre se nuk kemi mësuar shumë pasi që kemi folur turqisht edhe sa kemi qenë në Kosovë”, tha ajo.

Një mendim pak më ndryshe ka ndarë Arslanbo?a, e cila ka thënë se ka mësuar të paktën një fjalë shqipe prej secilit person që ka takuar, teksa po tenton që t’i zhvillojë edhe më tej njohuritë në këtë drejtim. Sipas saj, Kosova edhe pse shtet i vogël, ka bukuri të rralla natyrore e njerëz shpirtmëdhenj.
“Në Kosovë më së shumti më ka pëlqyer mirësjellja e njerëzve dhe besimi që ata e kanë treguar ndaj nesh. Po ashtu e kam vërejtur se në Kosovë respektohen ligjet shumë mirë. Ka shumë vende të bukura natyrore ku mund të bëjmë vizita të ndryshme. Kosova është një shtet i vogël, por këtu ka shumë shpirtmëdhenj”, tha ajo.

Ndryshe, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht./ KultPlus.com

Arrestohen dy persona të kërkuar në Prizren, dërgohen në burgun e Dubravës

0

Dy persona janë arrestuar me vendim të Gjykatës Themelore në Prizren.

Të arrestuarit, që një kohë, kanë qenë në kërkim, nga organet e drejtësisë.

Ata janë dërguar në burgun e Dubravës./PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Prizren, ngacmoi ish- të dashurën

0

Policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore në Prizren pasi që ka ngacmuar ish të dashurën e tij.

Viktima (femër) ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë

Rr. Besim Telaku, Prizren 25.08.2017 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që, dyshohet se i njëjti kishte ngacmuar (ish të dashurën e tij) viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Krasniqi fton për rigrupim të partive politike

0

Themeluesi i Nismës për Kosovën dhe ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje partive politike që të rigrupohen politikisht edhe njëherë.

“Koha është që të rigrupohen në parti progresiste të se majtës socialdemokrate të gjithë ato kuadro politike të dëshmuara për idetë e tyre çlirimtare e liridashëse, të gjithë intelektualët e rinia progresiste, për t’i shtyrë tutje idetë e mirëqenies shoqërore”, shkruan Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Ç’TREGON PERIUDHA KOHORE QERSHOR-GUSHT 2017?

Zhvillimet politike të pas 11 qershorit 2017 konfirmuan për të satën herë se në Kosovë nuk kemi parti politike që dallimet e tyre i kanë në programet politike, ideologjike apo qoftë dhe nacionale. Kjo mangësi e madhe programore, politike dhe ideologjike po i bëjnë partitë tona hidhnake, fodulle dhe armiqësore me njëra-tjetrën. Në vend se këto ta kundërshtonin njëra-tjetrën mbi baza parimore, politike e ideologjike, si në gjithë botën demokratike, këtu i bien fort gjuhës që prodhon vetëm armiqësi. Konsideroj se vazhdimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 24 gusht 2017, e konfirmon katërçipërisht këtë që po e themi.

??Në një situatë të tillë natyrshëm shtrohet pyetja: Kosova, me këtë shkallë të armiqësive ndërpartiake, a mund të ketë ecje progresive të dëshirueshme dhe të pritshme nga secili shtetas i Republikës? Përgjigjja e shpejtë, për të ardhur keq, do të ishte: Me këto parti politike, sidomos me lidershipin e tyre, që prodhojnë armiqësi të dëmshme për proceset që ka përpara Kosova, me pak apo aspak marrëveshje politike imediate, gjithnjë në interes më madhor se veta e parë (lideri) apo shumës (partia), lere më ndërpartiake, pastaj shteti i së drejtës etj. nuk mund as të ndërtohet, as të ketë pritshmëri relevante! Kombit nuk mund t’i afrohet asnjë shpresë zhvillimi, progresi e perspektive. Për të kapërcyer këtë gjendje duhet një organizimi i ri politik,i cili fillimisht shikon interesin nacional e qytetar, konform një programi të qartë politik e ideologjik. Partitë ekzistuese (në radhë të parë më të vjetrat, ato më me ndikim…) në gjithë historinë e organizimit të tyre politik, jo vetëm që nuk kanë bërë hapa përpara në zhvillimin e demokracisë së brendshme, por përkundrazi kanë hapëruar shumë drejt një despotizmi të egër politik, duke ua lënë gjithë vendimmarrjen të ashtuquajturve liderë.

Të tillë liderë, ashtu siç e kanë grabitur pushtetin politik brenda përbrenda partive politike, synojnë ta grabisin edhe pushtetin politik në qeverisjen e vendit, prandaj krijojnë shumë armiqësi ose edhe kur merren vesh disi, merren vesh jo si të qeverisin më mirë, por “si ta ndajnë tepsinë” që ua jep pushteti. Nga këto praktika të shëmtuara, politika jonë duhet të shkëputet sa më parë! Dhe sa më parë, aq më mirë!
??

Gjithashtu, organizimi i tashëm politik ka treguar se edhe kur kanë ndryshuar liderët politikë, praktikat në drejtimin e partive politike kanë mbetur ato të vjetrat (kujto ndryshimet në LDK dhe PDK). Kjo praktikë politike e instaluar mbrapshtë që në vitet e ’90, duhet ndryshuar rrënjësisht. Në një situatë të tillë, shtrohet si domosdoshmëri nevoja për një organizim të ri të politikanëve liridashes e demokratëve të verifikuar në periudha të vështira. Të tillet nuk i mungojnë vendit tonë e që janë eliminuar, injoruar, të mos themi harruar(!) nga partitë e vjetra ekzistuese.

Është fjala për njerëz të cilët kanë dëshmuar e do të dëshmonin se e duan shtetin e kombin, e duan zhvillimin e progresin dhe mund ta bëjnë kthesën që i duhet kombit e shtetit tonë. Ata janë në mesin tonë. Veçse duhet organizuar për t’i dhënë drejtimin e duhur kombit e shtetit.

?Është interesant fakti se, edhe pse zgjedhjet e 11 qershorit 2017 kanë sjellë disa emra të rinj në legjislativin e vendit nga sfera e opinionistëve e shoqëria civile, në substancë, gjuha politike në partitë që kanë aderuar, mendësia politike e këtyre partive jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por pikërisht këto “kuadro” të “reja” janë bërë flamurtare të armiqësive të shtuara, mbase edhe më primitive sesa ishte para këtyre aderimeve. Pra, këto “kuadro” në vend se të sjellin një frymë të re në komunikimin ndërpartiak, një dashuri më të madhe për kombin e për shtetin e së drejtës, po përhapin frymë të re armiqësore brenda kombit. Madje kanë një urrejtje të veçantë ndaj Lëvizjes Kombëtare për Çlirim dhe ndryshimeve rrënjësore, cilësore, shtetndërtuese të bëra dhe të pranuara ndërkombëtarisht. Çuditërisht, të njëjtit, këtë frymë nuk e tregojnë ndaj faktorëve të jashtëm, që janë jo më pak përgjegjës për realitetin që kemi në vendin tonë. Ndaj këtyre të fundit në të shumtën shfaqen më miqësor ose së paku shumë më të moderuar nëse jo edhe servilë të pacipë!

Banese me qira

Çmimi i qirasë: 300 EUR / muaj

Numri i dhomave: 3
Sipërfaqe: 91 m2
Për vendbanimin: Ballkon / Terracë, Ashensor, E mobiluar
Komuna: Prizren
Banesa gjendet tek kompleksi liburnia aferhib petrol

Sabahajdin Cena : Nderimi u takon atyre që ranë në altarin e atdheut

0

Nuk i harron dëshmorët. Çdo ditë shkruan për heroizmin dhe rënien e tyre të lavdishme.

Në maji të këtij viti, ka filluar të publikojë pjesë nga ditari “ Kronikë nëpër stuhi”.

Ish- drejtori i Drejtorisë politike të UÇK-së për Zonën e Pashtrakut, prof.dr. Sabahajdin Cena, ka vizituar Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Rrafshin e Dukagjinit.

Është shoqëruar nga familja e luftëtarit të UCK-së, Jeton Hulaj.

“Vizitova familjen patriotike të luftetarit Jeton Hulaj”,shkruan Cena në Facebook.

“Baba i Jetonit, invalid i luftës dhe Jetoni, luftëtar, prej Prejlepi, vizituam dhe nderuam Kompleksin Memorial dhe dëshmorët e Rrafshit të Dukagjinit”.

“Për këtë mundësi e për lule, i falënderoj Hulajt e Prejlepit dhe Gecajt e Llukës”.

“Nga nostalgjia vizitova pikat në Lumbardh, Ura e Pozharit, Ratishin, Dashinocin, Bardhaniqin, Zhebelin, Gergocin dhe Cermjanin. U ngjita në Sukë dhe pash Digën e Radoniqit”.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve, e Zoti i shperblefte Hulajt dhe Gecajt që ma mundësuan tërë këtë çmallje për Gllogjanin”./PrizrenPress.com/

Ja si shprehej Gjergj Fishta për myslimanët shqiptarë…

0

Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan Musliman
Atherë…
Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman shqiptarë
– At Gjergj Fishta

Kjo foto është bërë më 31 dhjetor 1940. Është dita e varrimit të poetit tonë të madh Gjergj Fishta, kur procesioni në nderim të At Gjergji Fishtës po del nga kisha e fretërve dhe kalon aty ku sot është pedonalja. Poeti i madh u varros në kishën ku shërbeu.

Pikërisht në ditën e vdekjes së këtij poeti të madh të kombit që i përkiste besimit katolik kryemyftiu i Shkodrës u shpreh:”Nuk e di se si mbas kësaj dite të zezë, mbi Shkodër mund të lindë dielli përsëri”.

Poeti i madh shqiptar Fishta në çdo festë të besimit musliman lidhte një varg llampash me ngjyra që nga Kisha e fretërve e deri tek xhamia në piacë.

Kjo tregon se përjetësisht mes krerëve të besimeve fetare në Shqipëri gjithnjë ka ekzistuar një harmoni e mrekullueshme fetare. /Konica.al/