19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 5246

Arrestohet një person në Prizren, ngacmoi ish- të dashurën

0

Policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore në Prizren pasi që ka ngacmuar ish të dashurën e tij.

Viktima (femër) ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë

Rr. Besim Telaku, Prizren 25.08.2017 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që, dyshohet se i njëjti kishte ngacmuar (ish të dashurën e tij) viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Krasniqi fton për rigrupim të partive politike

0

Themeluesi i Nismës për Kosovën dhe ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje partive politike që të rigrupohen politikisht edhe njëherë.

“Koha është që të rigrupohen në parti progresiste të se majtës socialdemokrate të gjithë ato kuadro politike të dëshmuara për idetë e tyre çlirimtare e liridashëse, të gjithë intelektualët e rinia progresiste, për t’i shtyrë tutje idetë e mirëqenies shoqërore”, shkruan Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Ç’TREGON PERIUDHA KOHORE QERSHOR-GUSHT 2017?

Zhvillimet politike të pas 11 qershorit 2017 konfirmuan për të satën herë se në Kosovë nuk kemi parti politike që dallimet e tyre i kanë në programet politike, ideologjike apo qoftë dhe nacionale. Kjo mangësi e madhe programore, politike dhe ideologjike po i bëjnë partitë tona hidhnake, fodulle dhe armiqësore me njëra-tjetrën. Në vend se këto ta kundërshtonin njëra-tjetrën mbi baza parimore, politike e ideologjike, si në gjithë botën demokratike, këtu i bien fort gjuhës që prodhon vetëm armiqësi. Konsideroj se vazhdimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 24 gusht 2017, e konfirmon katërçipërisht këtë që po e themi.

??Në një situatë të tillë natyrshëm shtrohet pyetja: Kosova, me këtë shkallë të armiqësive ndërpartiake, a mund të ketë ecje progresive të dëshirueshme dhe të pritshme nga secili shtetas i Republikës? Përgjigjja e shpejtë, për të ardhur keq, do të ishte: Me këto parti politike, sidomos me lidershipin e tyre, që prodhojnë armiqësi të dëmshme për proceset që ka përpara Kosova, me pak apo aspak marrëveshje politike imediate, gjithnjë në interes më madhor se veta e parë (lideri) apo shumës (partia), lere më ndërpartiake, pastaj shteti i së drejtës etj. nuk mund as të ndërtohet, as të ketë pritshmëri relevante! Kombit nuk mund t’i afrohet asnjë shpresë zhvillimi, progresi e perspektive. Për të kapërcyer këtë gjendje duhet një organizimi i ri politik,i cili fillimisht shikon interesin nacional e qytetar, konform një programi të qartë politik e ideologjik. Partitë ekzistuese (në radhë të parë më të vjetrat, ato më me ndikim…) në gjithë historinë e organizimit të tyre politik, jo vetëm që nuk kanë bërë hapa përpara në zhvillimin e demokracisë së brendshme, por përkundrazi kanë hapëruar shumë drejt një despotizmi të egër politik, duke ua lënë gjithë vendimmarrjen të ashtuquajturve liderë.

Të tillë liderë, ashtu siç e kanë grabitur pushtetin politik brenda përbrenda partive politike, synojnë ta grabisin edhe pushtetin politik në qeverisjen e vendit, prandaj krijojnë shumë armiqësi ose edhe kur merren vesh disi, merren vesh jo si të qeverisin më mirë, por “si ta ndajnë tepsinë” që ua jep pushteti. Nga këto praktika të shëmtuara, politika jonë duhet të shkëputet sa më parë! Dhe sa më parë, aq më mirë!
??

Gjithashtu, organizimi i tashëm politik ka treguar se edhe kur kanë ndryshuar liderët politikë, praktikat në drejtimin e partive politike kanë mbetur ato të vjetrat (kujto ndryshimet në LDK dhe PDK). Kjo praktikë politike e instaluar mbrapshtë që në vitet e ’90, duhet ndryshuar rrënjësisht. Në një situatë të tillë, shtrohet si domosdoshmëri nevoja për një organizim të ri të politikanëve liridashes e demokratëve të verifikuar në periudha të vështira. Të tillet nuk i mungojnë vendit tonë e që janë eliminuar, injoruar, të mos themi harruar(!) nga partitë e vjetra ekzistuese.

Është fjala për njerëz të cilët kanë dëshmuar e do të dëshmonin se e duan shtetin e kombin, e duan zhvillimin e progresin dhe mund ta bëjnë kthesën që i duhet kombit e shtetit tonë. Ata janë në mesin tonë. Veçse duhet organizuar për t’i dhënë drejtimin e duhur kombit e shtetit.

?Është interesant fakti se, edhe pse zgjedhjet e 11 qershorit 2017 kanë sjellë disa emra të rinj në legjislativin e vendit nga sfera e opinionistëve e shoqëria civile, në substancë, gjuha politike në partitë që kanë aderuar, mendësia politike e këtyre partive jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por pikërisht këto “kuadro” të “reja” janë bërë flamurtare të armiqësive të shtuara, mbase edhe më primitive sesa ishte para këtyre aderimeve. Pra, këto “kuadro” në vend se të sjellin një frymë të re në komunikimin ndërpartiak, një dashuri më të madhe për kombin e për shtetin e së drejtës, po përhapin frymë të re armiqësore brenda kombit. Madje kanë një urrejtje të veçantë ndaj Lëvizjes Kombëtare për Çlirim dhe ndryshimeve rrënjësore, cilësore, shtetndërtuese të bëra dhe të pranuara ndërkombëtarisht. Çuditërisht, të njëjtit, këtë frymë nuk e tregojnë ndaj faktorëve të jashtëm, që janë jo më pak përgjegjës për realitetin që kemi në vendin tonë. Ndaj këtyre të fundit në të shumtën shfaqen më miqësor ose së paku shumë më të moderuar nëse jo edhe servilë të pacipë!

Banese me qira

Çmimi i qirasë: 300 EUR / muaj

Numri i dhomave: 3
Sipërfaqe: 91 m2
Për vendbanimin: Ballkon / Terracë, Ashensor, E mobiluar
Komuna: Prizren
Banesa gjendet tek kompleksi liburnia aferhib petrol

Sabahajdin Cena : Nderimi u takon atyre që ranë në altarin e atdheut

0

Nuk i harron dëshmorët. Çdo ditë shkruan për heroizmin dhe rënien e tyre të lavdishme.

Në maji të këtij viti, ka filluar të publikojë pjesë nga ditari “ Kronikë nëpër stuhi”.

Ish- drejtori i Drejtorisë politike të UÇK-së për Zonën e Pashtrakut, prof.dr. Sabahajdin Cena, ka vizituar Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Rrafshin e Dukagjinit.

Është shoqëruar nga familja e luftëtarit të UCK-së, Jeton Hulaj.

“Vizitova familjen patriotike të luftetarit Jeton Hulaj”,shkruan Cena në Facebook.

“Baba i Jetonit, invalid i luftës dhe Jetoni, luftëtar, prej Prejlepi, vizituam dhe nderuam Kompleksin Memorial dhe dëshmorët e Rrafshit të Dukagjinit”.

“Për këtë mundësi e për lule, i falënderoj Hulajt e Prejlepit dhe Gecajt e Llukës”.

“Nga nostalgjia vizitova pikat në Lumbardh, Ura e Pozharit, Ratishin, Dashinocin, Bardhaniqin, Zhebelin, Gergocin dhe Cermjanin. U ngjita në Sukë dhe pash Digën e Radoniqit”.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve, e Zoti i shperblefte Hulajt dhe Gecajt që ma mundësuan tërë këtë çmallje për Gllogjanin”./PrizrenPress.com/

Ja si shprehej Gjergj Fishta për myslimanët shqiptarë…

0

Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan Musliman
Atherë…
Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman shqiptarë
– At Gjergj Fishta

Kjo foto është bërë më 31 dhjetor 1940. Është dita e varrimit të poetit tonë të madh Gjergj Fishta, kur procesioni në nderim të At Gjergji Fishtës po del nga kisha e fretërve dhe kalon aty ku sot është pedonalja. Poeti i madh u varros në kishën ku shërbeu.

Pikërisht në ditën e vdekjes së këtij poeti të madh të kombit që i përkiste besimit katolik kryemyftiu i Shkodrës u shpreh:”Nuk e di se si mbas kësaj dite të zezë, mbi Shkodër mund të lindë dielli përsëri”.

Poeti i madh shqiptar Fishta në çdo festë të besimit musliman lidhte një varg llampash me ngjyra që nga Kisha e fretërve e deri tek xhamia në piacë.

Kjo tregon se përjetësisht mes krerëve të besimeve fetare në Shqipëri gjithnjë ka ekzistuar një harmoni e mrekullueshme fetare. /Konica.al/

Shënohet 107-të vjetori i lindjes së Nënë Terezës

0

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi).

Në këtë përvjetorë të ditëlindjes së nobelistes shqiptare, sot në mbrëmje, në Katedralen e Prishtinës do të bëhet hapja e “Ditët e Nënë Terezës”, të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator. Kjo ditë shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila do të kremtohet më 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Për këtë rast është përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës, si dhe një ekspozitë e fotografive.

Programi:

Gjon Gjevelekaj “Nënës së mirë”, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)
“Lamtumirë” (poezi), Jehona Gashi
Një fjalë përshëndetëse me këtë rast do ta mbajë edhe Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës.
Alfredo Catalani: EBBEN! NE ANDRÒ LONTANA, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)
Recitim të Poezive të Nënë Terezës, Lumnie Sopi
Shenjtëresha e Dashurisë – Shën Nënë Tereza, Don Lush Gjergji
Avni Mula: AGIMET SHQIPTARE, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)
Poezi të Nënë Terezës, Bislim Muçaj
Ekspozitë me fotografi si dhe koktej rasti.

Bllokadë deri pas zgjedhjeve lokale

0

Bllokada institucionale në vend mund të vazhdojë deri pas zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen në Kosovë më 22 tetor të këtij viti. Ilir Ibrahimi, njohës i rrethanave politike në vend, ka konsideruar se bllokada mund të vazhdojë deri pas zgjedhjeve lokale.

“Duke parë deklaratat e liderëve të partive politike, është e qartë që ata nuk kanë për qëllim për të gjetur zgjidhje, por synojnë që këtë bllokadë ta vazhdojnë edhe më tutje, ndoshta deri pas zgjedhjeve lokale. Ky është një kalkulim i pastër politik”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Mirëpo ka konsideruar se një gjë e tillë sjell pasoja për shtetin e Kosovës. Megjithatë ka konsideruar se kriza do të mundë të tejkalohej lehtë po që se do të arrihej një marrëveshje mes partive.

“Kriza do të mundë të kalohej shumë lehtë nëse do të kishte një frymë kompromisi ndërmjet liderëve politikë. Nuk duhet të harrohet që veprimet e sotme vendosin precedentë edhe për të ardhmen. Nuk mund t’ia lejojmë vetes që pas çdo zgjedhjeje të kemi bllokada të tilla. Sot kemi bllokadë kundër PAN-it, por nesër e njëjta mund të ndodhë kundër LVV-së apo LDK-së”, ka potencuar ai.

Kurse analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se koalicioni PAN nuk do ta ndalë bllokadën derisa t’i sigurojë votat. E në rast zvarritjeje, sipas tij, presidenti i vendit është ai i cili duhet të ndërhyjë dhe ta kërkojë gjetjen e një kompromisi. E ky kompromis, sipas tij, do ta përfshinte krijimin e një qeverie me miratimin e të gjitha partive.

“Kompromis mund të jetë krijimi i një qeverie me pajtimin e të gjitha palëve, por i një qeverie që do ta ketë një afat kohor të funksionimit. Gjatë asaj kohe do të mundë të çoheshin përpara disa procese urgjente që kanë mbetur peng”, ka shtuar ai.

Ndërkohë ka konsideruar se tutje nevojitet të bëhen edhe ndryshime kushtetuese në mënyrë që të shmangen bllokadat e tilla.

“Por e rëndësishme është po ashtu që ndërkohë të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese e ligjore që të mos ketë më situata të tilla bllokuese përballë të cilave mund të gjendemi edhe në të ardhmen edhe për fajin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, një aktgjykim ky politik dhe i padrejtë”, ka theksuar Mushkolaj. /Zeri/

Fatmir Limaj: Zafir Berisha do të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit

0

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se Zafir Berisha, do të jetë kryetari i ardhshëm i Prizrenit.

Sipas tij, Berisha së bashku me kandidatët e tjerë të Nismës, do të dalin fitues të zgjedhjeve.

“Zafir Berisha është kryetari i pakontestueshëm i Prizrenit”, tha Limaj, gjatë një takimi që ka pasur sonte me kandidatët e Nismës për Kuvendin e Prizrenit.

“Ju do të jeni ekipi fitues i zgjedhjeve në Prizren”, ka thënë Limaj.

Në këtë takim, Limaj e Berisha kanë diskutua për të gjitha hapat e veprimit në organizimin e zgjedhjeve.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha foli për platformën zgjedhore të NISMA për Prizren.

Ai, kërkoi nga kandidatët dhe strukturat e partisë që të jenë pranë qytetarëve për të kërkuar besimin e tyre, që “Prizrenin t’ua kthejmë qytarëve”,shkruan PrizrenPress.

“Padyshim se fryma e NISMA-s socialdemokrate, tash e sa vite është instaluar në qytetin e Prizrenit, frymë kjo që do të kurorëzohet me fitoren e radhes me 22 tetor”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Dy artistë sjellin një Donald Trump që ngacmon në Prizren (FOTO)

0

Një lider si Donald Trump, nëse deri sot nuk ka shërbyer për asgjë, së paku për një numër artistësh është inspirim për krijim veprash arti.

Fytyra e tij krenare është vendosur në Prizren, në qendër të qytetit. Siç thotë koncepti artistik i veprës, vepra është vendosur në qytetin e bukur të Prizrenit, ku puthen tri ideologjitë: modernizmi, minarja që u shkatërrua në vitin 1963 me pretekstin se po e dëmtonte modernizimin e Prizrenit dhe të gjeturat arkeologjike të periudhës romake.

“Think Big” është fotografi e grupit artistik OPA – Obsessive Possessive Aggression, e cila është pjesë e bienales Autrostrada Biennale e cila ka nisur para disa ditësh në Prizren. OPA përbëhet nga Slobodanka Stevceska dhe Denis Saraginovski, dy artistë që kanë studiuar në Shkup dhe punojnë së bashku në inspirimin e tyre artistik.

Monumenti i ri në Prizren, me fytyrën e Trump, si në gur kufitar që shënon kufirin e tri ideologjive që përmendëm më lartë, gjendet saktësisht në vendin ku kanë ekzistuar portrete të bronzit që përkujtonin heronjtë e Luftës së Dytë Botërore. Të gjitha ato janë zhdukur.

“Për neve, Donald Trump është një imazh i njëjtë si Nikola Gruevski. Kuptohet, më i fuqishëm. Duke e vënë portreti e Trump në vendin e monumentit të braktisur, duam të theksojmë momentin e lindjes së idiokracisë. Ai është vendosur në një lokacion ku dikur ishte një simbol i betejës anti-fashiste. Duke pasur në mendje deklaratat e fundit të Trump, monumenti kthehet në vend të konfliktit dhe paralajmërimit” tregojnë artistët për KultPlus.

OPA reagojnë ndaj zhvillimeve me anë të narratives artistike. Projektet specifike artistike, ndërhyrjet si ky në Prizren, ekspozitat, mockumentaries, videot, dokumentarët televizivë janë në mesin e mediumeve që ata përdorin për të reaguar.

Ata kanë ekspozuar në Estoni, Kroaci, Gjermani, Francë, Holandë e në Shtete të Bashkuara të Amerikës.
“Me këtë punë tonën, qyteti tani ka simbole edhe të kristianizmit edhe të islamit. Duke e pasur parasysh se të dyja religjionet janë përmendur disa herë në fjalimet e Trump-it por edhe janë përdorur si justifikim për konflikte e luftëra, puna merr edhe një tjetër dimension” tregojnë artistët.

Ardhja e tyre në Prizren dhe në Autrostrada Biennale duket se përbën një moment të rëndësishëm në karrierën e tyre artistike, shkruan KultPlus.

“Na pëlqen kompleksiteti i Autostrada Biennale. Nuk është vetëm një ekspozitë, por një hapësirë për edukim dhe një vend ku qytetarët e Prizrenit mund të shohin më shumë art. Për regjionin në përgjithësi është e rëndësishme një Bienale e tillë” tregojnë artistët, puna e të cilëve po qëndron e ekspozuar në Prizren. / KultPlus.com

Mustafa: Hatim Baxhaku, njeriu meritor për Prizrenin

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i bindur se Hatim Baxhaku do të ketë mbështetjen e qytetarëve, por edhe të subjekteve tjera politike në vend për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Ai këto komente i bëri gjatë prezantimit të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit për zgjedhjet lokale.

Mustafa vlerësoi lart kontributin e Baxhakut për Kosovën, si në kohë paqeje, ashtu edhe në kohë lufte, ndërsa është shprehur se është kandidati më i qëlluar për Komunën e Prizrenit.

“Ne kemi dashur ta shfrytëzojmë këtë rast ta promovojmë kandidatin tonë për kryetar të Prizrenit, apo të them më qartë kryetarin e ardhshëm të Komunës së Prizrenit, Hatim Baxhakun. Është fjala për një njeri që është meritor për këtë përgjegjësi që do ta marrë nga qytetarët e Prizrenit dhe nga ata që jetojnë në qytetin e Prizrenit dhe fshatrat përreth. Ne ndajmë bindjen e plotë se është kandidati më i qëlluar për qytetin e Prizrenit. Është njeri, i cili e ka përkrahjen e qytetarëve. Është njeri që ka dhënë kontributin e tij gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si kirurg në teren, qoftë në Bajram Curr, qoftë në vendet e tjera ku ka lëvizur Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Mustafa.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit është shprehur se do të përkushtohet maksimalisht për të mirën e qytetarëve, si dhe ka shtuar se përkrah do të ketë bashkëpunëtorët të pa korruptuar e profesionistë, të cilët nuk do ta lënë të gabojë.

Ndryshe, sot gjatë ditës LDK ka prezantuar edhe kandidatin e saj për Prishtinë, Arban Abrashin për Prishtinë./Telegrafi/