20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 530

Antidroga bastis një lokacion në Prizren – sekuestron sasi të konsiderueshme droge, një i arrestuar deri më tani

0

Një aksion i befasishëm është zhvilluar sot në qytetin e Prizrenit nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ku është bastisur një lokacion i dyshuar për veprimtari të paligjshme.

Burime të sigurta të Sinjalit mësojnë se gjatë kontrollit është kapur një person në posedim të 14 qeseve të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar si provë materiale.

Operacioni është rezultat i një pune të fshehtë disa javëshe të njësive antidrogë, të cilat kishin grumbulluar prova për aktivitetin e dyshuar kriminal.

Hetimet janë në fazë të zgjeruar dhe nuk përjashtohet ndonjë arrestim tjetër në lidhje me këtë rast./Sinjali

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në Dragash pas sanimit të defektit në gypin kryesor

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren njofton se, pas një angazhimi maksimal nga ekipi i mirëmbajtjes së Njësisë Operative në Dragash, është arritur të lokalizohet dhe të sanohet defekti i paraqitur në gypin kryesor të ujësjellësit, pranë stacionit të autobusëve, raporton PrizrenPress.

Si rezultat i punës intensive të ekipeve teknike, në kushte të vështira terreni, furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Dragashit është rikthyer në normalitet.

“Pas një angazhimi maksimal nga ekipa e mirëmbajtjes së Njësisë Operative në Dragash, u arrit të evidentohet dhe të sanohet defekti dhe të rikthehet furnizimi normal në qytetin e Dragashit”, bënë të ditur kompania./PrizrenPress.com

Kuvendari i Prizrenit reagon për mungesën e ujit në varreza, “Hidroregjioni Jugor” tregon vlerën e borxhit

0

Ndërprerja e furnizimit me ujë në varrezat e qytetit është ngritur si shqetësim në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Madje kuvendari nga radhët e komunitetit turk, Ertan Simitçi ka paralajmëruar reagim përmes rrugëve ligjore për këtë çështje.

Sipas tij ka katër muaj që në këto varreza nuk ka ujë.

“Ashtu siç jeni dëshmitarë edhe ju, tash e rreth 4 muaj në varrezat e qytetit të Prizrenit nuk ka ujë për përdorim. Këtë problem e kemi ngritur disa herë. Fatkeqësisht, as ndërmarrja “Eko Regjioni” dhe as “Hidroregjioni Jugor” nuk kanë arritur që të ofrojnë një zgjidhje. Qytetarët dhe punonjësit në varreza janë ankuar për këtë çështje. Edhe sot nuk kishte ujë. Prandaj dua t’ju drejtohem hapur përgjegjësve të “Eko Regjionit” dhe “Hidroregjionit Jugor” me pyetjen se a nuk keni aspak ndërgjegje dhe përgjegjësi?”, ka thënë Simitçi.

Sipas tij zgjidhja e këtij problemi është përgjegjësi e këtyre ndërmarrjeve publike.

“Presim që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje. Në të kundërt, dua të njoftoj se si qytetarë do ta shprehim reagimin tonë përmes rrugëve ligjore”, ka deklaruar kuvendari i YTHP-së.

Lidhur me pretendimet e kuvendarit Simitçi ka reaguar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, duke sqaruar se në prill të vitit 2024, pas kërkesave të qytetarëve, ishte rikthyer furnizimi me ujë në varrezat e qytetit, duke kryer edhe sanimin e të gjitha instalimeve të nevojshme.

“Sipas të dhënave tona nga prilli 2024, borxhi i akumuluar në emër të faturave të papaguara për ujin kishte arritur në mbi 17,000 euro. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit dhe nevojat e banorëve të qytetit të Prizrenit, vendosëm të rikthejmë furnizimin me ujë, duke shpresuar për një zgjidhje të qëndrueshme të problemit financiar. Pas takimit tonë me përfaqësuesit e Eko Regjionit, morëm përgjigje të prerë se ata nuk marrin përgjegjësi për pagesën e faturave të ujit”, thuhet në reagimin e “Hidroregjionit Jugor”.

Tutje theksohet se faturat e ujit nuk janë paguar.

“Për fat të keq, edhe pas shprehjes së gatishmërisë sonë për të gjetur një zgjidhje, më 16 prill 2024 organizuam një takim të përbashkët me përfaqësues të Kuvendit Komunal. Deri në dhjetor të vitit 2024, nuk është paguar asnjë faturë për ujin e konsumuar”, ka bërë të ditur “Hidroregjioni Jugor”.

Sipas kësaj kompanie deri më tani, borxhi i akumuluar ka arritur shumën prej afër 33 mijë eurove.

“Për këtë arsye, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin deri në zgjidhjen e problemit të obligimeve financiare. Është e papranueshme dhe joetike të fajësohet KRU “Hidroregjioni Jugor” si një institucion i papërgjegjshëm ose pa ndjenja”, përfundon reagimi i KRU “Hidroregjioni Jugor”./Telegrafi

Liria fiton ndaj Trepçës në Prizren, barazon me pikë Drenicën në vendin e parë

0

Liria e Prizrenit siguroi një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Trepçës në stadiumin “Përparim Thaçi”, duke arritur 46 pikë, sa ka edhe Drenica në vendin e parë, e cila ka një ndeshje më pak.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 47-të nga Dijar Nikqi, me asistencën e Kasume, raporton PrizrenPress.

Edhe pse Engjëll Ajazaj kishte shënuar një gol që u anulua pas rishikimit të VAR-it, Liria ruajti epërsinë deri në fund.

Me këtë fitore, Liria barazon Drenicën në krye të tabelës, ndërsa Trepça, me 8 pikë më pak, mbetet në një situatë të vështirë për të arritur barazhin./PrizrenPress.com

Kujtohet heroi Fadil Vata në 35-vjetorin e vdekjes

0

Në 35-vjetorin e vdekjes, sot u përkujtua veprimtari i çështjes kombëtare dhe heroi i Kosovës, Fadil Vata. Familjarë, bashkëveprimtarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme bënë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Sallagrazhdë dhe para shtatores në qytetin e Suharekës, raporton PrizrenPress.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili theksoi se Fadil Vata ishte shembull i dashurisë dhe sakrificës për atdheun.

“Sot kujtojmë Heroin Fadil Vata nga Sallagrazhda. Ai ishte ideologu dhe intelektuali që dha gjithçka për lirinë e vendit. Ndër breza u frymëzuam nga veprat e tij dhe natyrisht të njëjtën ua kujtojmë edhe atyre që do të vijnë, si shembullin e dashurisë dhe sakrificës për atdheun”, theksoi Muharremaj./PrizrenPress.com

Komuna dhe QRTK-ja në Prizren me ujdi për ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore

0

Sipas njoftimit të QRTK-së, ky memorandum përfshin një angazhim të dyanshëm për menaxhimin, administrimin dhe ruajtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, si dhe për realizimin e veprimeve restauruese dhe konservuese me respektimin e standardeve profesionale.

“Pjesë e projektit të parë është restaurimi i ndërtesës së Gjahtarëve, në Qendrën Historike të Prizrenit një objekt me vlerë historike dhe kulturore që do filloj së restauruari gjatë viteve 2025-2026”, thuhet në njoftim.

Drejtor i DKRS-së, Adem Morina ka shprehur bindjen se ky memorandum do të shënojë një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Prizrenit.

“Me mbështetje financiare dhe bashkëpunim të ngushtë, do të mundësojmë restaurimin e pasurive tona kulturore dhe promovimin e vlerave që na lidhin me të kaluarën”, është shprehur ai, thuhet në njoftimin e QRTK-së.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Samir Hoxha ka pohuar se kjo është një mundësi e mirë për të kontribuar për zhvillimin lokal.

“Përmes këtij bashkëpunimi, ne do të sigurojmë që ndërtesat dhe objektet e trashëgimisë kulturore të ruajnë vlerën e tyre historike dhe të jenë pjesë e identitetit të qytetit. Ky projekt është një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të Prizrenit”, ka deklaruar Hoxha.

Memorandumi, , sipas njoftimit të QRTK-së, synon krijimin e kushteve të favorshme për menaxhimin dhe ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore në Prizren, duke përfshirë ndërhyrjet restauruese në ndërtesa të cilat kanë vlera për historinë dhe kulturën e qytetit. /Telegrafi/

Rikthehet furnizimi normal me ujë në fshatin Zhur pas ndërprerjes së energjisë elektrike

0

Pas problemeve të shkaktuara nga ndërprerja e energjisë elektrike në stacionin e pompave, KRU Hidroregjioni Jugor në Prizren njofton se furnizimi me ujë në fshatin Zhur është rikthyer në normalitet.

“Pas problemeve të shkaktuara me energji elektrike, në stacionin e pompave, është rikthyer furnizimi normal”, thuhet në njoftimin e kompanisë, raporton PrizrenPress.

Kupa e Kosovës në çiklizëm: Të dielën mbyllet një pjesë e autostradave për pesë orë

0

Klubi i Çiklizmit “Kastrioti” nga Ferizaj, në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës, organizon garën e dytë me radhë në kuadër të Kupës së Kosovës në çiklizëm rrugor, e cila do të mbahet të dielën, më 27 prill 2025, në Ferizaj.

Gara nis në ora 11:00 nga dalja e qytetit të Ferizajit, pranë pompës së benzinës HIB Petrol në fshatin Bibaj. Paraqitja e ekipeve dhe garuesve sipas kategorive do të bëhet nga ora 09:30 deri në 10:30 në objektin e HIB Petrol në Bibaj. Organizatorët kërkojnë nga përfaqësuesit e ekipeve që të respektojnë këtë orar, raporton PrizrenPress.

Itinerari i garës është si vijon: Nisja nga Ferizaj (Bibaj), drejt Lipjanit, më pas në Trudë ku bëhet kthimi, për të vazhduar përsëri përmes Lipjanit, Babushit dhe Ferizajit, me përfundim në majë të magjistrales Elez Han. Gjatësia e garës është 120 kilometra.

Për shkak të zhvillimit të kësaj gare, Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 10:30 deri në 15:00, do të jetë e mbyllur për qarkullim shiriti rrugor në drejtimin Trudë – Hani i Elezit në autostradat “Dr. Ibrahim Rugova” dhe “Arben Xhaferi,” nga hyrje-dalja Trudë deri në Hanin e Elezit. Qytetarët luten që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur vonesat.

Federata e Çiklizmit e Kosovës dhe Klubi “Kastrioti” i urojnë sukses të gjithë pjesëmarrësve, duke shpresuar për një garë të sigurt dhe me performanca të larta sportive./PrizrenPress.com

Kur filloi varrosja e të vdekurve?

0

Bashkë me peshkimin, format primitive të artit dhe përdorimin e majave të mprehta si mjete pune, varrosja e të vdekurve konsiderohej dikur si një nga karakteristikat përcaktuese që e ndan Homo sapiens nga paraardhësit tanë tanimë të zhdukur.

Por për më shumë se një shekull, zbulimet arkeologjike të atyre që duken të jenë varret e homininëve të hershëm, e kanë sfiduar idenë se praktika është ekskluzive vetëm për njerëzit modernë, teksa kanë ndezur një debat të vazhdueshëm se kur dhe ku filloi ajo.

Së fundi një ekip shkencëtarësh pretendoi se ka zbuluar shembujt më të hershëm të njohur të varrimeve njerëzore. Por që në vitin 2013, një çift arkeologësh që eksploronin sistemin e shpellave Rising Star rreth 48 km në veriperëndim të Johanesburgut, Afrika e Jugut, zbuluan mbetjet e Homo naledi, një hominin i panjohur më parë me krahë të shkurtër dhe me një tru sa një e treta e madhësisë së një njeriu të sotëm.

Mendohet se ai ka jetuar midis 240.000-500.000 vjet më parë. Menjëherë pas këtij zbulimi, Li Berger, paleoantropolog në Universitetin e Uituoterrand në Johannesburg, drejtoi një ekip shkencëtarësh në gërmimet e shumta të shpellave nëntokësore, gjatë të cilave ata gjetën eshtra nga të paktën 27 individë.

Kur Berger dhe kolegët e tij botuan gjetjet e tyre fillestare në revistën “eLife” në vitin 2015, ata vunë re se mbetjet skeletore ishin të mbuluara në një dhome në thellësi të shpellës.

Ndaj ata hipotezuan se Homo Naledi i zhvendosi enkas trupat atje për t’i varrosur.

Më pas ata gdhendën vepra arti në muret e saj për të shënuar varret. Gjetjet e tyre u publikuan më 5 qershor. Por ekspertë si Pol Peti, profesor i arkeologjisë paleolitike në Universitetin e Darham dhe ekspert në praktikat funerale të homininëve, mbetet ende skeptik për këtë gjë.

“Unë nuk jam i bindur që ekipi ka treguar se kjo ishte varrosje e qëllimshme. Pra që u hap një varr i cekët, në të u vendos një kufomë, e cila më pas u mbulua me dheun e gërmuar”- thotë ai, duke theksuar se ka mungesë të provave të qarta për një varrim.

Duke pasur parasysh se mbetjet skeletore mund të zhvendosen apo edhe të transportohen në një vend tjetër gjatë mijëra viteve, përcaktimi se kur paraardhësit e njeriut modern nisën të varrosnin të vdekurit e tyre, është një detyrë jashtëzakonisht e vështirë.

Edhe pse gjatë 150 viteve të fundit janë zbuluar shumë varre të Neandertalëve, nuk ka një konsensus se cili ishte i pari që u krye qëllimisht. Megjithatë, midis disa prej gërmimeve më të fundit dhe rishqyrtimeve të zbulimeve të mëparshme, ka prova të forta që sugjerojnë varrime të qëllimshme të Neandertalëve në Kapelën e Shënjtorëve në Francë, shpellën Shanidar në Irak dhe guvën La Ferrassie në Dordonjë po në Francë.

Ai që konsiderohet të jetë varrimi më i vjetër i qëllimshëm i njeriut ndodhi afro 100.000 vjet më parë në një shpellë në Kafzeh, Izrael, ku mbetjet e deri në 15 Homo sapiens të hershëm u zbuluan gjatë gërmimeve në vitet 1930-1960.

Më së afërmi në kohë, varrimi më i vjetër i qëllimshëm i njeriut në Afrikë, u zbulua në vitin 2013 pranë brigjeve të Kenias, ku afro 78.000 vjet më parë, një fëmijë i vogël 2.5-3 vjeç ishte varrosur në pozicionin e fetusit dhe prehej në një varr të cekët.

Këto varrime janë intriguese jo vetëm për vjetërsinë e tyre, por edhe sepse janë shembuj të hershëm të një rituali të njohur që ne vazhdojmë ta praktikojmë ende sot.

Por Peti thotë se akti në vetvete nuk është aq i jashtëzakonshëm sa mund ta mendojnë shumë njerëz, sepse sipas tij edhe nënat shimpanze i ‘varrosin’ të vdekurit me sedimente të ndryshme.

Ndaj ai sugjeron që duhet të shohim përtej varrimit si një ritual për të kuptuar më mirë nuancat se si njerëzit e hershëm reaguan dhe përkujtuan vdekjen e një të afërmi.

“Nëse ka një praktikë që është e veçantë dhe me sa duket unike për Homo sapiensin, nuk është varrimi në vetvete, por përcaktimi kulturor i zonave specifike për prehjen e të vdekurve”- thekson Peti./ bota.al

Çdo gjë gati për Final 4 të Kupës, premtohet spektakël

0

Të premten në Federatën e Hendbollit të Kosovës është mbajtur konferencë për shtyp lidhur me Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll.

Në konferencë folën presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, dhe kryetari i KH Kastriotit, Fisnik Jashari.

Kolgeci ka treguar se çdo gjë është gati për turneun final të Kupës, që të shtunën (nesër) e të dielën mbahet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Duke u dëshiruar tetë skuadrave pjesëmarrëse sukses, Kolgeci është shprehur i bindur se Final 4 i Kupës do të jetë spektakël hendbolli.

Jashari, si udhëheqës i njërit prej klubeve nikoqire, ka treguar për punët që kanë përfunduar deri më tani. Ai ka treguar se në kuadër të turneut final do të ketë edhe program artistik, ndërsa u ka bërë thirrje gjithë adhuruesve të hendbollit që të shtunën e të dielën të jenë në palestrën në Ferizaj.