26.1 C
Prizren
E enjte, 14 Gusht, 2025
Home Blog Page 5322

Dy persona therën më thikë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prizren janë therur me thikë dy persona, në raste të veçanta, ndërsa viktimat janë duke u trajtuar në qendrën shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Tamil Shala” në Prizren, pas një mosmarrëveshje mes dy të rinjve, njëri nga ta mbetet i therur me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për ketë, viktima është ndalur për trajtim mjekësor ne repartin e kirurgjisë.

Ndërkaq, rreth orës 18:20 minuta, në rrugën “Hysein Rexhiq”  një i dyshuar pas një mosmarrëveshje e ther me thikë viktimën, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore për të cilat po trajtohet në repartin e ortopedisë.

Në të dyja rastet policia ka kryer procedurat e duhura hetimore.

Shaqir Totaj prezanton programin me 17 prioritete për Prizrenin

0

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë sot prezantimin e programit të tij qeverisës për Prizrenin në një tubim të madh me qytetarë dhe simpatizantë.

Planprogrami i cili u prezantua sot nga Totaj përmban hic më pak se 17 prioritete, si dhe 55 zotime për qeverisje të mirë, të cilat ka premtuar se do t’i përmbushë gjatë mandatit katër vjecar.

Si prioritete kryesore, Totaj ka prezantuar Fondin për Zhvillimin e Qytetit, prej 2 milionë eurove, për përkrahjen e bizneseve të reja dhe idetë më inovativve në fushën e ndërmarrësisë. Prioritet tjetër, do të jetë trashëgimia në funksion të turizmit, më pas arsimi, shëndetësia, etj.

Totaj ka kërkuar mbështetjen e Prizrenasve më 22 tetor, duke u premtuar se është i gatshëm t’ia kthejë Prizrenit të mirat që ia ka dhënë ky qytet gjatë gjithë jetës së tij.

Veseli falënderon për përkrahjen e vazhdueshme, nëndegën e lagjes së “UÇK-së”

0

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës,Kadri Veseli, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës Shaqir Totaj,kanë vizituar nëndegën e PDK-së në lagjen “UÇK”, ku u pritën nga simpatizantët dhe anëtarët e kësaj pjese.

Veseli shprehu mirënjohjen për kontributin e madh në çështjen kombëtare, të kësaj pjese të Prizrenit dhe gjithashtu edhe për përkrahjen e vazhdueshme të vizionit të PDK-së.

Poashtu, Veseli ftoi banorët e kësaj lagje që krahas mbështetjes së kryetarit të ardhshëm të Prizrenit, Shaqir Totaj, me numër 94, të përkrahin kandidatët për Kuvend Komunal që gravitojnë në këtë lokalitet.

Nga ana tjetër, Shaqir Totaj theksoi se vazhdimi i mirëqeverisjes me Komunën e Prizrenit, është i mundshëm, vetëm më përkrahjen e numrit 94, në zgjedhjet e 22 tetorit dhe platformës qeverisëse të PDK-së.

Vetëvendosje: Kadri Veseli keqpërdori manifestimin e boshnjakëve në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, thotë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dje ka keqpërdorë manifestimin e boshnjakëve në Prizren.

“Në vend se ky manifestim të shfrytëzohet për afirmimin e vlerave të komunitetit boshnjak, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e shfrytëzon për ta afirmuar Shaqir Totajn, kandidat për kryetar, dhe në mënyrë indirekte të bëjë presion te ky komunitet për t’u votuar kandidati i PDK-së”, thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren.

Reagimi i plotë

PDK, me kandidatin e vet për kryetar të Prizrenit, keqpërdor manifestimin e boshnjakëve në Prizren
Në organizmin e Ditës së Boshnjakëve, i financuar nga Qeveria e Kosovës, kryetari i PDK-së promovon kandidatin për kryetar nga radhët e saj.

Manifestimi i organizuar nga boshnjakët për ditën e tyre kombëtare keqpërdoret për qëllime të fushatës. Në vend se ky manifestim të shfrytëzohet për afirmimin e vlerave të komunitetit boshnjak, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e shfrytëzon për ta afirmuar Shaqir Totajn, kandidat për kryetar, dhe në mënyrë indirekte të bëjë presion te ky komunitet për t’u votuar kandidati i PDK-së.

Perveç se është jo etik, ky veprim i PDK-së është edhe kundërligjor, prandaj kërkojmë nga PZAP-ja që të ndërmarrë masa të parapara me ligj në lidhje me këtë ndërhyrje.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra- Prizren

LDK-ja në Has, akuzon Qeverinë e Ramadan Mujës

0

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Has, kanë akuzuar pushtetin aktual të Komunës së Prizrenit,të udhëhequr nga Ramadan Muja, për mosrealizim të projekteve në këtë regjion.

Bartësi i listës së LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj tha se në shumicën e fshatrave të Hasit, nuk ka as ujë.

“Shumë projekte i kanë lënë në gjysmë”, tha Hodaj,transmeton TVPZ.

Ai tha se LDK-ja ka projekte për të zgjidhur këto probleme.

Edhe kandidati për kuvendar nga ky subjekt politik, Fejzë Kabashi, që vjen nga Hasi, tha se disa herë ka ngritur zërin për problemet në Has

“ Por, kërkesat e shumta nuk kanë hasur në mirëkuptim nga qeveria lokale”, u shpreh ai/PrizrenPress.com/

Të hënën nis viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës

0

Rektori i UPS-së prof. dr. Marjan Dema përmes një njoftimi për media ua ka rikujtuar të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” se viti i ri akademik 2017-2018 fillon më datë 02 tetor 2017 ( e hënë).

Në njoftim bëhet me dije se për studentët e rinj, të gjitha njësitë akademike do të organizojnë ceremoni të mirëseardhjes me rastin e këtij fillim viti.

Rektori i Universiteti te Prishtinës “Hasan Prishtina, prof. dr. Marjan Dema, së bashku me menaxhmentin, mësimdhënësit dhe stafin administrativ u ka dëshiruar studentëve një vit të mbarë akademik.

Kadri Veseli: Shaqir Totaj, kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit

0

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kandidatin, për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj,është takuar me strukturat dhe simpatizantët e nëndegëve “11 Marsi”, “2 Korriku” dhe Petrovë.

Vesli i ka dhënë mbështetje të fuqishme Totajt. Ai, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e Prizrenit, që të votojnë PDK-në dhe Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit.

“Totaj do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit”, tha Veseli.

Ndërkaq, Shaqir Totaj siguroi se forca e ndryshimit do të vazhdojë në këto lagje duke përmbyllur furnizimin me ujë 24 orë, dhe duke investuar në infrastrukturën përcjellëse.

Gjithashtu foli për programin që lidhet me Fondin e Punësimit si një mundësi e të rinjve, grave dhe bizneseve ekzistuese.

Platforma e Totajt, do të realizohet përmes përkrahjes së numrit 94, në zgjedhet e 22 tetorit

Zafir Berisha: Bandat e partisë në pushtet, keqpërdorën sakrificën e fshatit Lybeqevë

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, fushatën zgjedhore e ka vazhduar në fshatin Malësi e Vrrinit (Lybeqevë).

Ai, edhe në këtë fshat, ka ftuar banorët që të votojnë Nismën me 22 tetor.

“Marrë parasysh sakrificën dhe kontributin tuaj në luftën e fundit, atëherë si mund ta lejojmë nëpërkëmbjen dhe përbuzjen që po iu bëhet nga bandat e parapolitikes së partisë në pushtet”, tha Berisha.

Sipas tij, partitë e tjera nuk e din se ku i bie fshati Lybeqevë.

Kandidatet për Kuvend, Egzon Shabanaj dhe Ibrahim Poniku, ndërkaq kanë thënë se Zafir Berisha është kandidati i vetëm që mund të nxjerrë nga kolapsi Prizrenin. /PrizrenPress.com/

Hatim Baxhaku premton përkrahje për Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren

0

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka vizituar Bibliotekën Ndërkomunale të Prizrenit.

Ai është njoftuar nga drejtoresha e bibliotekës, Sahdete Sadikaj- Kukaj për infrastrukturën e vjetërsuar të Bibliotekës.

Baxhaku u zotua se do t’i dal në ndihmë, duke i përkrahur në kërkesa e tyre, me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të kushteve për punonjësit dhe lexuesit e rregullt e që janë të shumë në Bibliotekën e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Ngritët aktakuzë për dy zyrtarë të Komunës së Suharekës

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarëve S.K., drejtor i Inspeksionit në Komunën e Suharekës dhe V.K. asambleist në Asamblenë Komunale të Prizrenit, raporton Indeksonline.

Sipas aktakuzës, S.K dhe V.K., akuzohen pasi që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dobisë së tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, duke mos i paraqitur brenda afatit për paraqitjen e deklaratës për periudhën e vitit 2016, edhe pse këtë është dashur ta bëjnë deri më datën 31.03.2017, edhe përkundër asaj që të njëjtit kanë qenë të njoftuar – paralajmëruar nga ana e Agjencionit Kundër Korrupsionit.

S.K dhe V.K., Me këto veprime kanë kryer veprën penale mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 437 paragrafi 1 të KP-së.