Vetëvendosje: Kadri Veseli keqpërdori manifestimin e boshnjakëve në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, thotë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dje ka keqpërdorë manifestimin e boshnjakëve në Prizren.

“Në vend se ky manifestim të shfrytëzohet për afirmimin e vlerave të komunitetit boshnjak, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e shfrytëzon për ta afirmuar Shaqir Totajn, kandidat për kryetar, dhe në mënyrë indirekte të bëjë presion te ky komunitet për t’u votuar kandidati i PDK-së”, thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren.

Reagimi i plotë

PDK, me kandidatin e vet për kryetar të Prizrenit, keqpërdor manifestimin e boshnjakëve në Prizren
Në organizmin e Ditës së Boshnjakëve, i financuar nga Qeveria e Kosovës, kryetari i PDK-së promovon kandidatin për kryetar nga radhët e saj.

Manifestimi i organizuar nga boshnjakët për ditën e tyre kombëtare keqpërdoret për qëllime të fushatës. Në vend se ky manifestim të shfrytëzohet për afirmimin e vlerave të komunitetit boshnjak, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e shfrytëzon për ta afirmuar Shaqir Totajn, kandidat për kryetar, dhe në mënyrë indirekte të bëjë presion te ky komunitet për t’u votuar kandidati i PDK-së.

Perveç se është jo etik, ky veprim i PDK-së është edhe kundërligjor, prandaj kërkojmë nga PZAP-ja që të ndërmarrë masa të parapara me ligj në lidhje me këtë ndërhyrje.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra- Prizren

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit