22.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
Home Blog Page 5329

Berisha tregon nëse do t’i përkrahë në Kuvend vendimet e qeverisë Haradinaj

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka habitur të gjithë kur i ka ftuar partitë opozitare qe t’i bëjnë 60 vota për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Edhe pse partia të cilës ai i takon është në koalicion qeveritar nuk ka ndikuar qe ai ta përkrahë me votë formimin e qeverisë.

I pyetur se a do t’i mbështes vendimet e qeverisë së Ramush Haradinajt që do të procedohen në Kuvend, ai ka thënë se do t’i mbështet vetëm ato vendime që janë në interes të vendit.

“Ato vendime që janë në shërbim të Kosovës, natyrisht që i kam përkrahë edhe në legjislaturat e kaluara. Ata që mendojnë se e dëmtojnë Kosovën nuk do t’i mbështesë në asnjë mënyrë. Vendimet që janë në interes të Kosovës dhe janë në linjë me qëndrimet e mija personale i përkrahi, sepse megjithatë unë nuk jam aksidentalisht në politikë, prandaj edhe unë i kam qëndrimet personale rreth zhvillimeve politike, rreth ligjeve, vendimeve, rreth marrëveshjeve”, ka thënë Berisha për ‘Indeksonline’.

Në fund ai ka shtuar se nuk mund të jetë një deputet i pa kurrizorë. Sipas Berishës shumë shpesh në Kuvend ka ndodhë që vendimet të votohen me urdhra të shefave partiak.

Ndryshe, Zafir Berisha është ankuar në Gjykatën Supreme rreth një vendimi të KQZ-së, e cila po ia pamundëson atij qe të kandidoj për Prizren në zgjedhjet komunale të 22 tetorit./Indeksonline/

Serbia bënë fushatë kundër Kosovës në UNESCO, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi bënë fushatë elektorale

0

Ministrit të sapo emëruar të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi nuk është duke i bërë përshtypje fushata e Serbisë kundër Kosovës në UNESCO, ai ka filluar fushatën e tij elektorale në Komunën e Prizrenit.

Kujtim Gashi i cili ka marr përgjegjësin që të menaxhoj me projekte të ndryshme kulturore në Kosovë, ai gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në fshatrat Atmaxhë dhe Landovicë, raporton Insajderi.

Në një foto të cilën vetë ministri Gashi e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, shihet në takim me qytetarë teksa shkruan se “Vazhdimin e realizimit të shumë projekteve kapitale në Komunën tonë në të mirë të qytetarëve nuk mund ta bëj asnjë subjekt tjetër politik përveç Partisë Demokratike të Kosovës”.

Po ashtu ai ka shkruar se kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj me ekipin e tij garanton zhvillim të mëtejmë të Komunës së Prizrenit.

Mirëpo Qeveria e Serbisë ka ndërmarrë një fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Ata kanë shfaqur një dokumenta për trashëgiminë kulturore të Kosovës, ku kosovarët krahasohen me pjesëtarët e ISIS-it të cilët kanë shkatërruar trashëgiminë kulturore në shumë vende të Lindjes së Mesme.

Këtij dokumetari qeveria e Kosovës i është përgjigjur vetëm me fjalë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson të ulët, racist dhe të paprecedent filmin dokumentar të qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Kulturës e cila është përgjegjëse për përgaditjen e fakteve, ministri i kulturës nuk ka marr ndonjë veprim deri më tash.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë ditës së djeshme ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka bërë reklamën e parë të madhe filmit dokumentar serb rreth trashëgimisë kulturore në Kosovë, ku kosovarët krahasohen me ISIS-in.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte që pasqyrojnë të vërtetën në lidhje me trashëgimin tonë në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Marko Gjuriq për agjencinë e lajmeve Tanjug dhe përgëzoi ekipin që realizoi filmin.

Me 15 shtator në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris u dha premier botërore filmi dokumentar “Kosova – moment në civilizim”, i autorit Boris Malagurski, ku kosovarët krahasoheshin me pjesëtar të ISIS-it. /Insajderi.com

Hollywood nderon Harry Dean Stanton

0

Aktori Hary Dean Stanton u nda nga jeta më 15 shtator të këtij viti në moshën 91 vjeçare, ndërsa vdekjen e tij e konfirmoi agjenti i tij, i cili tha se Stanton ka vdekur nga shkaqet natyrale në Cedars-Sinai Hospital në Los Angeles.

Pas dy dekadash pjesëmarrjeje në filma të vegjël, Stanton kishte arritur sukses më në fund në rolin kryesor në filmin e vitit 1984 “Paris, Texas”, në moshën 58 vjeçare.

Ndërsa rolet e tjera për të cilat ai njihet janë në filmat “Pretty In Pink”, “Repo Man”,  “Alien”, dhe si Carl Rodd në “Twin Peaks”.

Me të marrë lajmin për vdekjen e Stanton, vërshuan ngushëllimet dhe nderimet për të, nga produksioni i serisë “Twin Peaks” dhe nga regjisori David Lynch i cili e quajti aktor të madh Stanton-in.

Fjalë të mëdha për ta dhanë edhe yjet si Jon Cryer, Sky Ferreira, Ed Begley Jr., Shawn Doyle, John Carpenter, Olivia Wilde, James Woods, Stephen King dhe shumë të tjerë.

Fatmir Limaj: Nisma do të fitojë në Prizren

0

Kryetari i Nismës,Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë dhe kandidatët për kuvendar të Prizrenit.

Limaj, i cili njeherit është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, ka kërkuar që angazhim më të madhe drejt fitores së Nismës në Prizren.
Ai ka thënë se Prizreni, ka nevojë për ndryshim.

Angazhim për të arrit këtë objektiv, ka kërkuar edhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha.

“Të gjithë duhet të mobilizohemi në mënyrë që me 22 tetor bandat kriminale t’i dërgojmë në shtëpi”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Zafir Berisha vs. Valdete Daka: Çfarë do të ndodhë në Prizren?

0

Javën e kaluar u bë e famshme një praktikë zgjedhore pak e njohur deri më tash – decertifikimi.

Ky proces nënkupton anulimin e vendimit të mëhershëm të KQZ-së për certifikimin e një kandidati dhe moslejimin e tij që të marrë pjesë në zgjedhje.

Zafir Berisha u bë sinonim i decertifikimit, pasi ishte kandidati i vetëm për kryetar komune për të cilin u mor ky vendim. Pretendenti i Nismës për postin e kryetarit të Prizrenit tashmë e ka të pamundur t’i hyjë garës.

Arsyeja e decertifikimit të tij ishte kyçja ilegale në rrjetin elektrik.

Ai nuk është pajtuar me këtë vendim, prandaj këto ditë ka dërguar një ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me çështjen.

Zafir Berisha ka thënë për klankosova.tv se do të presë deri të martën që t’i kthehet përgjigja.

Në rast se vendimi nga Supremja nuk do të jetë pozitiv, ai nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësinë në instanca më të larta.

“Në qoftë se vendimi do të jetë negativ unë do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese”.

“Nëse edhe Kushtetuesja rrëzon kërkesën time, Dega e Nismës në Prizren do të nxjerrë një kandidat tjetër”.

“Nëse bandat Pronto arrijnë të më nxjerrin nga gara, nuk do ta mbështes asnjë kandidat të partive tjera për kryetar”.

“Ne do ta propozojmë një kandidat tjetër nga Nisma e Prizrenit”.

Por, sa ka mundësi të certifikohet një kandidat i ri?

Përgjigjen e jep Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo ka deklaruar për klankosova.tv se kjo situatë është e re për institucionin që drejton.

“Në të kaluarën nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë”.

“Dje ka qenë afati i fundit për ndërrimin dhe certifikimin e kandidatëve”.

“Por, nëse Nisma bën kërkesë në KQZ ajo mund të shqyrtohet dhe në qoftë se do t’i marrë votat e anëtarëve të KQZ-së atëherë Nisma mund të ketë një kandidat tjetër”.

Megjithatë, ajo lë pak hapësirë se kjo mund të ndodhë.

“Nuk më duket fort e mundshme, pasi nëse e fillojmë këtë praktikë atëherë edhe të tjerët mund të kërkojnë që t’u ndërrohen kandidatët përtej afatit ligjor”.

Sot në Prizren mbahet festivali “Fluturat 2017”

0

Festivali i këngës për fëmijë “Fluturat 2017”, mbahet sonte nga ora 19 e 30 në kopshtin e Kinema Lumbardhit në Prizren, me ç’rast  19 fëmijë do ta shpërfaqin talentin e tyre.

Organizatori i Festivalit studio Helix, njofton se edhe përkundër kohës së shkurtër  që e kanë pasur në dispozicion  janë bërë të gjitha përgatitjet. Janë përzgjedhur 19 këngë me vlera të mirëfillta që i përshtaten karakterit të festivalit.

“Për shkak të anulimit dy herë të tenderit dhe kohës shumë të shkurtër në dispozicion për organizimin e festivalit kemi bërë të pamundurën që edicioni i sivjetmë të jetë cilësor si për nga këngët që do të paraqiten, ashtu edhe në aspektin teknik të organizimit të festivalit” tha Istref Krasniqi drejtor i studio Helixit.

 

Në skenen ë përgatitur enkas për festivalin Fluturat 2017 do të paraqiten: Ardena Gjonbalaj me këngën “Jam një Zanë nga Plava e Gucia”; Sara dhe Isak Krasniqi me këngën “Faliminderit që na sollet lirinë”; Kada Hodaj me këngën “Balerinë”,  Ela Kazaz me këngën “Yeni Yel”, Natyra Vorfaj me këngën “Nëna ime”; Ardian Miftaraj dhe Argita Zaka me këngën “Shoku dhe shoqja Këndojnë”; Jasmina Dervishi me këngën “Preke dhimbjen”; Blenis Vorfaj me këngën “Un i dua kerret”;  Mario Zaja me këngën “Duet me dallëndyshen”; Hyrije Begaj me këngën “Princeshat”; Lorent Qerimi me këngën “Bota ime”; Kejxhi Bilalaj me këngën “Elefanti në qytet”; Emi Bakia me këngën “Kush e hëngri mjaltin”; Risa dhe Sara Ramadani me këngën “Manekenet”;  Flutura Osmani me këngën “Udhëtimi” ; Ester dhe Gjina Kraki me këngën “Dy motrat këndojnë”; Anjeza Sejdia me këngën “Sikur të flasin dhe ata”; Nikol Ndoi me këngën “Ngriva shkriva”; Hira Bajraktari me këngën “Familje sikur na”.

Drejtori i Festivalit Istref Krasniqi njofton de për tri vendet e para të jurisë do të ndahen këto çmime: Për vendin e parë 500 euro dhe Flutura e argjendtë, për vendin e dytë 300 Euro dhe për vendin e tretë 200 Euro.

Do të ndahen edhe çmimet: debutuesi më i mirë, dueti më i mirë, paraqitja më e mirë skenike dhe çmimi i Studio Helix-it.

 

Komuna e Prizrenit e paditur në 3.200 lëndë gjyqësore

0

Raporti i Zyrës së Avokaturës Publike Komunale ka shpalosur numrin e madh të padive ndaj Komunës së Prizrenit.

Organet komunale janë palë në më shumë se 4 mijë lëndë në Gjykatën Themelore, me ç’rast në rreth 3 mijë e 200 lëndë janë palë e paditur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në shumicën e rasteve, sipas këtij raporti, qytetarët dhe subjektet e tjera e kanë paditur Komunën për çështje të ndryshme.

“Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, Komuna e Prizrenit prej gjithsej diku mbi 4 mijë lëndë sa ka në procedim e sipër, në 80 për qind të këtyre rasteve Komuna është palë e paditur si kundërpropozuese dhe si debitore, ndërsa në 20 për qind të të gjitha këtyre rasteve Komuna është paditëse, kreditore dhe propozuese”, shkruan në raportin e Zyrës së Avokaturës Publike Komunale për periudhën 2016-2017, i cili muaj më parë është dërguar te kryesuesi i KK-së dhe kryetari i Komunës…

Kandidati për kryetar të Rahovecit vazhdon të merret me Izraelin dhe Palestinën

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës u bë temë e mediave për shkak të një postimi të tij në Facebook ku “bënte thirrje për zhdukje të shtetit të Izraelit” dhe kjo ka bërë që ai të dalë me një reagim shtesë.

Edhe pse është një muaj larg ditës së zgjedhjeve komunale, Visar Korenica, ka vazhduar që të paraqesë pikëpamjet e tija për konfliktin Izrael Palestinë.

Kandidati për kryetarin e Qytetit të Vreshtave dhe prodhimit të rakisë e venës si duket ka pretendime më të larta sesa punët e qytetit të tij dhe i ka në qejf jashtëzakonisht shumë konfliktet në Lindjen e Mesme.

 

Ja shkrimi i tij i gjatë jo për problemet në Rahovec por në Izrael e Palestinë.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ditëve të fundit është lakuar shumë figura ime, personaliteti im dhe është vënë në dyshim qasja ime ndaj humanitetit.

 

Postimi të cilit i janë referuar disa media të lidhura ngushtë me politikën si ofendim ndaj popullit izraelit, është një tjetër ekzagjerim dhe devijim i papranueshëm nga konteksti.

Në asnjë moment nuk kam shkruar që “UNË” do ta shkatërroj shtetin Izraelit, ose që unë paskam “kërkuar” zhdukjen e shtetit izraelit.

Por, disa media me agjendë politike për të më larguar nga gara për kryetar të komunës së Rahovecit, kanë hulumtuar me muaj të tëra në profilin tim, ku s’kam asgjë për të fshehur, me qëllim të përdhosjes së figurës time dhe personalitetit tim, që janë të dëshmuara sidomos në mesin e qytetarëve të komunës së Rahovecit.

 

Agjendat politike të mediave të caktuara të cilat duan të ndikojnë në garën elektorale të 22 tetorit në komunën e Rahovecit, me në krye klanin Pronto, kanë ndikuar që një pjesë e qytetarëve të Republikës së Kosovës të ndihen të ofenduar nga ai postim i imi në kohën kur nuk isha pjesë e politikës dhe nuk kam përfaqësuar asnjë mendim politik.

Dua të ritheksoj, se unë dënoj çdo krim të shtetit Izraelit mbi popullin palestinez, ashtu sikurse dikur janë kryer krime ndaj popullit shqiptar dhe bota e civilizuar i dënoi këto krime dhe na doli në ndihmë fuqishëm. Tashmë edhe bota i njeh krimet izraelite ndaj palestinezëve dhe OKB-ja ka bërë rezolutë kundër uzurpimeve të tokave palestineze nga Izraeli. Ndalimi i persekutimit të viktimave të pafajshme palestineze, përfundimisht heqja dorë e Izraelit ndaj refuzimit të drejtës palestineze për ekzistencën e shtetit të tyre dhe njëkohësisht kthimi i pronave të uzurpuara ishte qëllimi i reagimit tim.

Reagimi im ishte moment emocional për shkak të krimeve që shteti i Izraelit bën kundër palestinezëve, që janë të ngjashme me krimet që regjimi barbar i Beogradit bënte ndaj kosovarëve dhe unë atë koment në internet e kam bërë si kundërpërgjigje. Shteti i Izraelit në qoftë se nuk përfundon sulmet ndaj palestinezëve atëherë do të përfundojë me të njëjtin fat që e pati Serbia ndaj Kosovës.

Ka me dhjetëra rezoluta të këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Izraelit ku kanë folur të gjithë udhëheqësit botëror dhe deklarata ime për këtë arsye nuk është anti-semitiste. Si besimtar mysliman që jam, dua t’i kujtoj Bashkësisë Hebraike të Kosovës që gjatë luftës së dytë botërore ishim ne shqiptarët mysliman që i shpëtuam hebrenjtë nga kampet e përqëndrimit nazist dhe gjithashtu dua t’i kujtoj bashkësisë hebraike që shqiptarët mysliman në krye me Hajredin Pashën e Algjerisë ishin ata që i shpëtuan habrenjtë nga inkuizicioni katolik në Spanjën e kryqëzatave.

Unë sikur të gjithë myslimanët tjerë të botës i vlerësoj hebrenjtë dhe ndaj dhimbje me ata për persekutimin që ata kaluan në kohën e Holokaustit dhe kjo nuk do të thotë që unë jam dakord me krimet që regjimi Zionist i Benjamin Netanjahut bën kundër palestinezëve dhe xhamisë së shenjtë Al Aksa. Paletinezët sot, janë sikur kosovarët dje.

Teksa jam kundër krimeve të shtetit izraelit, unë nuk jam kundër popullit hebraik, me këtë rast nuk jam anti-semitist, ashtu siç po tentohet të përdhoset figura ime. Jam në krah të të gjitha personaliteteve botërore që i kanë kontribuar humanitetit dhe të tjera personalitete me prejardhje hebreje, që në njërën apo tjetrën mënyrë kanë kontribuar për një botë më të mirë.

Por, as se si nuk do të jem në krah të shteteve që kryejnë krime mbi njerëzimin, pa marrë parasysh për cilin shtet bëhet fjalë.

Shpreh keqardhjen time nëse dikush mund të jetë ofenduar.

Në të njëjtën kohë ftoj klanin Pronto që të zhvillojnë garë lojale elektorale në komunën e Rahovecit dhe të mos tentojnë që të orkestrojnë fushata të ndryshme për përdhosjen e figurës time.

E gjithë fushata kinse kam kërkuar zhdukjen e shtetit Izraelit është me qëllim që KQZ të më largojë nga gara duke e ditur se në terren rezultatet flasin për ndryshimin e madh që po e presin mbarë vendin në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Rritja e Vetëvendosjes në komunën e Rahovecit dhe përkrahja qytetare për ndryshimin e madh në komunën tonë është shenjë për fundin e klanit Pronto në komunën e Rahovecit dhe se fushata të tilla janë jo-lojale.

Asnjëherë nuk do të hezitoj që të shprehem para qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasi jam i pastër dhe i hapur për të komunikuar me të gjithë.

Nuk do të ndalem bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje që të vihet para drejtësisë ministri i bujqësisë, Nenad Rikalo, i akuzuar për krime ndaj shqiptarëve. Por, së pari ai duhet të shkarkohet. Duhet të jepen sqarime se si një person me precedent kriminal dhe me direktiva nga Beogradi ka përgjegjësi për 60 milionë euro subvencione, prej të cilave varen bashkqytetarët e mi të Rahovecit, të cilët me djersën e ballit dhe me shumë vështirësi mbajnë familjet e tyre.

Mediat e PAN-it dhe vet liderët e PAN-it me në krye kryeministrin, Ramush Haradinaj duhet të mbajnë përgjegjësi për tradhtinë që ja bënë bujqve të komunës së Rahovecit dhe unë e Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndalemi së kërkuari këtë pavarësisht tendencës për të zhvendosur vëmendjen.

Vazhdoj të mbetem i përkushtuar për ndryshimin e madh në komunën e Rahovecit dhe zbatimin e të gjitha pikave programore që do t’i ofrojmë para qytetarëve, me shpresë se fushata të tilla nxitëse ndaj popujve të ndryshëm me qëllim të dëmtimit të figurës time dhe garës politike të mos përsëriten më dhe të jetë një fushatë korekte, fer dhe demokratike.

Sinqerisht dhe #MeZemër,

Visar Korenica

13 punëtorë të Komunës së Rahovecit helmohen në Durrës

0

13 punëtorë të Komunës së Rahovecit janë helmuar në Durrës.

Lajmin e ka bërë të ditur Smajl Latifi, kandidat për kryetar nga radhët e AAK-së.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka treguar se janë 13 punëtorë që janë helmuar.

Lexoni më poshtë postimin e tij:

Smajl Latifi

Me shqetësim e mora lajmin e helmimit të punëtorëve të Komunës së Rahovecit, të cilët ishin për pushim këtë fundjavë në Durrës.
Jam informuar se ata pasi kanë konsumuar drekë në një restorant në Durrës, kanë hasur në shenja helmimi dhe janë dërguar në emergjencë.
Janë 13 punëtorë që janë helmuar, ku pesë prej tyre tashmë janë liruar, kurse tetë të tjerë vazhdojnë trajtimin mjekësor, jashtë ndonjë rreziku.
U uroj punëtorëve shërim sa më të shpejtë dhe kthim në vendin e tyre të punës

Image may contain: 1 person, sitting

Milaim Zeka: Kjo është arsyeja pse Zafir Berisha po kërkon rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, i ka komentuar deklaratat e bashkëpartiakut të tij, Zafir Berisha, i cili sot u ka bërë thirrje dy partive opozitare, Vetëvendosje e LDK, që të mbledhin votat për rrëzimin e qeverisë.

“Zafir Berisha u infektu nga Hashim Thaçi

Prej qe e njohe Hashim Thaçin, nje gje munde ta them me vertetesine me te madhe: Ai çdo veprim te vetin e nise duke analizuar raportet personale me individin, ose fenomenin qe ndodhe rreth tije!

Kolegu im, Zafir Berisha, nuk po bene mire qe luften kunder Qeverise Haradinaj, e ka kthy krejte ne personale.

Qeverine nuk e votoi, jo per shkak te parimeve, po per shkak te ministrit te Kultures, nga radhet e PDK-se, i cili eshte kandidat per kryetar te Prizrenit. Si ka mundesi qe Zafa nuk e voton qeverine, po ama e voton Kadrine?!!

Tash, nuk rrexohet qeveria perinati te Valdete Dakes, as te KQZ-se, qe ja hoqen te drejten Zafes qe te kandidoje per kryetar Prizreni. Une jam komplet kunder ketij vendimi, ama Zafa nuk mundet me thane: “Perinati te nuses, me vdekte djali”!

Ne qeverine munde ta rrexojme vetem nese punon mbrapeshte, dhe kunder interesave te Kosoves!!!

Ky eshte mendimi im si deputet, perndryshe Zafa i dine punet e veta, ama nuk duhet harruar, qe ne kete qeveri eshte edhe NISM-a…” (sic.), ka shkruar Zeka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/