13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Serbia bënë fushatë kundër Kosovës në UNESCO, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi bënë fushatë elektorale

Ministrit të sapo emëruar të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi nuk është duke i bërë përshtypje fushata e Serbisë kundër Kosovës në UNESCO, ai ka filluar fushatën e tij elektorale në Komunën e Prizrenit.

Kujtim Gashi i cili ka marr përgjegjësin që të menaxhoj me projekte të ndryshme kulturore në Kosovë, ai gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në fshatrat Atmaxhë dhe Landovicë, raporton Insajderi.

Në një foto të cilën vetë ministri Gashi e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, shihet në takim me qytetarë teksa shkruan se “Vazhdimin e realizimit të shumë projekteve kapitale në Komunën tonë në të mirë të qytetarëve nuk mund ta bëj asnjë subjekt tjetër politik përveç Partisë Demokratike të Kosovës”.

Po ashtu ai ka shkruar se kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj me ekipin e tij garanton zhvillim të mëtejmë të Komunës së Prizrenit.

Mirëpo Qeveria e Serbisë ka ndërmarrë një fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Ata kanë shfaqur një dokumenta për trashëgiminë kulturore të Kosovës, ku kosovarët krahasohen me pjesëtarët e ISIS-it të cilët kanë shkatërruar trashëgiminë kulturore në shumë vende të Lindjes së Mesme.

Këtij dokumetari qeveria e Kosovës i është përgjigjur vetëm me fjalë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson të ulët, racist dhe të paprecedent filmin dokumentar të qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Kulturës e cila është përgjegjëse për përgaditjen e fakteve, ministri i kulturës nuk ka marr ndonjë veprim deri më tash.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë ditës së djeshme ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka bërë reklamën e parë të madhe filmit dokumentar serb rreth trashëgimisë kulturore në Kosovë, ku kosovarët krahasohen me ISIS-in.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte që pasqyrojnë të vërtetën në lidhje me trashëgimin tonë në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Marko Gjuriq për agjencinë e lajmeve Tanjug dhe përgëzoi ekipin që realizoi filmin.

Me 15 shtator në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris u dha premier botërore filmi dokumentar “Kosova – moment në civilizim”, i autorit Boris Malagurski, ku kosovarët krahasoheshin me pjesëtar të ISIS-it. /Insajderi.com

Më Shumë

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionin po vazhdon deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë. Pasurinë në këtë agjenci e ka deklaruar edhe kryetari i Komunës...

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos...

Lajmet e Fundit