34.7 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 5353

SBASHK paralajmëron grevë për shtator

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, ka paralajmëruar se në shtator do të organizojë greva në arsim për realizmin e kërkesave të mësimdhënësve, të cilat janë të garantuara me kontratën e re kolektive. Mirëpo, sipas drejtuesve të kësaj sindikate greva nuk do të fillojë në fillim të vitit të ri shkollor më 4 shtator.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jashari në një intervistë për KosovaPress tha se më 21 qershor me të përfunduar viti shkollor, iu kanë dërguar të gjithë kryetarëve të komunave të Kosovës nga një shkresë zyrtare për t’iu rikujtuar se kanë nënshkruar kontratën e re kolektive për tërë arsimin e Kosovës dhe kjo kontratë i obligon ata edhe me ligj që t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim.

“Komunat duhet të paguajnë 70 përqind të vlerës së biletave për mësimdhënësit dhe të punësuarve tjerë në arsim. Po ashtu, duhet të paguajnë tri paga suplementare dhe tri paga me rastin e pensionimit, si dhe çështje tjetër që kemi filluar ta ngrisim tani, të cilën qe një kohë e kemi heshtur disi, është çështja e shujtës… që është vlera dy euro për çdo ditë pune. Meqenëse nga 21 qershori e deri më sot, komunat nuk kanë reflektuar dhe nuk kanë kthyer asnjë përgjigje, e as nuk i kanë ftuar kryetarët që i kemi të nivelit komunal… Ne iu kemi thënë se SBASHK-u nuk do të hesht për këto kërkesa, por kemi frikë se muaj shtator mund të përcillet në arsimin para-universitar edhe me greva dhe me veprime të tjera, që do të thotë se ne do të vazhdojmë me dërgimin e lëndëve nëpër gjykata lidhur me çështjen e këtyre kërkesave”, theksoi Jashari.

Ai ka thënë se si sindikatë dhe mësimdhënës nuk do të futen në grevë më 4 shtator, në fillim të vitit të ri shkollor, sepse mund të jenë të keqkuptuar nga prindërit e nxënësve.

“Nuk hymë më 4 shtator(në grevë), sepse disa individë pastaj do të thoshin se këta nuk po bëjnë grevë për t’i realizuar çështjet, por kanë bërë grevë që ta zgjasin pushimin, e po ashtu do na hidhëroheshin prindërit, sidomos ata të fëmijëve të klasës së parë… por edhe gjenerata të tjera por edhe nxënësit më të rritur”, theksoi Jashari.

Po ashtu, kreu i SBASHK-ut shpreh frikën tjetër se muaj tetor mund të jetë i shoqëruar me greva të administratës në Universitet të Prishtinës, ngase sipas tij, edhe ata kanë kërkesat e tyre.

Sipas tij, nuk janë realizuar tri pagat me rastin e pensionimit, pastaj pagat suplementare dhe as çështje të tjera nuk janë të rregulluara.

Jashari ndër të tjera ka thënë se po presin edhe themelimin e institucioneve, sepse siç tha ai do të kenë përplasje me drejtues të këtyre institucioneve për realizimin e premtimeve të cilat janë bërë gjatë fushatës zgjedhore për arsim.

“SBASHK-u është i gatshëm dhe ne po presim me të themeluar organet e nivelit qendror, ne përveç përplasjeve me komuna do të kemi përplasje edhe me nivelin qendror, sepse ata edhe në takimet që i kemi pasur, edhe gjatë fushatës janë zotuar se kërkesat tona do t’i realizojnë”, theksoi ai.

Kosova sipas të dhënave të MASHT ka rreth 400 mijë nxënës në arsimin fillor dhe në arsimin e mesëm, si dhe janë diku 25 mijë të punësuar, prej të cilëve 23 mijë e 366 janë mësimdhënës

Digjet stalla e bagëtive në Sllapuzhan të Suharekës

0

Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive në Sllapuzhan të Suharekës.

Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale në vlerë rreth 3500€, nuk raportohet për te lënduar./PrizrenPress.com/

Dhunohet një femër në Prizren

0

Është dhunuar një femër e nacionalitetit rom në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se dhunuesi është shtetas I Shqipërisë.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Klasa e njëanshme politike në Kosovë

0

Ali Hertica
Në nivel kombëtar, në mesin e anëtarëve politik,që shihet në një tjetër formë të një paragjykimpër jo korreksi dhe kultur politike. Deputetët janë tani shpesh të rekrutuar nga një grupe i kufizuar të profesionistëve politike dhe administrative. Shumë nga deputetët e sotëm janë bërë politikisht aktiv gjatë studimeve universitare dhe pas asistimeve të diplomimit personal në një anëtar të Parlamentit duke kushtzuar studentet për vota,në asistent politik për një ministër apo depute parlamenti , ku të gjithë punonjësit në grup në një parti, apo politika nga një departament i caktuar , shpesh në kombinim me një anëtar të një komune apo rajoni të shtetit. Pastaj ai shkon në sektorin publik për të punuar në një ministri, një organizatë lobuese apo një konsulencë në fushën e punëve publike dhe komunikimit sipas planit dhe strategjisë së partisë.

Pas disa vitesh, atëherë kjo rrjedh brenda partisë nga e çon në shtëpi,nëse nuk i përmbush urdhrat që ja cakton subjekti i cili e ka rekrutu për ta shperblyra subjektin nga vjen . Shlollimi për një deputete të cilët kanë fituar përvojë të gjerë në shoqëri jashtë botës së politikës dhe qeverisë që ai-ajo të jetë një deputete –i cili e mbron krimin dhe sbujektin. Kështu që mund të çojë në një klasë të njëanshëme politike të profesionistëve të trajnuar të cilët varen për karrierën e tyre nga partia dhe subjekti politike që kanë pak lidhje me sektorët e tjerë të shoqërisë ku fare nuk kontribojnë për shoqërin. .

Kursi aktual politik dhe subjekti nuk e ndihmon për ta bërë atë më tërheqës për përmbushjen e funksioneve politike që ju kan caktuar . Në këtë populizmi cili është parësor në shoqërin Kosovare ku Parlamenti ka gjithnjë e më pakë dispozitat ekzistuese për funksione politike të deputetve të cilit thujse vetem, janë si objekt dhe pa marr asë nijë vendim racional. Mekanizmat tepricë të bartësve të subjekteve politike janë të pa fuqishëm ku politikanët po kaloi pothuajse plotësisht në një punëtorët e thjeshtë duke ja humbur vetës vlerën me fjalor dhe sjellëje të pa pjekuar politike dhe përkrahes të krimit..

Të gjitha këto sjellje,janë një kornizë negative, nga politikanët për më tepër, për ata që bëjnë detyrëne përmbushjes politike për një aventurë të pasigurt dhe pa dhënë përgjëgjësi askujt. Kush që është një alarmim i rrezikut për shoqërin dhe votusit të cilit ju kanë dhën bekimin., Për më tepër, këto masa e injorojë rolin e veçantë të politikanëve në sistemit tonë shtetëror Pozitat politike nuk janë të zakonshëm ‘punë’ dhe këshilltarë ku deputetë nuk janë punëtorë të zakonshëm por kan një rol dhe rëndësi të veqantë në shoqërin Kosovare sepse qytatari pret nga ata më shumë qeshtje madhore siqë është nocioni Shtet.Prandaj, politikanët nuk kanë asnjë largim nga puna edhe pse nuk jan ata të cilit thujse fare nuk punoin për qka jan të përcaktuar .

Përkundrazi, vetë-pastrimi i demokracisë është e rëndësishme që ata vullnetarisht ose mund detyruar dorëheqjen kur gjërat kanë shkuar në dëm të gabuara të publikut – jo domosdoshmërisht për shkak se ata vetë mbajnë fajin përsonal, por për shkak se ata mbajnë përgjegjësinë përfundimtare për sistem. Kjo është një përgjegjësi kryesor dhe një barrë e rëndë, siç thuhet, një faktor të konsiderueshme të rrezikut. Papunësia dhe skemat e një tërheqje të nderuar dhe të bëjë më të lehtë për politikanët të marrin përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen. Si mund të sigurohemi që mjaft njerëz të aftë mbeten të gatshëm për të marrë këtë detyrë të vështirë por të rëndësishëm mbi shpatullat e tyre, dhe si mund të sigurohemi që ne nuk do të shkojnë së bashku me korniza negative të profiterve politikë .

Të mbrapshtët e politikës ia dhanë teposhtën shtetit

0

Analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend thonë se deputetët, të zgjedhurit e popullit, të cilëve elektorati ua ka dhënë besimin përmes votës, me disa nga veprimet e tyre këto kohët e fundit sikur po e nënvlerësojnë dhe po e shpërfillin atë besim të dhënë nga populli në zgjedhjet e qershorit, derisa është bërë model i keq shpërfillja e besimit të dhënë nga populli nga ana e deputetëve, pasi të kenë fituar hyrjen në Parlament, duke bërë pazare pastaj me votën e tyre. Ndaj, ata kanë shtruar edhe çështjen se a po terrorizohet populli nga deputetët e zgjedhur nga lidershipi që i dirigjon ata, dhe a është çoroditur tej mase skena politike kosovare , e cila po i mbyt shpresat e popullit me papërgjegjësinë e saj të skajshme e deri kriminale. Për atë se a po digjet kjo garniturë e deputetëve ende pa e filluar mandatin, së cilës më populli nuk do të mund t’i besojë, flet shkrimi në vijim.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se deputetët, të zgjedhurit e popullit, të cilëve elektorati ua ka dhënë besimin përmes votës, me disa nga veprimet e tyre këto kohët e fundit sikur po e nënvlerësojnë dhe po e shpërfillin atë besim të dhënë nga populli në zgjedhjet e qershorit, derisa, sipas tij, sikur është bërë model i keq shpërfillja e besimit të dhënë nga populli nga ana e deputetëve, pasi të kenë fituar hyrjen në Parlament, duke bënë pazare pastaj me votën e tyre, mbase duke u shitur për interesa të grupit tjetër politik, duke e keqpërdorur kështu totalisht votën e elektoratit, meqë ajo votë dhe ai besim i është dhënë për të qëndruar në parim dhe jo për t’u rreshtuar më pastaj, ta zëmë, në taborin tjetër, duke shkelur kështu besimin e elektoratit.

Image

Kuvendi i çoroditur

Kelmendi thotë se këto janë mbrapshti dhe joprincipialitete nga ana e të zgjedhurve të popullit për t’i përfaqë- suar në Parlament dhe kështu thuajse e kanë çoroditur skenën politike. “Dihet se secili deputet kandidohet përmes ndonjë subjekti partiak dhe garon në zgjedhje për votat e elektoratit, ngase kjo është mënyra, por kur ai të hyjë në Parlament mbase duhet që nga aty të jetë zë përfaqësues i popullit dhe jo më i subjektit, kështu fatkeqësisht deputetët edhe dirigjohen nga lidershipi partiak i përfaqësuar në Parlament për interesa të ngushta partiake shantazhohen për votën e tyre, u bëhet presion për interesa të ngushta politike etj., me një fjalë kështu pranojnë t’i cenohet e drejta e tyre kushtetuese e votës, kështu po tregohen jo vetëm të papërgjegjshëm, por njëherësh dhe të paetikë në raport me besimin që ua ka dhënë populli në zgjedhje për t’i përfaqësuar denjësisht e jo assesi ta shpërfillin atë besim me pozicionimet dhe lojërat e tyre politike”, është shprehur ai. “Krejt këtë e bëjnë për interesa të ngushta mbase dhe personale të ndonjë lideri e që kjo nuk përkon me etikën dhe funksionin e të zgjedhurit të popullit, pra deputetit. Një joparimësi, një lojalitet ndaj parimeve dhe bindjeve e qëndrimeve mbase dhe të drejtës për të marrë vendime nuk e arsyeton assesi dhe në asnjë moment deputetin sa herë që ai e shpërfill parimin, të drejtën dhe qëndrimin e tij”, ka theksuar analisti Naim Kelmendi.

Keqbërësit fituan sërish

Hasan Preteni, nga Qendra për Etikë, Transparencë dhe Integritet, ka nënvizuar se popullsia aktive na mungon, populli ia dha votën kësaj nomenklature. “Vota u dha pa një analizë të mirëfilltë qytetare dhe prapë fituan shumë nga keqbërësit, të padëshmuarit dhe të korruptuarit”, spikati për gazetën “Kosova Sot” Hasan Preteni.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Blerim Burjani ka veçuar se kjo klasë politike, si pozitë ashtu edhe opozitë, është e degraduar dhe imune dhe për kritikën ajo është e painteresuar për të reaguar dhe për të ndalur veprimet e keqqeverisjes dhe keqpërdorimin e votës së qytetarëve për interesa partiake derisa, siç tha, kjo skenë është bërë monotone, problematike, shantazhuese dhe po i bënë dëm të konsiderueshëm qytetarëve, po mbajnë peng liberalizimin e vizave, themelimin e fondit për sigurimet shëndetësore, po shkatërrojnë perspektivën e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik.

” Kjo çështje tash është në duar të qytetarëve nëse vazhdojnë të përkrahin këtë klasë politike, PAN, LAA dhe VV, të cilat ia kanë dhënë të mbrapshtën përfundimtare këtij shteti. Nëse vazhdon ky degradim, tashmë askush nuk e di se çka do të ndodhë me qytetarët dhe kah t’ia mbajnë ata. Pra, ka gjëra që nuk mund t’u dihen pasojat. Kjo klasë politike të gjitha këto gjëra i merr si normale, bazuar në interesa të tyre partiake, as që brengosen. Kjo klasë politike e ka bërë arenë të përballjes Kuvendin, e ka bllokuar punën dhe zbatimin e Kushtetutës së vendit”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” njohësi i rrethanave politike në vend, Blerim Burjani.

(Kosova Sot)

Kodi i mashtrimit udhëheq politikën

0

Analistë të politikës dhe specialistë të kësaj fushe vlerësojnë se i gjithë spektri politik kosovar po i shkelin të gjitha parimet morale, etike e politike, duke harruar me këtë rast se çfarë të zezash dhe akuzash i kanë thënë ata për njeri- tjetrin derisa qëndronin në taborë të kundërt, kurse tash po i harrojnë ato akuza me të vetmin synim që të hyjnë në pushtet me çdo çmim. Së këndejmi, analistët janë të mendimit se kodi moral në politikë ka rënë përfundimisht, pasi janë krerët e partive politike që deri dje shaheshin e akuzoheshin, e sulmoheshin edhe fizikisht deri edhe me familje e shtëpi , kurse sot po bëhen bashkë vetëm për interesa të kolltukut të pushtetit, për korrupsion e krim të organizuar dhe jo për interesa të qytetarëve dhe të vendit. Ata thonë se janë koalicionet e mëdha parazgjedhore që i lidhën partitë politike në orët e fundit të afatit ligjor, një sinjal serioz i humbjes së besimit të partive tek elektorati i tyre tradicional për shkak të qeverisjes së korruptuar dhe të kriminalizuar deri në krim të organizuar , mashtrimit dhe gënjeshtrave të pakripë që kanë bërë për 5 mandatet që po mbeten pas, qoftë në nivelin qendror apo në atë lokal. Ndaj, analistët e politikës vlerësojnë se ky fuzionim i skenës politike,por edhe fuzionimet e reja që po tentohen të bëhen, është vetëm një përpjekje për ruajtjen e interesave të tyre kriminale në kapjen e fortë e kriminale të shtetit.

Cirku skandaloz parlamentar

Analisti Florim Zeqa tha për ” Kosova Sot” se praktikat e deritanishme të bllokadave dhe ngërçeve politike na kanë bërë të kuptojmë se ato janë produkt i ambicieve personale të liderëve partiakë për pushtet e jo qëllime të shëndosha për të ndërtuar shtet. “E tillë është edhe repriza e turpit e cirkut skandaloz në Kuvendin e Kosovës, e bllokadave dhe bojkotit të seancave nga ana e koalicionit më të madh parazgjedhor PAN, të cilët në mungesë të numrave, si “zgjidhje” e kanë gjetur bojkotimin e seancave, duke penguar kundërligjshëm krijimin e institucioneve të reja të vendit”. Ai sqaroi se në anën tjetër, edhe Kushtetuta konfuze e vendit, gjegjë- sisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, është bërë shkas për justifikimin e paligjshëm të PAN-it në insistimin e pafund të qeverisjes së vendit me minoritetet në kundërshtim me vullnetin e shumicës shqiptare në vend.

“Imoraliteti dhe shkelja e të gjitha parimeve politike janë bërë “etikë” dhe diskurs politik për arritjen e ambicieve për pushtet i të gjitha partive politike”, theksoi ai. Analisti Zeqa tha se përfundimisht mund të themi se në politikëbërjen kosovare as që bëhet fjalë për kod moral. “Liderët partiakë, që deri dje shaheshin, akuzoheshin, sulmoheshin edhe fizikisht mes tyre deri me familje e shtëpi, tani po bëhen bashkë për interesa të kolltukut të pushtetit, për korrupsion e krim te organizuar, e jo assesi për interesa të qytetarëve e të vendit”, potencoi ai.

” Pa dyshim, koalicionet e mëdha parazgjedhore, që i lidhen partitë politike në orët e fundit të afatit ligjor, janë sinjal serioz i humbjes së besimit të partive tek elektorati i tyre tradicional, për shkak të qeverisjes së korruptuar dhe kriminalizuar deri në përmasat e krimit të organizuar, mashtrimit dhe gënjeshtrave të pakripë që kanë bërë për 5 mandatet e kaluara, qoftë në nivelin qendror (qeveritar), ashtu edhe në atë lokal (komunal)”, thotë analisti Zeqa.

Image

Partitë dështuan në udhëheqjen e shtetit

Analisti politik, Ragip Guraziu tha për “Kosova Sot” se partitë politike kanë rënë në provim sa i përket udhëheqjes së shtetit të Kosovës, dhe duke u fshehur pas korrupsionit dhe ikjen e përgjegjësisë po bëhen koalicione që në fund po dalin ”shterpe” dhe pa kurrfarë suksesi. “Bllokadat po vijnë mu nga ato subjekte politike që veç janë në pushtet,bile pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, ekonomia e Kosovës e ka marrë teposhtën kryengul, e udhëhequr nga mafiozët matrapazë”, theksoi ai. Analisti Guraziu vlerëson se tani është koha e zgjedhjeve lokale në muajin tetor dhe këtu do t’u zbulohet fytyra atyre që e degraduan Kosovën dhe ekonominë kosovare, duke u korruptuar dhe duke keqpërdorur edhe me votat e qytetarëve dhe nuk pritet gjë e mirë nga këto parti politike, që janë të kapura mbas korrupsionit e krimit ekonomik, dhe kjo po i kushton shtetit të Kosovës. “Kjo do t’i kushtojë edhe në të ardhmen derisa të gjithë matrapazët të shkojnë prapa grilave dhe aty e meritojnë ta shijojnë jetën e tyre me të bëmat e zeza të tyre”, potencoi Guraziu.

Image

Parimet e shkelura, llogaridhënia e munguar

Gurakuq Kuçi, politolog, tha për “Kosova Sot” se partitë politike në Kosovë, liderët dhe çdo përfaqësues i tyre, asnjë nga ta nuk njihen për parime dhe fjalën e dhënë në asnjë moment në Kosovë. “Jemi dëshmitarë që ata vetëm kanë manipuluar, pastaj kanë prodhuar arsyetime të ndryshme kundrejt asaj që kanë thënë për t’i hedhur sy publikut. Parimet e tyre janë shkrirë komplet brenda tre “P-ve” “Politikë dhe pushtet pa parime””, theksoi ai.

“Politika në Kosovë, nëse mund të quhet “politikë”, asnjëherë nuk ka pasur një kod moral, dhe madje me termin e politikës ndërkombëtare “vijat e kuqe” që nuk e dinë as vetë saktë çka është, kanë manipuluar brenda vendit, dhe dikur vetë i kanë shkelur ato vija. Madje, vijat që i vënin dje, ditën tjetër kur shkeleshin bëheshin e ardhmja e vendit, sipas tyre, por ka qenë vetëm e ardhmja e “politikanëve” për pushtet, sepse çdo parim përkulet sipas tyre, kur vjen puna tek pushteti, i cili sipas funksionimit oligarkik në Kosovë të jep fuqi dhe para pa fund”, u shpreh më tutje Kuçi. Sipas tij, pushteti në Kosovë për ta nuk është përgjegjësi, punë, llogaridhënie, përfaqësim, por vetëm një uzurpokraci që nëpërmjet manipulimeve dhe klientelizmit arrijnë të marrin votat, duke e shfrytëzuar edhe fisnikërinë e fjalës dhe papjekurinë politike të popullit, por kjo e fundit në zgjedhjet e fundit pothuajse nuk iu funksionoi.

Image

Liderëve u intereson vetëm pushteti personal

Analisti Jeton Kelmendi tha për “Kosova Sot” se për fat të keq partitë politike në Kosovë janë grupe të interesit të liderëve dhe sejmenëve të tyre. “Derisa në çdo vend të botës zgjedhjet prodhojnë zgjidhje, në Kosovë zgjedhjet prodhojnë bllokadë institucionale, prandaj edhe është këtu ku është Kosova në proceset integruese, por edhe ekonomikisht është keq”, u shpreh ai. “Koalicioni me më së shumti deputetë e bojkoton Kuvendin dhe në mënyrë utopike kërkon herë vota të kontrabanduara me blerje e shantazhe, e herë kërkon votën nga partitë e tjera”, u shpreh ai, duke fajësuar liderët e PAN-it se po bëjnë kalkulime për pushtet. Analisti Kelmendi është i mendimit se edhe Isa Mustafa është fajtor për këtë, sepse ka lazdruar Veselin, duke e bërë kryetar Kuvendi në mandatin e kaluar dhe e ka zgjedhur president njeriun kontrovers Hashim Thaçin, i cili po i ndihmon politikës së PAN-it, për ta bllokuar Kosovën.

“Ndërsa Isa Mustafa i ka fajet edhe për inatet e tij primitive që nuk e zyrtarizon koalicionin me VV-në dhe t’i japë fund kësaj drame”, potencoi më tutje ai. “Realisht, zgjedhjet kishin një fitues dhe është Lëvizja VV, e cila ka më së shumti deputetë. Nga ana tjetër, më habit fakti se përse partitë politike nuk u kërkojnë dorëheqje liderëve të tyre: Isa Mustafa ka humbur dhe është dashur të dorëhiqej e jo të zvarritet.

Kadri Veseli është humbësi më i madh në këto zgjedhje, sepse prej 34 deputetëve mandatin e kaluar tani ka vetëm 23 dhe më habit fakti se përse as mediet, as analistët nuk e flasin dorëheqjen e tij, sepse PDK-ja dihet është parti e interesave klanore dhe nuk ka guxim asnjëri aty të flasë çka mendon. Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj është një politikan minor, i cili nuk po mund të dalë kurrë nga provincialiteti dhe po mbetet parti e kusureve që me 10 deputetë kërkon pushtet në tavolinë, edhe ai duhet të dorëhiqet së paku një mandat t’ia lëshojë vendin e kryetarit Daut Haradinajt. Kurse, Behgjet Pacolli ka dështuar tanimë në politikë, por sërish duket më korrekt së paku me qasjen e tij për zgjidhjen e bllokadës, por thjesht ka dështuar me partinë e tij”, ka thënë Kelmendi.

Politikanët e korruptuar nuk mund ta luftojnë vetveten

Ndërsa, Selam Hajrizi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha për “Kosova Sot” se politika nuk ka miq, as armiq, ka vetëm kukulla marioneta që të gjitha e bëjnë një pusullë së bashku për të mbijetuar, duke mos dëgjuar veshin tek një popull i mjeruar ekonomikisht. “Asnjë çmim nuk ekziston mes njerëzve që dje ishin armiq dhe sot janë miqtë më të mirë, këtu janë mitet e historisë së luftës në të gjithë botën e egër politike për pushtetin”, theksoi ai. Analisti Hajrizi thotë se nuk ka asnjëherë kod moral, duke qenë i vdekur si kod moral nuk ekziston as në Evropën demokratike e lëre më në Kosovën e vogël, asgjë nuk është nën politikën nacionale. “Korrupsionin nuk mund të luftojnë politikanët tanë, duke qenë ata vetë pjesë e këtij kanceri që tashmë Kosova e pasluftës që 18 vite nuk mundet assesi të dalë. Duhet ardhur gjenerata të reja dhe të nivelit akademik për të udhëhequr Kosovën drejt nivelit diplomatik e demokracive euroatlantike”, ka vlerësuar Hajrizi.

(Kosova Sot)

Të fitosh miliona edhe pas vdekjes

0

Të fitosh miliona edhe pas vdekjes nuk është përrallë është e vërtetë. Kjo ndodh me Elvis Presley, ikonën e rok & rollit, i cili u nda nga jeta më 16 gisht 1977

Trashëgimia monetare e Elvisit mbetet tepër e fortë.

Sipas top listës së revistës Forbes të njerëzve të vdekur që vazhdojnë të fitojnë milionë, Elvis Presley ka fituar 27 milionë dollarë vetëm në 2016, si dhe ka shitur 1 milionë kopje albume.

Nga fama e Elvisit po përfitojnë dhe shumë të tjerë të gjallë, që nuk kanë lidhje gjaku me të por që shesin suvenire, përdorin imazhin e Elvisit, këndojnë këngë të tij.

Por nuk është vetëm Elvis Presley i vetmi i cili vazhdon të fitojë miliona edhe pas vdekjes. Në listë renditen dhe Bob Marley, Jimi Hendrix, David Bowie si dhe disa legjenda të tjera të muzikës

Nëse Elvisi do të ishte gjallë sot do të ishte në moshën 82 vjeçare. /Oranews.tv/

LDK cakton kandidatin për kryetar të Rahovecit

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LAA, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e Rahovecit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Ibrahim Kryeziu do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Rahovecit.

Postimi i plotë:

Pas një diskutimi të gjerë me të gjitha strukturat e degës, Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec, në mbledhjen e datës 18.08.2017 ka aprovuar unanimisht kandidaturën e Ibrahim Kryeziut për kryetar të komunës dhe Dr. Fehmi Cenën si bartës liste për Asamble Komunave. Në këtë mbledhje është aprovuar edhe lista për asamble komunale ku janë të përfaqësuara të gjitha nëndegët, grupmoshat dhe profesionet.  Të gjitha strukturat e degës janë të mobilizuara për të siguruar suksesin në këto zgjedhje.

Nis Autostrada Biennale në Prizren

0

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor – Autostrada Biennale, nis sot në Prizren. Me temën “E ardhmja e kufijve”, sot hapet ekspozita ndërkombëtare, me performanca me ngjarje artistike për të vazhduar me organizimin e konferencës dhe punëtorive tre ditore, nga 20 deri 22 Gusht 2017.

Gjatë këtij rrugëtimi artistik që do zgjasë deri më 23 Shtator 2017, do të adresohen me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive.

“Vetëm tre dekada më parë, kur globalizimi aktual vazhdimisht shëmbi muret e normave dhe i bëri të gjithë kufijtë poroz, përgjigja për këtë pyetje ka qenë qartësisht dhe definitivisht se e ardhmja është e një bote pa kufij. Sot, bota duket se po shkon në drejtim të kundërt dhe kufijtë po kthehen. Çështjet e refugjatëve, punëtorëve migrantë, korporatave transnacionale, katastrofave mjedisore, identiteteve nacionale dhe etnike, e kështu me radhë, sjellin në vëmendje kufijtë e formave të ndryshme, që mbahen në drejtësi, të drejta njerëzore dhe jo-njerëzore, demokraci dhe politikë. E ardhmja e kufijve ka ardhur në qendër të vëmendjes të së sotmes tonë”, thuhet në komunikatën e kësaj Bienalje, përcjell PrizrenPress.

“Për aq sa është i lidhur arti bashkëkohor me këtë proces, është përhapja e bienaleve dhe përhapja e tyre në kënde të ndryshme, shpesh rajone margjinale të botës, duke e bërë veten pjesë të një platforme të madhe në të cilën mund të shihet jo vetëm arti nga periferia, por çështjet e shqetësimeve globale dhe lokale mund të ndahen, diskutohen dhe debatohen. Në këto rrethana, është krijuar Autostrada Bienale. Dhe në thelb të kohës sonë, edicioni i parë do të përqendrohet në probleme të ndryshme kufitare”.

“Edicioni i parë i Autostrada Biennale do të përdorë hapësirat e mrekullueshme historike të Prizrenit në përputhje me temat dhe format e zhvilluara në veprat e artit. Stacioni i autobusëve dhe hapesira perreth do të fokusohen në çështjet e lëvizshmërisë, migrimit, kufijve kombëtarë dhe etnikë”.

“Me ndjeshmëri të theksuar për trashëgiminë e përkryer kulturore dhe praktikat e mirëkonservuara popullore të qytetarëve të Prizrenit, gjatë bienales do të realizohen intervenime artistike në shtëpitë e vjetra të qytetit”.

“Të përhapura në qendër të qytetit do të jenë disa vepra lidhur me jetën e qytetit, historinë dhe diversitetin kulturor. Përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. Përderisa pozicionet e ndryshme të artistëve vështirë se mund të kufizohen në vendosjen e thjeshtë hapësinore në qytet, ato janë aty poashtu për të ndihmuar në ripërcaktimin e topografisë së Prizrenit nëpërmjet ndërveprimit me vizitorët”.

“Artistët pjesëmarrës janë: Valentina Bonizzi (Itali), CHANG Chien-Chi (Taivan), Libia Castro (Spanjë) & Olafur Olafsson(Islandë),Yannick Dauby (Francë), Ettore Favini (Itali), Artan Hajrullahu (Kosovë),Ibro Hasanovic (Bosnjë), Haveit (Kosovë), HSU Chia-Wei (Taivan), Irwin (Sloveni), Doruntina Kastrati (Kosovë), Sead Kazanxhiu (Shqipëri), LI Binyuan (Kinë), Alban Muja (Kosovë), Ella Raidel (Austri), Oliver Ressler (Austri), Stefano Romano (Itali), OPA (Obsessive Possessive Aggression) (Maqedoni), Rena Radle (Gjermani) & Vladan Jeremic (Serbi), Jelena Tomasevic (Mal i Zi), Saso Sedlacek (Slloveni), YANG Shun-Fa (Taivan), Alketa Xhafa (Kosovë – Angli)”. /PrizrenPress.com/

Aksident me fatalitet tek Qafa e Duhles, shoferi pësoi sulm në zemër

0

Tek Qafa e Duhles në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Në raportin e Policisë thuhet se një person i gjinisë mashkullore përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dyshohet për shkak të një sulmi kardiak ka humbur kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge, përcjell PizrenPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /PrizrenPress.com/