22.9 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 5355

Zafir Berisha: Beteja për Prizrenin, po afrohet

0

Kandidati i Nismws pwr kryetar tw Prizrenit, Zafir Berisha thotw se beteja politike pwr Prizrenin, po ofrohet.

Ai, fton qytetarwt qw t’i bashkohen Nismws, pwr t’ia kther krenarin kwtij qyteti.

“Beteja politike për Prizrenin po afrohet, prandaj përpjekjet për ndryshim pozitiv duhet të shtohen”, shkruan Berisha nw Facebook.

“Prizrenit duhet t,i kthehet krenaria e nëpërkëmbur nga njerëzit e papërgjegjshëm të cilët keqpërdorën besimin tuaj”.

“Ju jeni faktori që vendos për fatin e qytetit të Prizrenit, krenarisë kombëtare e qytetare, identitetit shtetëror, modelit të tolerancës, kulturës dhe traditës”

“Bëhuni pjesë e ekipit i cili është i gatshëm që me vendosmëri t’i bëj ndryshimet e domosdoshme në interes të qytetarëve, duke i ndëshkuar ata që keqpërdorën ligjin dhe paranë publike për interesa të klaneve para politikë”./PrizrenPress.com/

 

MASHT-i shprehet i gatshëm për implementimin e kornizës së re të kurrikulës

0

MASHT-i shprehet i gatshëm për implementimin e kornizës së re të kurrikulës

Që nga shtatori, kur edhe do të nisë fillimi i vitit të ri shkollor 2017/2018, pritet të fillohet me kornizën e re të kurrikulës për klasën e parë, të gjashtë dhe të dhjetë në arsimin parauniversitar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) thotë se kurrikula e re për këto klasë do të nisë në të gjitha shkollat e Kosovës me përjashtim të shkollave profesionale.

Korniza e re e kurrikulës, sipas MASHT-it, nënkupton kalimin nga një kornizë që është bazuar në përmbajtje, në një kornizë të bazuar në kompetenca dhe shkathtësi, me qëllim që mësimi të jetë sa më praktik dhe në përputhshmëri me tregun e punës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për zhvillimin e arsimit parauniversitar, Mustafë Kadriu, ka deklaruar për gazetën se kurrikula e re është pilotuar në dy vjetët e kaluar e për këtë ka shprehur optimizëm se do të ketë rezultate të mira..

Pa i larguar shërbëtorët e politikës, nuk ka drejtësi

0

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se tani për tani në këto kohë të zymta nuk pritet që ndonjë prokuror apo gjyqtar të marrë hapa ligjorë kundër bosëve të krimit të organizuar e që është i lidhur ngushtë me politikën dhe se instalimi i mafisë në politikë sjell një sistem totalisht të korruptuar dhe të kontrollueshëm dhe nga një sistem i tillë nuk ka drejtësi.

Sipas tyre, për ta ndryshuar një gjendje të tillë negative në ” Drejtësinë” tonë duhet ta ndryshojmë politikën, duhet të ndalojmë ndikimet e politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar. Ndaj, ata kanë shtruar edhe çështjen se çfarë pengesash e barrierash po i dalin sistemit të drejtësisë për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe a mund të pritet ndonjëherë që kjo drejtësi të guxojë të dërgojë në burg pushtetarë të lartë të korruptuar, që të kenë frikë të tjerët më pastaj që të merren me punë të paligjshme!? Analisti Naim Miftari, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se tani për tani në këto kohë të zymta nuk pritet që ndonjë prokurorë apo gjyqtarë të marrë hapa ligjorë kundër bosëve të krimit të organizuar e që është i lidhur ngushtë me politikën.

Dekriminalizimi i politikës e çliron edhe drejtësinë

Sipas Miftarit, instalimi i mafisë në politikë sjell një sistem totalisht të korruptuar dhe të kontrollueshëm dhe nga një sistem i tillë nuk ka drejtësi.”Për ta ndryshuar një gjendje të tillë negative në ” Drejtësinë” tonë duhet ta ndryshojmë politikën, duhet të ndalojmë ndikimet e politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar”, është shprehur ai, duke shpjeguar se si mund të bëhet një gjë e tillë. “Kjo i bie se së pari duhet ndryshuar politikën, duke i larguar elementet kriminale, pasi gjyqësia do të jetë e drejtë dhe e pavarur vetëm kur të pamundësohet ndikimi politik në drejtësi, ndryshe do të jetë e kotë çdo tentativë për ta përmirësuar sistemin e drejtësisë, pasi edhe po t’i kemi ligjet moderne dhe të drejtat, drejtësinë nuk do të ketë individë gjyqtarë apo prokurorë që e zbaton vetëm ligjin dhe drejtësinë, pasi ende pa u pranuar në punë si prokurorë apo gjyqtarë, ata i duhen të korruptuar dhe të kushtëzuar”, u shpreh analisti Naim Miftari.

KGJK-ja e KPK-ja duhet të jenë më efikase

Analisti Naim Kelmendi thotë se ky mosefikasitet ndërlidhet me vetë kuadrin e institucionit në sistemin e drejtësisë, sikur janë gjyqtarët dhe prokurorët joprofesionistë, të paaftë dhe njëherësh edhe të korruptuar e të ndikuar nga politika dhe ndërlidhjet e tjera që ndikojnë tërthorazi dhe drejtpërdrejt në punën dhe efikasitetin e vetë sistemit të drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Tutje, sipas tij, në anën tjetër, mbase vetë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, por edhe ai Prokurorial do të duhej ta zhvillonin luftën e spastrimit nga gjyqtarët e prokurorët joprofesionistë, të paetikë, të paperfomancë, të papërgjegjshëm, e të korruptuar në detyrën dhe përgjegjësitë e tyre para ligjit.

” Kjo, ngase pa spastrimin e kësaj kategorie gjyqtarësh e prokurorësh, asnjëherë nuk mund të mendohet se me këtë kategori mund të shkojë përpara zhvillimi i sistemit të drejtësisë, pra drejt reformimit, pasi pikërisht të tillë gjyqtarë e prokurorë janë pengesë për vetë sistemin e drejtësisë dhe Gjyqësorin përgjithësisht, por edhe për vetë zhvillimet e tij dhe të demokratizimit e të shëndoshjes së këtij sistemi”, potencoi ai. “Së këndejmi, mendoj se ligji për ‘Vetting’-un do të krijonte mundësi shumë të mira, që gjatë procesit të përzgjedhjes së bartësve të institucioneve të drejtësisë dhe Gjyqësisë të nxirrej kështu figura e pastër dhe e ndershme, por edhe e përgatitur profesionalisht për t’i emëruar më pastaj në pozitat e caktuara, qoftë në gjykata apo prokurori, apo edhe në poste të tjera të fushës së drejtësisë”, theksoi për gazetën “Kosova Sot”analisti Naim Kelmendi.

Pa e luftuar korrupsionin nuk funksionalizohet sistemi

Profesori i së Drejtës, Riza Smaka ka nënvizuar se sistemi i drejtësisë gjithsesi që ka pengesa dhe barriera të konsideruara që nëse dilet kah ana e qytetarit del se sistemi i drejtësisë nuk funksion fare dhe mund të flitet për dobësi të ndryshme dhe të shumta. “Por, nga aspekti objektiv i sistemit të drejtësisë del që ka pengesa ndër të tjera pushtetarët, qeveritarët, edhe pasanikët e dyshimtë të korruptuar, që janë bërë të pasur me procedura korruptive. Këta janë faktorët, të cilët e pengojnë sistemin e drejtësisë, Prokurorinë, gjykatat për ta bërë punën e duhur dhe për ta bërë punën se si kërkohet konform me ligjin”, është shprehur ai.

“Prandaj, pa u luftuar korrupsioni vështirë se mund të funksionalizohet sa dhe si do të duhej të funksionalizohej sistemi i drejtësisë”, potencoi Smaka.

“Ndërsa korrupsioni ndër të tjera mund të luftohet nëpërmjet rishikimit dhe modifikimit të akteve ligjore, që kanë edhe vakume juridike, por edhe kundërthënie brendapërbrenda akteve ligjore dhe mos të flasim për ato të ligjeve të caktuara, dhe ka vakume juridike tek çështjet, të cilat nuk janë normativisht, e këtë mund ta bëjë Qeveria, e cila do ta fuste në agjendën primare sistemin e drejtë- sisë për t’i përgatitur aktet ligjore, për ndryshime, plotësime dhe përmirësime të akteve ligjore të reja, të cilat nuk janë si duhet të jenë”, spikati për gazetën “Kosova Sot” Profesori i së Drejtës Riza Smaka

Mytaher Haskuka: Qeverisjen e Prizrenit, nuk e shoh privilegj

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se qeverisjen nuk e sheh si privilegj, por shërbim ndaj qytetarëve.

Ai tregon se nga sot do të fillojë punën në përpilimin e një oferte për qeverisjen e Prizrenit.

“Nga sot ne do të fillojmë punën në përpilimin e ofertës sonë qeverisëse, ashtu si në Prishtinë, programi do të jetë konkret dhe i matshëm ashtu që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë punën tonë”, shkruan Haskuka në Facebook.

Postimi i plotë

Të dashur bashkëqytetarë të Prizrenit,
Pas diskutimeve me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje, bisedat me simpatizantët dhe qytetarët e Prizrenit dhe së fundi pas mbështetjes që erdhi nga vota e aktivistëve, pranova të jem kandidat për kryetar komune.

Ju falënderoj të gjithë për mbështetjen! Kandidatura nga radhët e Lëvizjes më bën nder dhe krenar, po njashtu është obligim dhe përgjegjësi e madhe.

Ne qeverisjen nuk e shohim si privilegj por si shërbim ndaj qytetarëve. Për ne qeverisja nuk është qëllim në vete, por mjet për të përmirësuar jetën e qytetarit të thjeshtë. Për ne qeverisja nuk është pushtet, por obligim dhe llogaridhënie.

Prandaj, nga sot ne do të fillojmë punën në përpilimin e ofertës sonë qeverisëse, ashtu si në Prishtinë, programi do të jetë konkret dhe i matshëm ashtu që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë punën tonë.

Një programi që buron nga nevojat urgjente të lagjeve dhe fshatrave, prandaj miq të nderuar, mendimet dhe sugjerimet tuaja do të jenë të mirëseardhura.
Për drejtësi dhe mirëqenie, na duhet ndryshimi. Për zhvillim na duhet pjesëmarrja.

Për kthimin e shpresës për një të ardhme me dinjit për fëmijët na duhet bashkimi. Së bashku për ndryshimin me #meZemër!

Shtyhet gjykimi ndaj 18 policëve në Prizren

0

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit të dytë, ndaj 18 policëve të akuzuar për marrje të ryshfetit.

Seanca e paraparë të mbahej të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarit Shefki Zeka, i cili kishte njoftuar gjykatën se ka pësuar aksident trafiku dhe nuk mund të jetë prezent në gjykim.

Në mungesë të akuzuarit Zeka, prokurori Genc Nixha, kërkoi nga gjyqtari Artan Sejrani, shtyrjen e seancës. “Meqenëse mungon i akuzuari Shefki Zeka, mendoj se nuk kemi kushte për vazhdim të seancës, andaj kërkoi që kjo seancë të shtyhet për një datë tjetër”, tha prokurori Nixha.

Seanca e ardhshme u caktua më 15 shtator 2017, në ora 10.00.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila i akuzon 20 zyrtarët policorë të njësisë së autostradës, se kanë marrë ryshfet për të mos e kryer detyrën e tyre sipas ligjit.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në fjalë, gjatë dhjetorit 2016, duke patrulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga shkelësit e rregullave të komunikacionit, për të mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

Në aktakuzë përshkruhet se si këta policë, duke vepruar në grup prej 2 dhe 3 zyrtarësh, brenda orarit të punës, kanë mbledhur në mënyrë të kundërligjshme shuma të të hollave deri rreth 400 euro e pastaj të hollat i kanë ndarë mes veti, në mënyrë proporcionale.

Ndryshe, në seancën e shqyrtimit fillestar, të akuzuarit Muhamet Buzhala dhe Alush Elshani,  e kanë pranuar fajësinë për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Ndërsa, nuk e kanë pranuar fajësinë zyrtarët e tjerë policorë, Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Ivica Djokiç, Ismail Azemi, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkovic, Shaban Gerguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj./betimiperdrejtesi/

Aksident në Malishevë (Foto)

0

Para disa minutave ka ndodhur një aksident trafiku në Malishevë- njoftojnë lexuesit e Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet se a ka të lënduar.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje për respektimin e rregullave në komunikacion. Sipas raportit policor, në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente me të lënduar dhe shqiptohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut.

Vrasja në Ratkoc të Rahovecit: Policia arreston një person

0

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se është ai që ka kryer vrasjen e një të riu në këtë fshat, më 17 maj të këtij viti, në orën 2 pas mesnatës.

“Fshati Ratkoc, Rahovec, më 17.05.2017-02:00. Në lidhej me rastin raportohet se me 16.08.017 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, pa dhënë më shumë detaje.

Siç ishte raportuar, një 25-vjeçar qe gjetur i vdekur në fshatin Ratkoc, në një përrua, rreth 2 orë pasi që ishin dëgjuar të shtëna, mëngjesin e 17 majit.

Digjet një lokal në Dragash

0

Dje në fshatin Bellobrad të Dragashit është djegur një lokal, shkruan PrizrenPress.

Rastin në Polici e ka lajmruar pronari i lokalit, i cili ka thënë se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë lokali i tij.

“Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit sekuestrohet një armë

0

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë gjuetie me shtatë copë fishekë në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Nga raporti ditor i Policisë bëhet e ditur se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, shkruan PrizrenPress.

“Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Prizren, sulmoi fizikisht një tjetër

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi që i njëjti, me 6 gusht të këtij viti, kishte sulmuar fizikisht një mashkull duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore

Nga raporti ditor i Policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, /PrizrenPress.com/