31.7 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 5382

Shqiptarët e deklaruar turq në Mamushë e Prizren, dje i shërbyen Rankoviqit dhe Milosheviqit, sot Erdoganit

0

Gani Mehmetaj

Mejtepet shkombëtarizuese të Gulenit erdhën në Kosovë kur Turqia i ripushtoi xhamitë. Vehabistët e Arabisë Saudite i ndihmuan.

Serbia fërkonte duart, sepse fatkeqësia që po u binte mbi kokë shqiptarëve, nuk e kishte imagjinuar as në skenarët më të errëta që i sajonte në laboratorët e veta.

Qindra mulla (mësues) u instaluan nëpër mejtepet e porsahapura, mijëra instruktorë të islamizmit të skajshëm anadollak e vehabistë u shpërndanë nëpër territoret shqiptare më shumë se kurrë më parë. Xhamitë mbinë si kërpudhat pas shiut aty ku nuk pati kurrë xhami: skaj rrugëve magjistrale e kombëtare, afër objekteve strategjike e simboleve kombëtare.

Në fillim talleshim me shpellarët e Anadollit e beduinët e shkretëtirës, më pamjen, veshjet e  primitivizmin e tyre.

Pastaj reaguam kur arabët e turqit e ndihmave “humanitare” preknin në moralin e grave të veja, veçmas në Drenicë, apo i kushtëzonin fëmijët që të recitonin lutje në gjuhën arabe, nëse donin t’i shijonin hurmat.

Dikur i heshtëm shantazhet e arabëve e turqve që ua bënin grave të veja, i heshtëm kur i morën vajzat tona grua të tretë apo të katërt në haremin e tyre, i heshtëm sharjet që i flisnin kundër SHBA-së, shpëtimtarit tonë. Gulenistët, erdoganistët, vehabistët e djajtë e tjerë bënin punën e tyre.

Bënin garë kush do tua shpërlante trurin më shumë të rinjve. Ata po e përhapnin ideologjinë më të egër që ka njohur historia njerëzore.

Fryma e tyre nuk ishte përhapje e fesë, ishte nxitja e luftës fetare, konfrontimi dhe përgjakja brendakombëtare.

Ata tërë kohën kanë vjell vrer kundër bashkëkombësve tonë të fesë katolike, kundër heronjve kombëtarë, kundër mënyrës së qytetëruar të jetesës, ata predikonin jetën e shpellave e të shkretëtirave. Veprimtaria e tyre që në fillim doli nga xhamitë në rrugë, u përhap nëpër institucione shtetërore e publike, duke gllabëruar struktura të tëra zyrtarësh.

Fryma turke në shkollat e Gulenit e xhamitë e Erdoganit nuk është fe, por ideologji shkombëtarizuese, e kobshme për ne, sikurse ishte e kobshme ideologjia komuniste serbe që zuri rrënjë në Shqipëri e në Kosovë. Medresetë guleniste e mejtepet e xhamitë e Erdoganit në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë, përpiqen ti shkombëtarizojnë nxënësit shqiptarë, ti kthejnë kundër nesh, duke i mësuar se ata janë nipa të turqve selxhuk- osmanlive e jo nipa të arbërorëve.

Historinë tonë ua shtrembërojnë në mënyrë të frikshme, ashtu sikurse e shtrembëronin dikur serbët. Nëpër mejtepe guleniste e xhami erdoganiste neve na quajnë ardhacakë, kurse serbët qenkan vendës! Nxënësit nga medresetë e mejtepet dalin të gjymtë, të hutuar, janë fëmijët më fatkeq në botë, sepse nuk e dinë çka janë, kujt i përkasin, për kë duhet të luftojnë, nuk e dinë ku e kanë atdheun. Të gjithë ata që kanë shkuar në luftën e e ISIS-it nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia ishin nxënës të medreseve e mejtepeve. Ata që predikojnë mos durimin fetar janë nga medresetë e mejtepet.

Pjellë e financimeve të Ankarasë janë  xhamitë-kazerma, ku e himnizojnë kryetarin e shtetit të huaj, Erdoganin, kurse në jo pak raste e kanë fyer presidenten e shtetit tonë, që është e palejueshme dhe imorale. Por nga shumë hoxhallarë është luks të kërkosh moral, ata janë jeniçerë, mercenarë që bëjnë çdo gjë për para: i morën në qafë një pjesë të të rinjve, i ndërsejnë kundër shqiptarëve katolik, ortodoks, protestantë, agnostik e ateist.

Të vjen ndotë kur e dëgjon hoxhën çerkez me pamje të shëmtuar duke recituar në gjuhën shqipe një poezi përgjërimi për Erdoganin, kryetarin e shtetit të huaj.

Poezia ishte shkruar dikur për diktatorët Stalin e Tito, kurse hoxha e përshtati për Erdoganin, por në të kishte nxitje të frikshme të urrejtjes, sepse sipas hoxhës qafirët dhe e tërë bota po e luftonte Erdoganin. Ai nxiste luftën islamike kundër botës më në krye kryetarin e vet. Ky aziatik mi kujtonte hoxhallarët e fëmijërisë sime që e lavdëronin me servilizëm Titon e Rankoviqin.

Një hoxhë tjetër recitonte si pionieri i Titos, kinse Turqia po na mbanë më bukë! Meqë ai e ha bukën e turpit nga Turqia, i errën sytë e gënjen edhe për të tjerët. Bukën e turpit e hanin qindra hoxhallarë të cilët e lavdëronin Jugosllavinë, që “po na mbante në bukë”, thoshin ata maskarenj.

Menjëherë pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi, Ankaraja nisi 14 hoxhallarë në Kosovë me mision të caktuar.

Po pavarësia e Bashkësisë Islame të Kosovës? Tërë jetën këtë bashkësi jeniçerësh e urdhëroi Beogradi, sot e ka në dorë Anakaraja, Moska e Rijadi, asnjëherë nuk ishte e shqiptarëve, nuk është as sot, është një bërthamë antishqiptare. Hoxhallarët e paftuar erdhën të luftonin shqiptarizmin që nisi të rezistonte brenda disa xhamive, erdhën të luftojnë gulenizmin, një ideologji po aq antishqiptare.

Mbështetjen për Erdoganit në territoret shqiptare e nisen disa portale, ftuan jeniçerët të dalin në mbrojtje të Turqisë. Një portal nga Lugina e Preshevës, i fton preshevarët të dalin në mbështetje të Erdoganit, “aleatit të SHBA-ve”, sikurse gënjen ky portal, madje vazhdon gënjeshtrën “Turqia na ndihmoi para, gjatë dhe pas luftës!”, prandaj o burra, ta mbështesim Erdoganin.

Por i dolën ca gra të paburra, vogëlush e çupa puberteti. Kurrë nuk i ftoi ky portal shqiptarët të ngrihen për mbrojtjen e të drejtave kombëtare që ua shkel Serbia më të dy këmbët.

Nuk janë vetëm mejtepet e medresetë me xhamitë që kultivojnë kundërshtarë të shtetit tonë. Shqiptarët e deklaruar turq në Mamushë e në Prizren i shërbyen Rankoviqit, i shërbyen Milosheviqit, po i shërbejnë Erdoganit, do t’i shërbejnë nesër Gulenit, e të gjithë antishqiptarëve, sepse janë jeniçerë që e shitën kombin. Edhe në një lagje të Preshevës dolën 20 veta, kryesisht gra muhaxhere nga Turqia e ndonjë vajzë e manipuluar vendëse që e joshën me bursë sa për t’i filmuar agjencia turke Anadolli, e cila i ftoi në demonstrata. Dikur po këta “turq” i ftonte Agjencia serbe Tanjug ta mbështesnin Milosheviqin dhe i filmonte.

Këto grupe jeniçerësh rrënimtar, nëse i lejojmë, nesër mund të bëhen të rrezikshëm, mund ta destabilizojnë shtetin tonë, atëherë kur t’i ftoj Turqia, sepse ky shtet është duke e provuar ndikimin në Kosovë përmes jeniçerëve. Minoritarët “turq” nuk janë më urë afrie me Turqinë, ata po bëhen grupe rrënimtare të shtetit të Kosovës.

Pas disa muajsh mund të fillojnë përplasjet e mëdha Ankara-Prishtinë, kur do të shkëputemi përfundimisht nga tutela turke e t’i ngjitem trenit të BE-së. Besimtarët tru shpërlarë janë rrënimtarET tjerë të shtetit, prandaj policia e shërbimi ynë inteligjent duhet t’i kenë parasysh, sepse nesër do të dalin hoxhallarët në minare e do të thërrasin xhematin për ta rrënuar shtetin tonë: 14 hoxhë nga Turqia nuk erdhën më kot. Ata i dërgoi dikush me instruksione./Korrik 2016/

Besnik Velija në Gjykatën e Prizrenit: Nuk jam grabitës

0

Besnik Velija, i akuzuar për grabitje, ka dhënë fjalën e tij përfundimtare të premten në Gjykatën Themelore në Prizren.

Velija, ka deklaruar se po gjykohet padrejtësisht sepse, sipas tij, prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë se ai ka kryer grabitje në rastin “Las Vegas” dhe “Western Union”, për të cilat raste ai është shpallur fajtor në shkallë të parë, por që kjo lëndë ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Ai ka thënë se është i pafajshëm në të dy rastet, duke shtuar se organi i akuzës ka fshehur provat të cilat atë e shfajësojnë. I akuzuari Velija, ka kërkuar përsëritjen e gjykimit edhe në rastin “Las Vegas”, pasi thotë se është dënuar padrejtësisht, e këtë e dëshmon sipas tij, edhe aktgjykimi i Gjykatës Supreme në këtë rast.

Po ashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Blerim Mazreku, ka kërkuar nga trupi gjykues që klientin e tij ta lirojë nga akuza, sepse sipas tij, një gjë e tillë nuk është arritur të dëshmohet nga ana e prokurorisë.

Mazreku ka thënë se gjatë rigjykimit të këtij rasti, gjykata nuk ka mundur të mënjanojë parregullsitë e gjetura nga Gjykata Supreme e për të cilat e ka kthyer rastin në rigjykim. Sipas tij, gjatë rigjykimit, gjykata nuk ka mundur të sigurojë deklaratën e të akuzuarit tjetër Remzi Kuqi, i cili është në arrati, nuk e ka dëgjuar të dëmtuarën dhe dëshmitarët tjerë, e po ashtu nuk ka administruar ndonjë provë tjetër.

Avokati Mazreku, ka theksuar se klienti i tij, akuzohet për dy raste të grabitjeve vetëm duke u bazuar ne instinktet e policisë dhe prokurorisë, të cilat kanë nxjerrë paralele sipas mendimit të tyre në mes ngjashmërive të rasteve “Las Vegas” dhe “Western Union”.

Por, ai ka thënë se një gjë e tillë mund të bëhet vetëm duke bërë ekspertiza profesionale nga profesionistë të fushave përkatëse që analizojnë dhe konkludojnë me siguri të plotë se kemi të bëjmë me të njëjtit persona.

Në anën tjetër, prokurori i rastit, Mehdi Sefa, ka qëndruar pranë aktakuzës duke shtuar se gjatë seancave të gjykimit të parë dhe rigjykimit, me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve është dëshmuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Prokurori Sefa, po ashtu ka kërkuar që pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit në këtë rast, i akuzuari Velija të dëbohet nga vendi dhe t’i ndalohet për një kohë që i njëjti të hyjë në territorin e Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, shpalljen e aktgjykimit  e ka caktuar për 31 korrik 2017, në ora 13:30.

Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzë së Prokurorisë Themelore në Prizren, sipas së cilës i akuzuari Besnik Velija ngarkohet me veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës i akuzuari Velija së bashku me të akuzuarin tjetër i cili është na arrati,  Remzi Kuqi, kanë hyrë me dhunë në firmën “Nisa” e cila kryente shërbime të transferit të parave për “Western Union” dhe duke e kërcënuar me armë zjarri kanë marrë nga kasaforta rreth 2.500 euro.

I akuzuari Velija, më 4 maj 2016, është gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’rast është dënuar me 3 vite burgim efektiv.

Poashtu edhe Gjykata e Apelit më 16 shtator 2016, ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe ka refuzuar ankesat e mbrojtjes si të pabazuara.

Por mbrojtja e të akuzuarit, ka atakuar vendimin e Apelit në Gjykatën Supreme, për shkelje të procedurës penale dhe ligjit penal, me ç’rast Supremja ka vendosur që rasti të kthehet në rigjykim në shkallë të parë.

Sipas Gjykatës Supreme në këtë rast nuk janë vërtetuar saktë provat nga vendi i ngjarjes pasi që sipas tij ekzekutorët kanë mbajtur maska dhe nuk mund të vërehen nga kamerat se kush janë. Tutje, në Aktgjykimin e Supremes, thuhet se as punëtorja e lokalit të sulmuar nuk ka mundur të bëjë identifikimin e personave që e kanë sulmuar, e poashtu i akuzuari tjetër është arratisur dhe nuk e ka inkriminuar të akuzuarin si bashkëkryerës.

Ndërsa, sipas Supremes, nuk është e mjaftueshme arsyetimi i gjykatës se i akuzuari ka pasur veshë një trenerkë me vija, e cila, poashtu është përdorur në një rast tjetër të grabitjes (Las Vegas) dhe se është vërtetuar se është e të akuzuarit në fjalë, për të cilin rast poashtu nuk ka vendim përfundimtar të çështjes.

‘Dokufest’ vjen në ‘Soma’, pastaj nisë në Prizren

0

Festivali i filmit dhe dokumentarit “Dokufest”, festivali më i madh në Kosovë, këtë vit do të filloj më datë 4 gusht ndërsa do të përmbyllet më 12 gusht, shkruan KultPlus.

Duke filluar ngadalta 31 korrik, Dokufest do të zbarkojë fillimisht në Prishtinë për të vazhduar rrugëtimin e tij aty ku tashmë jemi mësuar ta shohim, në qytetin e bukur të Prizrenit.

Stafi i ‘Dokufest’ ka përzgjedhur disa filma të metrazhit të shkurtër të cilët do të shfaqen në oborrin e ‘Soma’ posaçërisht për publikun e Prishtinës.

“Ju mirëpresim në këtë pre-film screening vetëm disa ditë para se gjithçka të fillojë në Prizren.

Filmat do të shfaqen më datë 31 korrik duke filluar nga orës 21:00 në ‘Soma’ në Prishtinë.

Filmat që do të shfaqen gjatë këtyre mbrëmjeve janë: Best of luck with the Wall – USA 7min, Soft – Simon Ellis, UK 14min, Import – Ena Sendijarevic, Nederland 17min, 200000 Phantoms – Jean Gabriel Periot, France 10min, A mass of Man – Gabriel Gauchet, UK 16min, A night in Tokoriki – Roxana Stroe, Romania 18min. / KultPlus.com

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Dragash

0

Një shtetas i Serbisë i komunitetit goran është arrestuar në fshatin Vranisht të Dragashit, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 28 fishek, një palë pranga, tre telefona mobil dhe disa dokumente të Republikës së Serbisë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Beteja e komandantëve

0

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj ketë të enjte do ta dëshmojnë nëse i kanë siguruar numrat e nevojshëm në Kuvend. Në ketë ditë do të shihet nëse ish-eprorët e lartë të UÇK-së po arrijnë ta fitojnë “betejën” për t’u zgjedhur në krye të legjislativit dhe të ekzekutivit, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Dy ish-eprorët e lartë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, do ta sfidojnë veten të enjten, më 3 gusht, ku do të shihet nëse do të arrijnë që ta fitojnë “betejën”, i pari në krye të legjislativit, derisa i dyti në krye të ekzekutivit.

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit janë ato që po ia mundësojnë kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, që ta bëjë tentimin e parë për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Por, në anën tjetër përfaqësuesit e LAA-së po e shohin si shans të fundit të Haradinajt, pasi që, sipas tyre, projekti i PAN-it ka dështuar ende pa filluar.

Ani pse PAN-i me bindje të plotë thotë se do ta formojë Qeverinë më 3 gusht, kur edhe do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, partitë tjera thonë se Haradinaj është në disavantazh për ta formuar Qeverinë, shkruan tutje “Zëri”.

“Vetëvendosja” thotë se Haradinaj është në disavantazh pas kundërshtimit të LVV-së dhe LAA-së.

E kjo e fundit tashmë është e vendosur që nga ky koalicion nuk do të ketë votë pro Haradinajt.

Kurse njohësit e çështjeve politike avantazh për Haradinajn e shohin shansin e parë për ta formuar Qeverinë, mirëpo thonë se tashmë i rëndësishëm është vetëm formimi i institucioneve.

Haxhi Avdyli shuan shpresat e Driton Selmanajt për kryetar të Prizrenit

0

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se në mbledhjen e LDK-së është kërkuar llogaridhënie për rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Avdyli ka folur edhe për ish-deputetin e kësaj nëndege në Kuvendin e Kosovës, Hatim Baxhakun, duke thënë se ai duhet të vlerësohet nga partia ngase nuk e kishte votuar Hashim Thaçin për President.

Ai, duke folur për mundësinë e kandidimit të Driton Selmanajt për kryetar të Prizrenit nga LDK-ja, ka thënë se kryesia e degës unanimisht e ka propozuar Hatim Baxhakun kandidat për Kryetar të Prizrenit.

Për Selmanajn ai ka thënë se është një personalitet i çmuar, por se kontributin e tij duhet ta japë në Kuvendin e Kosovës.

E, kur ka folë për votimin e kandidateve të PAN-it për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Avdyli ka thënë se LDK nuk e voton Kadri Veselin, ngase sipas tij, ai nuk i ka udhëheq si duhet seancat e Kuvendit.

Më tej, ai ka thënë se “Kadri Veseli i ka prishe kontratat me LDK-në dhe i ka prish urat e bashkëpunimit”, ka thane Avdyli, në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk e votojnë as Ramush Haradinajn derisa është me PDK-në.

Vërmicë: Kalon kufirin ilegalisht, shqiptarja dëbohet në Shqipëri

0

Njësia policore në pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka ndaluar të dyshuarën femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, e cila ishte duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit e dyshuara është depërtuar për në Shqipëri, shkruan PrizrenPress.

Hapet klasa e gjuhës shqipe në Priazovski të Ukrainës

0

Në Priazovski të Ukrainës është hapur një klasë në gjuhën shqipe, pasi që aty jeton një pjesë e komunitetit shqiptar.

Ambasadorja e Shqipërisë në Ukrainë, Shpresa Kureta ka marrë pjesë në përurimin e kësaj klase duke iu dhuruar nxënësve libra për mësimin e gjuhës shqipe.

Për hapjen e kësaj klase ka shkruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në rrjetin social Twitter. / KultPlus.com

NISMA në Prizren: Qeveria ‘Muja’ e infektuar nga tenderomania, lë pa emra rrugët dhe sheshet

0

NISMA për Kosovën, dega në Prizren, ka akuzuar partnerët qeverisës të komunës për mos emërtimin e rrugëve dhe të shesheve nëpër qytet dhe fshatra përreth.

NISMA, përmes një reagimi dërguar mediave, ka thënë se qeveria e PDK-së dhe partnerëve të saj të koalicionit, të infektuar nga sëmundja e tenderomanisë, kanë lënë komunën e Prizrenit pa emërtimin e rrugëve dhe të shesheve.

“Të infektuar nga sëmundja e tenderomanisë, qeveria e PDK-së dhe partnerëve të saj të koalicionit kanë lënë komunën e Prizrenit si të vetmen në Kosovë, pa emërtimin e rrugëve dhe shesheve nëpër qytet dhe fshatra përreth. Derisa edhe qytetet më të vogla në Kosovë e kanë përfunduar vendosjen e tabelave me emra nëpër rrugë dhe sheshe, Prizreni akoma po vazhdon të mbetet peng në këtë drejtim. Krejt kjo si rezultat i ndikimit të njësive parapolitike për dhënien e tenderëve”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik, përcjell PrizrenPress.

“Prizreni sot, si dhe fshatrat e kësaj komune, jo vetëm që ende nuk kanë tabela me emërtime të rrugëve, po ashtu ky qytet po vazhdon me mospasjen edhe të shenjëzimit horizontal”.

“Arsyeja e shtyrjes e më shumë se një viti dhe anulimi i tenderit deri tek përshtatja për njerëzit e lidhur me parapolitikën e partive në pushtet, e bënë qeverisjen Muja dhe koalicionin qeverisës të diagnostikuar nga infektimi tenderoman”.

“Kuvendi Komunal përmes një komisioni në të cilin ka dhënë kontribut edhe Dega e NISMA në Prizren, para një viti ka miratuar vendimin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të qytetit dhe fshatrave, si kriter i kërkuar po ashtu edhe nga Bashkësia ndërkombëtare, por për fat të keq qeveritarët e korruptuar sikur në rastet tjera edhe në këtë rast, më shumë janë të interesuar për xhepat e tyre, sesa për shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve”. /PrizrenPress.com/

MASHT tekste falas vetëm nga klasa e parë deri të pestën

0

Ministria e Arsimit nuk do t’i shpërndajë më tekstet falas nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, por vetëm nga klasa e parë deri në të pestën.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë, ky vendim është marrë pasi janë grumbulluar shumë tekste të cilat mund të shfrytëzohen edhe pas përdorimit. Gjithashtu, u tha se shpërndarja e teksteve falas i ka kushtuar shumë Qeverisë së Kosovës, deri në 7 milionë euro në vit.

Shpërndarja e teksteve falas nga klasa e parë deri në të nëntën ka kushtuar shumë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Për të kursyer buxhetin dhe për të shfrytëzuar librat e grumbulluar, të cilat mund të përdoren përsëri, është marrë vendimi që të mos shpërndahen falas librat nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu tha për Radio Kosovën se komisioni i formuar për këtë çështje ka konstatuar se tekstet nga klasa e gjashtë deri në të nëntën mund të shfrytëzohen edhe një vit nga gjenerata paraprake. Gjithashtu, kjo është një mundësi për të kursyer buxhetin e Kosovës, tha Kadriu.

“Arsyeja e parë është që shteti i Kosovës mund të kursejë ku ka mundësi të kursejë, sepse teksti mund të shfrytëzohet, arsyeja tjetër është që të krijojmë një kulturë të ruajtjeve të teksteve, një kulturë të punës. Diku rreth 4 milionë euro në vit kanë mundësi të ruhen ose të shfrytëzohen për ndonjë formë tjetër.”

Kadriu bëri të ditur se çdo vit janë shpenzuar rreth 7 milionë euro për shpërndarjen e librave falas, ndërsa këtë vit do të shpenzohen 3 milionë e 600 mijë euro për librat nga klasa e parë deri në të pestën. Ai shtoi se tashmë shtëpitë botuese e dinë paraprakisht se sa libra do të prodhojnë për këtë vit.

“Ne kemi thënë se nëse brenda një shkolle të një komune nuk ka tekste të mjaftueshme mund të shkojmë në një shkollë tjetër që ka. Në bazë të analizave që kemi bërë të numrit të nxënësve kemi parë se çdo gjeneratë ka më pak nxënës se gjenerata paraprake. Udhëzimi administrativ e përcakton saktë se kujdestari i klasës, prindi dhe nxënësi janë përgjegjës për t’i kthyer tekstet.”

Kadriu tha se librat mund të plotësohen edhe nga stoqet që janë krijuar në vitet paraprake, të cilat janë të shfrytëzueshme. Ai bëri të ditur se është planifikuar që për vitin 2018/2019, do të nxirren tekstet e reja për klasën e parë, të gjashtë dhe të dhjetë, kështu në mënyrë lineare të plotësohen me të reja duke shfrytëzuar të vjetrat me mundësi të pakta shpenzimi.