19.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Qershor, 2025
Home Blog Page 5388

Presidenca: Njëherë certifikimi i rezultateve, pastaj mandatari

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e pritur certifikimin e rezultateve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit dhe pastaj do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese për mandatimin e Qeverisë së re, shkruan sot gazeta Zeri.

Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” zyrtarët e Presidencës, ndonëse nuk kanë dhënë më shumë detaje se a do ta mandatojë i pari i shtetit edhe partinë e dytë për ta formuar Qeverinë nëse koalicioni më i madh nuk mund t’i sigurojë numrat e nevojshëm në Kuvend.

“Presidenti nuk mund të ndërmarrë veprime pa u bërë certifikimi i rezultateve zgjedhore. Pas certifikimit, brenda afateve të përcaktuara, ai do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në përgjigjen e shkurt nga Presidenca për gazetën “Zëri”.
Reka: Zgjedhjet e reja forcojnë “Vetëvendosjen”

Në anën tjetër njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se duhet shpejtuar në formimin e institucioneve, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, i cili njëherësh është njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, ka thënë për “Zërin” se nëse Kosovës para tre vjetësh iu deshën gjashtë muaj të humbura për ta formuar Qeverinë, tani nuk e ka luksin që t’i humbë edhe gjashtë muaj apo më shumë në beteja të panevojshme të inateve ndërpartiake..

Reshitaj: Nuk joshemi me pozita, kemi koalicion me LDK-në

0

Behgjet Pacolli nuk do të joshet nga pozitat institucionale për t’ia siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma).

Bazë e çdo marrëveshjeje do të jenë programet për zhvillimin e Kosovës dhe interesi qytetar, e kurrsesi ai individual dhe partiak.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” zëvendëspresidentja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Albena Reshitaj, duke shtuar se partia e saj është në koalicion me LDK-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi dhe për çdo çështje do të kenë veprim të përbashkët.
Zëri: Znj. Reshitaj tashmë kur KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit. Sa jeni të kënaqur si koalicion parazgjedhor për rezultatin zgjedhor të së dielës?

Reshitaj: Suksesi më i madh i këtyre zgjedhjeve mendoj se ka qenë realizimi i zgjedhjeve në frymë demokratike dhe pa incidente të mëdha. Sa u përket rezultateve pritjet tona kanë qenë më të mëdha bazuar në programin zhvillimor zgjedhor që kemi si dhe në kualitetin dhe cilësinë e kandidatëve të përfshirë në listën e koalicionit..

Fahri Musliu largohet nga Alternativa

0

Gazetari Fahri Musli, i cili pak përpara zgjedhjeve iu bashkua partisë më të re “Alternativa”, të themeluar nga Ilir Deda e Mimoza Kusari-Lila, ka treguar përfundimisht në Facebook se tërhiqet nga kjo parti.

Musliu, me një shkrim sqarues e kërkimfalës, ka thënë se është mashtruar nga Deda e Kusari-Lila, të cilët siç ai shpjegon, hyrën në listën e LDK-së, sa për ta siguruar vende në Kuvend për vete, derisa ai ka kundërshtuar shkuarjen në zgjedhje të “Alternativa”-s, meqenëse ka konsideruar se është parti e pakonsoliduar ende.

Musliu thotë se fjalët e tij kanë dalë të vërteta, sepse partia ka marrë një, eventualisht dy deputetë nga gara së bashku me LDK-në e Alternativën.

Shkrimi i plotë i  Musliut:

SQARIM DHE KËRKIMFALJE!

Të dashur prizrenas, miq anembanë Kosovës, farefis dhe familjar,

tash kur ka përfunduar procesi zgjedhor dhe përafërsisht dihen rezultatet, e ndiej obligim njerëzor, moral e profesional që t’ju drejtohem me këtë SQARIM dhe KËRKIMFALJE publike për shkak të mashtrimit që ua kam bërë, si anëtar i Këshillit Inicues të IQ ALTERNATIVA, dega në Prizren:

Në tetor të vitit të kaluar në një takim me nismëtarët e IQ Alternativa, Mimoza Kusari -Lila dhe Ilir Deda kam pas një BISEDË disaorëshe në Prizren, ku ma prezantuan idenë, vizionin dhe orientimin politik me karakter qytetar dhe ideologji majtiste – socialdemokrate, të Alternativa dhe i paraqita qëndrimet e mia. Pas kësaj, pa hamendje pranova tu bashkohem duke u thënë se nuk kam kurrfarë ambicie politike, pra as pretendime për postin e kryetarit të degës në PZ, por vetëm dua të angazhohem me sinqeritet dhe gjithë potencialin tim njerëzor, politik, profesional, moral e intelektual për ndryshime rrënjësore dhe stopimin e zhvillimeve që vendin dhe shoqërinë kosovare po e çojnë drejtë humnerës. Pra ishte fjala për formimin e një SUBJEKTI TË RI POLITIK QË NDRYSHON NË ÇDO ASPEKT NGA SUBJEKTET TJERA POLITIKE NË KOSOVË.

Në takimin e ardhshëm me disa mbështetës të kësaj ideje, ku ishin të pranishëm edhe zonja Mimoza dhe Z. Deda kur edhe u formua Këshilli iniciues për Prizrenin, pas një diskutimi të shkurtër e të qartë, prapë refuzova propozimin që të vihem në krye të KI të degës në PZ.
Pas kësaj bashkë me tjerët e vazhduam aktivitetet dhe përgatitjet për organizimin e përurimit të degës. Më 7 Prill, në emër të KI e mbajta një konferencë për shtyp në të cilën paralajmërova tubimin e përurimit të Alternatives më 8 prill kur edhe thash se “Alternativa do të jetë subjekti i ri politik në nën qiellin kosovar që ofron dritë në fund të tunelit”. Ditën e përurimit, me vendimit të KI e mbajta fjalën e rastit, e cila bërë jehonë në opinionin e Prizrenit por edhe më gjerë. Gati të gjithë qytetarët e PZ, por edhe të Kosovës, si për shkak të konferencës por edhe të fjalës në përurim kanë fituar përshtypjen se unë jam drejtues i kësaj dege edhe pse tërë kohën jam prezantuar vetëm si anëtar i KI.

Para dhe pas këtyre ngjarjeve, me vullnet dhe sinqeritetin më të madh fillova të përhapi vizionin e Alternatives dhe gjatë takimeve të shumta i bindja njerëzit për ta përkrahur dhe ti bashkohen këtij subjekti si parti qytetare me përbërje shumetnike në Prizren, që ishte edhe hera parë që në Kosovës të kemi një subjekt të tillë.

Mirëpo gjërat shpejtë morën një kahe tjetër. Në një takim në javën e parë të majit në selinë e Alternativës në Prishtinë, me disa anëtarë nga KI të degëve, u debatua për mundësinë që Alternativa të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që ende nuk ishin shpallur, por jo si subjekt i vetëm meqë nuk e ka certifikuar KQZ. E kundërshtova pjesëmarrjen në zgjedhje me argumentin se ende jemi në formim e sipër, nuk kemi mbajtur Kuvendin themelues, dhe kjo do të ishte e fatale për ne. E kundërshtova edhe koalicionin parazgjedhor për shkakun se nëse themi se jemi subjekt ndryshe nga tjerët, si mundemi me u bashkuar atyre me të cilët nuk po pajtohemi. Takimin e braktisa para mbarimit sepse e pash “çka po zihet”.

Meqë ato ditë udhëtova jashtë Kosovës, dhe sapo ishin shpallur zgjedhjet, nga KI në Pz, më njoftuan se njëfarë këshilli drejtues i Alternativës (që unë nuk e di kush e ka zgjedhur) ka vendosur të shkohet në zgjedhje në koalicion me LDK dhe AKR, dhe ishin caktuar 10 kandidatë për deputetë si edhe një nga Pz. Koordinatorit të KI i thash se nuk pajtohem me asnjërin nga këto vendime përfshirë si dhe me kandidatin për deputet nga Prizreni, dhe do të bisedojmë në mbledhje të KI.
Pas kthimit në Pz në një mbledhje të “jashtëzakonshme” (kështu veprohet kur duhet të mashtrohet dikush dhe nuk lejohet debati i shtruar) mbajtur më 16.05..serish i kundërshtova këto vendime dhe i vlerësova si mashtrim për qytetarët e Prizrenit dhe të Kosovës, dhe e NGRIRA AKTIVITETIN TIM NË ALTERNATIVË…

Dy ditë më vonë i telefonova Ilirit dhe kërkova një takim urgjent se nuk dua të marrë hapa pa sqarim të duhur. Pas dy dite në PZ u takova me z. Mimoza e cila mi dha arsyet për këto vendim duke më bindur se është në të mirë të partisë dhe Kosovës. Ia përsërita qëndrimet duke cekur se Alternativa është shndërruar në LDK, se nuk i pranoj lojërat politike pise, amorale dhe mashtruese dhe ky është mjerim, është makiavelizëm. U ndamë me premtimin se nuk do të prononcohem për media, të cilat ato ditë më kërkonin pareshtur për të sqaruar ngrirjen e aktivitetit meqë të gjithë e identifikonin degën në Pz me emrin tim, që kjo të mos konsiderohet si hakmarrje por këtë do ta bëj pas zgjedhjeve sepse e kam obligim ndaj atyre që na kanë mbështetur.

Tash kur përfundoi procesi zgjedhor u dëshmua se kam pas të drejtë, sepse Alternativa përjetoj fiasko, ndoshta me vetëm 1 a 2 deputet në listën e LDK, kështu kjo ide fisnike u flakë nga ambiciet politike të disa individëve e me këtë edhe zhdukjet e këtij subjekti nga skena politike ende pa u formuar. Dhe sa isha i dëshpëruar kur e mora vendimin për ngrirjen e aktivitetit, aq u bëra i lumtur që u vërtetuan qëndrimet e mia.

Pas gjithë kësaj po e KONFIRMOJ LARGIMIN TIM PËRFUNIDIMTAR nga ALTERNATIVA, sepse e kam rre dhe mashtruar vetveten, qytetarët e Prizrenit, miqtë nga mbarë Kosova, farefisin dhe familjarët që më kanë mbështetur, dhe të gjithëve u kërkoj TË MË FALIN.

Sepse kurrë në jetën dhe punën time profesionale (si gazetarë)
nuk e kam rre apo mashtruar opinionit kosovarë e shqiptar, por
as atë ballkanik, sepse një gjë të tillë nuk ma lejon KARAKTERI, DINJITETI, EDUKATA, MORALI DHE TRADITA FAMILJARE. NUK I KAM TRADHTUAR E SHKELUR KURRË PARIMET, INTEGRITETIN E KREDIBILITETIN TIM PERSONAL E PROFESIONAL të ndërtuar me dekada, DHE KËTË NUK DO TA BËJË ME KURRFARË ÇMIMI E KOMPROMISI.
Prandaj do t’u mbetem i përkushtuar ndryshimeve rrënjësore shoqërore e shtetërore në Kosovë, dhe do ta vazhdojë me ALETRANTIVA tjera, sepse ato kurrë nuk më kanë munguar.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Haradinaj: PAN i ka siguruar votat për krijimin e institucioneve të reja

0

Kandidati për Kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se tashmë ky koalicion ka siguruar votat e mjaftueshme për krijimin e institucioneve të reja.

Punë të kryer e sheh krijimin e institucioneve të reja kandidati për Kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Rmush Haradinaj.

Votat e nevojshme sipas tij tashmë ekzistojnë dhe se ai do të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj thotë se mezi po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nga na e KQZ’së duke premtuar se në afat rekord do të formohen Kuvendi dhe Qeveria.

“Vota për Qeverinë ekziston. Pra kemi votën për Qeverinë. Ndoshta ajo që mund të bëjmë më tutje është që të sigurojmë një përkrahje më të gjerë, një koalicion sa më solid se për votë për me fillu me Qeverinë këtë e kemi”, tha Haradinaj për televizionin publik.

Malisheva shënon Ditën e Çlirimit dhe të Dëshmorëve

0

Komuna e Malishevës, gjatë tërë ditës së sotme, përmes aktiviteteve të ndryshme është duke e shënuar 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve.

Aktivitetet kryesore që janë mbajtur gjatë ditës së sotme, janë mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe manifestimi qendror, ku edhe janë ndarë çmimet tradicionale, që ndahen në këtë ditë të shënuar.

Aktivitetet e ditës së sotme kanë filluar me pritjen e mysafirëve në zyrën e Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, dhe kanë vazhduar me mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës. Në këtë mbledhje, fjalë rasti kanë mbajtur i pari i Malishevës, Ragip Begaj dhe kryesuesi i KK, Aziz Thaçi, të cilët kanë folur për rëndësinë e kësaj date, si dhe për përpjekjet e Malishevës, deri në çlirimin e saj.

Më pas janë bërë nderime pranë shtatores së Komandantit Legjenda Adem Jashari, në sheshin e dëshmorëve në Malishevë si dhe janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz.

Në ora 13:00, është mbajtur manifestimi qendror në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ku kryetari i komunës, ka mbajtur edhe fjalimin e tij tradicional. Në këtë fjalim Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përveç që ka folur për përpjekjet e Malishevës gjatë historisë së saj, deri në luftën e fundit dhe çlirimin e saj, ka bërë edhe dy kërkesa publike, drejtuar institucioneve përgjegjëse. Kërkesa e parë ka qenë, ndriçimi i masakrave në Komunën e Malishevës, të kryera gjatë viteve 1998 dhe 1999 dhe kërkesa e dytë, ishte për kthimin e Komunës së Malishevës, në regjionin e Prizrenit, pasi padrejtësisht, pa u pyetur qytetarët e Komunës së Malishevës, janë dërgua me regjionin e Gjakovës.

Në këtë tubim, janë ndarë edhe çmimet tradicionale që KK i Malishevës i ndanë më 16 Qershor. Çmimi për trimëri dhe heroizëm “Imer Krasniqi”, këtë vit ju dha veteranëve të luftës, Nuhi Morina dhe Bukurie Zogaj, çmimi për kontribut në shkollën shqipe “Hamdi Berisha”, ju dha veteranëve të arsimit Ahmet Kasniqi dhe Ahmet Hoxha, ndërsa çmimi për kontribut në shëndetësi “Shpëtim Robaj”, ju dha mjekëve Besim Zogaj dhe Ali Krasniqi.

E veçanta e tubimit qendror ishte edhe shfaqja e dokumentarit për masakrat e Burimit dhe Gollubovcit, ku janë treguar mënyra e vrasjes dhe masakrimit të civilëve shqiptarë, të fshatrave Astrazup, Dragobil, Gollubovc, Plloçicë dhe të tjera. Ku janë pezmatuar dëshmi dhe faktografi për masakrat.

Aktivitetet e ditës së sotme, vazhdojnë me një koncert të madh në pakun e qytetit dhe përfundojnë me ndezjen e fishekzjarrëve.

Këto janë votat e Kastriot Jahajt në Prizren

0

Koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa në zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur të renditet e treta në Komunën e Prizrenit, me 9.844 vota ose 17,33%.

Ndërkaq, kandidati i Alternativës, Kastriot Jahaj ka mbledhur 1503 vota.

Përfundojnë punimet në Xhaminë e Muderiz Ali Efendiut në Prizren

0
Në vijimësinë e punëve restauruese-konservuese, të cilat po zhvillohen nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sot kanë përfunduar punimet në Xhaminë e Myderiz Ali Efendiut në Prizren.

Xhamia Myderiz Ali Efendiut është me rëndësi të veçantë nacionale e kombëtare.

Objekti përmban vlerat kulturo-historike të arkitekturës fetare (sakrale) të vendit. Këto lloje objektesh janë pasqyrë e një periudhe të caktuar të historisë ku dëshmohet mënyra e organizimit të jetës sociale-fetare dhe arsimore të shoqërisë sonë. Po ashtu ky objekt është njëri nga të paktat që krahas funksionit parësor që ishte kryerja e riteve fetare, ka funksionuar edhe si shkollë fillore dhe mesme ku janë shkolluar brezat e reja kur kemi parasysh nivelin shumë të lartë të analfabetizmit dhe faktin se ishte shek XVI.

Objekti gjendet në mes të kishës katolike Zonja ndihmëtare dhe xhamisë së Iliaz Kukës. Xhamia kufizohet me tre rrugica duke formuar një obor në formë trekëndëshe me mure prej guri.  Xhamia pëson dëme të mëdha nga zjarri i vitit 1975,kështu që restaurimi dhe rekonstruimi i tij zgjat deri në vitin 1981.

Gjatë kohës në xhami janë bërë edhe disa renovime tjera jo profesionale gjë që kanë minimizuar vlerën origjinale të sajë.

Ky projekt po implemntohet në kuadër të zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes për ndërhyrje restauruese – konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit.

Qëllimi i këtij Memorandumi të  Mirëkuptimit është përmbushja e objektivit të përgjithshëm për ndërhyrje konsoliduese emergjente për shpëtim dhe rehabilitim në asetet e trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit, thuhet në njoftimin e QRTK-së në Prizren.

Vdiq ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl

0

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjecare.

BBC raporton se ai ka vdekur në shtëpinë e tij, në qytetin Ludëigshafen.

Kohl e udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (1982-1998) dhe ishte arkitetkt i ribashkimit të shtetit./Insajderi.com

Votat e Driton Selmanajt në Prizren

0

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, në zgjedhjet e 11 qershorit në Prizren, ka marrë 2388 vota.

Selmanaj, në këto zgjedhje, ka garuar për herë të parë, pas anëtarësimit në LDK./PrizrenPress.com/

Ja sa vota ka marrë Anton Quni në Prizren

0

Kandidati për deputet i LDK-së, Anton Quni, në zgjedhjet e 11 qershorit në Prizren, ka marrë 2631 vota.

Krahasuar me disa kandidatë të tjerë, Quni, ka marrë më së paku vota. /PrizrenPress.com/