18.2 C
Prizren
E diel, 10 Gusht, 2025
Home Blog Page 5540

Prizren: Shënohet Dita Botërore e  Infermirisë

0
Në spitalin e përgjithshëm “ Prim.dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten , është shënuar   Dita Botërore e  Infermierisë -12 Maji.
Për rolin dhe rëndësinë e kësaj ngjarje të rëndësishme ka folur  drejtori i infermierisë, Shqyri Hasani, ndërsa një fjalim të veçantë ka mbajtur drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj.
12052017 1.JPG
Fjalimi ka qenë i fokusuar në rëndësinë e punës së infermierisë, ndërsa infermierët e spitalit janë falënderuar për punën profesionale dhe çasjen ndaj pacientëve.
“Ndjesia për të ndarë dhembjen  me plagët e pacientëve, si dhe ofrimi  shërbimeve shëndetësore për pacientë është virtyti më i lartë i punës dhe profesionit të infermierit. Andaj, unë si drejtor i spitalit, ju përgëzoj për punën dhe angazhimin tuaj dhe kërkoj që të vazhdoni  me punën profesionale për të treguar dhr ruajtur vlerat humane, civilizuese dhe etiko-profesionale”, pohoi drejtori Avdaj.
12052017 2.JPG
Drejtoresha mjekësore, Dr. Lumnihe Hoxha, ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit mjekë-infermierë, Leonora Hoxhaj ka fgolur për rolin e infermierisë në degët kirurgjike, ndërsa Anita salla për rolin e infermierisë në degët internistike.
Ndërsa aktivitetei kryesor ishte ligjërata “ Kujdesi infermieror te pacientët në repartin kirurgjik”, përgatitur veçanërisht për këtë ngjarje nga drejtori i spitalit, Prof. Ass. Afrim Avdaj.
12052017 3.JPG
Në këtë ditë të shënuar për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite në këtë spital me mirënjohje janë nderuar infermieri, Petrit Koshi, dhe infermierja  Servete Gashi.

Pritja e Bekim Fehmiut në Shqipëri në vitin 1972 (VIDEO)

0

Bekim Fehmiu ishte pritur edhe nga kineastë, shkrimtarë dhe njerëz me ndikim të asaj periudhe, ku nëpërmjet videos, shihet të ketë qenë i pranishëm në pritjen e Bekim Fehmiut, edhe shkrimtari tashmë i njohur Ismail Kadare, shkruan KultPlus.
Bekim Fehmiu ishte një ndër aktorët më të famshëm në kohën e ish Jugosllavisë, duke shënuar një sukses ndërkombëtar me pjesëmarrjen e tij në festivalet më prestigjioze të botës, shkruan KultPlus.

Gjithnjë si rezultat i këtij suksesi, në vitin 1972, aktori Bekim Fehmiu kishte vizituar Shqipërinë, i cili ishte pritur nga institucionet e larta shtetërore të asaj kohe. Ai ishte pritur edhe nga kineastë, shkrimtarë dhe njerëz me ndikim të asaj periudhe, ku nëpërmjet videos, shihet të ketë qenë i pranishëm në pritjen e Bekim Fehmiut, edhe shkrimtari tashmë i njohur Ismail Kadare.

Një video incizim i përcjelljes së kësaj vizite i realizuar atëherë nga “Shqipëria e Re”, na sjellë Bekim Fehmiun përgjatë asaj vizite, duke përfshirë edhe sheshxhirimet e filmave, në kohën të cilën edhe janë realizuar./KultPlus.com

Bekim Fehmiu – Artisti me i madhe shqiptar ne Shqiperi

Bekim Fehmiu (01.06.1936 – 15.06.2010) aktori i famshem shqiptar gjate vizites ne Shqiperi 1972nga arkivi i vjeter "Shqiperia e re"www.besfort.tv

Gepostet von BESFORT VIDEO M1 am Freitag, 9. Mai 2014

Begaj u takua me ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri

0

Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari M. Al-Jassim, ka qëndruar sot në Malishevë, ku është pritur edhe nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Kryetari Begaj e ka falënderuar ambasadorin Al-Jassim, për këtë vizitë, si dhe kanë biseduar për rritje të bashkëpunimit dhe mbajtjes së kontakteve të vazhdueshme.

“Më vjen mirë që ju jeni sot këtu në Komunën e Malishevës” tha Begaj, duke shprehur kënaqësinë për vizitën e ambasadorit, të cilin më pas e ka njoftuar me Malishevën dhe rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Kryetari Ragip Begaj dhe ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Fayez Mishari M. Al-Jassim, u pajtuan për mbajtjen e kontakteve dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe shtetit të Kuvajtit.

Këshilli Intelektual i Prizrenit, letër të hapur për Kadri Veselin

0

Letër e hapur për JU Kryeparlamentar në ikje

“FILLIM I RI” në Prizren z.Kadri Veseli !

Por NE nuk mund të ju themi se kjo është një “ardhje” e denjë e as një FILLIM I MBARË.

Jeni në vendin e gabuar I nderuar Kryeparlamentar në ikje, ngase në këtë vend nuk u është trasuar rruga nga bashkëudhëtarët tuaj “Udhëheqës “ të deritanishëm, që ju sot të jeni të mirëpritur, besa të priteni si Hero, përvec militantëve të vobektë dhe atyre që ua mbushin xhepat me rroga dhe pozita të lakmueshme ,përndryshe as ata nuk do t`I keni një ditë afër, nëse ju kështu e nisni një FILLIM TË RI me avaz e STIL TË VJETËR.

I nderuar , në këtë vend u shkatërrua në qeliza mirëqenia e qytetarit për mëse një dekadë ,duke udhëhequr brutalisht , duke u manipuluar në mënyrën më cnjerëzore me dinjitetin dhe përkatësinë e qytetarëve.

Ky qytet “ishte”djepi I kulturës – Tani numërojmë ditët kur do të rrënohet gjithcka dhe do të shndërrohet në rrënojë . Pushtetmbajtësit TUAJ lëre që nuk mbrojtën trashëgiminë,por ndihmuan, heshtën dhe besa edhe I shkatërruan brenda nate një nga një. Ky qytet priste zhvillim të zonës turistike , shtim të objekteve me vlerë , bile edhe projekte kishte si: Park arkeologjik, muze e shtim të vlerave kulturore e historike.

Teleferikun një dekadë e pritëm, por prioriteti I përfitimeve individuale dilte mbi gjithcka, bile edhe mbi interesin e përfitimit të të gjith qytetarëve.

E të mos flasim për nevojat eventuale për mirëqenien qytetare : ASGJë dhe ASNJË nuk përmbushet në esencë.

Pushtetarët e deritanishëm, Kryeparlamentar në ikje, manipuluan me cdo nivel të popullsisë , luajtën me dinjitetin e të vobektëve duke I përbuzur në fatkeqësi, dhe u shqua shprehja “TË FORTIT FITOJNË”.Kush është I fortë Kryeparlamentar?- Një I dënuar për krime, një manipulues I interesit qytetar, një shantazhues, një injorant ,besa edhe mashtrues , pa hezitim shkel gjithsecilin për të arritur aty ku nuk do të mundte asnjiherë po të mos ishte” I fortë”. – Sa ironike !- “ Po si do të jesh I ngritur kur te vegjëlit I shkel e tek të mëdhenjtë shkon duke u zvarritur”?! -F.M.

Sot ju FILLONI nga ky vend “FILLIMIN” ,ku parardhësit tuaj shkatërruan në thelb cdo të mirë ekzistuese , a mendoni se ka mbetur durim tek qytetarët , apo sadopak shpresë ?!

Ne jemi lodhur , ne u dërmuam nga mjerimi, dhe përbuzjet , ne duam të marrim frymë lirshëm, ne jemi të vetëdijshëm se cka duam,dhe si duam të jemi,prandaj MOS GUXONI të mendoni se injoranca I përket qytetarit,ngase është mëse e qartë se një dekadë ishte mjaft për tu dëshmuar.

Prandaj ose ejani ndryshe ose CMIMi do të jetë vërtetë I hidhur për JU.

Lufta Clirimtare u bë dinjitetshëm , jemi mirënjohës,por mos na e shkatërroni lirinë se do të ju ndëshkojë populli.

Me shpresë se ,ndër rreshta, e morët mesazhin, ne ju urojmë për një FILLIM TË RI.

Këshilli Intelektual i Prizrenit

Zbulohet busti i dëshmorit Milaim Krasniqi

0

Në ditën e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Milaim Krasniqi” dhe Javës së Dëshmoreve të Komunës së Rahovecit, sot në fshatin Pastasellë, përkatësisht në oborrin e shkollës që mban emrin e dëshmorit, u bë zbulimi i bustit të dëshmorit Milaim Krasniqi nga fshati Pastasellë i Komunës së Rahovecit. Zbulimin i bustit u bë nga djali, babai i dëshmorit, i pari i Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Nahit Elshani kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Destan Krasniqi, drejtor i SHFMU “Milaim Krasniqi” foli për biografin e tij duke thënë se Milaim Krasniqi u lind me 25 mars te vitit 1967 ne fshatin Pastasellë , ai vinte nga një familje atdhetaresh ,ishte fëmija i pare ne familjen Krasniqi .

Shkollimin fillor e kreu pikërisht në këtë shkollë për t’a vazhduar në shkollën “Vëllezërit Frasheri” në Drenoc , shkollën e mesme e kreu në Rahovec. Milaimi dallohej për aftësitë e tij qysh në fëmijëri , mori pjese në demonstratat e vitit 1981, qysh në at kohë shihej atdhedashuria e tij. Pas rrethanave te cilat ishin krijuar ne at kohe Milaimi mori rrugën emërimit si shume te rijnë , mirëpo zemra e tij gjithmonë ishte tek vendlindja . Me formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës Milaimi kthehet në vendlindje dhe rreshtohet në radhët e saj UÇK-së dhe ra heroikisht duke luftuar siç ç ka hije një luftëtari me 12 maj 1998 .

Në fjalën e tij të mbajtur Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka thënë se sot është një ditë e veçantë, për qytetarët e Komunës së Rahovecit në veçanti për qytetarët e fshatit Pastasellë, sepse në këtë ditë festohet dita e dëshmoreve në Komunën tonë, e që kjo ditë e dëshmorëve është data e rënies së dëshmorit të parë të Komunës tonë e që ishte djali juaj, biri juaj Milaim Krasniqi. Sot zbulimi i bustit të Milaimit, para familjareve, miqve dhe shokëve të tij, për neve do të jetë një ditë me kujtimet tona më të mira për jetën tonë por njëkohësisht busti i Milaimit do të jetë një rrëfim edhe për nxënësit të cilët do të kalojnë nëpër këtë shkollë./

Në emër të familjes së Milaimit foli Ramadan Krasniqi i cili falënderoj të gjithë ata të cilët kanë kontribuar për vënien e emrit të Milaimit dhe rregullimin e bustit./PrizenPress.com/

Kërcënimet ndaj dëshmitarëve të fajdeve

0

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ në RTK në orën 22:20 do të transmetohet hulumtimi lidhur me kërcënimet e dëshmitarëve të fajdeve në Kosovë.

Pse disa dëshmitarë i ndërrojnë deklarata e tyre nga ajo që fillimisht e kishin dhënë në Polici e në Prokurori me atë kur dalin para gjyqtarit në seancë gjyqësore?

Azem Vllasi, avokat i të akuzuarit për fajde Tunë Kqiraj, thekson se ka disa mospërputhje te deklaratave të dëshmitarëve në njërin nga rastet më të madh të fajdeve në Prizren.

Ky reportazh sjell faktet se sa po arrin shteti t’i mbrojë dëshmitarët e proceseve të fajdeve.

Çka ka bërë policia në rastin e Ibrahim Kazazit i cili u sulmua një ditë para së të dëshmonte?

Pse deklarimet e Azem Tuzit nga Istogu nuk u morën parasysh nga Daut Demiraj, gjyqtar i Gjykatës Themelore të Pejës- dega në Istog, se paratë që po pretendohen për borxh janë marrë me fajde?

Pse gjyqtari Daut Demiraj nuk e mori parasysh pretendimin e Tuzit se kishte marr para me fajde?

Dhe në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia” me xhirime ekskluzive nga aksionet e Policisë së Kosovës.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.

Vehapi: Historia e shqiptarëve është plot luftë

0

Sot u mbajt akademi solemne dhe program kulturor-artistik në kuadër të “Javës së Dëshmorëve dhe Heronjve të Komunës së Rahovecit”.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me këtë rast tha se sot po kujtojnë Milaim Krasniqin dëshmor dhe të gjithë të dëshmorët tjerë që ranë për liri.

Ai theksoi se dëshmori Krasniqi u bë themel i lirisë në Rahovec, ndërsa veçoi edhe liridashësin e kombit shqiptar Ukshin Hoti.

“Historia e shqiptarëve është plot luftëra dhe djemtë tuaj që kanë rënë në luftën e fundit janë viganë të lirisë”, tha kryetari Vehapi.

Kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Hysni Gucati tha se historia e lavdishme e shqiptarëve është e vulosur me sakrificën e dëshmorëve që ranë në luftën e fundit.

“Amanetin e të rënëve për liri ta bëjmë realitet”, theksoi Gucati.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së UÇK-së për Rahovec, Vajdin Berisha me këtë rast duke kujtuar të rënët tha se veprat e tyre janë të lavdishme.

Kadri Veseli: Hasi, shtëpia e parë e UÇK-së

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në përurimin e shkollës së re fillore në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, që mban emrin e dëshmorit Zenun Çoçaj.

Nxënësit the personeli arsimor e kanë falënderuar Kryetarin Veseli për kujdesin e treguar për zonën e Hasit që nga lufta çlirimtare e deri më tash.

“Nuk ka më mirë sesa të investosh në Has, pasi hasjanët janë më mirënjohësit. Hasi ka qenë shtëpia e parë UÇK-së. Është e domosdoshme të investosh në dije, pasi nuk mund të kesh një shtet të zhvilluar ekonomikisht pa dije”, tha Veseli.

Ai premtoi se brenda gjashtë muajve në Has do të ndërtohet edhe një qendër sportive, e cila, sipas tij, është shumë e nevojshme për të rinjtë e Hasit.

Policia e inspektorët bastisin lokalin ‘Kobra City’ në Prizren

0

Policia e Kosovës në Prizren e shoqëruar nga inspektorati komunal i komunës së Prizrenit të enjten mbrëma kanë bastisur disa lokale nate në këtë qytet.

Policia dhe inspektorët kanë kontrolluar dokumentacionet e këtyre lokaleve e gjithashtu edhe kanë bastisur këto lokalet në përgjithësi.

Cak i këtyre kontrolleve kanë qenë disa lokale brenda qytetit dhe disa të tjera në periferi të tij.

KALLXO.com mëson së policia dhe inspektorati kanë bastisur edhe lokalin e njohur në Prizren “Kobra City”. Siç mëson KALLXO.com policia gjatë kryerjes së bastisjes nuk ka hasur në diçka të dyshimtë.

Gjatë këtij aksioni, në disa lokale, Inspektorati Komunal ka shënuar disa fletëparaqitje për lokalet që kanë rënë ndesh me Ligjin e Punës.

Lokali ‘Kobra City edhe më herët ka qenë shënjestër e bastisjeve policore.

Vehapi pret në takim konsullin e Kosovës në Strasburg

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur sot në takim konsullin e përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Strasburg të Francës, Edon Canen.

Vehapi ka falënderuar konsullin Cana, për angazhimin e tij që është duke e bërë në vazhdimësi në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në Strasburg.

Ndërkaq konsulli Cana, ka falënderuar kryetarin Vehapi për pritjen e tij, njëkohësisht e falënderoi për punën e mrekullueshme që është duke e bërë për të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, në veçanti për krijimin e infrastrukturës së përgjithshme në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.