19.3 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 5550

Berisha: Po bëhemi gati për zgjedhje

0

Megjithëse në opinionin publik po qarkullojnë spekulime, sipas së cilave kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, ka propozuar një opsion të daljes nga kriza politike, nëpërmjet riformatimit të kabinetit qeveritar, zgjerimin e tij me përfshirjen në qeveri edhe të dy partive politike opozitare, AAK-së së Ramush Haradinajt dhe Nismës për Kosovën të Fatmir Limajt, për çka nuk kundërshton as LDK-ja, këto dy subjekte politike opozitare nuk po tregojnë gatishmëri që të pranojnë një formulë të tillë kombinimi politik, që do të mundësonte ratifikimin e demarkacionit dhe funksionimin e Qeverisë me bazë më të gjerë deri në zgjedhjet e rregullta të vitit që vjen.

Pavarësisht mundësisë së hapur që mund të kenë partnerët e koalicionit për një zgjidhje të tillë, pozicionimi i opozitës është kundër një oferte të tillë të mundshme, edhe nëse ajo bëhet zyrtare. Prandaj një pozicionim i tillë i opozitës detyrimisht do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, madje me afatin më të shkurtër të mundshëm që opozita po e sheh qershorin si muaj zgjedhor, nëse koalicioni nuk arrin të sigurojë votat për kalimin e demarkacionit. “Jo absolutisht as që është duke u diskutuar ky opsion dhe as që e ka ndokush ndërmend një formulë të tillë, ne po përgatitemi dhe në bazë të simptomave që janë shumë publike po presim që javën që vjen të prishet koalicioni dhe në pjesën e parë të qershorit të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha deputeti i Nismës, Zafir Berisha.

“Të gjitha përgatitjet organizative por edhe politike nëpër struktura janë duke u fokusuar në elektorat që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Unë e di që te ne përfoljet janë diçka mjaft të zakonshme, por unë po flas me shumë kompetencë që diçka e tillë, riformatim apo kombinim të qeverisë së asaj natyre nuk do të ketë, aq më pak që kombinimi të jetë me Nismën dhe AAK-në derisa ne çdo ditë po përgatitemi me të gjitha kapacitetet për të shkuar në zgjedhje”, tha Berisha për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Douglas Costa mbetet edhe për një sezon tek Bayerni

0

Douglas Costa kërkohet nga disa top-klube evropiane përfshirë edhe Juventusin e Liverpoolin, por duket se lojtari është vendosur të qëndroj tek ‘Bavarezët’.

“Douglas Costa nuk është menduar asnjë ndryshim gjatë kësaj verë dhe ai dëshiron të qëndrojë në Bayern”, shkruajnë mediat gjermane.

Costa ka qenë prej më të mirëve këtë vit për Bayernin në Bundesliga.

Marinsat amerikanë rikthehen në Afganistan

0

Marinsat amerikanë janë rikthyer në provincën Helmand të Afganistanit.

Tre vjet pasi NATO përmbylli misionin e saj luftarak në Afganistan, marinsat janë dislokuar përsëri në këtë provincë të trazuar, të njohur si rajon i kultivimit të lulëkuqes që përdoret për prodhimin e heroinës.

Marinsat janë kthyer në zonë jo në kapacitete luftarake, por për të stërvitur, këshilluar dhe mbështetur forcat afgane të sigurisë që përleshen me kryengritësit talebanë.

Ata u rivendosën dje në Helmand një ditë pasi Talibani njoftoi fillimin e ofensivës së pranverës kur kryengritësit intensifikojnë luftimet.

Në fillim të këtij muaji ushtria afgane pësoi një goditje të rëndë kur ekstremistë të veshur si ushtarë afganë u futën në një bazë ushtarake dhe vranë 135 vetë, pjesa më e madhe personel ushtarak.

Anaidi i Big Brother tregon të vërtetën për këtë lidhje…

0

Anaid Kaloti, fitues i “Big Brother 6”, ka qenë i ftuar në Fan Club pak minuta më parë ku ka folur për lojën e konkurrentëve aktualë në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.

Mes opinioneve që ai ka dhënë, moderatorja Albana Osmani e kanë ngacmuar lidhur me marrëdhënien e tij me Joanën, pasi mes tyre ka pasur një histori dashurie gjatë qëndrimit në “Big Brother”.

Gjatë kësaj jave, Joana ka dhënë një intervistë ku ka treguar se i dashuri i saj e kishte tradhtuar dhe ajo e zbuloi vetëm 5 ditë para martesës. Pak më vonë ajo ka postuar një foto me Anaidin, çfarë ka çuar në dyshime se mes tyre mund të ketë ende diçka.

Pas daljes nga “Big Brother”, ndarja mes Joanës dhe Anaidit ishte e menjëhershme. I ngacmuar lidhur me këtë temë, fituesi i “Big Brother 6” është shprehur se mes tij dhe Joanës tashmë nuk ka asgjë.

“Flasim ndonjëherë kur takohemi në rrugë, por vetëm kaq, përshëndetemi. Nuk kemi asgjë që kur kemi dalë nga shtëpia e “Big Brother”, ka mbaruar aty. Na kanë pyetur gazetarët, por jo”,- është shprehur Anaidi, citon blitz.al.

Kujtojmë se pas fitores në “Big Brother”, vetëm një ditë më vonë, Anaidi u paraqit në studion e Fan Club, ku dha deklaratën e papritur se mes tij dhe Joanës gjithçka kishte marrë fund.

Vehapi: Jam i gatshëm të rikandidoj për Rahovecin, nuk shoh konkurrent

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka thënë se është i gatshëm të rikandidoi përsëri për kryetar në këtë komunë në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

“Kjo është pyetje që ndoshta më shumë duhet t’ia bëni subjektit politik, këtu e kemi degën e PDK në Rahovec, është kryesia qendrore, është kryetari i partisë, rregullat statusore, unë jam i gatshëm nëse ata mendojnë që mundem me kryer këtë obligim. Jam i gatshëm me vazhduar”, ka thënë ai.

Ai madje ka deklaruar se nuk e sheh asnjë konkurrent ndaj tij për kryetar në Komunën e Rahovecit.

“Rival janë të gjithë ata që hyjnë në lojë, sepse nuk mund të quhen ndryshe. Përndryshe konkurrent nuk e besoj se është dikush”, ka pohuar ai.

Kryetari Vehapi në një intervistë për Ekonomia Online ka folur edhe për projektet të cilat janë realizuar prej marrjes së mandatit të tij në këtë komunë, duke përmendur infrastrukturën rrugore, atë shkollore si dhe çështjen e subvencioneve dhe grandeve.

“Duke ditur përgjegjësitë dhe obligimet që kanë komunat, ne kemi vazhduar të punojmë kryesisht në fushën e infrastrukturës me rrugë të lokaliteteve të ndryshme, pastaj edhe kanalizimet, kemi punuar pak edhe te çështja e ujësjellësit, janë edhe disa vende të cilat presim këtë vit të bëhet inaugurimi i ujësjellësve, kemi punuar edhe në fushën e infrastrukturës shkollore, kemi ndërtuar dy shkolla. Ndërkaq një tjetër është në ndërtim e sipër në fshatin Kramovik edhe premtimet tjera që janë dhënë në fushatën lokale, por që janë bërë nga niveli qendror në fushën e bujqësisë ato premtime të gjitha janë të realizuara sa i përket fushës së subvencioneve dhe granteve”, ka thënë ai.

Mirëpo, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe projektin për ujërat e zeza për të cilin ka thënë se komuna nuk mund ta përballojë pasi që kushton rreth 10 milionë euro, duke shtuar se ky projekt do të mbetet të realizohet në mandatin tjetër.
“Projektet infrastrukturore të cilat ne i kemi folur në fushatë dhe janë projekte të kushtueshme, sa i përket ujërave të zeza që është një problem në tërë Kosovën edhe në atë drejtim kemi punuar, jemi shumë afër një donacioni austriak për të cilin duhet fillimisht të garantoj niveli qendror, qeveria qendrore, është projekt i cili komunës sonë do t’i kushtojë rreth 10 milionë euro, i cili është i papërballueshëm për buxhetin komunal. Do të shohim mandatin tjetër të rrumbullakohet dhe të përfundohet ky projekt”, ka deklaruar Vehapi.

Imami Irfan Salihu nga Prizreni thotë se boksi është haram (Video)

0

Mbrëmë britanku Anthony Joshua mposhti ukrainasin Wladimir Klitschko me nokaut në një ndjeshje spektakolare në Londër.
Ndeshja që u zhvillua në Wembley para 90,000 të pranishmëve u bë top lajm në botë, me përdoruesit e rrjeteve sociale që nuk pushuan së shkruari për të.

Por, jo të gjithë e shohin këtë sport si një “gjë të mençur”, shkruan Gazeta Express.

Hoxha i njohur Irfan Salihu, në një video të ripublikuar mbrëmë në një faqe islame, thotë se boksi është “i ndaluar” (haram).

Në video ai tregon arsyet pse boksi është i ndaluar në Islam. Dëgjojeni se çfarë thotë ai:

https://www.facebook.com/TePerfitojmeNgaHoxhallaret/videos/1420410801356993/

Si e krijoi Mendelejevi tabelën periodike në një ëndërr

0

Kimisti Dimitri Mendelev (8 shkurt 1834-2 shkurt 1907) arriti tek një zbulim shkencor nëpërmjet një mënyre te pazakontë, edhe pse iu desh të përballej me shumë vështirësi, ia doli të krijonte tabelën periodike, e cila është themelore për kuptimin tonë mbi kiminë. I lindur në Siberi, një ndër fëmijët e njëmbëdhjetë apo shtatëmbëdjetë -të dhënat biografike variojnë, pasi niveli i vdekshmërisë foshnjore në atë zonë ishtë tejet i lartë – ai u zhyt në tragjedi që në moshë të hershme. Babai i tij ishte profesor i arteve të bukura, filozofisë dhe politikës, por u verbua dhe humbi postin e profesorit. Mamaja e tij u bë shtylla e familjes, duke punuar në një fabrikë xhami. Kur Dimitri ishte 13 vjeç i vdiq babai. Dy vite më vonë, një zjarr shkatërroi fabrikën e xhamit.

Vitet në vijim, e vendosur për të siguruar arsimimin e djalit të saj, mamaja e tij e mori nëpër qytet duke shpresuar që ta fusë në një universitet të mirë. Universiteti i Moskës e refuzoi atë. Së paku, arriti që të regjistrohej në Shën Petërburg, kryeqyteti i atëhershëm i Rusisë.

Universiteti i Shën Petërburgut- alma mater e babait të tij – e pranoi atë dhe familja u zhvendos aty pavarësisht varfërisë së tyre.

Një nxënës me potencial si Mendelev publikoi shkrime që në moshën njëzet vjeçare dhe ishte pjesë e konferencës së parë në botë të kimisë kur ishte 26 vjeç. Në mes të tridhjetave, u mor intensivisht me klasifikimin e 56 elementeve të njohura deri në atë kohë. Ai u mundua të gjente parimin thelbësor që do t’i organizonte ato sipas tipareve të ngjashme duke u bazuar në njohuritë e mëparshme të modeleve të organizimit.

Por më shumë se sa me vullnet, ai arriti në zbulimin e tij të madh krijues  nga një burim i pavetëdijes të cilën T.S Eliot e quajti “sjellja e idesë në realitet” – një mbrëmje shkurti, pas një dite të lodhshme pune, Mendelevit iu shfaq në një ëndërr tabela e tij periodike.

Në librin Ëndrra e Mendelevit: Kërkimi për Elementet shkrimtari Paul Strathern ri-krijoi momentet kulminante nga letrat dhe ditaret e shkencëtarëve, dhe e riimagjinon atë me një dozë të mjaftueshme krijimi letrar:

Sapo  Mendelejevi hodhi sytë në tabelen zbritëse të peshës atomike, ai papritur vuri re diçka që i shtoi rrahjet e pulsit. Disa ngjashmëri dukej sikur përsëriteshin në disa elemente, në atë çfarë dukeshin si interval të rregullta numerike. Këtu ka diçka! Por çfarë? Disa nga intervalet fillonin me një rregullsi të caktuar, por pastaj modelet dukej sikur dilnin nga rregulli. Përveç kësaj, shpejt Mendelejevi u bind që ai ishte në fillimet e një zbulimi të madh. Aty diku kishte një model të caktuar, por ai thjesht nuk mund ta dallonte… duke përballuar lodhjen, Mendelejev vazhdoi të përpiqej, duke mbajtur kokën e tij me duar. Sapo e zuri gjumi, ai pa një ëndërr.

Ëndrra, sigurisht ishte vetëm një funksion i asaj çfarë bën truri i njeriut gjatë gjumit – duke organizuar dhe konsoliduar idetë, imazhet, dhe pjesët e informacionit që zënë trurin tonë kur jemi zgjuar. Ajo me çfarë mendja e zgjuar e Mendelejevit ishte aq e zënë ishte kërkimi i një sistemi klasifikimi që do rendiste elemente. “E kam të formuar në kokën time” ankohej ai, “por nuk mund ta shpjegoj”. Vetëm kur ra sërish në gjendjen e pavetëdijshme të gjumit, pjesët e shpërndara të informacionit u mblodhën në një model dhe ideja e madhe u shfaq vetë.

Vetë Mendelejevi do të tregonte në ditarin e tij :

Pashë në një ëndërr një tabelë ku të gjithë elementët shkonin në vendin e tyre.

Me tu zgjuar, i hodha në një copë letër.

Drafti i tabëles periodike me shkrim dore nga Mendelejev, 1869

Një shtetase e Serbisë kapet me drogë në Vërmicë

0

Është arrestuar një femër shtetase e Serbisë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, pasi që gjatë kontrollit në valigje i janë gjatur dhe konfiskuar 1239.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë,  shkruan PrizrenPress.

Sipas policisë, e dyshuara me vete kishte dhe fëmiun e sajë 5 vjeçar.

“Me urdhër të prokurorit  e dyshuara bashkë me fëmiun dërgohen në strehimore”, njofton policia.  /PrizrenPress.com/

Prizren: Tenton të vetëvritet një femër

0

Të shtunën një femër është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që e njëjta dyshohet se ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar preparate kimike për pastrim.

“Njësit policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia, përcjellë PrizrenPress.

Malishevë: Digjet një stallë e ushqimit të bagëtive

0

Policia njofton se në fshatin Bubavec të Malishevës është raportuar se është përfshirë nga zjarri një stallë e ushqimit të bagëtive, shkruan PrizrenPress.

Në vend ngjarje kanë dalur njësit përkatëse edhe zjarrëfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve material nuk raportohet për lëndime në njerëz. /PrizrenPress.com/